Kur puna është më e fuqishme sesa fjalët!

August 25, 2018 19:37

Kur puna është më e fuqishme sesa fjalët!

Bedri Islami

Shkak për këtë shënim është komenti i një qytetari, Ejup Nishorit, të cilin nuk e di nëse e njoh apo jo, që në murin e Facebook-ut të kryetarit të komunës së Bashkisë të Drenasit, Ramiz Lladrovcit, kishte vënë shënimin që po ju a përcjell në fund të këtyre rreshtave.

Ai ka shkruar një të vërtetë që e dinë të gjithë, por e ka përmbledhur me shumë pak fjalë, krejt saktësisht.

Kur Ramiz Lladrovci ishte në detyrën e ambasadorit të Kosovës në Tiranë, punë të cilën e kreu shkëlqyeshëm, dhe krijoi në pak kohë një varg miqësish dhe takimesh dobiprurëse me përfaqësuesit diplomatikë të shteteve më të fuqishme të botës, që nga Shtetet e Bashkuara, BE, Gjermania, Franca etj, partia ku ai kishte bërë pjesë dikur, PDK dhe kryetari i saj Kadri Veseli i propozuan të kandidojë në zgjedhjet e parakohshme, për shkak të rrethanave të krijuara, për detyrën e kryetarit të Komunës së Bashkisë të Drenasit, ku jeton familja e tij.

Kur kam biseduar me të, duke parë punën e frytshme që po bënte në Shqipëri, miqësisht i kam thënë që të mos ngutej, por ai vendosi që të linte postin e ambasadorit dhe të shkonte në vendlindjen e tij.

Si thashë, atë e propozoi partia e tij dhe për shkak të ndjenjave që ngrejnë kokë kur shumë vetë duan një post, në zgjedhjet e parakohshme determinuese ishin emri i tij, i familjes dhe mbështetja e partisë, që bëri të kalojë në raundin e ditës.

Për pak muaj Lladrovci tregoi se si mund të punohet fort, me shpirt, ndershmërisht, dhe, duhet saktësuar, me kurajo të madhe qytetare.

Çfarë premtoi për një periudhë të shkurtër, e realizoi.

Dhe erdhën zgjedhjet e reja vendore, të rregullta, sipas asaj që ishte parashikuar.

Një furtunë fjalësh u ngrit kundër Ramiz Lladrovcit. Të gjithë fjalët e tij u shikuan me lente, u bënë të gjitha përpjekjet për të gjetur një lapsus, kur nuk e gjetën e krijuan, kur nuk e krijuan vet ia besuan të tjerëve. Për shkak të inatit partiak, edhe disa që ishin mburrur se kishin qenë miq të familjes Lladrovci e dikur bënin sikur derdhnin lotë për rënien e Fehmiut, u rreshtuan kundër tij, shitën fjalë dhe humbën atë që të paktë e kishin pasur, karakterin e tyre.

Shumë vetë menduan se kryetari i sapo zgjedhur i komunës do e kishte të vështirë, por njerëzit ia panë punën, ia ndjenë dorën. Dhe duke përjashtuar komunën e Skënderajt, ku kandidoi Bekim Jashari, në Drenas ishte besimi më i madh i dhënë në zgjedhjet vendore. Mbi 70 për qind votuan për Ramiz Lladrovcin dhe partia që e kandidoi dhe e besoi, PDK, u rrit ndjeshëm,jo vetëm duke e ruajtur primarin, por duke e rritur jashtëzakonisht.

Puna e Ramiz Lladrovcit sot është e dukshme. Ajo i mundi të gjithë fjalët e sajuara, të gjithë dashakeqët. Po bëhet shembull, që nga ndërtimi i administratës e deri tek punët e ndjeshme që po bën.

Disa javë më parë, në një takim me zotin Kadri Veseli, kryetarin e PDK-së, mes të tjerave, e pyeta se si po shkon puna në Drenas. “Shkëlqyeshëm”, më tha. “Ramizi është punëtor i madh dhe shumë i ndershëm. Njerëzit po i besojnë gjithnjë e më shumë. Organizator i madh. Nuk po njeh as miqësi e as farefis para ligjit”.

Dhe tani po sjell fjalë për fjalë një shënim të vogël të një njeriu, të cilin ndoshta nuk e njoh, por që tha më shumë se gjithë të tjerët.

“Ejup Nishorin një herë e nxori PDK kryetar, tash kryetari e nxori PDK-në të parën parti në komunën tonë, vetëm e vetëm me punë je për çdo lëvdatë

E vërteta është e thjeshtë.

Urime kryetar!

Si një drenicak nga Shkodra, pranoje urimin tim, me dëshirën e arritjes së çdo projekti që ke në synim!”

***

Shënim i Redaksisë: Zoti Ramiz Lladrovci (në foton e mësipërme) kur ishte ambasadori i Kosovës në Tiranë, ishte edhe bashkëpunëtor i DITA-s.

August 25, 2018 19:37
Komento

4 Komente

  1. Lili August 26, 07:42

    Kur ignorantet fitojnecdo gje ,kemi gjendejen qe kemi si komb. Ne fund per cdo gje,pos lavdaat e Partisaneve.
    Komunist te kaluar qe solli ktastrofe kudo.

    Reply to this comment
    • korçari August 26, 10:51

      O Lili te kam thene te mesosh te shkruash shqip se nuk kuptohesh çfare do te shprehesh dhe se te ka ngelur ora 50 vjet prapa pasi jemi ne 2018…

      Reply to this comment
  2. Martini August 26, 10:24

    Po pse shqiptaret nuk i vleresojne sa duhet keta persona.Se jane dembela shumica jo.Se jane shume puntore jo.Ndodh se jane liberale dhe se sakrifikojne me shume se te tjeret.Ne Shqiperi binjak i Lladrovcit eshte Erjon Velia e vetmja zgjedhje e Edit ideale.Por ne Shqiperi e keqia eshte betonuar kryesisht tek Presidentet e Kryeministrat te cilet kane qene perfaqesuesit tipik te veseve shqitare.Saliu Fatosi Meksi Majko Meta
    Nishani etj.Po Lladrofci dhe Velia.Shikoni cpo ben Erjoni dhe sa punon.Perdite dalin fytyra te ndyra xhe mund9hen ta perdhosin punen e ti.Po te analizosh prejardhjen familjare te ketyre Pd isteve dhe Lsi isteve kane qene me te uryerat e siztemit diktatorial produkti me i felliqur i atij sistemi Tipik Sala.KetA ngrihen dhe nuk lodhen kunder te m8res punes dhe vepres se Erjonit.Ata jane si at mikrobet qe prezenca e oksigjenit i ngordh.Prandaj i bujne yzmetin gjirizit ku mund te ekzistojne.Bedri eshte e sigurte qe ata e kane vendin ne burg.Por kategoria jone e njeh njeriun e mire me emrat Erjon dhe Ramiz.

    Reply to this comment
    • katrahura August 26, 12:50

      O Martin!
      Erionin lere ta gjykojne vetem ata qe ai nuk u ka dhene asnje mbeshtetje,duke i lene ne mjerim te plote!
      Erioni yt i ka derdhur milionat atje ku i reklamohet puna,ndersa ka lene zona banimi 3 km larg zyres se tij,pa asnje cerdhe,kopesht,shkolle,kend lojrash,lulishte apo rruge te shtruara!
      Nuk jetojme me sipas parimit komunist qe “Interesi i pergjithshem mbi ate personal”,se tani ne kapitalizem mbi te gjithe eshte “INTERESI PERSONAL”!
      Nje politkan i mire dhe i zoti duhet te vleresohet si i tille,jo nga ata qe kane perfituar nga ai,por ata qe jane diskriminuar nga ai!
      Nuk mund te jete prind i mire ai qe midis 3 femijve dy prej tyre i ushqen ,i vesh dhe i trajton si jo me mire,ndersa nje prej tyre e le me nuke thare,pa rrobe dhe nuk i flet as me goje,sikur e ka gjetur tek plehrat!
      Keshtu eshte sjelle Erion Veliaj me 50 mije banoret e Yzberishtit (KMY) keto vite qe eshte zgjedhur kryebashkiak!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*