Kur vdiq gazetaria e pavarur… nëse ka ekzistuar ndonjëherë

November 11, 2017 11:22

Kur vdiq gazetaria e pavarur… nëse ka ekzistuar ndonjëherë

Është konsideruar si “pushteti i katërt” dhe mbrojtësi i qytetarit përballë tre pushteteve (legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori), por gjithmonë nëse është gazetari e pavarur dhe jo e manipuluar. Interneti sot të njeh me gazetarë për të cilët mund të vihet dora në zjarr për paanshmërinë dhe sinqeritetin e tyre edhe pse të tillët numërohen me gishtat e dorës.

Por kur nisi kriza e medias, kur u shndërrua shtypi në veglën e pushtetit dhe a ka pasur ndonjëherë shtyp të lirë? Me një kërkim të thjesht në internet me fjalën kyçe “shtypi i lirë” është e pamundur të mos hasësh fjalimin e bujshëm të kryeredaktorit të “The New York Times”, i cili edhe pse daton një shekull më parë, është më aktual se kurrë.

Në vitin 1880, botuesi dhe kryeredaktori i “The New York Times”, John Swinton, ishte mysafir nderi në një banket të shtruar për shtypin. Kur iu desh të ngrinte një dolli për këtë event, Swinton thuhet se mbajti një fjalim që i habiti të gjithë.

Nuk ka shtyp të lirë në Amerikë. Ju dhe unë e dimë këtë. Askush nga ju nuk guxon të shkruaj mendimet e tij të sinqerta edhe nëse do ta dijë paraprakisht se nuk do të shfaqen asnjëherë në shtyp. Unë paguhem 150 dollarë në javë që t’i mbaj mendimet e mia larg nga puna dhe artikujt që shkruaj. Të tjerë nga ju paguhen afërisht njësoj për të njëjtat gjëra dhe në qoftë se një nga ju do të ishte aq naiv sa të shkruante mendimet e veta, do të dilte shumë shpejt në rrugë dhe do të kërkonte një punë tjetër. Në qoftë se do të lejoja që mendimet e mia të sinqerta të pasqyroheshin në punën time, për 24 orë do të mbetesha i papunë.

Biznesi i gazetarit të Nju Jorkut është të shkatërrojë të vërtetën, të gënjejë hapur, të shtrembërojë, të fyejë, të shesë racën dhe vendin e tij për bukën e përditshme.

Ju e dini këtë ashtu siç e di dhe unë. Çfarë budallallëku është të ngresh dolli për një shtyp të pavarur. Ne jemi mjetet dhe vasalët e të pasurve që qëndrojnë pas perdes. Talentet tona, mundësitë dhe jetët tona janë të gjitha pronë e njerëzve të tjerë.

Ne jemi prostituta intelektuale”.

Fjalë të ngjashme tha dhe Max Frankel,  kryeredaktor i “The New York Times” nga viti 1986 – 1994, fitues i çmimit Pulitzer në 1973,  mbi impaktin e spekulimit në gazetari pas daljes së tij në pension në 1994.

Në 2005 në “Konferencën për Reformën e Medias” shumë zëra denoncuan dorëzimin e gazetarisë pushtetit. Aty u dëgjuan fjali si këto:

Qytetarët trajtohen si konsumatorë, për të cilët ka shumë për t’u shitur dhe asgjë për t’u treguar”- Amy Godman, drejtore e programit “Democracy Now”

Mediat e mëdha të komunikimit interpretojnë rolin e kullave të rojës të ngritura nga kompanitë e mëdha për të mbrojtur interesat e tyre dhe për të nënshtruar shoqërinë”, Naomi Klein, gazetare dhe aktiviste antiglobalizmi. O.J/Dita

 

November 11, 2017 11:22
Komento

4 Komente

  1. Qytetrai durrsak November 11, 11:48

    Eshte e vertete e kudo ne boten e famshme demokratike. Perderisa gazetareve do tu privohet gjithmone e drejta per te thene te verteten publikisht, per kedo, duke i kercenuar me debimin nga puna, atehere ku qendron difekti, tek gazetari apo tek padroni i tij ?! Derisa shoqeria do te sundohet nga baronet e cdo ngjyre, atehere gazetaria nuk do te jete kurre e vertete dhe demokracia jofunksionale. Ky eshte difekt i madh nderkombetar !

    Reply to this comment
  2. katolikja Jozef-ine November 11, 12:35

    PO KETO NUK QENDROJNE PER FEV ZINE QE BEN ORALE DHE NGA GOJA DHE NGA BYTHA 25 VJET ME SALINE ANTIKRISHTIN FRANGAJ DHE LIKE FLORINE….

    Reply to this comment
  3. Une November 11, 14:32

    Mundet qe shtypi i “lire” te filloje pasi Meta-Berisha te shkojne prapa hekurave!

    Reply to this comment
  4. lejlek November 11, 14:49

    Per mendimin tim gazetaria eshte ushimi i perditshem me i shijshmi per njerzimin edhe para kafes se mengjesit.
    Dhe per kete jemi te nje mendje besoj .Duke i klasifikuar si
    kronika te jetes , promovuese dhe invesiguese.
    Ne nje vend si i yni pa eksperience dhe te prirur drejt shitjes a mos kemi kaluar nga promovues te vlerave pozitve te njerzeve , te natyres, te jetes se perditsheme me pozitivitet duke shmangur kroniken e zeze dhe denigrimin e paqellimshem te Shqiperise dhe shqiptareve.
    Dihet ne kete bote ka lindje te njeriut sikunder edhe vdekje dhe nuk ka shtremberim te llamarinave te njerzeve ne perplasje sikunder vepra te ligjshme e te paligjshme . Keto te jene kronike e organeve te specializuara edhe ne shtyp.
    Por mua me rreh diku qe po zgjatem .Bota e qyteteruar i kushtojne shume rendesi “promovimit ” per te thithur kapital (para) qofte edhe me femijet shqiptare si kengetaret e njohura ne bote. Po me tonelatat e droges ne shtyp, ne radio, ne televizione e ku te mundim kujt ja shesim?????!!!!!
    Ose me mire po ju drejtohem ju qe i promovoni kaq shume ku i shisni .Sepse cdo lajm me figure nese jeni sadopak te shkolluar (Megjithse shumica egazetareve jane nga halli qe duhet te jeni edhe psikologe)kane efekt te kundert.Dmth nese dikush nuk e ka patur ne mendje te mbjellle , thote “he mo ta provoj edhe une”
    ose i meson me dhune ata qe s’dine e te vjedhin ata qe nuk kane vjedhur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*