Kur përzihen Plasari dhe Rama me Karl Marksin dhe me Leninin

April 23, 2019 00:48

Kur përzihen Plasari dhe Rama me Karl Marksin dhe me Leninin

Dr. Adem Harxhi

Sot, në Facebook, lexova një status të gjatë si dhe shumë komente,  lidhur me të. Në këtë status dhe komentet, përzjehej Plasari dhe Rama, me Marksin dhe Leninin. M’u duk sikur shkruesi i statusit dhe komentatorët, me shumë lehtësi jepnin vlerësime dhe synonin të krahasonin të pakrahasueshmit.

Nuk e di begraundin e atyre që kanë bërë këto shkrime, por më duket kurajë e madhe të marrësh përsipër të kritikosh dhe të krahasosh me njerëz të tjerë Marksin dhe Leninin, që bota i konsideron mendimtarë të të mëdhenj. Kam përshtypjen se në vendin tonë, më shumë se në çdo vend tjetër, njerëzit janë të frikësuar nga idetë e Marksit dhe Leninit. Komunizmi prezantohet si një gogol, gjë, që pwr mendimin tim, nuk është e vërtetë.

Për të hedhur pak dritë në këtë diskutim, po sjell vetëm tre pasazhe, nga libri i autorit Yuval Noah Harari, Ph.D nga Universiteti i Oxfordit dhe lektor në departamentin e historisë në Universitetin Hebrew të Jerusalemit, i cili është i specializuar në historinë botërore. Libri, nga i kam nxjerrë këto pasazhe,  është botuar nga “Harper-Perennial” në vitin 2017.

Libri “Sapiens,” i Y.N. Harari-t është përkthyer në më shumë se pesëdhjetë gjuhë të botës, janë shitur mbi dhjetë milion kopje dhe është best seller në Amerikë, Angli, Spanjë, Francë, Gjermani, Kinë, Koreja, Japoni, Brazil,  Izrael, dhe në shumë vendeve të tjera të botës.

I thashë të gjitha këto, për të thënë se autori është një studiues shumë i vlerësuar.

Le të lexojmë:

1- Në mes të shekullit të 19, Karl Marksi arriti  pikëpamje ekonomike brilante. Bazuar në këto mendime ai parashikoi një konflikt dhune në rritje,  midis proletariatit dhe kapitalistëve, që  do të kishte si përfundim të  paevitueshëm fitoren e proletariatit dhe kolapsin e sistemit kapitalist. Marksi ishte i sigurtë se revolucioni do të fillojë  në vendet ku ishte përhapur Revolucioni Industrial- siç ishte Brritania, Franca dhe ShBA- dhe më vonë do të përhapej në pjesën tjetër të botës. ………

Fillimisht, vetëm një grusht dishepujsh  e morën Marksin seriozisht dhe lexuan shkrimet e tij. Por, sapo këta “trazovaçë” fituan përkrahje  dhe fuqi, kapitalistët u alarmuan. Ata e përdorën “Das Kapital” dhe adoptuan shumë nga mjetet dhe mendimet e analizës së Marksit.   Në shekullin e 20, gjithkush, nga çapkënët e rrugës deri tek presidentët, përqafuan qasjen Marksiste ndaj ekonomisë dhe historisë. Madje, edhe politikanët kokëfortë kapitalistë, që me forcë i rezistuan  prognozës marksiste, akoma, e përdornin diagnozën e Marksit.

Kur CIA analizoi  situatën në Vietnam dhe në KIli në vitin 1960, ajo e ndau shoqërinë në klasa (siç bëri Marksi A.H.). Kur Niksoni apo Theçeri panë gjithë zhvillimin global, pyetën veten, “kush e kontrollon mënyrën vitale të prodhimit?”(analiza e Marksit. A.H). Nga 1989 deri në 1991 George Bushi, parashikoi rënien e Perandorisë së Djallit, të Komunizmit dhe ai u mund në zgjedhjet e vitit 1992 nga Bill Klinton.  Strategjia fituese e fushatës së Klintonit në vitin 1992 u përmblodh në moton : “‘Është ekonomia, o trap’ dhe këtë veç Marksit, askush tjetër nuk mund ta thoshte  më mirë.

