Kur u shkëput Plava dhe Gucia?

March 26, 2014 15:05

Kur u shkëput Plava dhe Gucia?

I nderuar lexues!

Krahinat shqiptare të Plavës dhe Gucisë u aneksuan prej Malit të Zi me vendim të Kongresit të Berlinit. Principata e Malit të Zi e shfrytëzoi këtë vendim për të realizuar qëllimet e veta të hershme dhe avancoi drejt këtyre zonave. Por në fillim të janarit 1879, Komiteti Qendror i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit vendosi të kundërshtonte me armë lëshimin e Plavës dhe Gucisë, të pranuar ndërkohë zyrtarisht nga Porta e Lartë e Perandorisë Osmane. Edhe qeveria e Malit të Zi vuri në lëvizje forcat e saj ushtarake. Beteja vendimtare u bë më 5 janar 1880 në Velikë dhe Pepiç, ku pas tri ditë luftimesh të ashpra forcat malazeze u thyen.

March 26, 2014 15:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*