Kur një kryediplomat ngatërron shtetësinë e së shoqes…

July 30, 2018 22:11

Kur një kryediplomat ngatërron shtetësinë e së shoqes…

Jeremy Hunt ka shënuar në ditën e parë të udhëtimit në Kinë një episod mjaft qesharak.

Ai i ka thënë gabimisht homologut të tij kinez se bashkëshortja e tij është japoneze, kur në të vërtetë ajo është kineze.

“Gruaja ime është japoneze, oooh gruaja ime është kineze. Më falni, ky ishte një gabim i tmerrshëm…

E pas të qeshurave që shpërthyen në sallë, ai shtoi: Gruaja ime është kineze dhe fëmijët e mi janë gjysmë kinezë, ndaj ne kemi gjyshër kinezë që jetojnë në Xian dhe lidhje të forta familjare në Kinë.

Me këtë gafë, Hunt përveçse rrezikoi të zemëronte të shoqen për pak ofendoi edhe zyrtarët kinezë të ulur përballë tij, pasi marrëdhëniet kinezo-japoneze nuk janë edhe aq të mira.

Edhe paraardhësi i tij, Boris Johnson ishte i njohur për gafat e tij. Gjatë një vizite në Zelandën e Re ai krahasoi përshëndetjen tradicionale Maore me një përplasje koke. Johnson zemëroi madje edhe Sikhët gjatë një vizite në Indi, kur tha se një marrëveshje tregtare e nënshkruar do të rriste shitjet e uiskit, pa qenë në dijeni se konsumi i alkoolit është i ndaluar nga feja.

s.a/dita

July 30, 2018 22:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?