Kur u hap Shkolla Normale e Elbasanit?

August 8, 2020 15:57

Kur u hap Shkolla Normale e Elbasanit?

Shkolla normale e Elbasanit ishte e para shkollë e mesme me fizionomi të qartë kombëtare në Shqipëri.

U themelua në Dhjetor 1909, sipas vendimit të Kongresit Kombëtar për problemet e arsimit.

Ajo shënoi një hap  të madh në përpjekjet për hapjen e shkollave në gjuhën amtare.

Në përbërjen e mësuesve kishte përfaqësues nga të gjitha krahinat e vendit, duke përfshirë edhe Kosovën dhe Çamërinë.

Këtë shkollë e ndoqën nxënës nga shumë anë të Shqipërisë, si dhe nga Kosova.

Shkolla normale ka dhënë një ndihmesë të madhe për krijimin e një tradite kombëtare në organizimin e veprimtarisë pedagogjike.

 

——

Botuar në rubrikën Enciklopedi të gazetës DITA. Materialet e kësaj rubrike bazohen në të dhënat e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave 

August 8, 2020 15:57
Komento

10 Komente

  1. MC Buka August 8, 17:10

    Tani janë të gjitha, shkolla gjys filxhani!

    Reply to this comment
  2. Krist August 8, 20:42

    Falenderoj gazeten Dita,per informacione te tilla,te vlefshme,dhe qe japin nje pasqyre te plote dhe te hollesishme,te ngjarjeve kombetare.

    Reply to this comment
  3. katarakti August 8, 22:05

    Kritikoj gazeten “Dita” per informacionin e cunguar te kesaj ngjarjeje historike ne arsimin shqiptar. Nga Normalja e Elbasanit me drejtor Ahmet Gashin nga Kosova u pergatiten mesuesit e pare te gjuhes shqipe, nje pjese e te cileve vajten dhe punuan edhe ne Kosove. Ajo shkolle ishte nje fole e nacionalizmit shqiptar ne kohen e pushtimit turk. Dhe xhonturqit e mbyllen me dhune ate shkolle dhe e shtruan ne dajak direktorin e pare te saj. Saqe Fan Noli nga Zvicra i shkruante Faik Konices se nje shkolle e tille duhej hapur patjeter, qofte edhe ne nje vend perendimor. Eshte ne nderin e “Dites” te botoje nje shkrim te plote dhe ezaurues rreth shkolles se pare per mesues ne Shqiperi. Ne mos gaboj edhe Aleksander Xhuvani ka qene drejtor i kesaj shkolle ne kohen e Zogut.

    Reply to this comment
  4. demo August 9, 09:44

    Sipas vendimit te Kongresit kombetar per problemet e Arsimit…O FasaaaDaaa,,o shtirraqerrrr
    Jemi ne 1909..Shqiperia nuk ka shtet..
    Patriotet u mblodhen ne Kongresin e Elbasanit,i cili vendosi Celjen e Shkolles Normale..
    Cfare Problemesh Arsimi thoni ju?
    Shqiperia nuk ka shtet,nuk ka arsim,nuk ka rruge,nuk ka industri,nulk ka ushtri,..NUK KA SHKOLLA.
    Sapo ishte shpallur njesimi i Alfabetit.
    Lini keto fraza STAMPE, ,Lini Slloganet Boshe.
    Jakeni ne kohen kur u mblodh Kongresi i Elbasanit,,U cel shkolla Normale me konjtributin privat te bejlereve agallareve,,SE SHTETI TUYRK NUK E FINANCONTE SHKOLLEN NE GJUHEN SHQIPE.
    Mezi shfrytezuan Hyrjetin,ca liri fallco te Xhonturqve.
    Une plasa me ju.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 August 11, 12:36

      mos u xef o dem
      këta kanë mbaruar unidhersitetet e sotme!!
      i dinë gjërat shume mirë!!
      VK(jo malaj)se shumice e “lajmeve” janë shkrinja të vëna bashkë,pa asnjë lidhje!!
      po shkojmë drejtë mëndjes së ndritur të fred cakos dhe avni delvinës!njëri idiot konspirativ,tjetri i dashuruar deri në marrëzi me bjondin 70 vjeçar që nxin surratin me llampa ultra violetë!

