Kur protestohej kundër Kullës Eiffel me fjalët ‘mos ma prek Parisin’

May 19, 2020 13:15

Kur protestohej kundër Kullës Eiffel me fjalët ‘mos ma prek Parisin’

Sot, Parisi nuk mund të përfytyrohet pa Kullën Eiffel. Ky objekt i vendosur në kryeqytetin francez në 31 Mars 1889 është një nga monumentet më të famshme e më të fotografuara në botë. Por, 131 vjet më parë, para përurimit të saj, ndërtimi i Kullës Eiffel për pak sa nuk e ndau Parisin më dysh.

Edhe sot kujtohet beteja e madhe e klasës më e ndritur të shoqërisë pariziene, me arkitektët, shkrimtarët, poetët, piktorët më të njohur të viteve ‘800, të cilët e kundërshtuan me forcë vendosjen e kullës metalike në qendër të Parisit. Aq i madh ishte kundërshtimi i tyre, saqë këta intelektualë të shquar, që më pas u quajtën “Komiteti i të 300-ëve” (një anëtar për çdo metër lartësi të Kullës), hartuan edhe një letër publike, në të cilën shprehnin indinjatën e tyre të thellë për shëmtimin e paskrupullt që po i bëhej Parisit, pikërisht me vendosjen e Kullës Eiffel.

Megjithatë, Kulla Eiffel i qëndroi sulmeve dhe vijon të lartësohet sot në Paris, duke u shndërruar në simbolin e kryeqytetit francez, i shenjuar si qyteti më romantik në botë edhe falë kullës metalike. Vizioni i Gustave Eiffel, njeriut që e ndërtoi atë, doli i saktë, pavarësisht se 300 intelektualë të kohës së tij, që përfshinin emrat më të njohur të kulturës franceze e botërore, e kundërshtuan fuqimisht.

Nuanca të një kundërshtie të përafërt, sigurisht në proporcione shumë shumë herë më të vogla, përjetoi fillimisht edhe ideja për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar në Tiranë, e projektuar nga një prej arkitektëve më të mëdhenj të kohës sonë, danezi Bjarke Ingels. Projekti sot gëzon miratimin e gjerë të artistëve dhe arkitektëve shqiptarë dhe cilësohet si një tjetër xhevahir që pritet t’i shtohet së shpejti Tiranës.

Ama, edhe ky projekt, si shumë projekte të tjera që po ia ndryshojnë faqen kryeqytetit shqiptar, hasi në kundërshti absurde, jo edhe aq të bazuara tek nevoja për pasjen e një Teatri të ri modern për aktorët, por kryesisht i nxitur politikisht.

Por, historia e pazakontë, por e bukur e Kullës Eiffel, na mëson se jo gjithmonë pakica e zhurmshme ka të drejtë, qoftë ajo e përbërë nga 300 intelektualë, shkrimtarë, poetë, piktorë e arkitektë, apo qoftë nga 30 aktivistë të shoqërisë civile. Është shumica e heshtur, vizioni i një njeriu si Gustave Eiffel, që ishte në gjendje të parashikonte suksesin e krijesës së tij e vitet e mëvonshme, dhe dëshira për ndryshim, ajo që realisht sjell transformimin e nevojshëm në një shoqëri.

E për të kuptuar se çfarë kundërshtimi i është bërë në fundvitet ‘800 Kullës Eiffel, më poshtë po ju sjellim një pjesë nga peticioni i “Komitetit të 300-ëve” (i nënshkruar nga emra të mëdhenj të letërsisë dhe artit si: Charles Gounod, Guy de Maupassant, Alexandre Dumas, François Coppée, Leconte de Lisle, Sully Prudhomme, Ëilliam Bouguereau, Ernest Meissonier, Victorien Sardou, Charles Garnier etj) dhe çfarë kanë thënë për kullën metalike disa nga mendjet më të ndritura franceze dhe botërore.

