“Kur vendosa Klajda Gjoshën të dytën, shumë figura nuk pranonin të rrinin në listë”

June 9, 2017 11:00

“Kur vendosa Klajda Gjoshën të dytën, shumë figura nuk pranonin të rrinin në listë”

 

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka marrë pjesë sot në konferencën e vendeve të Ballkanit Perëndimor ku ka folur për të rinjtë dhe vëmendjen që politika duhet t’u kushtojë të rinjve.

Ai ka folur për karrierën e tij të nisur që student, si kryetar i FRESSH dhe në fund kryeministër shumë i ri.

Duke iu referuar përplasjeve në politikën shqiptare, Meta tha se sot politika është zhytur në egoizëm duke vrarë humanizmin ndaj mbështet të rinjtë.

“Sot kemi një elitë politike të zhytur në individualizëm dhe egoizëm duke vrarë vlerat e humanizmit, prandaj promovoj të rinjtë. Të rinjtë ndihmojnë vendin të zhvillohet në kapacitetet e tij”, tha Kreu i Kuvendit në detyrë.

Meta ka rrëfyer edhe se kur ka vendosur ministren e Integrimit në listën e kandidatëve për deputetë shumë figura të tjera të LSI nuk kanë pranuar të rrinin në listë.

Gjithçka që kam bërë për fuqizimin e të rinjve. E nisa politikën student dhe u zgjodha deputet e kryeministër. Kam qenë kreu i FRESSH-it në një kohë shumë të keqe. Rinia eurosocialiste u shndërrua në një fuqi të jashtëzakonshme besimi shumë shpejt. Ajo që na duhet sot janë të rinjtë. Të rinjtë duan ritëm ndryshimi më të shpejtë. Politika t’i përgjigjet këtij padurimi që këta të rinj të rrinë këtu e të punësohen këtu. Duhet të çojmë më shumë të rinj e të reja në parlament dhe më pak biznesmenë. Ky është angazhimi im. Këtu diskutohet për listat e deputetëve. Kur vendosa Klajda Gjoshën të dytën shumë figura nuk pranonin të rrinin në listë. Klajda u bë ministre, Kejdi u bë deputete. Kejdi Mehmetaj ishte shumë aktive në parlamentin e ardhshëm, nuk duam të diskutojmë për deputetë me rekorde kriminale por për problemet e qytetarëve”, theksoi Meta.

Ai u shpreh se në parlamentin e ardhshëm duhet të kemi të rinj që flasin për problemet e të rinjve e të të gjithë shqiptarëve.

 

June 9, 2017 11:00
Komento

5 Komente

  1. MH June 9, 12:50

    Ti je i paparashikushem.Mjeshter i listave ne bllok.
    Per cilen liste e ke fjalen.
    Per ate financiare apo per ate erotike.

    Reply to this comment
  2. Drejtesia do te vendoset duan apo nuke duan keto mije kenetash,apo avoketerit e tyre June 9, 13:33

    Ti Ilir floriri e nise apo ta dhuruan politiken qe ne bangot e shkolles,kjo eshte per t’u pare.Turravrapi juaj ne babezine e grabitje dhe tjetersim te pasurise kombetare e private,nuke ju ka munguar dhe kjo me porosi nga eterit tuaj.Dhe ketete po e tregon dhe verteton koha ne dite e vite.Uroj qe te rrosh dhe te provosh mbi kurriz paudhesite e krimeve tuaja nga fuqia e pushteteve.Jane mijra nena dhe gra te veshura me te zeza dhe mijra femije jetim,si dhe nje pasuri kombetare dhe private e grabitur nen bekimin tuaj nga fuqia e pushteteve,te asaj rinie e lundur e plakur aqe shume sa dhe vete Enver Hoxhes nuke i kishte vajtur ne mendje,si kultivimi i droges dhe i gjakmarrjes,apo tjeterimi dhe grabitja e pasurise kombetare dhe asaj private qe lane pas mbi 30mije te vrare dhe mijra te gjymtyer,aqe sa nuke la pas Italia fashiste,Gjermania naziste,dhe diktatura komuniste te mare sebashku ne Shqiperi.Ju like “floriri” shume shpejt do te provoni mbi kurriz ate qe ju i shkatuat popullit nga babezia per leke te piset e pushtet pa kufi me c’do forme e cmim.Beso.
    Gullcimave,britmave dhe “ndershmerise tuaj per “drejtesi”po i vjen fundi dhe ky do te jete nje fund i turpshem,i shpejte dhe pa kthim.Ku e shkuara do t’u duket si nje enderr, bashke me ato qe ju mbajne ison.Dhe e nesermja nje kapele sipas kokes me bllok ne dore.Beso.

    Reply to this comment
  3. I MASHTRUARI June 9, 17:23

    Nje hipokrit i ndyre , qe ua kalon edhe klerikeve me idjote e te pa skrupull ! Shqiperia sot nuk ka nevoje te mbushe parlamentin me adoleshente te pa arsimuar , te pa formuar mire ende si qytetare , e si familjare , pa lere pastaj per politikane ! Pse me nivele te tilla 20-vjecaresh , do te besh reformat themelore , ndryshimet kushtetetuese , ligjin per zgjedhjet , vetingun e nje mori ligjesh moderne europiane , kur keta te rinj ende nuk kane mesuar se cfar eshte e si behet ligji ?
    O president maskara , nuk jini per te marre shembull per mire , as ti dhe as Monika ne rrugen e pershkuar deri tani ! Ti ishe nje karte bixhozi ne duart e bixhosciut Fatos Nano qe te uli ne kariken e K/M , jo se e fitove me ndonje aftesi e merite te vecante,qe e permend ne cdo dalje tende publike . Me skandalin tend , qe pane e degjuan live shqiptaret , ti ne mos duhej qe te kishe vrare veten , duhej te ishe zhdukur nga Shqiperia , per te mos te pare me asnje shqiptar ! Nje hajdut i tille , por mbase i kalibrit me te vogel eshte Andis Harasani , i cili vodhi sa mundi dhe u degdis jashte me “biznese te sukseseshme” , per te tretur milionat e vjedhura , si puna e gjarperit , qe gelltit nje qenie te madhe dhe , pastaj rri i qete e pa levizur per te tretur ate ushqim te bollshem ! Ti , me horrat e banditet qe ke mbledhur ne ate parti , u cingerris nervat shqiptareve me keto deklaratat tende e te kolopuceve te pa pune , qe i embelson me mandate e me vende pune ne shtet , nuk meritoni te ekzistoni as si parti , e jo me si parti parlamentare me 20 vjecare qeflinj karikesh e parash ! !

    Reply to this comment
  4. hë për hë.... June 9, 17:48

    Ky e nisi me freshin dhe perfundoi ne listat e gazidedes. Qendronte ne krah te socialisteve si deputet dhe i shkelte syun berishes nga krahu tjeter ( mero baze tek libri i tij per ngjarjet e 97 tes e jep te qarte portretin dhe prapaskenat e ilirit me Berishen. Ishte kjo kurajua qe ai i u vu elefanteve te kampit te majte, fatosit, ruçit, pellumbit, dokles deri sa ata i treguan brylin. Iliri e krijoi shpejt çeten e tij me teper me idealiste e qejfmbetur nga grupi i elefanteve majtiste, por qe keta te fundit i u larguan menjehere kur likja hyri ne qeverisje me saliun si nxenes besnik i tij. Ne fakt ky eshte raporti midis te dyve berisha tashme ka dy dosje te medha per like floririn, ate qe figuron si ushtari i gazidedes me raporte per miqte e tij, dhe ate te vjedhjeve kolosale me permasa te jashtzakonshme te ndodhura ndonjehere ne shqiperi. Floririn e krrabes dhe bllokun qe mblidhte miliona. Ne vjedhje ka patur nga pas mbeshtetjen e saliut i cili si moto ka duke te krijuar mundesi te vjedhesh ndersa kontrollon dhe evidenton gjithçkah duke arkivuar ne dosje çdo detaj. Eshte kjo arsyeja qe Iliri thote vazhdimisht qe doktorin e ka pike te dobet. madje ne parlament i la hapsire me pash si kompensim fare te vogel çka berisha di per lilon, kryemafiozin e shqiperise.

    Reply to this comment
  5. Novruz Taip Vishanji June 9, 19:29

    DIKUR KISHA NJE FARE RESPEKTI

    per Gjoshen e kurrizthyerit nga korrupsioni, por duke lexuar CV-ne e saj, kam bere shume hapa pas.

    Pavaresisht qe tregn se ka studiuar jashte vendit, ne nje universitet anglosason, kjo bukuroshe fjalepak, shkruan akoma me te njejtin stil te klases se pare te fillores, ku kolopuçet mesojne germat e alfabetit shqip, se si ti shkruajne,

    Ne se nuk e besoni, mund ti hidhni vete nje sy CV-se se saj dhe Modulit te dekriminalizimit. Eshte e trishte te shikosh nje shkrim te tille aq foshnjor e aq qesharak per nje personazh qe pretendon te kete kulture e formim anglosaon.

    E dyta eshte edhe me qesharake ne CV-ne e saj: hapni mire syte: shkruan kjo e paìelqyera e te korruptuarit te Kokedhjeres nga Dibra, “…jam e afte te bej kerkime ne internet !!!!???”

    Kulmi, nje Ministre e Integrimit, qenka e afte te beje kerkime ne internet…

    Shikojeni vete qe te besoni, se kush kerkon votebesimin eshqiptareve per te na futur ne Bashkimin Europian !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*