“Kur të vjen fati në derë”/ Studentes i hedhin gabimisht 1 mln dollarë në llogari

September 2, 2017 11:28

“Kur të vjen fati në derë”/ Studentes i hedhin gabimisht 1 mln dollarë në llogari

Një studente në një universitet në Afrikën e Jugut, e cila zbuloi në llogarinë e saj një depozitë të gabuar prej 1 milion dollarë në llogarinë e saj të ndihmës financiare, shpenzoi më shumë se 60.000 dollarë para se autoritetet të kuptonin gabimin.

Kjo “lajthitje” ndodhi në universitetin Walter Sisulu në krahinën e Kepit Lindor, ku një shumë marramendëse parash u ngarkua aksidentalisht në kartën e debitit të ndihmës financiare të studentes.

Paratë, të cilat supozohej të ishin vetëm 100 usd për ushqim dhe libra, u bënë menjëherë të disponueshme për studenten, sipas kompanisë përgjegjëse për lëshimin e kartave të studentëve. Katër zero më shumë u shtuan në depozitën direkte.

Autoritetet e universitetit u vunë në dije nga një studente tjetër e cila kishte vënë re shpenzimet marramendëse të studentes.

Kompania mori përgjegjësinë e plotë për këtë ngjarje të jashtëzakonshme dhe tha se tashmë po zbatonin politika të reja që një incident i tillë të mos përsëritet më kurrë.

September 2, 2017 11:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*