2-Eksperiencat, nevojat dhe shpresat e klasës së re të porletariatit të qyteteve, ishin, shumë të ndryshme nga ato të fshatarëve biblikë. Për t’u përgjigjur këtyre shpresave dhe nevojave, Marksi dhe Lenini studiuan si funksiononte një makinë me avull, si operohej në një minierë qymyri,  në çfarë mënyre hekurudhat i japin formë ekonomisë dhe si elektriciteti influencon mbi politikën.

Leninin, njëherë, e pyetën që me një fjali të përcaktonte komunizmin. Ai u përgjigj, “Komunizmi është fuqia e këshillave të punëtorëve, plus elektrifikimi i të gjithë vendit”. Nuk ka komunizëm pa elektricitet, pa hekurudha, pa radio. Në Rusinë e shekullit të gjashtëmbëdhjetë nuk mund të vendosej regjimi komunist, sepse komunizmi e ka të domosdoshme përqendrimin e informacionit dhe të burimeve në një qendër. Parulla “Nga secili sipas aftësisë dhe secilit sipas nevojës,” funksionon vetëm kur produkti mund të mblidhet dhe të shpërndahet me lehtësi në distanca të largëta dhe kur aktivitetet do të monitorohen dhe kordinohen në të gjitha vendet.

Marksi dhe pasuesit e tij,  kuptuan  realitetet e reja teknologjike dhe eksperiencat e reja humane, prandaj, ata patën  përgjigje të rëndësishme për problemet e reja të shoqërisë industriale, po ashtu, ata patën ide origjinale për mënyrën si të përfitohet nga oportunitetet e paprecedenta. Socialistët krijuan një fe të re, të guximshme, për një botë të re dhe të guximshme.

Ata premtuan shpëtimin përmes teknologjisë dhe ekonomisë, kështu, ata themeluan të parin tekno-religion në histori dhe ndryshuan bazat e diskursit ideologjik. Përpara Marksit, njerëzit e përcaktonin dhe e ndanin veten sipas pikpamjeve të tyre lidhur me Zotin, jo sipas mënyrës së prodhimit. Që nga koha e Marksit, çështjet e teknologjisë dhe strukturës ekonomike u bënë më të rëndësishme dhe më përcaktuese, nga debatet për shpirtin dhe pasjetën.

Në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë njerëzimi, thuajse, e mbërtheu veten në një diskutim për mënyrën e prodhimit. Edhe kritikët më të ashpër të Marksit dhe Leninit, adoptuan mësimet e tyre bazë ndaj historisë dhe shoqërisë. Ata filluan të mendojnë me më shumë kujdes për teknologjinë dhe prodhimin,  sesa për Zotin dhe parajsën.

Në mes të shekullit të 19 pak njerëz ishin aq mendjemprehtë sa Marksi, në një kohë kur vetëm pak vende i ishin nënshtruar industrializimit të shpejtë. Këto pak vende konkurronin në botë. Shumica e shoqërive dështuan të kuptojnë se çfarë po ndodhte dhe kështu humbën trenin e progresit.

3-Kur ne mendojmë për vizionarët e shekullin të 19, ne kujtojmë Marksin, Engelsin, Leninin më shumë se Mahdi, Pius IX ose Hong Xiuquan. Është e vërtetë. Në 1850 socializmi ishte një lëvizje pa rëndësi, ai shpejt gjeti momentumin dhe ndryshoi botën në mënyrën më të thellë, nga sa e bënë këtë deklaruesit mesiakë të Kinës dhe Sudanit, Në qoftë se vlerësoni shërbimin kombëtar shëndetësor, fondin e pensioneve dhe shkollat pa pagesë, ju duhet të falënderoni Marksin dhe Leninin (dhe Oto von Bismark), më shumë se Hong Xiuquan dhe Mahdi.

