Kur u zhvillua Metalurgjia në Shqipëri?

September 26, 2013 16:33

Kur u zhvillua Metalurgjia në Shqipëri?

I nderuar lexues!

Metalurgjia ka qenë e njohur që në lashtësi në trevat shqiptare. Të përmendur si minatorë e metalurgë kanë qenë sidomos pirustët, të cilët shkrinin bakrin, prodhonin bronz etj. Para Çlirimit, kishte vetëm disa shkritore të vogla e primitive për shkrirjen e gizës, si dhe një uzinë të vogël për shkrirjen e gazit në Rubik, e cila u dëmtua rëndë nga okupatorët gjatë Luftës ANÇ. Menjëherë pas Çlirimit u rindërtua dhe u vu në punë Uzina e bakrit në Rubik, e cila më vonë u zgjerua disa herë. Më 1964 u vu në shfrytëzim Uzina e bakrit në Kukës, ndërsa më 1965 u zgjerua më tej metalurgjia e metaleve me ngjyra. Më 1969 u vu në punë edhe uzina e telave dhe e kabllove prej bakri në Shkodër. Tani metalurgjia e vendit prodhon disa dhjetëra marka çeliqesh të zakonshme e konstruksioni me karbon si dhe çeliqe të lidhura, që plotësojnë një pjesë të mirë të nevojave të vendit.

September 26, 2013 16:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*