Kur të bëhem unë Mbret i Arabisë, do bëhet Lulashi Njësh i Qeverisë!

Arben Duka July 8, 2015 14:03

Kur të bëhem unë Mbret i Arabisë, do bëhet Lulashi Njësh i Qeverisë!

Pika-more Luli,
pika që s’të bie,
kur e mendon veten,
si Ramë në hije!

Kush është i pari,
i një opozite,
ka shanse t’ja mbrijë,
edhe asaj dite

Ka shanse pushtetin,
në gjunjë ta uli,
kushdo mund t’i ketë,
por jo ti-o Luli!

Se ti kokë e këmbë,
je i korruptuar,
dhe nga zgjedhjet dole,
kaq i turpëruar!

Kaq i turpëruar,
sa s’ka dalë njeri,
po ti këtë turp,
kthen në krenari!

Nuk e ke me Ramën,
sheshin dhe mejdanin,
të gjitha hesapet,
i ke me Sovranin!

Ai – veç Ai,
nuk të bën për burrë,
këtë opozitë,
nuk e voton kurrë!

Ti i pe dhe vetë,
dole kaq i mjerë,
se në opozitë,
s’shtove asnjë vlerë!

Thjeshtë që u shpalose,
si një llafazan,
dhe PD-në e bëre,
edhe më katran!

Jo se neve vdesin,
për Ramën me shokë,
po juve s’ju qas,
e s’ju qas kjo tokë!

Juve s’ju qas më,
toka shqipëtare,
toka që e mbushët,
anë e mbanë me varre!

Po do dalë nga terri,
edhe Shqipëria,
dhe këtu pa tjetër,
do flasë drejtësia!

Ajo do të bjerë,
dhe mbi kokën tënde,
sepse ti vatanit,
i ke bërë shumë dëme!

Dhe pse tash e ngrë,
atë zë të dredhur,
ti personalisht,
ke vrarë e ke vjedhur!

Ti hapur dy dyer,
i ke skaj më skaj,
po derën e burgut,
e ke më kollaj!

Kur të bëhem unë,
Mbret i Arabisë,
do bëhesh-ti Luli,
Njësh i qeverisë!

Arben Duka July 8, 2015 14:03
Komento

10 Komente

  1. niazi July 8, 15:48

    Arben… JE I PARI DHE I VETMI…I PAARITSHEM…I PAPERSERITSHEM….

    Reply to this comment
  2. Anna July 8, 16:10

    a i lexon lul trapi keto vjersha???? pupu sa i shpifur eshte me ate fytyre te peshtire e fallco…
    Si,kush dhe pse ky njeri qe qesh me shpirt katrani perfaqeson opoziten e leshit shqiptare….??

    Reply to this comment
    • antishqup July 8, 21:48

      mire qe fytyren e ka si buke e ardhur qiqre, po ai ka gjithe ato shtullunga leshi ne gjoks, ne bark e ne kurriz more shoke. A e ka pare njeri valle do te kete lesh atje ku kane gjithe burrat apo i ka ikur leshi perpjete!

      Reply to this comment
  3. Geri July 8, 22:01

    Brovo shum bukur

    Reply to this comment
  4. e, more Ben July 8, 22:35

    Boll, o Ben Duka e lepve prapanicen e defi rames. Po vjedhjet e Edit qe jane sa te Lulit a mos me shume pse nuk i merr ne te holle sikunder ben me Lulushin. Jo i jeanshem se behesh bajat dhe ke filluar te behesh. Si jane bere deputetet e PS miliardere duke mos punuar kurre? Apo nuk te vjen mire, por vetem tek PD-ja i sheh te liqte? Te liq jane qe te gjithe deputetet tane, asnje i mire dhe bashke me ta edhe ty, o Ben Duka qe u ben kenge.

    Reply to this comment
    • shqipja July 9, 13:25

      e more Ben
      po sa do te vjedhe edi rama nuk ka vjedhur sa banda berishiane
      edi rama lindi i pasur or mik
      nuk eshte spiun i askujt e nuk eshte tradhetar.
      te vetmen gje qe njohim zyrtarisht jane fotot e plazhit
      por shiko keta kriminele qe ishin pa breke .qe u ngriten me katapulke e po ju dalin nga syte ,si bode shkerdheni i babes

      Reply to this comment
  5. GAMORI July 9, 00:33

    ausgezeichnet

    Reply to this comment
  6. METEH July 9, 09:37

    Beni je i madh.Ju mund te beheni Minister,Kryeminister,Mbret e gjithshka se je njeri me kulture,ipaanshem,i drejt,korrekt,shpreh mendimet e vehta e jo te tjereve.Nuk e pranon servilizmin si Luli.Ky e bene mire detyren e kamarierit,banakierit dhe organizator i GEIT..!

    Reply to this comment
  7. adhetar July 9, 10:10

    Ben Duka me bejtet qe po bene ne demokraci , ka rene shume poshte si krijues, pasi dkiken qarte qe jane te njeanshme dhe mban krahun e komunisteve! C’fare te beje Beni, se disa nga ata te rregjimit te kaluar qe e degdisen ne minieren e Memaliajt i ka ne pushtet dhe shikoj qe u fshine edhe kepucet me bejte.. hajde beni hajde, je bere per te bere nje bejte ty se po na hap oreksin…

    Reply to this comment
  8. Illo July 9, 13:32

    Karakteristike me te plote , nuk gjendet . Poet , qe e ka syrin pishe dhe mendjen diell.
    Tu lumte dora . I. Foto

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*