Kur u hap Shkolla Koreografike e Tiranës?

May 12, 2019 00:20

Kur u hap Shkolla Koreografike e Tiranës?

Shkolla koreografike e Tiranës u hap më 1957 me cikël mësimor 6-vjeçar pranë Teatrit të Operës dhe Baletit.

Më pas u zgjat me një afat 8-vjeçar.

Në fillim përgatiste valltarë për këtë institucion dhe për institucione të tjera artistike.

Më 1972 kaloi në varësi të shkollës së mesme artistike “Jordan Misja”, ku pranoheshin nxënës nga klasa e IV e shkollës 8-vjeçare.

Para ‘90-s ishte institucioni bazë për përgatitjen e valltarëve për institucionet profesioniste, për shtëpitë e kulturës në rrethe dhe në përgjithësi për lëvizjen artistike amatore.

Përveç lëndëve themelore të shkollës së mesme të përgjithshme, jepeshin njohuri për artin koreografik botëror, historinë e baletit shqiptar etj.

a.d. / dita

May 12, 2019 00:20
Komento

1 Koment

  1. Sela May 17, 12:23

    Mos kerkoni me xhdo kusht ta perdhosni xhdo gje qe esht ber ne sistemin e shkuar , se mohoni vetveten , xhdo gje e kti vendi ne ate sistem u krijua dhe u realizua , se ishte shtet teper korrekt dhe shum i lidhur me popullin dhe dashurin ndaj kombit , shkolla artistike nuk formonte valltar per te kercter malanaken , por ishte shkoll baleti , nga kjo shkoll ne ate sistem kan dal te ter gjenit e baletit ne kte vend nga ilir kerni nga kadiu dhe shaqiri e te ter tregoeni realitetin siç esht , se esht gje e bukyr te thuash te verteten , se kemi punuar ne baballaret tuaj as greku as serbi , se korrigjojm dhe kto qeveri muti te viteve te demokracis , i vem ne pozit pune jo per gjo tjeter.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*