Ekstrakt nga “Protesta kundër Kullës së Zotit Eiffel”, 1887

“Ne, shkrimtarët, priktorët, skulptorët, arkitektët, dashnorët e Parisit të bukur, i cili deri më sot ishte i paprekur, kemi ardhur të protestojmë me gjithë forcën dhe indinjatën tonë, në emër të shijeve të nënvlerësuara franceze, në emër të historisë së artit dhe të kulturës franceze që sot ndihet e kërcënuar, kundër ngritjes m’u në zemër të kryeqytetit tonë, të një krijese të panevojshme dhe të përbindshme, Kullës Eiffel, mëria popullore ndaj së cilës, që shpesh është është gjyqtare e arsyes dhe së drejtës, e ka pagëzuar me emrin Kulla e Babelit.”

Kanë thënë:

Joris-Karl Huysmans, novelist dhe kritik arti
Një gyp fabrike i lënë përgjysmë, një skelet që pret të mbushet me gurë dhe tulla, një skarë në formë oxhaku, një supostë me vrima.

Guy de Maupassant, shkrimtar
Një piramidë thatime e lartë me shkallë hekuri, një skelet gjiganti ngalakaq i ngritur mbi themele që duken sikur do të mbajnë monumentin e ndonjë ciklopi të stërmadh, i cili mpaket në një oxhak qesharak fabrike.

François Coppée, poet/novelist
Si direku i një aparati gjimnastike, i paplotë, i ngatërruar dhe i shfytyruar.

Léon Bloy, novelist, eseist
Një llampë rruge vërtet tragjike.

Paul Verlaine, Poet
Një skelet kambanoreje.

Revista Times, Londër
…e shëmtuar, e rëndë, e kushtueshme dhe përbindshëmërisht e panevojshme!

Gustave Eiffel, inxhinier
Unë mendoj se kulla ka bukurinë e saj. A mos duhet të besojmë se, fakti që dikush është inxhinier, nuk duhet të shqetësohet për bukurinë e ndërtimit të tij, apo se nuk dëshiron të krijojë elegancë, po aq sa edhe fortësi dhe jetëgjatësi?

May 19, 2020 13:15
Komento

14 Komente

  1. gjermani i fundit May 19, 17:08

    po, mos te ishte kulla do kishin bere Lionin kryeqytet, hahahaaha. Dhe ne fakt krahasimi i teatrit me kullen Eifel eshte fantastik. Biles, Teatri do ia kaloje, do behet qendra e botes. Me kusht ama qe te jete me i larte se Kullat Fusha.

    Reply to this comment
  2. intelektuali May 19, 18:30

    NJE KRAHASIM I EKZAGJERUAR, QE DUKET ME SHUME I PAGUAR

    Ja ku e keni o gazeta DITA pamjen e Kulles Ajfel qe ju e shkruani si Eiffel:

    https://www.theatlantic.com/photo/2013/07/paris-from-above/100556/

    sepse:

    Ky krahasim mashtrimi eshte bere edhe me pare nga Erion Veliaj, por intelektuali e replikoi ne gazeten DITA duke ja zbathur breket bedelit te Edvin Droges qe eshte Kryebashkiaku mashtrues dhe genjeshtar i Tiranes. Ja si ishin argumentat e intelektualit ne kete histori mashtrimi tipike enveriste:

    KULLA EIFFEL NUK PRISHI ASNJE MONUMENT KULTURE DHE INXHINIERI GUSTAVE EIFFEL E NDERTOI KULLEN E TIJ METALIKE ME ANE TE NJE GARE KORREKTE DHE ME NJE KONKURSI TE NDERSHEM TE ORGANIZUAR NGA BASHKIA E PARISIT

    ne dallim:

    Nga Rilindja dhe Bashkia e Tiranes qe te gjitha procedurat i ka ne shkelje te Ligjit dhe Kushtetutes, inxhnieri modes, Gustave Eiffeli i ofroi Bashkise se Parisit ndertimin e nje Kulle Metalike me nje cmim konkurues disa here me te ulet se te tjeret, nderkohe qe Bashkia e Tiranes si “Dhia e Zgjebosur me bishtin perpjete” me para borxh angazhon firmen super te shtrenjte “Bjarke Inels Group” qe vetem per projektin pa konkurs dhe pa gare projektimi po kerkon dhjetra milione euro, kur do t’i gjeje Bashkia lekat kur nuk ka breke ne bythe? Ja edhe nje perpktim nga intelektuali per te hedhur me shume drite me mashtrimin qe po kryeht me kete krahasi jo korrekt:

    “…Puna dhe debati per projektin filloi në fillim të vitit 1886, me rizgjedhjen e Jules Grévy si President dhe emërimin të Edouard Lockroy si Ministër të Tregtisë. Një buxhet për Ekspozitën u miratua dhe më 1 maj Lockroy njoftoi një ndryshim të kushteve të konkursit të hapur i cili po mbahej për një qendër të vëmendjes se Shoqerise Civile për Kullen metalike te papare deri atehere, e cila në mënyrë efektive bëri që zgjedhja e dizajnit të Eiffel të kishte një përfundim: të gjitha hyrjet duhej të përfshinin një studim për një kullë metalike prej katër anësh prej 300 m (980 ft) në lulishten “Champ de Mars”. Më 12 maj u krijua një komision për të shqyrtuar projektin e Kulles e Eiffel-it dhe per ta krahasuar me rivalët e saj dhe më 12 qershor ajo paraqiti vendimin e saj, që ishte se vetëm propozimi i Eiffel-it i plotësonte te gjitha kërkesat e tyre. Pas disa debatimesh në lidhje me projektin e saktë për Kullën, u nënshkrua kontrata përfundimtare më 8 janar 1887. Kjo u nënshkrua nga inxhnieri mekanik Eiffel duke firmosur kontraten në cilësinë e tij personale dhe jo si përfaqësuesi i kompanisë së tij dhe Bashkia e Parisit i pagoi një milion e gjysmë franga per te perballuar fillimisht kostot e ndërtimit. Kjo ishte më pak se një e katërta e kostos së parashikuar, qe ate kohe llogaritej afro gjashtë e gjysmë milion franga. Eifeli do të merrte të gjitha të ardhurat nga shfrytëzimi tregtar gjatë ekspozitës dhe për njëzet vitet e ardhshme. Eiffel-i më vonë themeloi një kompani të veçantë për të menaxhuar kullën nga pikpamja inxhnierike dhe ekonomike…”

    Le te mos harrojme se inxhnieri francez Gustave Eiffel ka pasur edhe deshtime ne karreren e tij si inxhnier:

    “…Skandali i Panamasë. Në 1887, Eiffel u përfshi me përpjekjet franceze për të ndërtuar një kanal në Panama Isthmus. Ndërmarrja Franceze e Kanalit Panamasë, e kryesuar nga Ferdinand de Lesseps , ishte përpjekur të ndërtonte një kanal në nivelin e detit, por arriti të kuptonte që kjo ishte jopraktike. Plani u ndryshua në një duke përdorur mekanizma, per të cilat ishte kontraktuar inxhnieri Gustave Eiffel. Eiffel kishte punuar në projekt për pak më shumë se një vit kur kompania pezulloi pagesat e interesit më 14 dhjetor 1888, dhe menjëherë pas kësaj u fut në likuidim. Reputacioni i inxhnierit famoz Eiffel u dëmtuar shumë kur ai rezultoi se ishte i përfshirë në skandalin financiar dhe politik që pasoi. Edhe pse ai ishte thjesht kontraktues, ai u akuzua së bashku me drejtorët e projektit për korrupsion dhe shpërdorim të fondeve. Më 9 shkurt 1893 Eiffel u shpall fajtor për akuzën e keqpërdorimit të fondeve, dhe u gjobit me 20,000 franga dhe u dënua me dy vjet burg. Kanali i Panamase më vonë u ndërtuar nga SHBA qe përdori mekanizma të reja bllokimi. Para gjyqit Eiffel kishte njoftuar qëllimin e tij për të dhënë dorëheqjen nga Bordi i Drejtorëve të Compagnie des Etablissements Eiffel, dhe e bëri këtë në një Takim të Përgjithshëm të mbajtur në 14 shkurt, duke thënë “Unë kam vendosur absolutisht të abstenoj nga çdo pjesëmarrje në çdo biznes prodhues tani e tutje, dhe në mënyrë që askush të mos mashtrohet dhe për ta bërë më të dukshme që kam ndërmend të mbetem i papërfshirë me menaxhimin e institucioneve që mbajnë emrin tim, unë insistoj që emri im të zhduket nga emri i kompanisë. ” Kompania e tij per Kullen Eiffel ndryshoi emrin e saj në “La Société Constructions Levallois-Perret”, me Maurice Koechlin si drejtor menaxhues. Emri u ndryshua në “Anifens Etablissements Eiffel” në vitin 1937…”

    Besoj se isha i bodeshem me saktesimet e kryera,

    qe:

    Do Zoti edhe vampiret e pronave dhe fondeve publike Erion Veliaj dhe Edi Rama te kene fatin e inxhnierit francez Gustave Eiffel dhe te perballen me nje gjyq per mashtrimet e tyre per prishjen e Teatrit Kombetar te Bosios, shoqeruar me nje propagande te shmetuar enveriste.

    Nga: intelektuali

    Reply to this comment
    • Cuni i Vuk Karaxhicit nga Vicidoli May 19, 21:29

      Dhe thoni pastaj po deshet qe pse ” Intelobolja ” , e ben veten keshtu kaq legen , vetem e vetem qe te duket si kur mund te krahasohet me Alexander Dumasin , apo me Guy de Maupassan , packa se eshte nje cope idjot ” qi i ka hy vedi ne qef ” !

      Reply to this comment
      • intelektuali May 20, 10:35

        BOLE injorante:

        Vuk Karaxhici nga Vicidoli, nipi i Antifashistit me fame Boterore Aleksander Ranovic nga Beogradi qe vrau dhe masakroi kosovaret ne Tivar, nuk e ke pare apo lexuar ne internet per medaljen qe i dha Enveri kasapit te Jugosllavise Aleksander Rankovic per kete masaker kahsapane te LANC-it kriminal,

        BEJI TE FALA “BJARKE INGELS GROUP” QE DO TE KOLLOFISE VETEM NGA PROJEKTI MILIONA EURO NGA TAKSAPAGUESIT SHQYPTARE DRU ME PRE SI PUNA JOTE, PER NJE PROJEKT MEGALLOMAN PA KONKURS DHE PA GARE NE DALLIM NGA INXHNIERI GUSTAV EIFEL NE PARIS DISA SHEKUJ ME PARE

        Kush ja ka dhene te drejten Edvinit dhe bedeleve te tij hajdute dhe lakmitare te perdorin token dhe pasurite publike sikur t’i kishin prona te babes se vet?

        prandaj:

        Mbylle Halen e BOLES se budallit qe nuk di te lexoje dy fjale ne internet se qelb dynjane me injorancen qe rrezaton dhe leshon, ja cfare shkruan interneti per protesten e artistëve franceze qe kundershtuan Kullen Ajfel:

        “…Kulla e propozuar nga inxhinieri Gustave Eiffel (Ajfel ne shqip) kishte ngjallur një polemikë masive nder Shoqerine Civile franceze te kohes, duke u kritikuar me shume nga ata që nuk besonin se nje projekt i papare deri atehere me konstruksion metalik ishte i realizueshem dhe nga ata që kundërshtuan projektin ambicioz me konstruksion metalik te inxhnierit Gustave Eiffel për mungese shije artistike. Para Kullës Eiffel, asnjë strukturë tjeter nuk ishte realizuar ndonjëherë në një lartësi prej të paktën 300 metra, dhe shumë njerëz besuan se kjo Kulle gjigante ishte e pamundur realisht dhe do te rezohej vetvetiu. Këto kundërshtime ishin si rrjedhoje e një debati të gjatë në Francë në lidhje me marrëdhëniet midis arkitekturës se ndertimit dhe inxhinierisë mekanike. Konflikti agravoi kaq shume saqë kur filloi puna në “Champ de Mars” Bashkia e Parisit u detyrua te formojë me urgjencë “Komitetin prej treqind antarësh” nga Shoqëria Civile dhe artistët (një anëtar për çdo metër të lartësisë së kullës), Komitet i udhëhequr nga arkitekti i shquar Charles Garnier dhe duke përfshirë ne të disa nga figurat më të rëndësishme të arteve, të tilla si William-Adolphe Bouguereau , Guy de Maupassant, Charles Gounod dhe Jules Massenet . Një peticion i quajtur “Artistët kundër Kullës Eifel” iu dërgua Ministrit të Punës dhe Komisionerit për Ekspozitën, Adolphe Alphand dhe u botua nga “Le Temps” në 14 shkurt 1887 me përmbajtjen: “Ne, shkrimtarët, piktorët, skulptorët, arkitektët dhe përkushtuesit pasionantë të bukurisë së deritanishme të paprekur të Parisit, protestojmë me gjithë forcën tonë, me gjithë indinjatën tonë në emër të shijes artistike franceze, kundër ngritje të kësaj Kulle Metalike te shemtuar, të padobishme dhe monstruoze të inxhnierit Gustave Eiffe. Për t’i bërë argumentet tona më bindëse, imagjinoni për një çast një Kullë Metalike, qesharake që dominon mbi Parisin si një Tym gjigant i Zi, duke shtypur me pjesën më të madhe barbare të saj Notre Dame, Tour Saint-Jacques, Louvre, Dome of les Invalides, Arc de Triomphe , të gjitha monumentet tona të poshtëruara do të zhduken me këtë ëndërr të Eiffelit. Dhe për njëzet vjetët e ardhshëm ne, parisienet do të shohim vazhdimisht hijen e urrejtshme të Kolonës së urrejtjes të Kullës Metalike të Gustave Eiffelit…”

        Gustave Eiffel-i iu përgjigj këtyre kritikave duke e krahasuar Kullën e tij me Piramidat egjiptiane : “Kulla ime do të jetë ndërtesa më e lartë e ngritur ndonjëherë nga njeriu ne Botë. Këto kritika u trajtuan gjithashtu nga. Disa nga protestuesit ndërruan mendime kur u ndërtua kulla; të tjerët mbetën të pa bindur. Megjithate shkrimtari i njohur Guy de Maupassant nuk hoqi dore nga kritikat e tij agresive ndaj Kulles Eiffel dhe hante drekë çdo ditë enkas në restorantin e Kullës me argumentin sepse ishte vendi i vetem në Paris ku Kulla nuk ishte e dukshme. Alexandre Dumas (jo Alexander Dumasi sic e quan ti ne nje gjuhe te panjohur) ka vdekur ne vitin 1870, nderkohe qe Kulla Eiffel daton ne vitin 1887 keshtu qe nuk ka mundesi te jete ngritur nga varri per te kundershtuar projektin e Kulles Eiffel te Parisit bashke me artistet dhe shkrimtaret e tjere.

        prandaj:

        Te krahasosh Kullen Eiffel te Parisit me Teatrin Magalloman te Edvinit me dhjetra milione euro te hedhura badiava, Kryeminister qe prish Monumente Kulture dhe kerkon te vjedhe pasurite fondet publike ne Kohen e Koleres, kur ka lene ne qiell te hapur me mijra familje shqyptare nga injorana ne Drejtimin e shtetit te tij enverist, kjo do te thote

        TE KRAHASOSH ENGJELLIN ME DJALLIN

        Shoqeruar me nje propagande te shemtuar enveristo-gebelsiane.

        Besoj se isha i dobishem per te kthjelluar sado pak trunin tend te fishkur fanatik.

        Me etike: nga intelektuali

        Reply to this comment
  3. lisi May 19, 23:34

    GJITHMONE JUSTIGFIKOHET AI QE S’KA TE DREJTE

    Reply to this comment
  4. intelektuali May 20, 14:06

    QYSH KESHTU?

