Nëse nuk bëhet mirë një punë, mos merrni Saliun referim

March 29, 2018 11:35

Nëse nuk bëhet mirë një punë, mos merrni Saliun referim

Sot mendoj që ju pushtetin,
krejt haram e kini,
gjersa ende kini Salën,
si pikë referimi!

Dhe në çdo pisllëk që bëni,
dridheni si miu,
dhe thoni-kështu ka bërë,
edhe xha Saliu!

Me një të tillë deklaratë,
shpërndani çdo mjegull,
vërtetoni se Berisha,
ka qenë krejt në rregull!

Kjo tregon se ju nuk sollët,
një model të ri,
po ecën në gjurmë të Salës,
në vazhdimësi!

Vijmë tek taksa e paparë,
që kini afruar,
ju po thoni-dhe Berisha,
kështu kish menduar!

Kur çdo cep me konçensione,
kafshuat si bisha,
ju thoni-se konçensione,
ka bërë dhe Berisha!

Unë ju them me ulërimë,
turp-or turp të kini,
kur merrni Sali Berishën,
si pikë referimi!

Kur merrni Sali Berishën,
si pikë referimi,
kur me të s’duhet të kini,
asnjë pikë takimi!

Them shyqyr që ndonjë rob,
ende s’kini vrarë,
se do thoni-dhe Berisha,
e ka bërë më parë!

Mos u fryni në fushata,
kur doni pushtet,
mes të thënës dhe të bërës,
është në mes një det!

Sipas jush Sali Berisha,
qënka burrë i zoti,
dhe neve e kemi hequr,
atë kot së koti!

 

A.DUKA

March 29, 2018 11:35
Komento

6 Komente

  1. katarakti March 29, 12:23

    Mire ua ka bere. Duket se jane te pavetdijshem per gabimet qe po bejne. Kujtojne, si Berisha dikur, se jane te destinuar se do te rrine perjetesisht ne pushtet. Kane fat qe perballe tyre kane 2 parti te urryera nga zgjedhesit si PD-ja dhe LSI-ja, se ndryshe per 24 ore e kishin humbur pushtetin. Aq te paafte jane saqe nje parti kobzeze si PD-ja po i merr perpara dhe nuk po iu le gje pa thene. Tragjedi.

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 March 29, 13:06

    “Sipas jush Sali Berisha,
    qënka burrë i zoti,
    dhe neve e kemi hequr,
    atë kot së koti!”
    ja më në fund,ta lëmë atë punën e gërkut që nuk të lë të hapësh gojën,shkruajte diçka për të qënë!!
    e di që do ti bësh kakën kur ti duhesh partisë,por po referohem në këtë që ke shkruar sot!!
    është e vërtetë që berisha ishte një qën i ndyrë,por mesa duket e kuptove o ben duka se këta janë qën e bir qëni!!”qën bir qëni” nuk ka të bëjë me prindërit e tyre por me karrakterin dhe më të keq se ai qëni që i stërviti!!
    herë duke i mbajtur pranë herë duke i shkepur në dru!!
    ramë nga shiu në breshër,o ben duka!!
    unë e kam kuptuar me kohë,ti jo se nuk e ke kuptuar!?
    por shoqëria e vjetër dhe “nderi” nuk ta ka lejuar të flasësh kundër “shokëve” të armëve!pavarsisht se ata ta rrasin sa krahu!!njëlloj si ne të tjerëve,vetëm se ty të thonë “ti je shoku ynë”!!

    Reply to this comment
  3. Tartufi March 29, 13:15

    Eshte e thene dhe urtesi
    kur nje bujk dallon faren
    eshte perulje dhe mbaresi
    kur shikon te palaren

    Reply to this comment
  4. everesti March 29, 23:27

    Sali berisha merret si referim sepse eshte pikerisht ai qe akuzon dhe eshte pikerisht ai qe do rikthimin ne pushtet ( luli ehste kukull ) dhe ne kunder pergjigje te akuzave politike ju perballet fakti referues. Kjo nuk do te thote qe saliu e beri mire dhe ne po ate po bejem por nenkupton faktin qe saliu qe akuzon eshte aq tinzar dhe i paftyre sa akuzon pikerisht ato qe ka miratuar ose ka dshur te miratoje edhe vet. Jane disa gjera dhe vendime qeverisese qe duhen bere patjeter edhe pse shkaktojne polemike dhe problematike por jane te pa-evitueshme sipas mendimit tim. Pagim taksash=rritje rrogash,pensionesh ,investimesh dhe si pasoje edhe te ardhura ekonomike me shume=taksa behet shume e thjehst dhe modeste si pasoje e rritjes se atyre me siper. Ah nqs vidhet hehe cecua me bicak ne dore duhet ta mbroje dhe cecua po e mpref bicakun mire !!!!

    Reply to this comment
  5. valentina March 30, 08:21

    Eeeeeeeeh,mos mendon valle se bejn efekt fjalet dhe kritikat tek keto pseudo-politikanet tane,jo ore jo keta dhuna i sjell ne pushtet, dhe vetem dhuna i largon prej tij,keta nuk po ecin ne gjurmet e berishes por bejne realitet ate cfare ai nuk ka guxuar te bente dhe pse ne pushtet nuk i jepte llogari kurrkujt.Thua shyqyr qe ndonje rob,ende skeni vrare,por ama ka shume menyra per te vrare,sepse litari i bukes se perditeshme vret me shume se plumbi, kane kaluar 5 vite dhe keta nuk po justifikojne as 10% te besimit qe populli i dha per te qeverisur, si mund te mendosh se keta jane me te mire se sali bisha?

    Reply to this comment
  6. Gazeta March 30, 17:02

    Nje tufe morracakesh komuniste, plehra incestiste dhe hipokrite te pashoq. Ja cfare jane komunistet, qe perfaqesohen me se iri nga gazeta e pandershme Dita dhe poeti injorant e bejtexhi A. Duka.
    Nuk arrij te kuptoj dot kurre se sa e afte eshte e keqja te gjeneroje kaq shume energji sikurse beni ju. Ky eshte nje tmerr. Jemi nje popull i destinuar te vuaje pafundesisht perderisa shpreh talent vetem ne keqberje.
    Me vjen turp qe jam bashkombas i juaji qe drejtoni kete gazete te shpifur me mision varrosjen e ketij populli.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*