Pse arritën sukses Marksi dhe Lenini kur Hong dhe Mahdi dështuan? Jo pse humanizmi socialist ishte filozofikisht më i sofistikuar nga Islami dhe teologjia kristiane, por më shumë sepse Marksi dhe Lenini i kushtuan më shumë vëmendje të kuptuarit të realiteteve teknologjike dhe  ekonomike të kohës së tyre, sesa kqyrjes së kujdesshme që të vlerësonin tekstet e vjetra dhe ëndërrat  profetike. Makinat me avull, hekurudhat, telegrafi dhe elektriciteti, krijuan probleme të padëgjuara, po aq edhe oportunitete të papara.

*****

Botuar në Dita. Ndalohet riprodhimi i materialit pa lejen me shkrim të redaksisë

 

 

April 23, 2019 00:48
Komento

32 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku April 23, 04:21

    O Doktoro, po si mer ti ke lone pa permen ate gjeniun tone, ate mer ti Enverin, a nuk te kujtohet qe ishte marksist – leninisti me i shquar i shekullit te njezete

    Reply to this comment
    • shqipe April 23, 10:05

      Po ik more xhuxhumak,sheprak,more mendje liliput!,Ik mos na u fut nepr kembe,se s’jane per tu keto shkrime analize,jane per mendje te medhaja,o liiput i teri me M te madhe….

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku April 23, 15:07

        Pse shqipe, ke noi kundershtim ti qe Enveri ishte marksist – leninisti me i madh i te gjitha koherave?

        Reply to this comment
        • shqipe-pelivani April 23, 17:59

          Meso xhuxhumak,meso me shume per Marksin,qe studjohet ne universitetet me prestgjoze ne USA.
          Me dy vellimshin e Marksit,”Kapitali”, teoria e vleres e mbi vleres,punon kapitalizmi dje,sot,madje dhe neser,pershendetje plaku!

          Reply to this comment
          • Plaku Xhuxhumaku April 23, 18:08

            Nuk kam noi kundershtim, bota ka edhe arkeologe qe studiojne mbeturinat e koheve te meparshme. Kush ka qejf me i ra ere bythes se Marksit akoma eshte i lire ta beje, ne USA, apo ne BUSA. Megjithate une e kisha fjalen ke shoku yne i ndritur Enveri, marksist – leninisti gjenial qe e kishte pasuruar marksizmin. Perse nuk e permendin me ne keto artikujt analiza te shkelqyera dhe perse nuk e studion me njeri, dmth nuk pjerdh me njeri? Thjesht ketu o shqipe, po me dhe ndonje pergjigje me te share. Apo s’ke c’te thuash.

  2. demo April 23, 05:14

    Bbbb boooo,,,booooo ,paska akome ne qarkullim kafshe prehistorike!Marxi rezultoi nje deshtim historik,,lindi si nje utopizem social dhe ishte nje sharlatanizem filozofik.
    Pse? Sepse nuk njihte tullen e nderteses se tij utopike–njeriun.Llogarite dhidhaskalike ekonomike te Marxit,si numurimi me gishta i xha Beqos(3 marka vlen lekura,dy marka sholla,dy marka shperblimi,punetori del me kepuce te kuqe,fiton pronari, etj),tregojne nivelin e ulet intelektual.Mungesen e kapacitetit per te ndertuar sistem me te mire ekonomik,shoqeror,se ai qe kishte ndertuar vete shoqeria njerezore ne rrjedhe te shekujve.Ky deshtak parazit ju imponua punetoreve te paarsimuar dhe ju fsheh intelektualeve,filozofeve,.I nxiti shtresat e prapambetyura te shoqerise nte perdorin dhunen dhe krijoi nje sistem kriminal qe quhet Real-Socializem,mbyti boten ne viktima,sa asnje lufte boterore nuk e arrin shifren e viktimave te Marxizmit.Cfare arriti me keto viktima?Nje Deshtim.
    Kete Deshtim e tregon Qarte Parrulla e shkruar ne Murin e Berlinit ne 1990:PROLETARE TE TE GJITHE BOTES,,NA FALNI!
    Duan te justifikojne deshtimin e Marxit me prapambetjen e vendeve ku u exparimentua Marxizmi.
    Marxizmi ishte nje uje i qelbur qe ne burim,sepse vete Marxi ishte nje parazit qe nuk punoi kurre,jetoi si parazit ne kurriz te pasurise se gruas dhe kunatit dhe nga nje parazit,buk mund te presesh Teori per Punen.

    Reply to this comment
  3. Lili April 23, 08:02

    Aq shume kohe te harxhuar per keso idiotsi! Vetem tek shqipet ndodh kjo sepse vetem atje ke badihavxhi

    Reply to this comment
  4. TualetBalla April 23, 08:24

    I shkreti Adem. Paska ‘harxhuar’ kredite e fundit te mbetura nga PPSH. O Adem lexoje disa here Plasarin qe mos ngresh hipoteza pa arritur ta kuptosh o aguridh mendimtar. Ndryshe me thene kur te rriten thonjte pri thonjte jo gishtat o hu gardhi !!!!

    Reply to this comment
  5. return of the saint April 23, 09:39

    Haha ça analize po nuk ke thene dy pikat kryesore te Marksit si ekonomist per te cilat perluhet gjithe bota akademike ne mbare globin

    Reply to this comment
  6. Vasili April 23, 10:47

    Ne syte e nje seksologu anadollak sic eshte demharxhi,marksi dhe lenini,njeri teoricien tjetri teoricien dhe aplikues i filozofise se diktatures gjakatare komuniste,eshte normale qe ai ti pelqeje.
    Ata shkerthyen deri ne gjakosje asgjesuese,popuj te tere,per dhjetra vjet te tera.
    Tek te shkerdhyerit futet dhe harxhi,por ketij i pelqen shkerdhimi mazhohist,qe gjate pallimit torturohet.
    Nuk eshte vetem pervers,por dhe nje hajvan i tere ky dem haxhi.

    Reply to this comment
    • Tartufi April 23, 14:32

      Ky cope qesharaku doktor ,qe vinte verdalle per nje kacidhe I shkruante miletit qe fshin bythen me gurre te mesonte si te trajtoje punet e seksit te burdellos.Sot ky koqija e kandarit la burdellon dhe na folka per Leninizma dhe ku jane botuar keto libra dhe ku lexohen ? Po nuk mer vesh se aty ku bhen keto leksione dhe keto Marksizma te shtipin si tartabiku te krijoshe parti te tilla . Ktheu tek burdellua o doctor idioti .

      Reply to this comment
  7. Buda April 23, 11:33

    Deshtimi i sistemeve diktatoriale socialiste ne shekullin XX e perjashtoi nje here e pergjithmone teorine e shderrimit me dhune, revolucion proletar apo popullor te sistemit kapitalist te ekonomise ne ate socialist. Kapitalizmi po zhvillohet dhe fuqizohet nepermjet globalizimit te plote te ekonomise boterore nga njera ane dhe ngushtimit te marredhenieve ne prodhim midis pronareve dhe prodhuesve. Kompanite e medha ne prodhime dhe sherbime ne SHBA po u bejne ftese punetoreve te tyre qe te behen pjese e stafit te pronareve nepermjet blerjes se aksioneve; ndersa pronareve te menaxhojne (drejtojne) vete prodhimin e te mirave materiale dhe te sherbimeve te tyre, sipas industrive. Konkretisht, dy anetare te familjes sime shperblehen me rroge si nepunes apo punetore dhe jane pjese e stafit te pronareve qe perfitojne nga fitimet e kompanive, por edhe jane te ndergjegjshem se nga menaxhimi i keq mund te humbasin aksionet. Duke qene te pergjegjshem per fatin e kompanive, ata punojne ne “pararoje”, pa pasur nevojen e ushtrimit e kontrolleve punetore dhe respektimin e te ashtuquajtures “dicipline proletare” te vendosur me dhune.

    Reply to this comment
    • mirel April 23, 14:11

      Buda ja fut kot, dhe kot fare. Bota intelektuale, teorucienet dhe skolastiket asnjehere nuk pranojne qe komunizmi i Marxit u zbatua ne menyre te drejte.
      Tani me shume se kurre rinia e botes po drejtohet perseri drejt Marxit sepse globalizimi qe thua zotrote po con ne perqendrimin e kapitalit ne mje grup shume te vogel njerezish qe zoterojne 90 % te pasurive boterore
      Ky eshte dhe thelbi i teorise se Marksit.
      Perqendrimi i kapitalit, dhe shtresezimi i shoqerise sipas kapitalit. Marksi nuk beri shpikje teknologjike, por duke studiuar rritjen e prodhimit dhe te mirave materiale me perparimin e teknologjise, arriti ne konkluzionin se bota prodhonte per te ngrene e per te rrojtur mire te gjithe, por shperndarja e produkteve behej e padrejte, sepse e grumbullojne nje grup i vogel njerezish te gjithe produktin e kapitalit.
      Ketu qendron problemi i varferise, si dhe i varesise se popujve dhe skllaverimi i tyre nga ky grup njerezish.
      Vendet Skandinave e kane zbatuar ne heshtje teorine e Marksit. Ruajne te drejtenbi pronen private, garantojne kapitalin e cdo privati, por ama taksojne qimet e kokes kedo qe prodhon duke mundesuar shperndarjen e kapitalit per perfitim te te gjithe shoqerise.
      Prandaj i kane dhe shkollat falas, qe nga edukimi elementar, deri te universitetet, dhe mjekesine falas.
      Pra aplikojne nje sistem te ndermjetem ku te rrojne te gjithe si njerez, jo ca si mbreter, dhe te tjeret si kafshe pune.

      Reply to this comment
      • Llaf Dibre April 24, 11:55

        @mirel, pershendetje per kendveshtrimin me kembet ne toke. Sot e permendin Marksin si nje e “keqe” vetem politikanet te mbytur ne mekate dhe itelektualet ne sherbim te tyre, te cilet, deri dje, mbronin doktoraturat shkencore me Marksin pikerisht per zbatimin ne te kundert te parashikimeve te Marksit dhe na i paraqesnin “si pasurim i marksizem-leninizmit”

        Reply to this comment
  8. mirel April 23, 14:34

    Harxhi e ka filluar ters me “begraundin”.
    Perdorni fjalorin shqip qe te mos beheni qesharake.
    Sa per parashikimet e Marksit ne lidhje me SHBA, ne te kundert te asaj qe thua ti, ai arriti te vleresoje qe shoqeria amerikane nuk do te mund te arrije ne ndergjegjesimin dhe organizimin komunist te vendeve Evropiane, sepse shoqeria amerikane eshte e ndare ne baza rraciale, dhe eshte e ndare ne komunitete sipas kombesive, qe krijojne rivalitete ndermjet njeri tjetrit, gje qe i mban me larg organizimit te pergjithshem shoqeror per te ndermare ndryshime te karakterit komunist. Sot koha po e provon me se qarti qe eshte klasa e te bardheve qe ka grumbulluar kapitalindhe posedon fuqine politike dhe ekonomike.
    Te tjeret veprojne sipas diktatit te tyre. Aq liri sa te japin, aq ta marrin ne 100 menyra nepermjet pagesave. E kane te llogaritur qe klasen e varfer dota lene te vdese dhe ta rrjepin me breza, dhe klasen e mesme poe shtrengojne ne maximum duke e shtyre drejt varferise.
    Po ti drejtohemi pak historise, kapitalizmi lulezoi ne Amerike qe me Presidentin Lyndon Johnson ne vitet 60, qe beri taksim te rende te kapitalisteve, dhe i hodhi parate e mbledhura nga taxat tek programet sociale. Shkollat, shendetesia, ishin falas. Programe sociale per te varferit. Rriti rrogat. Dhe rriti ne kete menyre qarkullimin e parase. Ne kete kohe lulezuan dhe bizneset e vogla dhe mori hov ekonomua amerikane. Kho eshte dhe periudha e arte e Amerikes, qe mori tatepjeten me Regan, i cili futi siguracionin shendetesor per te gjithe, uli taksat e milionereve, etj.
    Sot shoqeria amerikane eshte ne kolaps, dhe akoma nuk e perceptin qarte komumizmin e Marksit, te cilin e demonizojne duke e krahasuar me Chaves dhe Kastro, por qellimisht asnje nuk permend Evropen dhe vendet skandinave.
    Keshtu ben dhe Ramuti, se i pelqen te vjedhe dhe ta japi shtetin me koncesion dhe ta shesi pronen publike me ligje te nxjerra sikur eshte mbret dhe ja ka prure putana e Italise, gjyshja, me vete.

    Reply to this comment
  9. Brek_exit April 23, 15:01

    Nje shkrim briland qe na duhet ne kto dite te veshtira.
    Dr. Une jam thjesht punetor Po mesa kuptoj kapitalizmi ketu ku jetoj shikoj qe behet nje politike per te shmangur akumulimin e parase vetem tek te pasurit. Jo sepse kane keqardhje per punetoret Po sepse I tremben stagnacionit.
    Ndersa recesionetv( qe ne quajme kriza ekonomike) I krijojne artificialisht bankat e medha per te eleminuar konkurencen e bankave te vogla e te mesme. Pra globalizim.
    Our eshte periudha e recesioneve , punetoret humbin punen shtepite. Fillojne divorcet dhe problemet familiar.
    Po ta shikosh shqiperine eshte nje etalon ibkapitalizmit te eger te pakontrolluar.
    Prandaj kemi vrasje, vetvrasje, divorce dhe shkaterrim familje te papare ne historine dhe traditen shqiptare

    Reply to this comment
  10. Budallenjte dhe plepat behen te gjate April 23, 15:06

    Mirel.
    Qenke nje djal I mencur. Analize e persosur e juaja

    Reply to this comment
    • mirel April 23, 15:24

      Sikur po ma fut pak me kete “nickun” se per fat jam dhe ca i gjate. Po jo dhe aq ama..

      Reply to this comment
      • Tartufi April 23, 16:57

        Te futurit ,kuptohet me vonese o mireli ,nga te zakonshmit.
        Ne fillim te kesaj gazete Dita ,kemi qene disa persona ,me pas u shtuan shume. Lerem te te flas per dikend. Pellumb Zaimi ,nuk e di ku eshte I uroj jete dhe shendet. Une Pellumbin e kam goditur nuk e di sa here ne komente ,, per Pellumbin kur nuk dishova se qe shqiptar I keq dhe idiot si I majte,,, kurrre ,,, ai nuk rinte pa komentuar ,qe ditet e para,,, Kini kujdes kete pallosh te gjate. Ai nuk fliste kurre per mashtrusin e madh Enver,por besoj qe e ka mare vesh ,kush qe ?

        Tani eshte thurija e dyte nga Ramuti ,per ju komunistet ,pasi ju thuri keqas Enveri .

        Reply to this comment
  11. Budallenjte dhe plepat behen te gjate April 23, 17:10

    Jo skablidhje me ty. E Kam per ramen. Te betohem. Edhe pseendoj we eshte kryeministri me I mire pa ppp dhe koncesionet

    Reply to this comment
    • mirel April 23, 19:13

      Haha, mora vesh shoku, po kot per humor dhe une. .se ngelem tere kohen duke u kacafytur. Nuk ka ngel tjeter vetem te bejme boks me ca ketu..

      Reply to this comment
  12. Vedat Shehu April 23, 17:26

    Adem drejt, por je I pjeseshem apo I njeanshem. Marks Engels = Filosofi gjeniale per kuptimin shkencor te natyres dhe shoqerise njerezore ne kuadrine Rilindjes Europiane te Qytetriimet Antik te mohuar nga sundimi I Klerit Monoteist gjate mesjetes. Bashke me rilindjen e artit, letersise, riLinda shkenca, astronomical e rritur limit teTokes, evolutionit te llojeve, e Filosofi se se shoqerise njerezore dhe degezimokraCia prej liaise se prohibit industrial borgjez.. Konkluzion gjenial ishte qe zhvillimin e shqerie industriale e bene rendimenti i punes prej zhvillimt teknolgjk dhe revolucioni socialst eshte rezultat i industrializimmit te vendeve me te zhvilluara teknologjikisht.Gafa e Marks Engelsit ishte konkluzioni “Diktature Proletariatit”, mohoi realitetin united in e kapitalit me industries dhe angazhimin me pune dhe zhvillimin e klases punetore dhe intelligences administruese dhe mendimtare. Lenini, shume I zoti, mori nga marksi galen “Diktature e Proletariatit” dhe e beri “Terrorizem Bolshevik te Kuq” kunder “Terrorizing te Bardhe” te kundershtareve dhe various prapambetje ruse te simbolin yards me draping permbi teknologjine per enamored te simbol zjarrin me drperin, pra, botanical e per Parmar duhet te ete pas Bolshevizmit te prapambetur Rus qe u etiketua komunizem leninist. Pra komunizemi si udhe per zhvillimin economic u shkaterrua prej bolshevizmit dhe eci nepermjet zgjidhjes pages ore te kontradiktave midis investuesve dhe forcave prodhuese duke stimulus kapitalizmin.

    Reply to this comment
  13. BK April 23, 17:57

    Nuk kam cfare ti shtoj komentit te MIREL.

    Reply to this comment
  14. BK April 23, 18:01

    Nje opinion te arsyeshem ne politike mund ta japesh edhe pa qene i fushes.
    Nuk eshte e veshtire te kuptosh se kapitalizmi ka deshtuar.

    Nuk ka deshtuar ne te gjitha shtetet, por ne shumicen e tyre.

    Shkaqet jane te shumta.

    Reply to this comment
  15. Lisi April 23, 18:42

    S’doja fare të futesha në diskutimin për Marksin dhe Leninin sepse s’dua të bëhem qesharak , qoftë duke i sharë, apo duke i ngritur në qiell . Kam vënë re se , njerëzit kokëbosh janë shumë të zotë , janë hazërxhevap , bëjnë ekspertin për ç’do problem , në ç’do fushë – filozofi , strategji , ekonomi e me radhë …
    Më ka ardhur sinqerisht keq që Kadarea në një intervistë një gazete të huaj , e botuar edhe në shqip , e quante Marksin mediokër , ndërsa Leninin e bënte leckë fare !
    Intelektuali skandinav , anglez, gjerman , francez, italian, amerikan , po t’a ketë lexuar këtë , do humbasi respektin për shqipëtarët ( nëse e ka patur ) , kur shqipetari i dëgjuar , pretendent për Nobel , flet si alabak – merre me mënd si janë të tjerët , do mendojë ai .
    Ne shqipëtarët , për fatin tonë të keq , jemi shumë të zellshëm për të shërbyer më të fortit – dje ishim vëndi më komunist në glob , sot jemi më antikomunistët .
    Ne s’kemi bosht, s’kemi bindje – edhe dje gënjenim edhe sot gënjejmë .
    Prandajë , diskutimin ç’është Marksi e ç’është Lenini , e shtyjmë për një kohë tjetër .
    Brezi ynë do vdesë , ndërsa ata nuk do vdesin , fantazma e Marksit dhe e Leninit do enden gjatë nëpër glob – deri sa të ketë shtypje dhe shfrytëzim !

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku April 23, 19:46

      Neper bote endet akoma edhe fantazma e Neronit, atij te cmendurit qe dogji Romen. Ke pare ti qe edhe Hitlerin e kujtojne gjithe ata njerez, e te mos vazhdoj akoma me shume muter, fantazmat e te cileve vertiten neper bote. Te te vertitet fantazma o Lisi pa flete nuk dmth se ke qene patjeter burre i mire, apo i mençur, apo jo?

      Reply to this comment
    • mirel April 24, 15:34

      Kadareja ka provuar qe esthe nje majmun i peshtire dhe hipokrit. Ndaj dhe bota nuk e vleresojne me asnje cmim te madh.
      Ndoshta dhe ata kane patur frike ta pranojne marksizmin hapur, por ama vetem nje gje: Nuk te falin tjua fyesh inteligjencen, dhe tju fyej Marksin nje cope llafollog frikacak Tirone qe deri dje i thuri mite komunizmit te Enver Hoxhes dhe sot eshte bere baraz me Tufen..baaa..e veshtire ta kapercejne.
      Vepra e Kadarese e socializmit ishte gjeniale, ndersa e pas 90es eshte plere sikur te kishte shkruar Tufa.
      Karakteri eshte tipar i njerezve te medhenj, Kadareja nuk e ka.

      Reply to this comment
  16. Xhabir Zejnuni April 23, 19:57

    Doktor Adem Harxhi.

    Meqe sipas Jush komunizmi na u prezantoka vetem si nje gogol, fakt qe sipas Jush nuk eshte i vertete, atehere si shpjegohet qe kjo teori dhe praktike kaq humane deshtoi?!

    Meqe e paskeni studjuar kaq shume Marksin Ju, do keni mundesi qe te na thoni se perse ne veprat e tij Marksi asnjehere nuk kritikoi Rotschildet!

    Ne cilat “kuzhina” u “gatua” per here te pare komunizmi dhe perse u preferua qe kjo “gjelle kaq e shijshme” t’i ofrohej me kaq “bujari” ne fillim popullit rus?!

    Nuk po zgjatem me tej.

    Reply to this comment
  17. fteri April 24, 09:34

    Evërteta universale e Maksit ,Engëlsit ,Leninit dhe Stalinit ,u konkretizua dhe u kombinua me shumë sukses në mënyrë krijuese të vërtet universale të markësizëm -leninizmit me praktikën konkrete të revulicionit ndërtimit të socializmit të shqipërisë .

    Legjendarin Enver Hoxhën duhej ta përmendë me germa ari ADEM Harxhi ,jo të anashkalohejë,derri kapitalist do plumbin ballit që ta marin vesh tamam komentuesit e këti blogu dhe Plasari e Rama.se kush ishte Enveri.

    Ishte ky :Shqipëria ishte në v. 1944 vendi më i prapambetur i europës ai e zhvilloi këtë vend duke mbajtur në njërën dorë shpatën e diktaturës së proletarjatit dhe në tjetrën ,llampën e arsimit perendimor.Që do të thotë :

    Se ai hodhi bazat e komunizmit shkencor në shqipëri , prodhimi i bukës 100% brenda vendit + elektrifikim të gjithë shqipërisë =komunizëm ,që ,e ralizoi në v. 1968

    Kjo është e kaluara e lavdishme që verteton se Enver Hoxha të quhej luftëtar i denjtë ,trim i madhë e konseguent i marksizëm -leninizmit.,ngajdhimtar .

    Enver Hoxha ishte mjaft enciklopedik JASHTË ZAKONISHT LEXONTE kishte biblotekën mjaftë të madhe ,ISHTE INTELEGJENT NGA natyra ,nga

    NJËRA ANË LEXONTE SHTYPIN PERENDIMOR DHE SHTATAR BORTROR ,DHE NË ANËN TJETËR ISHTE KREJTËSISH STALINIST.Njësoi si Stalini .Ai nuk ishte brutal me popullin ,por i rreptë me armiqët.
    psh.si me këto liliputët xhuxho ,demo mavria etj…që silleni si pordha nëpër brek të kapitalizmit gjakatar.

    Reply to this comment
  18. Zalo Buba April 24, 19:21

    O Zoti Adem,je futur ne te thella .Me mire merru me mesimet e te rinjve se si te shkerdhehen neper shkolla e te mos pyesin fare prinderit sipas teje si mendetar.Saper Marksin e Leninin lerja Presidentit REGAN kur thoshte se ata qe kane lexur Marksin pollen Socialista hajduterv dhe Komuniste kriminele ndersa ata qe studjuan Marksin u bene Kapitaliste qe kane pushtuar boten e lire te bollekut.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*