Kur ta fillojë jetën seksuale?

January 8, 2018 18:15

Kur ta fillojë jetën seksuale?

Kjo  është pyetja që ma bëjnë shpesh adoleshentët e rinj.

Përgjigja ime e qartë dhe e prerë për ata që më pyesin, për shokët, për prindërit dhe mësuesit e tyre është:  Çfarëdo lloj marrëdhënie që keni me njëri-tjetrin, mos bëni seks anal dhe vaginal, përpara se të bëheni 18 vjeç.

Me këtë nuk dua të them se të rinjtë nuk janë  seksualë pa u bërë 18 vjeç. Njerëzit janë seksualë që kur lindin. Ajo që unë dua t’u them të rinjve është se në vartësi të moshës, të kulturës, të edukimit, të bazës familjare e shoqërore, marrëdhëniet seksuale të rinjve kanë disa stacione. Këto vendndalime janë:  Puthjet, përkëdheljet, masturbacioni, loja seksuale pa penetrim (extracoursa), seksi oral. Të gjitha këto japin shumë kënaqësi dhe kanë më pak rreziqe për shëndetin e të rinjve, nga sa ka seksi penetrant (interkursa) vaginal ose anal.

Unë njoh shumë të rinj të moshës 13,14,15, vjeç, që bëjnë, ose përgatiten të bëjnë, interkursë vaginale. Në blogun w.w.w.seksologu.com, shumë adoleshente dhe adoleshentë bëjnë pyetje dhe marrin përgjigje për jetën e tyre seksuale. Ata thonë se bëjnë interkursë, pa ditur si ta bëjnë atë. Shumica e tyre bëjnë interkursë pa masa mbrojtëse. Unë dëshiroj dhe i këshilloj të gjithë këta të rinj  që të mësojnë  më shumë për seksin dhe të bëhen më të mençur, lidhur me mbrojtjen prej sëmundjeve infektive seksuale dhe për kontrollin e lindjes .

Edhe pse fizikisht këta të rinj janë gati për të bërë interkursë, do të bënin mirë ta shtynin kryerjen e marrëdhënieve penetruese vaginale. Sa ta shtyjnë? Ta shtyjnë deri sa të ndjejnë se edhe emocionalisht janë gati dhe janë plotësisht të informuar për rreziqet që ka seksi vaginal. Kjo përgatitje e domosdoshme, zakonisht, nuk ndodh përpara viteve të fundit të adoleshencës, ose me fillimin e viteve të njëzeta. Por ka disa të rinj për të cilët edhe mosha 21 vjeçare është shumë e re për të filluar interkursën seksuale.

Unë e kuptoj, që shumë nga të rinjtë ndjejnë se janë gati për interkursë që në moshë  të hershme. Por, më besoni, për shumicën e të rinjve, kjo nuk është e vërtetë. Ata nuk janë gati për përgjegjësitë dhe pasojat që mund të ketë interkursa, përfshi edhe pasojat e saj në gjendjen e tyre emocionale. Ata nuk do të jenë gati përpara se të bëhen 18 ose 19 vjeç.

Të gjithë të rinjtë janë seksualë!. Unë e them këtë me zë të lartë dhe shpresoj që të rinjtë do të më kuptojnë drejt. Ata duhet të kuptojnë dhe ta mbajnë mend mirë, se seksi vaginal dhe anal, nuk janë të vetmet akte seksuale që japin kënaqësi.

Shumë nga prindërit dhe mësuesit bëjnë gabim, kur e barazojnë seksin me seksin penetrant vaginal. Seksi përfshin edhe akte të tjera kënaqësie, siç janë puthjet e thella ose franceze, masturbacioni, extrakursa (fërkimet erotike pa penetrim, zakonisht, mbi teshat), stimulimin me duar të gjinjve, të gjenitaleve dhe seksin oral. Të gjitha këto janë akte seksuale dhe mund t’u çojnë, lumturisht, deri në orgasma të shëndetshme, që do t’u çlirojnë nga stresi.

Adoleshentët duhet ta përfytyrojnë jetën e tyre seksuale si një tren, që përshkon një rrugë të gjatë me shumë stacione.  Mosha dhe pjekuria e tyre, si dhe ndihma e personit që i besojnë, janë ato që përcaktojnë stacionin seksual ku duhet të qëndrojnë.  Për të rinjtë, seksi, duhet të jetë një magji inspiruese edhe kur puthen dhe kur përkëdhelen si dashnorë për orë të tëra, edhe kur eksperimentojnë sjellje të tjera seksuale më intensive. Përcaktimi me kujdes dhe realisht i stacioneve seksuale, ndihmon mirëkuptimin e ndërsjelltë në marrëdhënien e të rinjve.

Të kërcejnë në një marrëdhënie seksuale të thellë, shumë larg dhe shumë shpejt, duke i kapërcyer stacionet seksuale, është gabim dhe këto gjykime të gabuara kanë kosto. Shpesh, ato çojnë në shtatzëni të padëshiruara, në sëmundje infektive seksuale (SIS) dhe në dëmtime psiko-emocionale të rëndësishme.  Është në dorën e tyre që t’i evitojnë të gjitha këto.

Në çdo rast, ata duhet t’i rezistojnë tundimit për të shkuar tej nivelit të  gatishmërisë së tyre emocionale, tej dijeve të tyre seksuale dhe tej intimitetit të tyre seksual.

Vajza dhe gra të rritura, tregojnë për shumë histori seksuale të mëparshme, që  kanë kaluar pa asnjë vlerë emocionale në jetën e tyre. Ato edhe pse e kanë ndjerë vëmendjen e dashnorëve në kohën që bënin seks, më vonë, u ndjenë të zhgënjyera prej tyre, veçanërisht, kur ata shkuan me partnere të tjera seksuale.

Seksi të bën të ndjehesh mirë, por, kur nuk të vinë më zakonet, ankthi se ke mbetur shtatzënë është shumë i dhimbshëm. Janë me qindra vajzat e reja që më pyesin të shqetësuara: A kam mbetur shtatzënë?.

Një vajzë që mbetet shtatzënë duhet të zgjedhë: ta mbajë fëmijën apo do të bëjë një abort. Shumë vajza të  reja që i kanë mbajtur fëmijët tregojnë të dëshpëruara, se shtatzënia e padëshiruar në adoleshencë u a ka prishur krejt rininë e tyre “normale”. Ato humbën gjithçka të rëndësishme nga jeta e tyre shoqërore. Shumë prej tyre nuk mbaruan dot as gjimnazin. U bënë prindër në një moshë, kur kanë nevojë vetë për prindër që të rriten dhe kur akoma nuk janë të afta ta përballojnë financiarisht jetesën e tyre.

Edhe ato nëna të reja, që i lindën fëmijët dhe i dhanë ata për adaptim, ose i flakën në koshin e plehrave, gjatë gjithë kohës kanë jetuar me ankth.

Ka edhe më. Vajzat e reja, që bëjnë seks të pambrojtur kur nuk kanë arritur akoma moshën 17 vjeç, sipas statistikave, sëmuren më shpesh me kancerin e qafës së mitrës.

Trupi i adoleshenteve të reja, nuk është akoma i zhvilluar mirë për të  mbajtur një shtatzëni dhe mund të ndodhin gjëra që kërcënojnë jetën e nënës dhe të fëmijës. Mos u çuditni kur dëgjoni, se gjatë lindjes, disa nga këto vajza kanë vdekur.

Shumë vajza që mbeten shtatzëna, vendosin ta prishin shtatzëninë duke bërë aborte. Por, aborti nuk është një zgjidhje e dëshiruar. Aborti është një ndërhyrje brutale, në proceset hormonale që zhvillohen në trupin e vajzës shtatzënë dhe kjo është me pasoja për shëndetin e vajzës më vonë. Aborti, si çdo ndërhyrje kirurgjikale, ka edhe komplikacione. Mund të ndodhin infeksione të rrugëve të lindjes, që e bëjnë të pamundur konceptimin dhe lindjen e fëmijëve më vonë. Infeksionet ndonjëherë janë shumë të rënda që, ndonjëherë,rrezikojnë edhe jetën e vajzës. Seksi penetrant vaginal dhe anal janë shkaku kryesor i infektimit të të rinjve me HIV/AIDS. Infeksionet seksualisht të transmetueshme, janë shumë të përhapura midis të rinjve që fillojnë të bëjnë seks herët dhe ky është një problem shumë serioz, veçanërisht, për vajzat e reja. Kjo ndodh sepse shumica e këtyre të rinjve bëjnë seks të pambrojtur. Infeksionet që transmetohen seksualisht janë sëmundje serioze, që ndonjëherë mbeten për gjithë jetën, ose çojnë edhe në vdekje.

Gratë që e kanë filluar jetën seksuale përpara moshës 18 – 19 vjeç, tregojnë se seksi i hershëm është shumë i mërzitshëm, aspak special dhe se do të donin të mos e kishin bërë kurrë. Ato tregojnë se në krahasim me shoqet e tyre seksualisht jo aktive në rini,  ishin më pak të interesuara për seks në moshën 20 – 40 vjeç dhe kjo ka krijuar  shumë probleme me partnerët e tyre.

Shumë vajza 13-16 vjeçare, mendojnë se aktiviteti i hershëm seksual do t’u sjellë shumë gjëra të rëndësishme. Në fakt, kjo nuk është e vërtetë. Ato mendojnë se duke bërë seks, do t’i mbajnë djemtë për kohë më të gjatë afër vetes, do të gjejnë dashurinë, do të jenë më popullore  midis shokëve dhe do të duken më të rritura .

Ka një fakt jetësor: 99.99% e njerëzve KURRË NUK E HAROJNË partnerin e interkursës së parë seksuale. Kjo ndodh sepse ky është një hap me shumë rëndësi. Një hap të cilin kurrë nuk e kthen dot mbrapa. Ky hap ka ndikim të thellë  emocional, që pak të rinj e të reja nën moshën 18 vjeçare, kanë aftësinë ta menaxhojnë .

Të rejat e mendojnë kryerjen e marrëdhënieve të para seksuale si momentin më të lumtur, por nuk duhet të harrojnë se realiteti mund të mos përputhet me fantazitë e tyre. Shumë njerëz zhgënjehen nga akti i parë seksual. Ai mund të jetë shqetësues, alarmant, shtazor dhe pa asnjë kënaqësi.

Ka shumë djem e vajza e shohin interkursën  e parë seksuale si gjë pa rëndësi “Ohu. Punë e madhe” thonë ata, por e vërteta nuk është kështu.

Seksi me dikë përmirësohet me kohë dhe eksperiencë, ashtu siç përmirësohet loja në piano ose të ngasësh biçikletën. Kush del që ditën e parë në koncert dhe kush del që ditën e parë në rrugë me biçikletë. Interkursa e parë që të jetë e kënaqshme kërkon njohje të gjatë me njeri-tjetrin, kërkon besim, komunikim dhe përkushtim të mirë me shokun.

Dr. Adem Harxhi

 

January 8, 2018 18:15
Komento

1 Koment

  1. poli January 8, 20:47

    un them kshu:

    sapo te kesh rast qe ajo te ti hapi shalet, ti futi njalen, kaq e thjeshte eshte!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*