Kur proteston krimi, pse të mos protestoj edhe antikrimi?!

January 10, 2018 09:56

Kur proteston krimi, pse të mos protestoj edhe antikrimi?!

Idajet Beqiri

Opozita protestoi dhunshëm para dhe brenda Kuvendit të Shqipërisë për të penguar zgjedhjen kushtetuese të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme. Fillimi i zbatimit të reformës në drejtësi i ka çakorduar keqas. Po binden se litari po mblidhet dhe “kali” nuk do të ketë më mundësi të “shijë lëmin” si më parë, hergjele e pa fre!

Opozita e sotme, e zhytur gjerë në grykë me krime të djeshme, herë në qeveri dhe herë në opozitë, nën mendësinë e pushtetit të pakufizuar dhe të mos ndëshkueshmërisë, por edhe nën mendësinë e të pasurit në dorë të “çelësit” të destabilitetit të vendit, ka bërë krime aq të mëdha e më pasoja të rënda, sa e sotmja dhe e ardhmja e shtetit ligjor demokratike shqiptar është në buzëgreminë të rrezikshme.

Në këtë vend Berisha organizoi, ekzekutoi dhe vrau për interesat e tij për pushtet si dhe për interesat e Serbisë për destabilitetin e Shqipërisë, katër dëshmorët e 2 prillit 1991 në Shkodër.

Berisha, Gazidede, Agim Shehu, Tritan Shehu, Genc Pollo etj përgjakën demokracinë dhe zgjedhjet e lira në 26 maj 1996, duke e mbajtur pushtetin me dhunë të egër, ndryshe nga sa ishte vullneti i popullit shqiptar. Në këtë kuadër, nën një skenar të përgatitur mirë me ndihmën e shërbimit sekret serbo-grek, u vranë shqiptar me bombat që ju vunë prej segmenteve të lidhura me Berishën Supermarketet “Vefa”.

Po me ndihmën e agjenturave ogurzeza antishqiptare, Berisha inkurajoi, ngriti, zhvati dhe mbrojti firmat piramidale, duke ju pirë edhe pikën e fundit të gjakut të gjithë shqiptarëve. Miliardat e Sudes i rrëmbeu ish kreu i PD Tritan Shehu dhe bashkëpunëtorët e tij.

Me lekët e shqiptarëve të grabitura nga piramidat e Saliut u bë shesh dhe përshesh për një muaj në vitin 1997 gjithë shteti shqiptar dhe institucionet e tij. Me këto lekë të grabitura të piramidave u vranë mbi 3000 shqiptarë të pafajshëm në marsin e vitit 1997. Me këto lekë të vjedhura nga banda kriminale e Berishës ju shpërndanë armët e ushtrisë shqiptare kriminelëve të tij me qëllimin e vetëm që baza dhe shkaku burimor i krimit dhe vrasjeve në këtë vend të sundonte gjatë.

Me këto lekë të piramidave dhe me grabitjen dhe shitjen e pasurive kombëtare, të vendosura me gjakun dhe sakrificat e shqiptarëve gjatë 50 vjetëve të regjimit të kaluar, u vodhën në vazhdimësi zgjedhjet e lira, u bënë vrasjet politike të Azem Hajdarit dhe “shuarja” e fiseve të tëra antiberishë në Tropojë dhe në të gjithë Shqipërinë, u bë grushti i shtetit i 14 shtatorit 1998.

Me dhe për pasuritë e pista që i vinte palë-palë Berisha, Familja e tij dhe bashkëpunëtorët e tij, Fatmir Mediu, Genc Ruli etj u vranë 26 shqiptarë të pafajshëm në Gërdec si dhe mbetën invalidë të përhershëm me dhjetëra e dhjetëra të tjerë, veç dëmeve të pallogaritshme që ju shkaktuan buxhetit të shtetit.

Nën drejtimin, nxitjen, organizimin dhe ekzekutimin e Berishës, Bashës, Metës etj, Shqipërisë dhe shqiptarëve ju vranë në bulevardin e “Dëshmorëve të Kombit” 4 dëshmorë të lirisë dhe demokracisë, ju vodhën thesarin e shtetit, rezervat  valutore në flori, ju vodhën 230 milion euro në Rrugën e Kombit, ju shit grekëve 351 km2 det, nëndet dhe hapësirë ajrore nga perlat e këtij vendi…. Lista e krimeve të zeza të Bandës Kriminale të Berishës, duke vazhduar me korrupsionin galopant kudo, posaçërisht në organet e drejtësisë, në financa e dogana, në tatime e në administratën publike, nuk kanë të sosur. Shqiptarët kanë 27 vjet që vuajnë, durojnë dhe shpresojnë që më në fund në këtë vend të sundoj ligji dhe të dënohet krimi i vjetër dhe i ri. Nëse shqiptarët emigrojnë ende në vendet e huaja, një ndër shkaqet kryesore të këtij fenomeni, nuk është gjendja e keqe ekonomike e tyre dhe qeverisja aktuale, por mungesa e besimit se në këtë vend krimet që janë bërë, do të ndëshkohen.

Fakti që në 27 vjet me radhë asnjë prej këtyre kriminelëve të mëdhenj, me Berishën në krye, nuk u ka hyrë asnjë gjemb në këmbë, i ka futur shqiptarët në një pesimizëm të thellë se ky vend nuk mund të bëhet, përderisa këta kriminel peshkaqen shëtisin dhe livadhisin të lirë. Ndaj ikin nga sytë këmbët duke e braktisur vendin.

Faktori ndërkombëtar e ka studiuar dhe e ka kuptuar fare mirë këtë gjëmë që u ka rënë Shqipërisë dhe shqiptarëve, ndaj po e mbështesin me çdo mjet dhe çmim reformën në drejtësi dhe procesin e vetingut. Ndërsa Berisha, Basha, Meta e kompani duan me çdo kusht të ruajnë statuskuonë e krimit, të mos prekjes së pasurive përrallore që kanë vënë për 27 vjet me radhë mbi gjakun, pasuritë dhe financat e shqiptarëve. Ndaj protestojnë për Prokuroren e Përgjithshme, ndaj protestojnë për Llallën dhe për Rovena Gashin, ndaj protestojnë për të ashtuquajturin “kanabizim të vendit”, në një kohë që për 27 vjet me radhë janë pikerisht këta që e bënë Shqipërinë me “Republikë të Lazaratit” etj.

Pra kokat e krimit, nën petkun e “opozitës”, do të protestojnë në 27 janar 2018 për të penguar ende reformën në drejtësi, për të shtyrë ende implementimin dhe finalizimin e vetingut. Kriminelët “opozitarë” do protestojnë për të “trembur” ndërkombëtarët dhe qeverinë me “gogolin destabilitet” të vendit, që gjoja e kanë në dorë kali i ngordhur Berisha, gjumashi holandez dhe njeriu të cilit kurrë nuk i tha asnjë shqiptar “puna e mbarë”,  Basha, bllokë zhgarravitësi i veshur me stoli ari Meta, së bashku me “Opingën e Sheros” Monikë!

Në këtë situatë, kur krimi ngrihet në këmbë dhe proteston për të mbrojtur krimin dhe kriminelët, nuk është aspak mirë, madje është e dënueshme që antikrimi, shumica e cilësuar e shqiptarëve, të cilët votëbesuan qeverinë aktuale me aq shumë vota, sa kurrë më parë në këto 27 vjet, për të luftuar kundër krimit dhe këtyre kriminelëve të mëdhenjë, të mos ngrihen në protesta  masive, duke mbushur sheshet dhe gjithë rrugët e Shqipërisë me qytetarë që duan të jetojnë në këtë vend pa i patur ferrë nëpër këmbë këta kriminelë të mëdhenj.

Nuk themi të bëjmë antimitingje të natyrës siç bënte Berisha kur ishte në pushtet kundër opozitës, në mbrojtje të krimeve monstruoze të tij, me qëllim të pastër konfrontimi për luftë civile të stisur, banda kriminale në pushtet, kundër popullit, në të njëjtën ditë!

Jo, por nëse opozita e krimit do të protestoj në datën 27 janar, në datën 28 janar rrugët dhe sheshet e Shqipërisë të mbushen me qytetarë antikrim, me qëllim që të mos gjejë vrimë miu ku të futet krimi dhe kriminelët që i kanë nxirë jetën vendit dhe popullit për 27 vjet me radhë. Forcat politike, intelektuale, shoqëria civile shqiptare,  progresistët disa milion shqiptarë   proamerikanë, proeuropianë, proqeveritarë, pro reformës në drejtësi dhe procesit të vetingut, duhet t’i japin mësimin e duhur “opozitës” kriminale dhe antishqiptare se Shqipërinë dhe shqiptarët nuk do t’i lënë edhe më tej peng të krimeve dhe të antikombëtarizmit të Bandës Kriminale të Berishës, të Bashës… E të “Opingës së Sheros”!

January 10, 2018 09:56
Komento

8 Komente

  1. Adi January 10, 13:23

    O Idaet Beqiri.
    Edhe ti je jurist plepash i paafte si Qazim Gjoni i Tropojes, Luan Muho i Dibres we u pregatiti partia si me origjine nga klasa puntore.
    Pse nuk tregon se je arrestuat dhe denusr per korrupsion kur ishe ne organet e drejtesise ne Kruje, apo ste vjen mire.
    Ti jurist plepash hajdut duhesh te heshtesh se te mori Mehmeti nga dhite e te beri jurist, por e mbylle si hajdut.

    Reply to this comment
  2. MH January 10, 14:12

    Keto opozitar nuk e kane strategjine per te krijuar proteste por per te prezantue veten si protestues ne iden qe nuk tundemi nga Vettingu.Qe nese arrihet deri ne ate dite qe Vettingu te mos funksionoje detyren per arrestime.Don te thote;ne opozitaret jemi do jemi e nuk ka vetting qe na heq lirin per mungese provash e fakteve.Kemi punuar drejt e ne zbatim te ligjit.SHQUP,isat te ndyer me gjak e korrupsion,kane zgjedhur pikriasht daten nga fundi i fundit te janarit.Kur ne prag te vitit te ri 2018 u deklarue se nga fundi i janarit do kemi kapjen e peshqeve te medhej.Nese opozita proteston me 27 janar me ne krye peshqit e medhej i rroft mundi sakrificave te rreformes ne drejtesi.Ndaj Vettingut i del detyre qe te pakten 4-5 dite para rreformes per te nderue te renet e pakurrefare fajit te dates 21 janar 2011,ti arrestoj peshqit e medhej qe kafen ta pijne ne bufen e burgut ne bjeshken e Recit.E t’iu thuhet te rroje protesta se na kenaqet.Perndryshej populli mbetet i zhgenjyer ne besimin per berjen e rreformes ne drejtesi.
    Titulli i artikullut nuk asht i pershtateshem.Sepse kemi te bajme me dy te kunderta:Proteste antiprotest qe te cojne ne kacafytje ne nji lufte civile.
    Vittingu nuk duhet te sodisin por ti futet puneve para se te vije data 27 janar dhe dita e pare qe njihet si fundi i muajti asht dt. 20 janar 2018.Ne kete dite t’iu hiqet oskigjeni qafirave te ndyre e populli te brohorasin Rrofte drejtesia,Amerika dhe BE.
    Pershendetje ne adresen e vlerave pozitive te atdheut e te kombit tone.

    Reply to this comment
  3. Merre me long... January 10, 15:21

    Dhe ne emer te kujt flet ky avokat qe po i kerkon qytetareve te ndershem te perballen sy nder sy dhe dhemb per dhembe me krimin? Ne emer te vetvetes, te rilindjoteve, apo te kujt?

    Jo! Kurre! Po te doje le te dale vete ne rruge!

    Sot pas 5 vitesh “STATUS QUO” eshte mjaft vone per te siguruar edhe nje here mbeshtetjen e dikurshme. Situata eshte po aq kritike sa para 2013-es. Krimi, droga dhe prostitucioni po lulezojne. Jo me kot gjithnje e me shume qytetare po e braktisin vendin. Ne 2015-2016 shifrat ishin rekord.

    Qytetaret jane ne pritje, dhe do kontribojne vetem kur te shohin vertet shtet me sy.

    Reply to this comment
  4. Kris 1 January 10, 18:42

    Cilat jane kriteret me te cilat ndahet krimi nga antikrimi?

    Reply to this comment
  5. REZI January 10, 19:46

    Sigurisht titulli është i saktë: kur proteston krimi, pse mos të protestojë antikrimi? Dhe të gjithë janë të ndërgjegjshëm se ata që protestojnë janë kriminelë, e tregoi me fakte Monika, ajo që pretendon të bëjë ligjet në tempullin e ligjeve, deputetja, shkel ligjin duke përdorur dhunë në kuvënd. S’e kuptoj se si nuk u denoncua dhe të merrte dënimin për veprimin, por na e thirrën në të gjitha tv-të e mburrej se kish bërë mirë që kish qëlluar me cizme. Sa për komentuesin e parë, nuk është e vërtetë se Idajet Beqiri është plepist, as Qazim Gjoni, kanë mbaruar juridikun që në vitet 80-të. Por të shkruash si të vijë e të shpifësh, tregon që nuk arsyeton. Shteti bëhet nëse të gjithë kontribojnë, jo të presim të vijnë të tjerët të zgjidhin problemet tona.

    Reply to this comment
  6. Alban January 11, 18:11

    From: Alban Dega
    Date: December 21, 2016 at 6:27:34 PM EST

    A MUND TE KETE DEKRIMINALIZIM NGA KRYEKRIMINELET !?

    – Vjedh nje cent e pefundon ne burg… vjedh nje shtet e popull te tere e behesh multimilioner

    – Salikracia qe varrosi jo vetem
    demokracine ne PD por edhe Shqiperine !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nje mini-biznesmen depresiv nga Lushnja u arrestua, burgos sepse kishte lidhur linjat e dy mini- biznesve, nje gjelltore dhe internet- kafe me linjen e shtepise se vet. Sipas logarive, cmimi qe kishte paguar per te njejten energji ishte me i larte se ai po ti kishte lidhur drejtepersedrejti. Edhe pasi pagoi shumen e llogaritur ala- CEZ apo OSHE…. vazhdoi te mbahej ne burg…
    Ne burg derisa depresioni dhe padrejtesia e antidrejtesise shqiptare dhe semundja e coi ne arkivol.
    Kesaj i thone hic me shume e hic me pak se vjedh vetveteen dhe perfunon ne burg … arkivol.
    Revoltuese …. Ngjethese… Tronditese kjo vetvrasje tragjike e nje te fakir- bizsnesmeni Aq me teper i semure…. Me depresion.
    Polici, prokurori dhe gjykates qe e cuan dhe mbajten ne burg … duhet te shkojne ne burg.
    Si mund te mbahen ne ato detyra injorante e cinike te tille qe nuk diten te bejne asnje llogari te thjeshte aritmetike per demin qe me shume ia kishte shkaktuar vetvetes se sa elektro-shperndarjes apo shtetit.

    Kodi i vdekjes

    Edhe me revoltuese, edhe me ngjethese, edhe me tronditese, edhe me makare jane klithmat makabre te opozites se sotme, me kriminalja, me kusarja, me kobndjellesja qe ka pasur ndonjehere Shqiperia si dje ne pushtet edhe sot ne opozite.
    Lideri i saj de jure e de fakto Sali Berisha nuk le rast pa permendur e himnizuar kodin e vdekjes dhe akoma pa fillar ende ceremonia e saj ne familjet e viktimave apo vetviktimave hedh kushtrimin e permbysjeve me dhune, te revoltave masive, te gjurulldive populiste.
    A ka shkelje me te rende, a ka abuzim me makaber me kodin e vdekjes se sa ne emer te saj te predikosh e kerkosh vdekjen fizike apo politike te kundershtarit tend politik!?
    Per nje shpulle apo nje grusht ndaj nje provokatori e rrugaci politik si Strazimiri detyroi ushtaret e tij dhe opoziten te braktise per 6 muaj rrjesht altarin e demokracise, undersa akoma nuk eshte thare ne duart e tij e te birit gjaku i viktimave te Gerdecit, gjaku i kater protestuesve te vrare dhe dhjetra te plagosurve me 21 janar 2011 me urdher direkt te tij ne ate shesh ku nuk kishte guxuar te ekzekutonte as Nazi- fashismi dhe as komunizmi makaber i Enver Hoxhes.
    A ka klithma sirenash e shembull me makaber te politikes se tij vrasese se thirrjet e tij dhe telalleve te tij si Lulezim Basha e co. per dekriminalizimin e Kuvendit pikerisht nga ai qe kriminalizoi jo vetem Kuvendin me krimin masiv te vjedhjes se perseritur te votave te shqiptareve dhe sperkatjen e mureve te tij dhe te selise se qeverise se tij me gjakun e dlire te protestuesve krejt te pafajshem.

    Ekzekutoret e dyfishte…

    I ekzekutoi pa gjyq per se gjalli me plumbat e gardes se tij pretoriane.
    I riekzekutoi edhe per se vdekuri me akuzat me makabre ala emveriste te “cadrave pistoleta” , “stilolapsave me helm”,“makinave me eksplozive”e cfare nuk polli mendja e tij e cakardisur dhe truri i tij cartun.
    Nderkohe ceta e megakusareve qe vodhen e plackiten, rrenuan e grabiten nje popull e nje shtet te tere me ne krye Sali Berishen nuk dine nga tu japin e ku te fshehin milionat e megakusarise se tyre.
    Sali kryekusari, Shkelzen Gerdeci, Lulzim Argita 500 milione euroshi, Ridvan Bo… le husmarresi me fajde 11.99 per qint per te financuar Autostraden e Megahajnise se Kombit mbajne leksione e lehin dite e nate kunder kusarise e krimit.
    Vrastaret e kusaret me te medhenj ne historine e Shqiperise, Sali Berisha dhe ceta e tij e hajduteve cirren nate e dite tamam si Ali Baba dhe banda e tij e hajnave kapeni hajdutin.
    Sali Berisha e korrieri i tij me UDB-en gjakatare Serbe, Flamur Noka, Lulezim Basha e Arben Ristani, Ritvan Bode e Eduard Halimi e co na cane veshet e by…then me thirrjet e tyre patetike “ te dekriminalizojme Kuvendin”kur de jure e de fakto jane vet kriminelet me te medhenj ne historine e Shqiperise qe me shume se ne Kuvend e kane vendin ne birucat e 313-es apo Peqinit.