    O gazeta e nerume DITA:

    Mire BOLJA fanatike dhe budallaqe Vuk Karaxhic, por ju si Media e Nerume Kombetare e ringjallet dhe e nxorret nga vorri shkrimtarin teknicien me fame Boterore qe parashikoi Smartfonet, televizorin dhe nendetset me Kapitan Nemon ne Kohen e Qepes te D’Artanjanit dhe Luigjit te Frances, Alexandre Dumas qe u nda nga jeta ne vitin 1870, nderkohe qe Kulla Ajfell e inxhnierit Gustave Eiffel daton 17 vjet me vone, domethene ne vitin 1887?

    QYSH KESHTU?

    Apo nga Pandemia e Coronavirusit komunist kinez qe ka kapluar Boten dhe Median tone Kombetare redaktoret e lajmeve e kane humbur fillin fare dhe kane filluar te ngrene nga vorri shkrimtare te deshmuar ne favor te Rilindjes Enveriste te Edvinit,

    qe:

    KA RENE NE DASHNI ME “BJARKE INGLES GROUP” NE KOHEN E KOLERES?

    Reply to this comment
  5. intelektuali May 20, 14:07

    QYSH KESHTU?

    O gazeta e nerume DITA:

    Mire BOLJA fanatike dhe budallaqe Vuk Karaxhic, por ju si Media e Nerume Kombetare e ringjallet dhe e nxorret nga vorri shkrimtarin teknicien me fame Boterore qe parashikoi Smartfonet, televizorin dhe nendetset me Kapitan Nemon ne Kohen e Qepes te D’Artanjanit dhe Luigjit te Frances, Alexandre Dumas qe u nda nga jeta ne vitin 1870, nderkohe qe Kulla Ajfell e inxhnierit Gustave Eiffel daton 17 vjet me vone, domethene ne vitin 1887?

    QYSH KESHTU?

    Apo nga Pandemia e Coronavirusit komunist kinez qe ka kapluar Boten dhe Median tone Kombetare redaktoret e lajmeve e kane humbur fillin fare dhe kane filluar te ngrene nga vorri shkrimtare me fame boterore per te deshmuar ne favor te Rilindjes Enveriste te Edvinit,

    qe:

    KA RENE NE DASHNI ME “BJARKE INGLES GROUP” NE KOHEN E KOLERES?

    Reply to this comment
    • gjermani i fundit May 20, 15:50

      I nerum nastradin! Mbase duke u marre shume me llogjet e Karadic Cakranit tek vila e Bahri beut te ka shpetuar detaji se Aleksander Duma quhen I jati dhe I biri. Te dy shkrimtare dhe personalitete te shquara. Prandaj, njashtu sic pi kafene tek Tajvanit, kerkoji ndjese gazetes se nerueme, se gafa jemi e njerez bejme. Besoj se kam qene I vlefshem.

      Reply to this comment
      • intelektuali May 20, 17:17

        gjermani i Hitlerit dhe njekohesisht i Enverit:

        Mbase duke u yshtur shume nga llogjet mashtruese te Edvinit per te gjetur nje “fije kashte” qe te perligj krimin e tij pushtetar-mafioz per prishjen e Teatrit te Bosios si nje Monument Kulture me te cilin do te krenoheshin te gjithe shqyptaret, ty si gjerman i Enverit me shume se gjerman i Hitlerit te ka shpetuar nje detaj thelbesor:

        ALEEXANDRE DUMAS FILS ISHTE DJALI I PALIGJSHEM I ALEKSANDRE DUMAS PERE

        Ja ku e ke taze te perkthyer nga interneti:

        “…Alexandre Dumas-djali, i njohur si Dumas fils 1824-1895, ishte djali i paligjshëm i Alexandre Dumas père . Ashtu si babai i tij me fame boteore, ai shkroi shume romane. Veprimtaria e tij artistike ishte e bollshme, por ishte mjaft larg me ortekun e veprave famoze të prodhuara nga babai i tij. Por Dumas fil (djali), ndryshe nga babai i tij, punonte pa bashkëpunëtorë dhe ishte ne jeten e tij egocentrik, mizantrop, i mbyllur ne vetvete, pa miq dhe pa kontakte shoqerore ne rrethet artistike. Vepra më e famshme e Dumas-Djalit është “La Dame aux camelias”, e njohur në anglisht si “Camille” e cila e beri tew njohur ne Boten Artistike te Kohes. Versioni teatral u bë i famshëm në botë, nga aktore të tilla si Sarah Bernhardt, Edwige Feuillere dhe Greta Garbo; ajo gjithashtu frymëzoi operën e Xhusepe Verdi-t “La Traviata”. Megjithate Dumas fils (djali) i tregoi rrugën e librit artistik të autorëve të tillë si Emile Zola. Shijet dhe aftësitë e të atit favorizuan romanin historik dhe aventuresk, por Dumas Djali preferoi të shkruante për shoqërinë bashkëkohore. Edhe pse gjurmët e romantizmit mund të vërehen në veprat e tij, Dumas fils (djali) veprat e tij u përpoqën të analizojnë sëmundjet shoqërore të kohës së tij. Toni i punës së tij është disi moralizues, por shfaqjet e tij kanë mbetur pak tërheqëse dhe kane humbur shkelqimin gradualisht. Romanet dhe shfaqjet e tjera të tij, më pak të njohura sot, janë “Tristan le Roux” (1850) dhe “L’Affaire Clemenceau” (1866). Ai u pranua në Académie Française në vitin 1875…”

        Nuk ka dokument te besueshem qe Dumas-Djali te kete mare pjese ne ndonje peticion kundra apo pro ndertimit te Kulles Eiffel perpara vdekjes se tij ne vitin 1895, disa vjet me pare se te fillonte diskutimi per projektin e inxhnierit mekanik, Gustave Eiffel, nese di disponin nje te till syresh publikoje dhe vazhdojme debatin, ndryshe ti duhet t’i kerkosh falje intelektualit (jo nastradinit) dhe gazeta DITA duhet t’i kerkoje falje lexuesve te saj per moskorrektesine e fakteve te publikuara,

        sepse:

        Po te presim qe bedeli i Edvinit, Erion Veliaj te kerkoje falje per mashtrimin e tij me Kullen Eiffel, kjo do te thote qe:

        PRESESH LAJM NGA I VDEKURI

        Reply to this comment
  6. gjermani i fundit May 20, 18:21

    Nastradin, te kam thene qe Wikipedia eshte gje e bukur por jo gjykata finale. Per rezultate te mira bej kerkime te kryqezuara. Ne shume syresh del Dumas I biri, me Moupassant, Emil Zola, etj. Ishin kunder, firmetare te 300 intelektualeve pariziene. Mos te grihemi kot per mustaqet e Celos(Hoxhes pa mustaqe).

    Reply to this comment
    • intelektuali May 20, 22:15

      Moni i Enverit:

      KUR DO TE HANI PYKA LLOGJIKE JU FANATIKET E ENVERIT?

      Kur Presidenti i SHBA Bush-Junjori shkoi ne Arabine Saudite per nje vizite, ambasadori amerikan ne Riad e prezantoi Bushin tek Mbreti:

      KY ESHTE PRESIDENTI I SHBA BUSH

      Mbreti papritur e nderpreu ambasadorin:

      KY ESHTE PRESIDENTI BUSH-JUNJORI QE KA SHUME PER TE MESUAR NGA PRESIDENTI BUSH

      Kjo pergjigje e Mbretit te Arabise Saudite ka mbetur ne analet dipllomatike si shprehje e pakenaqesise se Mbretit arab lidhur me politiken mediokre te Bush-Junjorit ne rajonin e Lindjes se Mesme qe coi ne sulmin mbi Kullat Binjake me 11 shtator dhe qe i vuri zjarrin gjithe rajonit me valen e emigranteve nga pas, prandaj fiskoje ne trunin e fanatikut se kur fjala eshte per djalin e nje personaliteti boteror si Alexandre Dumas, emeri i tij shenohet ne te gjitha dokumentat si Dumas-Djali, aq me shume kjo vlen per nje djale kopil te paligjshem dhe pikerisht per kete arsye meqe ne shkrimin e gazetes DITA per peticionin e artisteve franceze nuk thote per Alexandre Dumas-Djali, por permend vetem emerin Alexandre Dumas qe ka vdekur ne vitin 1870, 17 vjet me pare se te firmosej peticioni i te 300-eve per Kullen Eiffel dhe kjo perben nje mungese korrektesie ne publikimin e fakteve te paverteta nga nje media e nderuar, ndofta nga mungesa e vemendjes, por me shume nga deshira per t’i bere qefin Qeverise dhe Edi Rames qe si asnje Kryeminister tjeter ne Bote ka vendosur te shkaterroje nje Monument Kulture, Teatrin Kombetar te Shqypnise, kur ka lene ne qiell te hapur me mijra familje nga termeti dhe kur biznesi po vdes ne grahmat e fundit nga Pandemia boterore,

      SI NUK KA TURP ERION VELIAJ DHE EDI RAMA QE DUAN TE MARIN KREDI PER TE PAGUAR “BJARKE INGELS GROUP” NE KOHEN E KOLERES?

      Kjo eshte pergjigja qytetare qe te kthen intelektuali, nese di e do pergjigjen nga nastradini vazhdo dhe bjeri qemones enveriste me llogje pa asnje fakt apo dokument.

      Reply to this comment
  7. intelektuali May 20, 22:17

    Moni i Enverit:

    KUR DO TE HANI PYKA LLOGJIKE JU FANATIKET E ENVERIT?

    Kur Presidenti i SHBA Bush-Junjori shkoi ne Arabine Saudite per nje vizite, ambasadori amerikan ne Riad e prezantoi Bushin tek Mbreti:

    KY ESHTE PRESIDENTI I SHBA BUSH

    Mbreti papritur e nderpreu ambasadorin:

    KY ESHTE PRESIDENTI BUSH-JUNJORI QE KA SHUME PER TE MESUAR NGA PRESIDENTI BUSH

    Kjo pergjigje e Mbretit te Arabise Saudite ka mbetur ne analet dipllomatike si shprehje e pakenaqesise se Mbretit arab lidhur me politiken mediokre te Bush-Junjorit ne rajonin e Lindjes se Mesme qe coi ne sulmin mbi Kullat Binjake me 11 shtator dhe qe i vuri zjarrin gjithe rajonit me valen e emigranteve nga pas, prandaj fiskoje ne trunin e fanatikut se kur fjala eshte per djalin e nje personaliteti boteror si Alexandre Dumas, emeri i tij shenohet ne te gjitha dokumentat si Dumas-Djali, aq me shume kjo vlen per nje djale kopil te paligjshem dhe pikerisht per kete arsye meqe ne shkrimin e gazetes DITA per peticionin e artisteve franceze nuk thote per Alexandre Dumas-Djali, por permend vetem emerin Alexandre Dumas qe ka vdekur ne vitin 1870, 17 vjet me pare se te firmosej peticioni i te 300-eve per Kullen Eiffel dhe kjo perben nje mungese korrektesie ne publikimin e fakteve te paverteta nga nje media e nderuar, ndofta nga mungesa e vemendjes, por me shume nga deshira per t’i bere qefin Qeverise dhe Edi Rames qe si asnje Kryeminister tjeter ne Bote ka vendosur te shkaterroje nje Monument Kulture, Teatrin Kombetar te Shqypnise, kur ka lene ne qiell te hapur me mijra familje nga termeti dhe kur biznesi po vdes ne grahmat e fundit nga Pandemia boterore,

    SI NUK KA TURP ERION VELIAJ DHE EDI RAMA QE DUAN TE MARIN KREDI PER TE PAGUAR “BJARKE INGELS GROUP” NE KOHEN E KOLERES?

    Kjo eshte pergjigja qytetare qe te kthen intelektuali, nese di e do pergjigjen nga nastradini vazhdo dhe bjeri qemones enveriste me llogje pa asnje fakt apo dokument.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim