Kur Shqipërinë ta mësojnë gjermanët

Mira Kazhani October 3, 2014 10:52

Kur Shqipërinë ta mësojnë gjermanët

Kish kohë që nuk udhëtoja me furgon. Ndoshta që prej ditës që bleva një makinë të vogël, udhëtimet e mia janë ndarë njëherë e mirë nga autobusi dhe furgonët e linjave. Por këtë herë udhëtova vërtet si dikur, vetëm se në një tjetër sfond e shoqëri.

Një grup gazetarësh nga mediat vizive dhe të shkruara presin para ambasadës gjermane të vijë edhe udhëtari i fundit. Ambasadori Hoffman bashkë me stafin e tij janë të gjithë aty. Pritja nuk zgjat, siç afërmendsh ndodh me gjermanët. Është një udhëtim dy ditor i cili synon të paraqesë disa nga investimet gjermane në Shqipëri por që mjeshtërisht u shfrytëzua nga ambasadori për t’u njohur më mirë nga afër me gazetarët. Ai i takoi të gjithë një e nga një, i pyeste, i dëgjonte dhe fliste e sillej në mënyrë sportive. Sikundër nuk është etike dhe as e lejueshme, nuk do të transkriptoj bisedën që pata me të, (ndoshta një ditë do të mund ta bëjmë atë me zë e figurë, do doja shumë për shumë arsye) por disa përshtypje dhe reflektime që përjetova në këto dy ditë do i rradhis.

Unë nuk e di si sillen ambasadorët tanë në botë. Nëse udhëtojnë me furgona ulur në një vend me gazetarët, stafin, etj. Ma do mendja se asnjëri syresh nuk do ja lejonte vetes një “ulje të vetes” që të mos merrte makinën e ambasadës, zakonisht Audi ose një Benz të mirë blu të errët. Edhe vetë prita që ambasadori Hoffman do të udhëtonte më vete, më komod e me distancën që i jep posti; dhe se ne do ta takonim gjatë ndalesave. Kjo nuk ndodhi për asnjë arsye shqiptare, dhe ngjau për çdo arsye gjermane.

Gjithsesi ishte argëtuese dhe sociale të ishe në grup e të hidhje e prisje batuta në anglisht. Ndalesa e parë ishte Apollonia. Ku unë për turpin tim nuk kisha qënë asnjëherë, edhe pse kam makinë, jam gazetare dhe më pëlqen të shëtis. Sërish në Apolloni nuk më kish rënë rruga ose me gjasë s’më kishte rënë as mendja. Apollonia ishte frymëzuese. Drejtuesi i gërmimeve atje ishtë një gjerman, i veshur me pantallona bezhë, një bluzë të cërkitur me pak dhe nga gërmimet, e me një pasion të zjarrtë teksa na shpjegonte ne shqiptarëve, për Apolloninë! Kulmi! Disa prej nesh dëgjonin me kujdes, disa kërkuan një kafe ndërsa dëgjonim nga zbulimet e fundit të teatrit antik të Apollonisë, një projekt hulumtimi gjermano-shqiptar, i cili filloi në vitin 2006 dhe do të zgjasë deri në 2016. Teatri i Apollonisë ishte një gjurmë madhështore të cilën u përpoqa të gëlltis brenda, pa u rrëfyer gjermanëve se këtu isha për herë të parë, dhe jo vetëm unë për hir të së vërtetës! Pjesa dërrmuese e kishte për herë të parë. Axhenda e aktiviteteve ishte e ngjeshur dhe gjithçka e mirëorganizuar. Dreka na zuri në Vlorë në një restorant të njohur (Paradise) si shumë i mirë, i cili nuk e shkriu talentin atë ditë. Punë shqiptarësh, thamë ne mes njëri-tjetrit. E dinë se paguan ambasada dhe jemi grup, ndaj i kishin rënë shkurt me karkaleca frigoriferi. Shija turbulluese e drekës në stomak, kaloi me një kafe të shkurtër në Dhërmi, ku u ndaluam edhe për t’u njohur me projektin e bashkëpunimit Coastal Management. Pas Dhërmiut erdhi Saranda. Gjatë gjithë rrugës ambasadori fliste për panoramën që shfaqej pas çdo kthese dhelpëruese në jug. Ne filluam të lodheshim pak, ndërsa për çudinë dhe inatin tim asnjë nga stafi gjerman nuk puliste sytë dhe as shtriqej sikur po i dhimbnin kockat. Ishin të qeshur si dritat që vijnë nga prozhektori i nënstacionit të përfunduar  në Sarandë, “Power Supply Southern Albania”, tek i cili bëmë gjithashtu një ndalesë.

Dita e dytë nisi në Sarandë me një vizitë në Kalanë e Lëkurësit. Ishte dita kur dëgjuam më shumë për ujin dhe projektet në ujësjellës-kanalizime. Ambasadori shikonte nga Saranda dhe thoshte se jemi me fat, me shumë fat. Por nuk vonoi dhe tha se sikur të mos ishte ndërtuar kështu pa një plan urbanistik, do të ishte akoma më Sarandë. Ajo, i tregova me pak shpoti ka mbetur në kartolinat e Enverit. Ambasadori qeshi, por e shoqëroi me një mimikë që donte sikur të thoshte: Pse nuk e gjeta ashtu?! Dhe nisi të përshkruante me imagjinatë fiks siç ka qenë. Si nuse e gëzuar!

Dita e dytë m’u duk si ditë kalash. Pas Sarandës shkuam dhe ngjitëm atë të Gjirokastrës. Gjirokastra e vjetër të nderon përfundimisht me miqtë e huaj. Ajo, siç do thoshte Kadare, nuk ka banorë, por personazhe. Janë të gjithë të këndshëm dhe të edukuar. Qyteti që vjen i ndërtuar me stilin otoman na mbështolli të gjithëve në një krenari të përbashkët. Edhe dreka ishte shqiptare, me kulaç, pashaqofte, byrek shtëpie e bakllava të cilën edhe ambasadori Hoffman e pëlqente pamasë. Në kthim, ndaluam në Lushnje për t’u njohur me një tjetër bashkëpunim. Këtë herë ishim vërtet në Myzeqe. “Lufra” me dhallin dhe bulmetin e saj në tërësi mbylli turin tonë dyditor. U njohëm jo vetëm me ambasadorin, por me atë rast edhe më disa Shqipëri të vogla të cilat presim të na i tregojnë, ndërtojnë, përmirësojnë të huajt.

Ata nuk mund ta duan assesi më shumë nga ne këtë vend, por ndryshe nga ne janë mësuar me dashuri të thjeshta që sjellin rezultate të mëdha. Shpresoj shumë që ne mos mbetemi nostalgjikë të “shanseve të humbura gjermane” por të kapim çdo shans që sjell çdo gjerman, apo kushdo tjetër që ka mundësi të investojë në këtë tokën tonë!

Mira Kazhani October 3, 2014 10:52
Komento

18 Komente

  1. Vladimir October 3, 12:42

    Urime, Mira! Fjale zemre.

    Reply to this comment
    • Anim October 4, 21:36

      Mesa duket qenkam I vetmi ketu qe me duket ky shkrim nje idiotesi dhe nivel infantiliteti!!!
      Kjo është gazetari e qenefit

      Reply to this comment
      • Raimond Vlonjati October 6, 05:36

        Po pse moj Mira , pse nuk e di ti historine e Apollonise dhe u be qameti ?

        Shqiptaret e dijne ca eshte Apollonia dhe nuk kane ngelur te na i tregoje gjermani, sepse per Apollonine flet edhe Ciceroni ,dhe shume te tjere te cilet kane lene kujtimet e tyre per Akademine e Apollonise

        Sidoqofte nga gemrimet dalin gjithmone kuriozitete te reja , te cilat njerezit i mesojne pasi keto kuriozitete botohen , se nuk do shkojne mileti te gjithe ne Apolloni te mesojne ca eshte zbuluar atje …

        Por ti moj Mira , ngaqe ke kompleksin e inferioritetit edhe nje pordhe e gjermanit ty te duket si nje veper arti, ndaj edhe e trajton veten dhe shqiptaret nen kendin e percmimit .
        Nejse, por me cudite me ate punen tek Lokali “Paradise’ te karkalecave te detit qe na paskan qene te “ngrire” hahahahahaha

        Po si e kuptuat qe kane qene te ngrire, apo i hengret direkt te gjalle ?Sepse kur i gatuan akulli shkrin…..
        Dhe per te gatuar karkalecin e detit eshte shume gje e thjeshte , por kam frike se gjermanet e kujtojne karkalecin e detit si puna e patates se zjere
        Se dihet qe gjermanet e kane guzhinen vetem me patate te zjera , dhe as qe e kane haberin e gatimit te karkalecit te detit
        Ata ecin me parimin e Dulles ,…Patatja eshte buke dhe gjelle ..lol

        Reply to this comment
  2. Euro Maloku October 3, 12:45

    Hapni sa me shume ambasada te huaja…sa me shume edhe skipetare qe te ikin sa me shume skipetare e te vijne sa me shume gjermaneeeee!

    Reply to this comment
  3. lili October 3, 13:02

    Ishallah mira eshte mesuar pak nga ky rrugetim me kerkuar te Murat e shqiptareve e shqiperise tash jashte Tiranes,qe nuk ka asnje per turistet…pos nje sjellje provincialiste tipik si kjo e mires!

    Reply to this comment
  4. Ilirian Labi October 3, 15:20

    Ne gjysem erresiren shqiptare ,shef aty ketu ndonje yll qe ndricon si Mira Kazhani .

    Reply to this comment
  5. Ardenica October 3, 20:14

    Urime Kazhanit, gazetare ekzakt…!

    Reply to this comment
  6. ina October 3, 20:51

    Mira,e thjeshte dhe me ciltersi me shkrimet e saja,
    Gazetare e kuptueshme,
    e sinqerte, qe me tematikat qe sjell, te ben pervete
    ,pasi na sjell vetem eren e mire te lajmit te vertete mes njerezve,
    pavarsisht se ka qe nuk dine te lexojne
    ,apo kur e lexojne
    nuk kane ndjesine e njeriut qe aspiron per nje kulture europiane,

    ku edhe ambasadori i nje vendi lider europian qe eshte Gjermania
    udheton me thjeshtesi dhe me nje gazetare qe e ka emrin e MIRA.

    Reply to this comment
  7. mireli October 3, 21:19

    Shume bukur MIRA.Gazetare e sinqerte,e cilter dhe me nje te ardhme te sigurt.Shume shpejte do te behet nje nga penat e shkelqyera te gazetarise sone.Bashkohem me thenien e sakte te I.LABIT.Urime MIRA,te uroje pune te mbare e suksese.Shkruaj sa me shume se na clodhe dhe na jep kenaqesi te vecante ne keto kohera te veshtira qe jetojme.

    Reply to this comment
  8. gjermani i fundit October 3, 21:48

    ne te vertete gjermanet jane udhetare te palodhur.Nuk i ke pare kur nisen ne tour me biçiklete.Njehere erdhen tre femra gjermane ne darke me biçikleta,por nuk ishin maksimumi…Pronari duhej te zbriste poshte,une i them,pse nuk zbret?Je vone.Me thote qe do rrinte te bente ca muhabet me keto gjermanet.Zgjas koken dhe i shoh me tre broka njekileshe birre pas darke;i them,kush eshte femer nga ata te tre?….Mira,gjermanet jane komb filozofesh,nuk dine vetem te filetojne bullona makinash.Nje nga arkeologet gjermane me famoze ne bote ishte autodidakt,Heinrich Schliemann,qe ai qe zbuloi Trojen,megjithese per disa studjues ka gabuar drejtim.Ka pasur edhe hipoteza se Troja gjendet ne Shqiperine e sotme,po te gjykosh se nisja e akejve mund te jete bere nga Patra,siç thone edhe per vende ne Itali,Malte e gjetke.Kurse me e bukura,ne lidhje me shkrimin tuaj i ka ndodhur arkeologut Henry Layard qe zbuloi ne nje koder afer Mosulit mbeturinat e qytetit antik Ninive.I thote nje vendas aty;-Po qysh more bej,vjen ti nga ana e anes dhe na zbulon neve vendasve nje thesar te tere qe e paskemi pasur nen kembe dhe s’e dinim kurre?!Qysh keshtu more bej?Tregona more bej sekretin e Dijes…Mos t’ju duket çudi Mira qe shume gjera mund ti kesh para syve dhe nuk ke durim ose paqe ti shquash.Sidoqofte,keto projektet e ujerave dhe kanalizimeve nuk besoj se jane aq filantropike.Do vije dita te kushtojne dhe shpresoj se vendimarresit tane nuk do ua japin kollaj me konçension te huajve,fjala vjen,RWE dhe kontraktoret e saj jane prej kohesh brenda bisnesit me ujin.Eshte fitim kolosal,te shesesh uje me rubinet…Po te kishte perendia goje do i degjohej turfullima,do thoshte; une bej avullin shi dhe shiun uje e ju more kapitalista rrufjane na e shitkeni me metra kub?! Lexo mbi Suez Environnement,Veolia Environnement,RWE Thames Water,nuk po fus Bechtel,etj,por keta ta shesin ujin me shtrenjte nga rakia,mjafton te mos kesh mbi barrikada ate Sazanin me Gure…Zakonisht nisin si projekte pilot dhe perfundojne me konçensione 30 vjeçare dhe hajde t’ua paguash tarifat.Po deshe te thelloheni mbi keto qe ju thashe,qe neser merrni nje furgon nga ata te ngushtit,me hallexhinj brenda dhe pa ambasadore,se ata jane Shqiperia reale,si ata qe kish fotografuar kusherira ulur mbi dy copa gazetash per te degjuar diskursin e Papes mbi luften e trete boterore…