      Reply to this comment
  5. Sopoti i larte August 9, 15:18

    ME VJEN KEQ ME TY DEMO SE E MBAN VETEN PER TEPER TE SAKTE ,DHE KETU REPLIKON PER TE SAKTESUAR..Une jam nga Elbasani qytet ,jam 75 vjet, kam lexuar per Sh.Normale dhe kur isha e re ende ne Elbasani ishte e pashuarjehonae ngritjes se shkolles . fondet per ngritjen e shkolles idha tere populli i elbasanit e jo vetem bejleret,edhe midis tyre kish diferenca ,jo verlaci ,Sa here umblodhen fonde sepse u shprdoruan ,bile ishin ca themele diku qe ishin nga ato te shperdoruarat.

    Reply to this comment
  6. demo August 9, 22:35

    Ndegjo ti Sopotare!Fondet per ndertimin e asaj shkolles Normale qe thua ti jane dhene shume me vone se Themelimi i shkolloes.Konvikti i shkolles Normale u ndertua me Pasurine qe la trashegim me TESTAMENT,Ali Agjah bej Bicakciu.
    I cili ndertoi tre shkolla per femije(Shkollen e sotme Ali Agjahu, ish shkollen Sule Misiri,territorin e te ciles e ka pushtuar nje Cam demokrataxhi,shkollen e sotme private Dakli,ish Konstandin Kristoforidhi) si edhe konviktin e shkolles Normale. Shkriu pasurine burri i dheut dhe nje bust i thjeshte nuk ka per te ne Elbasan..
    Sa per popullin qe ke merak ti,,populli eshte ai bicimsez qe grabiti kazermat e Italise,Magazinat e Gjermanise,Dyqanet dhe magazinat e shtetit ne 91 dhe e mbylli me nder ne 97 kur vodhi Doganen e Elbasanit dhe repartet ushtarake.
    Populli i Elbasanit ju bashkua horrave te Haxhi Qamilit ne 1914,sa u detyruan Aqif pasha,Ali Agjah bej bicakciu,Dervish beu,Alexander Xhuvani,Hajdar Blloshmi,Muc Berberi,Ahmet Dakli,dhe shume patriote te shquar te braktisin Elbasanin dhe shkolla Normale u mbyll prej RRebelave…
    Populli,,vecanerisht populli i Shqiperise se mesme ka qene nje force OBSKURANTISTE,Llum turkoshak.
    Nqs,jane bere ca gjera te mira,,qe shpetoi 1/10 te territorit shqiptar kjo nuk i dedikohetr popullit,por Bejlereve dhe Agallareve patriote.
    Pop[ulli ishte me Haxhi baben,oj ti Sopotare dhe kjo duhet thene me ze te larte,pamvaresisht se ty te duket si blasfemi.
    Ne 1912 populli kur ulesh ne sofren e bukes bente duan:-Bismilah rrahman e rrahim,shyqyr o zot qe na bane turk!
    Populli vone,shume vone e mori vesh qe ishte shqiptar,.
    Brekegrisurit,llumi proletariatit nuk ka dhene asnje kacidhe per shkollen Normale.
    Degjoje nga Demo kete dhe do me kujtosh.
    Leg

    Reply to this comment
  7. fteri August 10, 15:36

    Demo ,Ziu ,ti krenohesh me një shkollë që investuan bejlerët ,po Qindra shkolla ,univeritete që hapi Enver Hoxha, mos vallë duhet ti numrojmë ,populli i di,por ty të verbojnë sytë ?….

    Reply to this comment
  8. demo August 10, 18:14

    Enver Hoxha ishte shtet.
    Bejleret dhane pasurine per te bere Shqiperi.

    Reply to this comment
  9. Kurt Selimi August 11, 09:14

    Luigj Gurakuqi ishte drejtori i parë i Normales së Elbasanit. Dhe jo më kot…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim