Kur Shqipëria ishte atdhe i dytë për grekët

Seit Jonuzaj August 11, 2015 15:00

Kur Shqipëria ishte atdhe i dytë për grekët

Muaji gusht është edhe muaji i provokacioneve në shkallë të gjerë që ndërmorën forcat monarkofashiste greke 66 vjet më parë ndaj vendit tonë. Këto provokacione të forcave greke, të mbështetura nga artileria dhe aviacioni, nisën më 2 gusht 1949 me sulmin e befasishëm në orën 05.00 të mëngjesit kundër territorit shqiptar në sektorin kufitar të Bozhigradit. Grekët qëlluan me artileri fshatin Vidohovë, ku posta e kufirit aty, megjithëse me numër të vogël kufitarësh, bëri një qëndresë heroike. Por me mbështetjen edhe të reparteve të Ushtrisë Popullore, zona e Vidohovës u bë një pengesë e pakapërcyeshme dhe aty mbetën shumë të vrarë nga rradhët e agresorëve. Këto provokacione që zgjatën gjatë gjithë muajit gusht e deri më 5 shtator, duke u shtrirë edhe në sektorët e Leskovikut, Bilishtit, Kapshticës etj. shkaktuan shumë dëme njerëzore e materiale. Por armiku dështoi, duke u zmbrapsur nga forcat tona. Rreth 100 të vrarë e të plagosur dhe tre robër lanë grekët në këtë luftë. Në qëndresën heroike për mbrojtjen e kufijve tanë të shtrenjtë, që i bënë kufitarët dhe forcat e Ushtrisë Popullore shqiptare ushtrisë monarkofashiste greke, dhanë jetën duke luftuar trimërisht disa  ushtarë e oficerë tanë, si  oficerët Memo Nexhipi nga fshati Dukaj i Tepelenës, Ferik Strataj, bir i fshatit Kallarat e të tjerë. Më këtë qëndresë të forcave tona, u arrit të zmbrapseshin forcat monarkofashiste dhe kufiri ynë të mbetej i pakalueshëm.

Si pretekst i këtyre provokacioneve monarkofashistëve grekë u shërbeu thyerja dhe dalja jashtë territorit grek e forcave të ushtrisë demokratike (partizane) greke. Duke filluar nga gjysma e dytë e vitit 1949, në malin e Gramozit dhe Vis u zhvilluan luftime të ashpra midis forcave të ushtrisë demokratike dhe forcave të djathta mbretërore greke që ndihmoheshin nga forcat e ushtrisë anglo-amerikane. Strategjia e përqendrimit të ushtrisë demokratike në malet e Gramozit e të Visit rezultoi fatale për të. Nga izolimi në këto male, ushtria demokratike u  detyrua ta lërë territorin grek e të shpërndahet, duke kaluar në shtetet  fqinjë me Greqinë, siç ishte dhe Shqipëria.

Duke përfituar nga përkrahja anglo-amerikane, forcat mbretërore monarkofashiste u përpoqën  të hynin në territorin e Shqipërisë me pretekstin se po ndiqnin forcat partizane greke. Por qëllimi i vërtetë i tyre ishte realizimi i ëndrrës së vjetër të Megali idhesë për aneksimin e jugut të Shqipërisë, të quajtur prej tyre Vorio Epir, d.m.th. Epiri i Veriut.

Gjatë muajve të fundit të vjeshtës së atij viti (1949), forcat e ushtrisë partizane greke, të rrethuara në malet Gramoz e Vis, ku i nënshtroheshin edhe bombardimit të aviacionit amerikan, u detyruan të tërhiqeshin e të dilnin nga territori i tyre. Mijëra partizanë grekë kaluan për strehim në Shqipëri, Jugosllavi, Bullgari e deri në Poloni, Çekosllovaki, Hungari dhe në Bashkimin Sovjetik.

Qeveria shqiptare për strehimin e forcave të ushtrisë demokratike greke që u futën në Shqipëri ngriti disa kampe, si në Librazhd, Burrel e gjetkë. Ajo u kujdes që të trajtoheshin sa më mirë që të qe e mundur. Por meqenëse në ato vite mbajtja e këtyre forcave përbënte një barrë të rëndë dhe jo vetëm kjo, por pse jo edhe rrezik për sigurinë e vendit, sepse do të shfrytëzohej si pretekst nga qeveria monarkofashiste greke për të ndërmarrë sulme në shkallë të gjerë ndaj Shqipërisë për të realizuar qëllimin e hershëm të saj, siç e përmendëm më lart.Greek-Civil-War-12

Kështu që, në marrëveshje me qeverinë sovjetike, forcat e ushtrisë demokratike greke të vendosura në Shqipëri, nisën lëvizjen drejt Bashkimit Sovjetik. Ato largoheshin me anije transporti sovjetike nga Durrësi për në Detin e Zi deri në portin Batumi në brigjet e Kaukazit. Nga Batumi me tren mbërrinin në kryeqytetin e Azerbajxhanit në Baku dhe prej andej përmes detit Kaspik me anije hidheshin në Turkmenistan. Atje, qeveria sovjetike i futi në punë për realizimin e një plani për shndërrimin e shkretëtirave të Karakumit të Turkmenisë në toka pjellore të gjelbëruara e të banuara.

Por lexuesi me siguri do pyesë se ç`lidhje ka titulli që mban shkrimi me përmbajtjen e deritanishme. Ja lidhja.

Gjatë udhëtimit nga Durrësi deri në Baku, shumë partizanë e partizane sëmureshin dhe duhej të shtroheshin në spital dhe pas shërimit të mund të hidheshin në Turkmeni. Në këtë kohë, tetor-nëntor 1949, unë, student i vitit të dytë të Akademisë ushtarako-detare “Kirov” të Bakusë, ndodhesha i shtruar në spitalin ushtarak të marinës me plevit, me ujë në mushkëri. Kuptohet që lëvizja e partizanëve grekë bëhej në sekret të plotë. Prandaj të sëmurët, jo vetëm do shtroheshin në spitalin ushtarak të marinës, por do silleshin në mesnatë që të mos binin në sy. Për këtë, një pavijon i atij spitali u shpall “Pavijon infektiv” që të mos qasej askush atje.

Një ditë, mjeku i dhomës time më thotë se më kërkonte drejtori i spitalit. E prita me shqetësim të madh këtë kërkesë të drejtorit që nuk e kisha takuar e as parë ndonjëherë. Mendova se, për shkak të sëmundjes së rëndë plevitit me ujë në tetë brinjë, do më komunikonte paaftësinë time shëndetësore për të vazhduar akademinë ushtarake për detari. Tërë shqetësim, trokita dhe u futa në zyrë. Më bëri përshtypje të madhe pritja shumë e ngrohtë që më bëri drejtori, duke u ngritur në këmbë, duke më përshëndetur me përzemërsi dhe duke më afruar kolltukun që të ulesha. Në fillim më pyeti për gjendjen shëndetësore dhe a isha i kënaqur me shërbimin dhe mjekimin etj. Pastaj doli te gjuhët e fqinjëve të Shqipërisë që mund t`i dija, si ballkanas që isha, m`u shpreh ai. Mora frymë lirisht se ky kalim bisede te gjuhët e popujve fqinjë të vendit tim, tregonte se nuk isha thirrur për atë që më shkoi mendja mua, por për diçka tjetër që nuk po e kuptoja ku donte të dilte. I thashë që mirë di serbokroatishten, pak fjalë greqisht dhe fare pak italisht. Ai ngulte këmbë që mbase dija më shumë greqisht. Jo i thashë, po pse dashkeni që të di më shumë greqishten? “Do të ta them”, më tha, “se prandaj të thirra, por është shumë sekret dhe nuk duhet ta marrë vesh asnjeri për çfarë do flasim bashkë. Ne, sonte në mesnatë presim një grup partizanësh grekë të sëmurë, por kërkojmë ndihmën tuaj për t`u marrë vesh me ta, se ne nuk dimë greqisht. Këtu në Baku e në përgjithësi në rajonin e Kaukazit ka shumë grekë të hershëm, por gjatë Luftës së Madhe Patriotike shumë prej tyre mbajtën qëndrim pro gjerman. Prandaj nuk kemi besim të thërrasim ndonjë nga grekët e  këtushëm si përkthyes, për shkak të sekretit që ka ky problem. Tek ti kemi besim se përderisa shteti yt të ka dërguar për studime këtu te në Bashkimin Sovjetik, duhet të jesh njeri i besuar”, u shpreh drejtori. “Po si do bëjmë, vazhdoi ai me shqetësim, nëse ti me të vërtetë nuk e di greqishten?”

Markos_Vafeiadis  Mos u shqetësoni, i thashë se do ju ndihmoj. Po si? – më pyeti me padurim. I shpjegova se në Greqi ka shumë njerëz që dinë shqip se janë me prejardhje shqiptare ose dinë serbisht se janë me prejardhje sllave. Kështu që do dalim nga situata. Më përgëzoi e më porositi që të mos i thosha njeriut. Në pavijonin që e kemi shpallur infektiv, do hysh vetëm ti dhe dy mjekë që do i shoqërosh e do u përkthesh gjatë vizitës që do u bëjnë të sëmurëve grekë, e mbylli bisedën me mua drejtori i spitalit..

Në mesnatë mbërriti një grup partizanësh prej rreth 30 vetësh meshkuj e femra. Pyetjes sime greqisht se kush di shqip, nuk iu përgjigj njeri. I pyeta për serbisht. Di unë, m`u përgjigj njëri nga meshkujt. Mjekët nisën nga pyetjet rusisht, unë i përktheja serbisht dhe partizani grek ua përkthente greqisht shokëve e shoqeve të tij dhe po kështu anasjelltas u vinin përgjigjet mjekëve. Ky ritual vazhdoi për rreth dy javë të qëndrimit të tyre në spital. Doli ky grup dhe mbërriti grupi tjetër, po ashtu me mbi 30 djem e vajza partizane. Nuk m’u dha t’i pyesja nëse kishte njeri që dinte shqip, po i pyeta kush dinte serbisht. Një djalë biond jo nën 30 vjeç, me emrin Miço, m’u përgjigj se dinte serbisht. Si më parë, menjëherë nisi përkthimi rusisht-sërbisht-greqisht e anasjelltas. Por, djaloshi grek më ndërpreu, duke më kërkuar të flisja më ngadalë se nuk e dinte mirë serbishten. Shqipen di mirë, më tha, po ku ta gjej unë këtu përkthyesin shqiptar. Si the, ia prita unë serbisht, di shqipen ti? Si greqishten, m’u përgjigj. Po unë shqiptar jam dhe mund të flasim shqip. Si, more qenke shqiptar e më torturove me serbishten dhe m`u hodh në qafë e më puthi. Po edhe unë jam shqiptar nga Konica përtej Leskovikut, më tha. Por vetëm brenda mureve të shtëpisë flasim shqip, më tha, se jashtë shtëpisë e kemi të ndaluar nga regjimi grek të flasim shqip.

E fliste shqipen sikur të ishte nga Korça. Pasi më tregoi për mikëpritjen e madhe dhe trajtimin e mirë që u ishte bërë në Shqipëri, m’u shpreh: Shqipëria për ne është atdheu i dytë. Përzemërsia dhe gjallërimi i komunikimit shqip me grekun ra në sy të disa gjeneralëve dhe mjekëve që interesoheshin për të sëmurët grekë, prandaj më pyetën se çfarë ndodhi. Kur u tregova, qeshën me të madhe. Kështu, me këtë grup përkthimi ndoqi rrugën rusisht-shqip-greqisht dhe anasjelltas. Aq shumë dashuri e respekt krijuan për mua si shqiptar, sa që u miqësuam pa masë dhe nuk më lëshonin të largohesha për në pavijonin tim as për ushqim e ilaçe, por i detyronin infermieret të mi sillnin aty. Vetëm për të fjetur vonë në darkë ngjitesha në dhomën time. Me Miçon shkonim dhomë më dhomë te të sëmurët e të sëmurat dhe bisedonim miqësisht, bënim shakara e tregonim historira zbavitëse. Në çdo bisedë, kryetemë ishin rrëfimet për përshtypjet e tyre shumë të mirë që u kish lënë qëndrimi dhe trajtimi në Shqipëri, duke theksuar shprehjen “Shqipëria është atdheu ynë i dytë” që nuk ishte vetëm mendimi i Miços si shqiptar nga origjina, por edhe i grekëve të mirëfilltë.

Po erdhi një ditë që do ndaheshim me ta, sepse unë do dilja nga spitali si i shëruar, madje qëndrimi im aty u zgjat ca pikërisht për shkak të nevojës që kish spitali për përkthyes. Ndërsa grekët do qëndronin dhe ca ditë aty. Por ndarja ime me ta u shkaktoi keqardhje që, jo vetëm ma shprehën, kur u takova me të gjithë brenda pavijonit të tyre, por edhe kur po dilja nga spitali, dolën të gjithë në oborrin e pavijonit dhe më përcollën me përshëndetje me dorë e me lot në sy.  Unë u ktheva në bankat e Akademisë, ku më prisnin shokët e mi të klasës, ndërsa pas ca ditësh edhe grekët dolën  nga spitali dhe u hodhën në Turkmeni për t`u bashkuar me bashkëluftëtarët e tyre.

 

Seit Jonuzaj August 11, 2015 15:00
Komento

16 Komente

  1. Gjin Bue Shpata August 11, 15:07

    Por, nqs Miçoja i bie qe te jete “arvanitas” pse e keni vendosur titullin ” Kur Shqipëria ishte atdhe i dytë për grekët” …nuk ka kuptim.

    Reply to this comment
    • Elpiniqi August 11, 20:11

      Ky shkrimi i ketij S.Jonuzaj eshte i tipit “A DONI ME PER BELUL GJERAQINEN”!!!
      Si nuk kane TURP qe shfrytezojne nje NGJARJE TE LAVDISHME DHE HEROIKE TE USHTRISE POPULLORE DHE SHTETIT SHQIPTAR SOCIALIST te sapo dale nga LUFTA per te nxjerre SURRATIN e tyre te pa lare!!!
      Tre cereku i shkrimit permban BEMAT e ketij GJYTYRYMI ne Baku!!!
      U be edhe ky si ata PALO “DHJETORISTET”,qe per 25 vjet na cane TRAPIN se gjoja na paskan prure demokracine!!!
      Dhe po vete po ia nxjerrin bojen vetes duke vertetuar se ata kane qene SPIUNE TE RAMIZ ALISE!!!
      Ne se do t’i permbaheshin variantit te tyre se ata na paskan prure demokracine ne Shqiperi,sot duhet te perballeshin me URREJTJEN ME TE MADHE TE POPULLIT SHQIPTAR se ata na paskan prure jo demokracine,por FASHIZMIN ANTI DEMOKRATIK!!!
      TURPI I MBULOFTE!!!

      Reply to this comment
  2. Pilo Lala August 11, 15:12

    Tregim shume i rralle.
    E besoj plotesisht, sepse jepen detaje qe nuk ka fantazi qe i krijon.
    Shume interesante, besoj qe shume Shqiptare nuk e dine kete gje.

    Reply to this comment
    • Kucjoti August 11, 18:21

      Z Pilo ! Mbase nuk ke faj se kaqe ke mesuar dhe kaqe di po se besoj se kjo eshte e VERTETA e VERTETA . Gjate luftes civile Greke Andartet Greke hynin ne teritorin Shqiptar mjekoheshin , furnizoheshin dhe kalonin prape kufirin te luftonin
      QEVERIJA e Hoxhes e bente kete per te ndihmuar komunistet Greke qe ne Greqi te triumfonte Komunizmi po Greket me ndihmen e Anglezeve nuk e lane te ndodhte ajo qe ndodhi ne Shqiperi . Sa per Arvanitasit qe jetojne ne greqi I kam njohur edhe une ashtu SI I ke njohur ti ne nje rast ndersa une kam disa raste
      1- punoja ne nje kompani te vogel qe prodhonte makineri per prodhim buke , pronari i saj mbas disa kohe qe une mesova Greqisht me tha : edhe une isha bere gati qe te aratisesha ne Shqiperi se rethi ku jetoja me kishte mbushur mendjen po fati im qe gruaja ime me kethehu mendje dhe ja Ku jam sot . Dhe une i thashe qe po te kishe ardhur dhe sikur te kishe shpetuar pa te Egzekutuar SI spiun do ishe sot SI jam une qe erdha dhe punoj per ty qe ti me ke thene qe je me I afte se une
      2- Me dergon pronari per te riparuar nje Fure ne nje fshat te Athines dhe me tha qe pronari eshte Arvanitas , shkova dhe gjeta nje Vajze i thashe Ku eshte pronari ajo me tha eshte ne mal me bagetite po me qe greqishtja ime dallohesh me tha nga je i thashe Shqiptar ajo filloj me te thirura qe vuri me ne pah shemtine e fytyres mori ne tel pronarin Tim duke I thene : me solle nje palo Allvane te me regulloje furen mere mbrapa dhe me dergo tjeter
      Fillova pune ne nje kompani qe meresh me ndertim dhe kishte shume Vinca,nje pune e bukur qe me kenaqte megjithese e rezikeshme . Kur skishim montime vincash punonim ne oficine Ku riparonim pjese te demtuara te tyre , atje punonte dhe nje Arvanitas me Fodrome dhe afrohet nje dite dhe hapet debat per Shqiptaret Ku i vetmi isha une kishte mendime te mira dhe te keqija se edhe ne beme mjaft te keqija aty kur hidhet ai Arvanitasi qe une deri ne ate moment nuk e dija per te tille dhe thote : gjithe bordellot e Athines Jane mbushur me SHQIPTARE e degjova dhe I thashe po deri tani nuk ishin putanat Greke qe mbanin hapur bordellot
      Llogjika e tij ishte qe jo tani Jane shtuar putanat vetem me Shqiptare kur u hodh nje grek tjeter dhe I tha ti duhet ta dish mire se je Arvanitas une mbeta i shokuar dhe I thashe e po tamam e di mire ti se te ka vajtur gruaja apo vajza jote dhe dhe ai e mbylli . Keshtu I kam njohur une Arvanitasit qe kur KISHIN nevoje shisnin dhe bythen

      Reply to this comment
      • Drita August 12, 10:17

        Ne fakt keto keto historirat e tua jane interesante me shume se vet shkrimi.:) Nuk shoh verdall histori emigrantesh per gjera te ditura tashme, si diskrminim ne Greqi, racizm etj. E vertete qe Shqiperia, ka patur disnivel ekonomik me Greqine, por kjo s”ka lidhje as me grekun as me ne, por me Perendimin. Ato Eurot e Grekut ishin euro qe ja jepshin. Shqiperise kurre si kane dhene aq euro nidhme, as tani ne Demokraci. Qe nga Osmanet e deri tani 5 here i kane dhene Greqise billiona euro, qe ai vend me njerez komplet si ne te behen ndopak e lesh u be. Po ta dish, se ke bere gabim qe je treguar inferior ndaj grekut qe te ka thene se do vinte ne Shqiperi.Po te kishte ardhur ketej do e benin Sekretar partije. Se ne gjithe minoritaret o i beme me shkolle te larte per mjekesi e arkitekture, dhe do kishte folur greqisht, se s’do e kishte detyruar njeri te harronte gjuhen sic bene me arvanitet. Kurse keta Arvanitet ke te drejte, me ka rene rasti ti degjoj, por kjo ndodh sepse ata i hoqen identetin dhe kam vene re qe presioni social ne Greqi kundrejt “jo-grekve” eshte i madh. Ndaj kemi sot Shqiptar qe kane ikur pas “90 e hiqen si grek, e si kane mesuar gjuhen as femijve. E keshtu, keshtu, rrofsh.

        Reply to this comment
  3. 008 August 11, 15:15

    para nje muaji ishte 10 korriku dita e ushtrise popullore dhe asnje lloj perkujtimi apo aktiviteti…

    ushtria nuk ishte e enver hoxhes por e kombit shqiptar…

    per cudi shqiptaret festuan 2 korrikun diten e ambasadave dhe pe r” cudi” nga 1990 nga Europa shqiptaret azilante po trajtohen si indianet e kuq te amerikes veriut.

    pse jemi shperfyteruar si popull..ku eshte rinia,inteligjenca kush na shkaterroi.

    kam zgjedhur pjese nga tregimi I nje te njohuri tim per provokacjonet e gushtit 1949 dhe krahesoni me gjendjen sot

    lexim te kendshem

    ****

    Pati shumë të vrarë nga rradhët e ushtrisë shqiptare?

    Një regjiment u vra në frontin e luftës kundër tentativës greke e befasishme për të hyrë në tokën shqiptare. Repartet tona thuasje ishin shkatërruar plotësisht, Tek-tuk kishte mbetur ndonjë ushtarë gjallë. Erdhën përforcime edhe nga Tirana. Nuk e lëshonim frontin. Greku në fillim e mori lehtë. Mendoi se duke na bombarduar me topa dhe duke na luftuar edhe me avionë do e kishte të lehtë për të shkelur tokën tonë. Por nuk i kishin bërë mirë llogaritë.

    Nga repartet tona në Bilisht e Kapshticë mbetën 4-5 ushtarë, të tjerët e vranë. Lufta përfundoi në përleshjen bajonetë më bajonetë. Një këmbsori e tëra u shkri për të mos lejuar grekun të na pushtojë. Për ne kishte shumë vështirësi në njohjen e ushtarëve tanë nga ata grek pasi uniforma ishte thuasje e njëjtë, me fare pak dallime, edhe ato të padukshme në një front lufte. Rrobat tonë e ato të grekut kishin gjyrë kafe. Beteja trup më trup u zhvillua në vijën kufitare. Ne bënë shumë përparim ditën e fundit të sulmit. Në çastet finale ne me mitraloz të rëndë kishim zënë pozicionet dhe qëllonim drejt kufirit për të mos lejuar që në vijën e parë të sulmit grekëve t’u vinin përforcime. Pjesa më e madhe e betejës u zhvillu në zonën e pyllëzuar në kufi.

    Greku la shumë forca, më shumë se ne pasi ata nuk e kishin marrë parasysh se ushtria jonë do të kacafytej trup më trup me ta. Hedhja në mësymje e forcave tona i çorientoi grekët. Shumë ikën dhe lanë frontin për të shpëtuar kokën, ndërsa të tjetër mbetën sit ë zënë në qark pasi ushtarët tanë u sulën me forcë shumë të madhe e të shpejtë duke mos u lënë kohë grekëve të ikin. Fusha, lugina e vogël dhe pylli u mbushën me të vrarë. Aq betejë e përgjakshme ka qenë sa edhe pas një javë, dy javësh gjendeshin e mblidheshin trupa të vrarë si nga ne edhe nga pala greke. Ditët e para e kishim të pamundur të kalonim pa prekur e pa shkelur të vrarët, aq shumë të mbetur në luftë kishte në atë betejë. Ushtria, shokët, prindërit mblidhin të rënët në këto provokacione të fashistëve grekë. Komandanti dhe komisari u vranë, jo në pikën ku isha unë po diku tjetër. U hidhërova shumë kur mësova për fatin e tij, të komandantit dhe shokëve të tjerë. Por kjo ishte luftë dhe atë e fituam, ndonëse me sakrificë. Grekët morën një mësim shumë të madh duke lënë në këtë provokacion qindra të vrarë.

    Një pjesë e juaja e kishte për herë të parë përballjen me armikun, luftën dhe përgjithësisht ishit moshë e re. Kishit frikë kur mësuat se do të përfshiheshit në front?

    Kisha mbushur 19 vite. Kaq ishte edhe mosha ushtarëve të tjerë, 19-20 vjeçar. Kishte sa të nxehej njeriu. Kur u nxemë në gjak nuk donim t’ia dinim nga shkojmë e nga vimë, me kë përballemi dhe cili jeton apo cili vdes. Të gjithë shikonim vetëm përpara. Nuk frikësoheshim se çdo të bëhej. Kujdeseshim vetëm për të ruajtur veten dhe për të sulmuar drejt objektivit që kishim. Lufta nuk njeh frikacakë. Këtë e dinim mirë. Po të ishim frikacakë do e humbisnim betejën. E fituam vetëm pse kishim moral të fortë. Grekët u tërhoqën vetëm kur panë se si ushtarët shqiptarë hidheshin në grykën e pushkës së tyre dhe kacafyteshin trup më trup. Çdo njëri nga ne llogariste të lante veten e tij, pra të vriste së paku dy armiq. Ne po mbronim tokën tonë dhe kjo na bëntë të fortë. Nuk dëgjohej ndonjë ushtarë duke bërtitur.

    Plagosej, rridhte gjaku, merrtë plagë në kokë, në sy, në gjoks, vritej dhe nuk dëgjohej njeri të kërkonte ndihmë, të qante apo të lëshonte zë. Jo, jo. Hiç. Fare. Nuk kishte mjek e infermierë. Kështu që ndihma jepej nga vet ushtarët, bashkëluftëtarët, për të plagosurit. Apo të paktën unë nuk kam parë ndonjë ndihmë mjeksore për të plagosurit. Ishin shokët që i tërhiqnin nga lufta duke i kapur për krahësh apo edhe në kurriz. Që andej dërgoheshin në Korçë. Në kohën që nisi përleshja me bajoneta, ushtarët tanë mbështeteshin tek njëri -tjetri dhe godisnin në të njëjtin drejtim, ktheheshin në anën tjëtër dhe bënin të njëjtën gjë. Me të dështuar provokacioni grek në kufi nisën të shpalleshin edhe ermat e të vrarëve. Në fillim emri im u shpall i vdekur.

    Nëna dhe vellëzërit e motra e kishim marrë lajmin e keq. Disa javë më vonë e kishin marrë vesh se unë jetoja. Me familjen jam takuar pas një viti, në kohën kur shërbeja në polici, pra tre vite e gjysëm pasi isha ndarë me ta për të shkuar në shërbimin ushtarak.

    lavdi ushtrise popullore shqiptare !

    Reply to this comment
    • Partizani August 11, 22:37

      Jo more “008” !
      Ku i ke gjetur keto te dhena te fandaksura qe zhgarravit aq sa thua qe repartet shqiptare u vrane te gjithe vetem 5-6 vete mbetenh gjalle???
      Po atehere si u zbrapsen karofillaket greke nga kufiri yne???
      Ti8 jue nje masdhtues ordiner i pa cipe!
      Hiqesh sikur shkruan per heroizmin shqiptar,por nga ana tjeter fallcifikon te dhenat,pra nxjerr se greket na paskan bere pluhur e hi!!!
      USHTRIA POPULLORE E SHTETIT te Enver Hoxhes,e sapo dale nga LUFTA i derrmoi greket dhe beri qe per 50 vjet te mos guxonte kush te ndermerrte guximin per te na sulmuar!!!
      LAVDI USHTRISE POPULLORE HEROIKE DHE KOMANDANTIT TE SAJ LEGJENDAR ENVER HOXHA!!!

      Reply to this comment
  4. Drini August 11, 15:47

    Nje shkrim si ato aotobiografite ne kohen e dulles.Tipik shkrim i kohes se enverit.Mire dhe per komunistat qe Kane nje gazete ku te shprehin talentin.Komunistat Kane qene njerez te mire,po shume Rrota.k ,prandaj i ka shfrytezuar enveri me kliken e vet deri ne palce,sic Po i shfrytezon sot iliri,se komunistat shkerdhata i ka marre Saliu shumicen,e pak kane ngele me ramen.

    Reply to this comment
  5. 008 August 11, 16:14

    ME SHUME SHQIPTARE U VRANE NE PROVOKACJONET E SALI SERBIT NE MARS 1997 SE SA NE PROVOKACJONET E GUSHTIT.

    E PERBASHKETA NE KETO 2 RASTE ESHTE SE AMERIKANET KANE QENE “TIFOZE” ME GREKET NE 1949 DHE SALI SERBIN NE 1997..NDONSE ME KETE MENDER BURRIN E SHTETIT HIQEN SIKUR E LUFTOJME ME AMBASDORET E TYRE POR E LENE ATE TI SHKELE ME KEMBE.

    PROVOKACJONET E MARSIT 1997

    NGA SALISERBI:..BURRI I SHTETIT I ARVIZUSE DHE YLLI RAJERSONIT..

    Data 1 Mars 1997: Vlora është nën pushtetin e bandave dhe trafikantëve. Fillon emigrimi masiv. Në Lushnjë disa policë rrihen barbarisht. Shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Rebelët marrin bazën e Pashalimanit, simbol i rezistencës së shtetit. Fillon shpërthimi masiv i depove të armëve. Në Himarë digjet bashkia. Digjet ndërtesa e policisë në Gjirokastër. Qindra të burgosur janë të lirë.
    . Data 2 Mars 1997: Dorëhiqet qeveria e Aleksandër Meksit. Në Vlorë me mijëra armë godasin qiellin në shenjë fitoreje. Parlamenti miraton shef të operacionit për rivendosjen e rendit, shefin e SHIK, Bashkim Gazideden.
    . Data 2 mars 1997: Gazidede urdhëron mbylljen e shkollave në mbarë vendin në një afat të pacaktuar. U vendosën gjithashtu kufizime ndaj shtypit dhe ndaj furnizimit me mallra konsumi të popullatës.
    4 Data 3 mars 1997: Në Kavajë, bastion i PD, mbi 5000 veta vullnetarisht armatosen për të mbrojtur qytetin nga një sulm i mundshëm nga bandat e armatosura.
    . Data 3 mars 1997: Agjencia italiane e lajmeve ANSA komentonte : “I gjithë skenari po shfaqet si një strategji politiko-ushtarake dhe jo si një manifestim spontan popullor. Për të mbledhur njerëzit tek Sheshi i Flamurit janë vënë në dispozicion për ditë të tëra makina të posaçme”.
    . Data 3 Mars 1997: Digjet Qendra e Formimit Profesional në Vlorë, që kishte kushtuar 7 milionë $ amerikanë. Plaçkitet nga një grup prej afro 100 vetësh kompleksi “Adipetrol” në Gjirokastër. Persona me maska marrin në dorë një anije luftarake dhe sulmojnë Sarandën, ku djegin godinat e policisë dhe SHIK.
    . Data 3 Mars 1997: Shpërthen burgu 313, duke lënë të lirë qindra kriminelë, rrëmbejnë 400 armë dhe shkatërrojnë mjediset e burgut.
    . Data 4 Mars 1997: Në Vlorë vazhdon shpërthimi i depove. Nëpër pallate vendosen snajpera, kurse Ura e Mifolit bllokohet dhe minohet.
    . Data 4 Mars 1997: Në Shkodër ushtria kapitullon. Studentët grevistë i japin fund grevës duke festuar me shampanjë në diskotekë.
    1. Data 4 Mars 1997: Komitetet në Sarandë, me në krye Arben Imamin, patrullojnë detin me anijet e marinës, policia detare dorëzohet, shteti humb kontrollin mbi hapësirën detare..
    . Data 4 Mars 1997: Saranda shpall autonominë duke deklaruar se në këtë zonë banojnë 20.000 grekë.
    . Data 5 Mars 1997: Afro 50 ushtarakë bashkohen me protestuesit, formohet “Komiteti i Shpëtimit Publik të Vlorës”, fillon të veprojë si strukturë paralele duke kryer de-fakto një grusht shteti.
    . Data 5 Mars 1997: Shpërthejnë depot në Memaliaj dhe në Tepelenë. Digjen godinat e policisë në këto qytete.
    . Data 5 Mars 1997: TV grek “Mega”, në lajmet e orës 14:00 (13:00 me orën tonë) deklaroi: “Sot grupe të armatosura në Jug të Shqipërisë ngritën për herë të parë flamurin e Vorio Epirit, kërkojnë ndarjen e pjesës së jugut nga pjesa tjetër e Shqipërisë, duke filluar nga Tepelena
    . Data 6 Mars 1997: Presidenti Berisha dhe partitë politike mblidhen në një tryezë dhe nënshkruajnë një deklaratë ku dënojnë shpërthimet e depove dhe bëjnë thirrje për dorëzim të armëve. 6 orë më vonë, zyrtarisht liderët e PS dhe PAD mohojnë çdo lloj përgjegjësie dhe obligimi ndaj kësaj deklarate që ata e kishin konsideruar “sukses politik”.
    . Data 6 mars: TV grek “Sky”, në lajmet e orës 17:00 (16:00 me orën tonë), deklaron: “Para disa minutash kanë dalë nga mbledhja krerët e grupeve të armatosura të Sarandës, të cilët kanë vendosur të sulmojne sot në darkë Gjirokastrën. Ata nuk do t’i lëshojnë postoblloqet si dhe presin me padurim gjyqin e sotëm popullor që do t’u bëhet tre robërve të kapur në sheshin kryesor të Sarandës të cilët thuhet se janë punonjës të SHIK-ut dhe me përkatësi veriore”.
    . Data 7 Mars 1997: Rebelët shpartallojnë ushtrinë në Gjirokastër. Dorëzohet ushtria e pushtetit të Berishës, mjetet ushtarake bien në duart e komitetit ushtarak të qytetit. Me rënien e Gjirokastrës, i gjithë Jugu është jashtë kontrollit.
    . Data 7 Mars 1997: Sulmohet “Aeroporti Kombëtar i Rinasit” nga fshatarë të zonave përreth, plaçkitet “Universiteti Bujqësor i Tiranës”.
    . Data 8 Mars 1997: Presidenti Berisha dorëzohet, organizon një mbledhje me të gjitha partitë politike, lidhur me krijimin e qeverisë së re.
    . Data 9 Mars 1997: Shpartallohet plotësisht divizioni i Gjirokastrës. Drejtuesit e divizionit ishin vetëdorëzuar dhe kishin marrë drejtimin e rebelimit në këtë qytet. Bandat kishin marrë peng një numër të madh ushtarakësh të forcave ndihmëse të Tiranës dhe kishin bllokuar disa tanke dhe një helikopter. Turmat sulmojnë shumicën e njësive private në qytet. Në mesnatë sulmohet dhe plaçkitet fabrika e përpunimit të qumështit në Libohovë.
    . Data 10 Mars 1997: Në Gramsh sulmohet godina e policisë, drejtohen drejt Fierit dhe marrin kontrollin e rrugëve. Berati bie në duart e komitetev dhe bëhet qendra kryesore e rebelimit pas Vlorës. Bashkë me të bien edhe Poliçani, Këlcyra dhe Skrapari. 11 Mars 1997 : Krijohet “Komiteti i Jugut” që kërkon rrëzimin e Berishës dhe kthimin e parave të humbura. Po ky Komitet propozon shpalljen e Vlorës kryeqytet të vendit dhe formimin e një shteti të ri të ndarë nga Tirana. Revolta përhapet në Veri, ushtria kapitullon kudo dhe një depo e madhe armësh hapet në Shkodër.
    . Data 11 mars 1997: Bie qeveria “Berisha”, vihen nën kontrollin e komiteteve qytetet Poliçan, Këlcyr, Përmet, Kuçovë, Delvinë, Sarandë, Skrapar, Berat, Gjirokastër, Himarë, Memaliaj, Tepelenë, Vlorë, Krujë, Burrel, Korçë, Elbasan, Shkodra, Lezhë dhe Laç.
    . Data 13 Mars 1997: Disa qindra vullnetarë të armatosur prej Qverisë, banorë nga Veriu, mobilizohet të mbrojnë kryeqytetin, sulmohet presidenca, Berisha përjeton natën më të rrezikshme të jetës së tij.
    . Data 13 Mars 1997: Dalin nga burgu Fatos Nano dhe Ramiz Alia. Revolta shpërthen edhe në Korçë. Në Lezhë rebelët djegin godinën e policisë.
    . Data 13 Mars 1997: Shkrimtari Ismail Kadare del në një mesazh drejtuar shqiptarëve në “VOA”, thekson se “Ora e Shqipërisë ishte kthyer prapa në luftën civile midis nacionalistëve dhe komunistëve në vitet 1943-44″.
    . Data 14 Mars 1997: i dërguarai i BE, Franz Vranitski emërohet për të zgjidhur krizën shqiptare. Ambasadorja amerikane del në ekranin e TVSH ku deklaron se misioni diplomatik i SHBA nuk do të largohet. Ajo gjithashtu deklaron se populli amerikan është me popullin shqiptar në këto momente të vështira.
    . Data 154 Mars 1997: Sulmohet fabrika e “Coca-Cola”, nga të paktat investime shumëkombëshe në Shqipëri. Jep dorëheqjen shefi i SHIK, Bashkim Gazidede. Rebelët pushtojnë portin e Durrësit. Në ekranin e TVSH shfaqet gjithë ditën thirrja “Atdheu në rrezik!”.
    . Data 15 Mars 1997: Rimerret kontrolli i aeroportit të Rinasit. Parlamenti miraton “Qeverinë e Pajtimit Kombëtar”. Krijohet “Komiteti për Mbrojtjen e Durrësit”.
    . Data 16 Mars 1997: Një miting masiv në Tiranë bën thirrje për paqe dhe bashkëpunim mes forcave ndërluftuese.
    . Data 17 Mars 1997: Nënë Tereza lutet për Shqipërinë dhe shqiptarët. Presidenti i “Popullit” largohet nga vendi me një helikopter ushtarak amerikan. Fatos Nano mban një konferencë për shtyp ku deklaron mbështetjen e tij për qeverinë e re.
    . Data 18 Mars 1997: Një “Komitet për Shpëtimin e Veriut dhe Shqipërisë së Mesme” kërcënon qeverinë e re “Fino” se nëse njeh komitetet e Jugut atëherë do të përballet me rezistencë ushtarake në gjithë Veriun e vendit. Si rezultat qeveria nuk njeh asnjë prej komiteteve të formuara në Veri, Jug apo Shqipëri të Mesme.
    . Data 20 Mars 1997: Zhvillohet në Tepelenë “Kuvendi i Komiteteve të Shpëtimit Publik”. Kërkesa e tyre kryesore dhe e pandryshueshme është largimi i Berishës. Gjithashtu propozohet krijimi i “Federatës së Jugut”.
    . Data 21 Mars 1997: Greqia kërkon të futet në territorin shqiptar me pretekstin e mbrojtjes së minoritarëve.
    . Data 23 Mars 1997: Rimerret kontrolli i Portit të Durrësit. Rifillon puna në të. Berati ndodhet nën sundimin e frikshëm të bandave. Lëvizja e njerëzve lejohet deri në orën 13:00. Bëhen 43 atentate me eksplozivë në 7 qytete.
    Data 24 Mars 1997: kërcënohet me vdekje familja “Berisha”, largon bashkëshorten Liri dhe dy fëmijët Shkelzen e Argita, duke i fshehur në Suedi.
    Data 25 mars 1997: Berisha nis trupa force të armatosura në jug, për të mposhtur rebelimin, kapen dhe mbahen peng 45 prej tyre, lirohen pasi kërkojnë falje publike në Tepelenë e Gjirokastër.
    . Data 26 mars 1997: Komitetet kapin dhe mbajnë peng 120 oficerë të ushtrisë dhe gardës në tepelenë, i detyrojnë të shajnë Sali berishën dhe të bëhen pjesë e komiteteve.
    . Data 27 mars 1997: Komiteti i Jugut, niset drejt Tiranës, për të sulmuar presiencën e Berishës.
    . Data 28 mars 1997: Berisha këkron falje për piramidat, u lutet komiteteve të jugut për bisedime.
    Data 29 mars 1997: Bashkim Gazidede, deklaron se do djeg jugun, nëse do guxojnë të sulmojnë Sali Berishën/
    . Data 30 mars 1997: Në Tepelenë kapen robër 240 nxënës “Skënderbegas” të armatosur me origjinë nga veriu, të dërguar prej qeverisë për të mposhtur komitetet e jugut.

    30 SHQIPTARE VRAU GREKU NE 49′
    4000 MIJE VRAU SALISEBI NE 1997…DHE MIQTE TANE TE LESHIT NDERKOMBETARE E REABILITUAN PER TURPIN E TYRE

    Reply to this comment
  6. faro August 11, 16:24

    Z. Jonuzajte falenderoj per kete ngjarje reale qe na percolle, pas 66 vitesh. Shume interesante!

    Reply to this comment
  7. robert August 11, 16:30

    Drin ti je i zgjuar shume dhe duhet te jesh bir Kurve .

    Reply to this comment
  8. SS August 11, 19:04

    Po mir nje plumb nuk u gjet per Sali qenin qe ka bere kaq shum krime sa dhe vendi qe e mban renkon nga ky monster berishjane Hej gringo 1.000 000& per koken me shume qoshe te Sali Berishes Prova eshte me plumbin e arte per te vertetuar perendimin e tij takimi ne vicidol per temarr shumen e premtuar

    Reply to this comment
  9. lato August 12, 03:37

    Ky shqiptari nga Konica,qe ka rastisur ky Jonuzi,nuk eshte arvanitas,por shqiptar tamam,sepse Konica ishte rreth i Leskovikut,toke shqiptare e pushtuar nga greket ne 1912 gjate luftes ballkanike.Nga Negovani,ne Grebene,Konice,Terhalle,Kostur,e Morea e gjithe eshte toke shqiptare ku flitet shqip.Sot greket nuk i lejojne te flasin as ne shtepi,kurse qeverite shqiptare ju hapin shkolla te larta greqisht shqiptareve te grekezuar.Mortja qe su ha!

    Reply to this comment
  10. Lleshi August 12, 10:45

    Ashtu eshte zoti Jonuzaj ! Shqiperia eshte atdheu i dyte i grekeve ! Po greqia a eshte atdheu i pare i shqiptareve ? Si mendon ti ?

    Reply to this comment
  11. fshatari. pafshat August 12, 15:20

    Nje shkrim i bukur dhe plotesisht i vertete. Kemi degjuar nga prinderit edhe shume gjera te tjera per ato vite te veshtira, edhe per greket vecanerisht qe u kositen nga e djathta greke dhe amerikanet, etj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*