    Reply to this comment
    • realisti October 4, 06:55

      Ke te drejte persa i perklet projekteve dhe koncesioneve. Jane te zgjuar gjermanet. Uji dhe energjia dy elemente qe po i vure nen kontroll ke garantuar kapjen e 100% te bleresave. Jo te gjithe pijne raki e ndresa uje edhe bebet

      Reply to this comment
    • mirel October 5, 11:14

      Faleminderit gjermani I fundit.
      Mira ben mire ti lexoje keshillat e tua, pastaj te mburret lart e poshte me pashaqoftet e guzhines, alla-shqiptare.
      Sa per gjermanin qe me qef germon ne Apolloni duhet te jete njelloj me francezet, qe jo vetem germonin po dhe marrin me vete shume prej atyre zbulimeve te cmuara.
      Tregu eshte I madh.

      Reply to this comment
      • gjermani i fundit October 5, 15:26

        Mirel flm.Edhe une s’e kam idene sesi Mira e kuptoi qe karkalecat e detit ishin ruajtur ne frigorifer me pare…Ky eshte rebus i forte,une hedh ne toke te gjithe dijet e mia mbi guzhinen nqs e tregon sekretin.Tamam fare karkalecat e detit(gamberi-gamberetti-gamberoni) vijne te ngrire nen 18 grade celcius.Me te miret jane argjentinas,por ka edhe neozelandeze e australiane.Po u gatuan nuk e dallon dot nese rigoriferi ishte me nje porte apo me dy porta,hahhahahhaa.

        Reply to this comment
  9. guri shabani October 3, 22:13

    Nje reportazh i bukur ,por mua mu be qefi se pashe ne foto Iljaz Beken nje njohes i mire i gjermanve qe e ka ndihmu shume bujqesine shqiptare me mjete mekanike gjermane.Bravo mira.

    Reply to this comment
  10. arkivistja October 4, 03:19

    Bravo @gjermani i fundit,ekzakt.-Edhe nje kujtese Rames,kujdes mos te mbushin mendjen per ate ligjn e famshem te incestit !

    Reply to this comment
  11. beni October 4, 08:53

    Gjithnje vende si gjermania qe nuk kan pasur nen sundime kolonialiste kerkojn vende e tregje te lira per popullin e tyre! Shqiptaret kerkojn te behen si palma de majorka, qe si vend u perket spanjollve por kur pothuajse te gjitha kapitalet jan ne dore te gjermanve e te gjitha fitimet shkojn ne ekonomin e gjermanis, atehere nuk kemi aspak te ngelur gje nga kjo tok qe trasheguam nga te paret tane, bile edhe puntoret q e punojne ne majorka i duan gjermane! Nuk jam qe gjermania te mos investoj ne fusha te ekonomis, por cdo gje ka kufij qe nuk cenon ate te ashtuquajtur sovranitet, qe sic duket edhe nga komentuesit kerkon ta zhdukin, per tja len ne dore parajses investiguese te kolonializimit qofte gjerman e atij te huaj!

    Reply to this comment
  12. Kritizeri October 6, 11:10

    Ku keni kohe ju gazetaret te vizitoni Apollonine, Bylisin apo Amantian.Ju mbetet para parlamentit dhe kryeministrise duke u bere qoka politikaneve dhe qeveritareve.

    Reply to this comment
  13. bs October 6, 20:49

    Beni mire e ke kapur ptoblemin por duhet te dishe qe ato toka ne Spanje ishen djerre dhe te thata e asnjeri nuk vinte dore ne ate toke dhe shkurre.Cfare faj ka gjermani qe e ktheu ne jete ate toke te thate nga djelli.Sot keto toka dhe ishuj jane me jete e ata dembelat Spanjollet po qahen dhe e Duan tju kthehet-Kushe ka te drejte Spanjollet dallkauk APO Gjermanet puntore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*