Kur s’je në Kuvend, s’bën dot as pazare!

February 22, 2019 13:50

Kur s’je në Kuvend, s’bën dot as pazare!

S’pati tek Kuvendi,
dje asnjë skandal,
më shumë se protestë,
qe një funeral!.

Kauza vazhdon,
të mbetet e madhe,
po pjesëmarrja ishte,
fare minimale!.

Miting e protestë,
s’mund të bësh ngahera,
sepse njerëzia,
ka dhe punë té tjera!.

Vërtet do ta ndjekë,
në aksion partinë,
por duhet të mbajë,
me bukë shtëpinë!.

Të shumtit në popull,
nuk kanë para,
po dhe SHQUPI vetë,
tani shumé nuk ka!.

Se paratë mbarohen,
kur s’shton në çanak,
ndaj dhe herën tjetër,
do ketë shumë më pak!.

Mandatet me forcé,
dogji Lulëzimi,
për çudi në SHQUP,
dominon gëzimi!.

Luli s’dogji vetëm,
mandatet e tija,
në të njëjtën rrugë,
shkoi dhe LSI-ja!.

Dhe ajo i dogji,
mandatet e vet,
se është një parti,
pa integritet!.

Fare nuk u dhëmbi,
lumi që t’i marrë,
por disa do duhet,
t’i digjnin më parë!

Protestës së djeshme,
s’i bëj asnjë vrejtje,
veç fakit që kishte,
shumë e shumë urrejtje!.

Urrejtje pa fund,
kundër Edi Ramës,
tek protestë e radhës,
në mes të Tiranës!.

Opozita nxorri,
fundin e inatit,
shumë s’e dinë se ç’është,
djegia e mandatit!.

Mund ta dijë Shehi,
Dashi-lule burrit,
që rri në Kuvënd,
që nga Kohë e Gurit!.

Së bashku me Salën,
yjet e Katundit,
dje e panë Kuvendin,
për herën e fundit!.

Gjashtëdhjet e gjashtë vjeçarë,
PD-ja ka plot,
por që herën tjetër,
nuk do kthehen dot!.

Të kishte duruar,
Shtëpia Qëndrore,
sa të ishte bërë,
Reforma Zgjedhore!.

Kot që flet Lulashi,
për dokrra lirie,
se tani është futur,
në një rrugë pa krye!.

Gjithë ndërkombëtarët,
tani i ka kundër,
dhe as një përrua,
s’kalon dot me lundër!.

Kjo është pa dyshim,
një çudi shqiptare,
kur s’je në Kuvënd,
s’bën dot as pazare!
A.DUKA

February 22, 2019 13:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*