    Doktor Plagjiatura dhe

    A thua nuk e ka ditur e nuk e di Sali Berisha, se Flamur Noka eshte rekrutuar nga UDB- ja Serbe, se ka nenshkruar kontraten e spiunit te Milloshevicit, se e ka shitur Shqiperine dhe shqiptaret tek Beogradi!?
    A nuk e di nje njeri i zakonshem e jo nje djall i vertete me titullin Profesor Doktor te marre me plagjiature te plote plus ditiriambe bythelepirese per Partine e shokun Enver te pompuara si shpikje boterore nga Zeri I Popullit te disidentit antikomunist Mehmet Elezi !?
    Jane shqiptaret ata qe duhet te bucasin para SHQUP-it te vjedhur e Shqiperise se plackitur te dekriminizojme atdheun tone te dashur nga keta krye- kriminele qe ekzekutuan ne mes te dites e ne syte e kamerave e botes 26 viktimat e Gerdecit, kater protestuesit fakira te 21 janarit, regjizoret e piramidave vrastare dhe megakusarise se Autostrades se Kombit, te rrenimit me themel te shtetit shqiptar jo vetem me 1996- 1997 ne mbi 10 000 viktima, por edhe 1998-en… ne 2009- 2013-ten!?
    Kurre Shqiperia dhe shqiptaret nuk do te behen pa u vene drejtesia ne vend, pa u goditur pa meshire e me tere fuqine ligjit e te shtetit ligjor keta kriminele e kusare qe vodhen nje shtet e nje popull te tere e bashke me klanet e tyre familjare e politike u bene multimilionere.
    E ne vend qe te leshojne shashka zhurmemedha e bomba tymuese ala Berisha, kryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise Bujar Nishani dhe Adriatik Palla te bejne detyrat e tyre ligjore si kryetar dhe si kryeprokuror i shtetit perkatesisht dhe jo avokatin dhe protektorin, garden pretoriane dhe telallin e Berishes, te kusareve dhe vrastareve te kapur me presh ne duar e ne kamera nga nje popull e bota e tere. Hetimi eshte i fiksuar ne CD e kamerat televizive me ze e me figure.

    dhe kamikazet e tij

    E vetmja gje qe kerkohet prej tyre jo vetem nga Kushtetuta,por edhe nga mbare shqiptaret eshte te zbatojne ligjin e shtetin ligjor per dekriminalizimin jo vetem te Kuvendit, por ne radhe te pare per te cliruar nga kthetrat e krimeve monstruoze te Berishes e co. vete Shqiperine.
    Nuk ka e nuk mund te kete dekriminalizim te Kuvendit e te asnje institucioni shteteror ose privat pa dekriminalizimin e Shqiperise nga keta kriminele te sprovuar e monstra te krimeve me te perbindshme e makaber.
    Ata jane shembulli me i keq, frymezimi me i madh i cdo krimi ne Shqiperi e jashte saj perderisa nuk vihen ne bankon e te akuzuarit e nuk pergjigjen deri me nje per secilin prej tyre nga kusaria e deri tek tradhetia ndaj atdheut, nga vrasjet e deri tek plackitja masive e shqiptareve, nga rrenimi i shtetit e deri tek kalbezimi i cdo hallke te tij me korrupsionin pa fund e pa ane e te pandeshkueshem te Sali Berishes e co.

    Salikracia dhe mesim i Linkolnit

    Si mund te jete demokratike e te lehe nate e dite per demokraci nje parti qe nuk ka pasur asnjehere demokraci ne vet gjirin e saj qe kur themeluesi i saj Azem Hajdari emeroi Berishen me kobure ne krye te saj e deri sa Lulezim Sala vodhi hapur me ze e me figure votat e anetareve te saj qe diten qe u emerua nga Berisha ne krye te saj e deri ne korrikun e vitit qe kaloi ku kamerat rregjistruan dhjetera kamikaze te tij duke votuar deri ne pese here per kryetarin e paracaktuar nga Salikracia qe varrosi jo vetem PD por edhe Shqiperine mbi 7 here ne 27 vjet .
    Ta dekriminalizojme Shqiperine ose te gjithe ne shqiptaret te ngreme duart lart e te dorezohemi, te shtrijme kokat e kurrizin nen cizmet e tij te renda…
    Cdo popull ka qeverine dhe shtetin qe meriton, ka thene nje nga baballaret e demokracise amerikane, Abraham Linkoln.

    Reply to this comment
  7. Timonier Edvini January 12, 11:25

    Bravo Idajet Beqiri,je Patriot gjithmone korekt dhe i sakte me shkrimet e tua.Konplimente.

    Reply to this comment
  8. drejtesia po vjen January 12, 23:33

    Ka akoma alabaker rrugesh qe mbeshtesin protesten e Lulezimit e Monikes. Jane ata alabaker qe fjala e lire u ka shpetuar si u shpetojne pordhet ata qe hane fasule te pa ziera mire. Por tani do tu a shohim tymin se boll u durua. Ka ardhe koha qe te hidhet vallja pa muzike.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*