Kur qeveria e kap lepurin me qerre

Ilir Metaj April 7, 2015 11:58

Kur qeveria e kap lepurin me qerre

Kohë intensive dëshmish, padish, pyetje-përgjigje, kontestim vendimesh, përballje prokurori-gjykatë…

Kohë intensive e kërkesë-dhënies llogari në përgjithësi. Me dashje apo pa dashje, shoqëria po zhvendoset nga kahja e dëshiruar, ajo e mos indiferencës. Me dashje apo pa dashje shoqëria po priret nga kahja e dëshiruar, ajo e denimit të shpifjes, e dënimit të dhunës.

Si kurrë më parë, proceset e drejtësisë po vijnë gjithnjë e me pranë publikut.

Deri dje, jo se publiku ishte i painteresuar për proceset e mëdha gjyqësore. Madje, ishte jetësisht i interesuar. Por, cuditërisht ato procese mbeteshin brenda dyerve hijerënda të gjykatës e prokurorisë duke u transkiptuar në hieroglife të padeshifrueshëm për njerëzit e thjeshtë. Dhe, për fat të keq, ishin vetëm njerëzit e thjeshtë të interesuarit e mëdhenj të atyre proceseve shpesh të përgjakura e, akoma më shpesh, të përvjedhura.

Nuk e morëm vesh kurrë qartësisht se si u fomulua mbulimi me pluhur e hi i të vrarëve të Gërdecit. Nuk e morëm vesh kurrë qartësisht se si u justifikua me nene e terma juridike kasaphana e 21 janarit. Nuk e morrëm vesh kurrë se pse u mbyll pa u hapur procesi i vjedhjes së Rrugës së Kombit. Të paktën nuk erdhi asgjë transparente deri tek publiku i thjeshtë.

Dhe nuk besoj se është vetëm perceptimi im. Sot, dëgjon jo pa kënaqësi se në tavolinat e kafes diskutantët debatojnë për akuzën e prokurorit, elementet e dobët të dëshmisë, ku ndahet opinioni I gjyqtarit me atë të prokurorit dhe cili nga organet kishte dështuar sipas secilit.

Nuk ka rëndësi cili ka të drejtë nga diskutantet. Rëndësi ka që tani media jep informacion më të gjerë e më të asimilueshëm për publikun e thjeshtë. Mesa duket, media tani nuk ka telefonata kufizuese e që e detyrojnë atë të shpërndajë mjegull në vend të lajmit.

Rezultantja është që publiku po mësohet me standardin e të vështruarit se cfarë ndodh mbas dyerve të mbyllura të drejtësisë. Dhe ky është vetëm hapi i parë drejt një standardi akoma më të lartë: atë të mos tolerimit të drejtësisë që vetëm drejtësi nuk bën.

Ky standard do të vijë patjetër. Dhe kur ai të vijë, mjerë ai prokuror e gjyqtar që do i vijë ndesh.

Sepse, deri tani publiku as që kishte shpresuar të shihte një seance gjykimi të një deputeti. Publiku as që kishte pretenduar të kuptonte arsyet e gjyqeve të mëdha të dështuara, nëse ishte për faj të prokurorit, të gjykatësit apo i të dyve së bashku. Publiku as që e kishte menduar se do të shihte deputetë të maxhorancës nëpër procese gjyqësore si palë e humbur. Pale pastaj, të shihte vetë kryeministrin në një përballje të tillë, madje me zë dhe me figurë.

Ama, tani e pa dhe kjo, në vetvete, është një standard i ri.

Dhe kjo nuk është pak, sepse kjo fryn erë lirie. Era e lirisë bëhet shumë shpejt suferinë që merr me vete e përfshin gjithë ngrehinat pa themele e hunjtë e ngulur aty-ketu pa rrënjë, thjesht për të treguar se cila është “tokë e xanun”. Dhe sa shume toka të xanuna që paska patur.

Edi Rama mund të mos ketë arritur të bëjë gjithshka ka premtuar, por ai ka meritën e madhe se po gris shumë perde të qelbura prej dekadash e po shemb shumë idhuj pa krena. Edi Rama po shkel me guxim mjaft terrene që konsideroheshin të minuara. Sic ishte Lazarati, sic është pagesa e energjisë e sic ishin qindra-mijëra ndërtime pa leje të të fortëve.

Ai po ia del mbanë, edhe sikur me gabime aty-këtu. Madje, edhe sikur me ndonjë deformim si reminishencë e të kaluarës.

Megjithë këto, askush nuk mund ta zhbëje dot më frikën nga shteti, frikën nga ligji. Ky vend nuk do të kthehet më pas.

Kurrë më parë nuk e kam dëgjuar të përmendet kaq shpesh fjala e urtë “Qeveria e kap lepurin me qerre.”

Se e kishim harruar këtë mësim popullor.

 

Ilir Metaj April 7, 2015 11:58
Komento

13 Komente

  1. Genta April 7, 12:21

    🙂

    Reply to this comment
  2. Antoneta Paco April 7, 12:35

    kam nje pyetje Ilir : pse nuk u fute ne kandidim per bashkin e Vlores? Do ishe me i miri nga gjith c’po degjojm e shikojm.

    Reply to this comment
  3. Mali April 7, 13:26

    Ilir,ju keni shume te drejte qe shprehni pak optimizem se gjrat kane marre per mire ne drejtim te gjykimit te deputeteve per bemat e tyre dhe se mund te rihapen edhe shume ceshtje te tjera qe kane zene pluhur,por qe nuk mjafton vetem vullneti i qeverise e z.Rama ,por do te duhej qe nje reforme e thelle ne drejtesi te largonte gjyqtare e prokurore te krimbur qe jane pengesa kryesore e pastrimit te politikes nga te korruptuarit dhe kriminelet qe nuk jane te paket .Vetem pasi te behet reforma mund te shpresojme se drejtesia do behet e s,do te kemi te pandeshkuar deri ne kupolen e shtetit.

    Reply to this comment
  4. roberto April 7, 14:39

    Pa pastruar “HAURET E AVGJISE” te DREJTESISE SHQIPTERE,asgje nuk do behet ne Shqiperi!
    Edhe sikur ENVERI te ngjallet ,me kete DREJTESI do te kishte falimentuar!
    Jam imendimit qe ASNJE GJYQTAR dhe PROKUROR qe sot eshte ne pune te MOS QENDROJE NE DETYRE!
    Te hiqen te gjithe dhe perkohesisht te merren ….MAROKENE!!!

    Reply to this comment
  5. Podgora April 7, 14:44

    Z.Metaj,nuk perkon titulli me thelbin e shkrimit.U rreka te gjeja ne artikullin tuaj,se ku e kishte kapur qeveria lepurin me qerre.Kjo shprehje do t’i vinte ne siklet edhe liderat e shteteve me te zhvilluara.Per shtetin tone do te ishte me e arsyeshme te perdornim shprehjen:”Po,qeveria e jone ze vetem lepuj.”

    Reply to this comment
  6. Alda April 7, 14:46

    Gjithnje interesante shkrimet tuaja. Z. Metaj.
    Nje realitet i nderthurur mes te vertetash te hidhura.
    Vlores i duhen njerez pende-arte pse jo dhe te jene ne krye te saj.

    Reply to this comment
  7. LOVE April 7, 16:32

    e lexova dhe rilexova
    e rrotullova mendjen se mos kam harruar ndonje episod ne telenovelen “Rilindje”
    zero ,asgje nuk mu kujtua ,dhe te siguroj qe nuk jam me Alzajmer
    dhe ne fund me ate fjalen e urte qe ke shkruar ,kuptova qe …
    lepuri ka hipur ne qerre .bashke po bejne rrugen .

    Reply to this comment
  8. tomy April 7, 17:08

    perfect,te lumte. koncize ,spontane dhe mbi te gjitha reale per nga point of view.

    Reply to this comment
  9. TIM ASKUSHI April 7, 18:03

    po prape ti mo shoku,,,,,me analiza pa lidhje,,,,,PO QEVERIA TE BEN DHE TE SHTROHESH NE SPITAL SIKUR JE ME ATAK KARDIAK,,,,,po ca ben more,,,,se keshtu e bere dhe ne beherin e kaluar,,,,me LINDITA NIKOLLEN,,,,,kalliri plot e mbane koken ulur,,,,PO VARI LESHTE KJO ESHTE SQIPERIA,,,,,ca jane popull me halle dhe ca bejne si te zgjuar,,,,,tregohu pak burre sikur dukesh nga fotua,,,,se nuk ja vlen qe ti qe je ke fut sa krahu vete EDI RAMES ME VOTAT te shkolla ALIM XHELO ne 2009,,,,,fute votat si komisioner i ps,,,,dhe ja hodhe pd,,,,PO RRI MIRE DHE MOS BEJ TE ZGJUARIN,,,,,SE EDI RAMA PO TA KA FAL TY KETE QE BERE NE 2009 TE SHKOJE NE TE SEMES,,,,,OKKKKK,,,,,KESHTU SHKRUAJNE BURRAT,,,,,HAPUR DHE PA HILERA,,,,,JO SI,,,,,,,,,,,,,,,,,

    Reply to this comment
  10. Kris 1 April 7, 18:25

    mua me duket se Edi po vrapon te kap lepujt e Europes se ne shqiperi lepujt po mbarrojne barin dhe po hane rrenjte e lisave.

    Reply to this comment
  11. M A R K O April 8, 18:18

    Lepujt kane “kaperdirer” buallin ne Shqiperi…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*