Kur ta thotë dhe horoskopi…

Redaksia Online March 17, 2013 23:49

Kur ta thotë dhe horoskopi…

TRIC TV and Radio Awards, Grosvenor House, London, Britain - 12 Mar 2013Thonë se aktores Mishel Kigan i ishte bërë e ditur më parë nga një parashikuese fati se ish-i fejuari Maks Xhorxh, do ta tradhtonte. Mësohet se mikja e saj ia kishte bërë të ditur se këngëtari do ta tradhtonte gjatë turit të tij në Amerikë vitin e kaluar.

25-vjeçares i ishte bërë e ditur gjithçka nga parashikuesja e fatit para se ajo dhe Maksi të ndaheshin. Mishela e kishte takuar gruan që shihte fatin vitin e kaluar dhe ajo i kishte shpjeguar se një person me emrin Maks do ta gënjente në telefon, ndërsa e tradhtonte me gra të tjera. Dhe ndodhi pikërisht siç u tha. Çifti u nda pas publikimit të një fotografie ku shfaqej këngëtari që po puthej me një bjondje në një klub nate.

Mishel tani po takohet me prezantuesin Mark Rajt, duke shpresuar se ai është i duhuri.

 

Redaksia Online March 17, 2013 23:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*