Kur vajtimi kthehet në profesion, punësohet në funerale dhe ofron të qara me pagesë

May 7, 2018 14:31

Kur vajtimi kthehet në profesion, punësohet në funerale dhe ofron të qara me pagesë

 

Shumë vite më parë, edhe në vendin tonë, mund të gjeje persona të caktuar të cilët mund të qanin në funerale. Arsyet për këtë ishin nga më të ndryshmet por me kalimin e kohës këto “profesione” u sfumuan.

Tashmë kjo gjë trajtohet si shaka, por në Bahamas është dikush që e ka kthyer në profesion real këtë gjë.

Bëhet fjalë për Sylvester Ricardo Moss, i cili në faqet e tij ka të publikuar çmimet e të qarave.

Të qarat janë të ndara në kategori dhe variojnë nga 50 dollarë në 1000 dollarë.

E qarë normale – 5o dollarë

“Bohemian Hollering” – 100 dollarë

E qarë duke rënë në tokë – 150 dollarë

E qarë duke kërcënuar se do hidhesh në varr – 200 dollarë

E qarë dhe hedhje në arkivol – 1000 dollarë.

Duket se e gjetëm zgjidhjen e atyre që nuk duan një funeral pa të qara.

l.h/ dita

May 7, 2018 14:31
Komento

1 Koment

  1. Arben May 7, 21:12

    Qenka i madh.

    hahaha

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim