Kur u fut Shqipëria në Filateli?

June 15, 2013 19:03

Kur u fut Shqipëria në Filateli?

I nderuar lexues!

Filatelia është mbledhja sistematike e pullave të postës në koleksione dhe njohja e vlerave të tyre. Filatelia është sot një nga veprimtaritë më të përhapura në botë. Në albumet botërore emri “Albania” duket që në fillim të shek.XX në pullat e Lindjes. Pulla e parë shqiptare u emetua në maj 1913 nga qeveria e përkohshme e Vlorës. Para Çlirimit filatelia në Shqipëri ishte e kufizuar. Ajo u zhvillua pas Çlirimit. Numri i filatelistëve nga viti në vit u shtua dhe në qytete kryesore të vendit u ngritën rrethe filatelike. Vendi ynë në koleksionet e pasura të pullave merr pjesë në veprimtari filatelike ndërkombëtare, si në ekspozita e panaire ku mjaft herë ka fituar dhe çmime për përmbajtjen dhe paraqitjen artistike të pullave postare.

June 15, 2013 19:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*