Kur ta lexoni do të kuptoni pse dashuria nuk njeh moshë

November 14, 2017 15:38

Kur ta lexoni do të kuptoni pse dashuria nuk njeh moshë

Marxhorie Hemerde ishte 106 vjeç, kur historia e saj dhe e të dashurit të saj Gavin Krouford, 73 vjeç doli në media, disa vite më parë.

Marxhoire dhe Gavin (në foton kryesore) u njohën në shtëpinë e pleqve “Kew Gardens” në qytetin Kew të shtetit të Viktorias (Australi).

As Marxhoire e as Gavin nuk kanë qenë kurrë të martuar. Nëse vendosin të hedhin hapin e madh, gjithsesi nuk do të ishin çifti më i moshuar në botë.

Sipas librit të rekordeve botërore “Guiness”, ky rekord i takon Karl Dolven Haug dhe bashkëshortes së tij Gurden, të cilët në vitin 2004, kishin së bashku 210 vjet e 65 ditë jetë kur u martuan në 2014.

George dhe Doreen

Ata u pasuan nga George Kirby i lindur në 13 qershor  1912 dhe Doreen Luckie lindur në 6 shtator 1923, të cilët ishin 103 dhe 92 vjeç kur vendosën kurorë në 2015.

Kurse diferenca më e madhe e moshës e regjistruar ndonjëherë, i takon çiftit Gertrude Grub dhe bashkëshortit të saj Xhon Xheinuei.

Kur ata u martuan më 9 qershor të vitit 1927, Gertrude ishte 18 vjeçe, ndërsa Xhon, 81.

Kur ajo u njoh me veteranin e luftës civile në Ilinois, ishte vetëm 13-vjeçe dhe nuk u lejua të martohej derisa të mbushte moshën madhore.

Pasi kurorëzoi dashurinë e saj me Xhonin, jetuan së bashku deri në vitin 1937, kur ai vdiq. Gertruda vazhdoi të jetojë edhe 70 vite të tjera, dhe ndërroi jetë në vitin 2003.

b.m. / dita

November 14, 2017 15:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*