E treta vjedhje e transporteve bankare në 18 muaj. Rastësi?

July 1, 2016 09:22

E treta vjedhje e transporteve bankare në 18 muaj. Rastësi?

Vjedhja e një shume të madhe parash, që po transferohej nga një bankë në Aeroportin e Rinasit ka shqetësuar ndjeshëm bankierët. Kjo është hera e tretë brenda 18 muajsh që vidhen paratë, që transportohen nga bankat.

I kontaktuar nga Monitor, Spiro Brumbulli, kryetar i Shoqatës së Bankave tha se ky është një shqetësim i madh për sistemin, pasi krijon pasiguri lartë dhe rrit kostot, pasi këto janë humbje të drejtëpërdrejta.

“Me të dhënat e deritanishme nuk mund të paragjykojmë lidhur me këtë ngjarje të rëndë, që policia e ka nën hetim”, thotë ai. Gjithsesi ai shton se mirë  kur ndodhi në të dalë të bankës, e pastaj në rrugë, por kjo brenda në aeroport të lë pa fjalë.

“Duhet parë një analizë më e thelluar, pasi kur bëhen tre raste brenda një kohe të shkurtër, nuk është më rastësi”, thotë ai. “Mund të bëhej gjëmë më e madhe, grabitësit  mund të futeshin edhe në avion.

Brumbulli shton se bankat nuk kërkojnë  gjëra të mëdha, por elementët bazë të sigurisë.

Ai thotë se duhet bashkëpunim për të diskutuar nëse ka dobësi ligjore apo dhe arsye të tjera. “Ka diçka që nuk shkon. Për një vit e gjysmë  është vjedhja e tretë, edhe pse bankat mundohen të respektojnë kushtet e ruajnë konfidencialitin”.

Kjo rrit pasigurinë e bërjes së biznesit dhe e shoqëron atë me kosto shtesë.

Ditën e djeshme, tre persona me armë hynë në pistën e avionëve të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, rrëmbyen disa thasë me para që do të transferoheshin jashtë me avionë, dhe u larguan pa arritur të kapeshin nga policia.

Transferimi i parave jashtë vendit është një procedurë normale e bankave, të cilat një pjesë të parave të lira nga depozituesit, i vendosin në institucionet financiare jashtë vendit./MONITOR

July 1, 2016 09:22
Komento

7 Komente

  1. andromeda July 1, 09:38

    Këto vjedhje spektakolare janë realizuar nga skalionet banditeske të PD, që të krijojnë sa më shumë konfuzion në vend, në prag të kalimit të reformës në parlament. Mbeturinat berishiane në pikat nevralgjike të shtetit e kanë lehtësuar këtë vjedhje spektakolare për të diskredituar policinë e shtetit, që me gojën e Lulit do të thotë”ky akt tregon se shteti ka rënë”. Urgjentisht PD duhet shpallur si parti fashiste dhe duhet deklaruar e jashtëligjëshme.

    Reply to this comment
  2. LORA July 1, 09:47

    A vertet vjedhje jane keto te treja,,,,apo inskenime trape ,me rregji shqup-se,per nevojat ekskluzive destabilizuese te tyre,ne preg te votimit te reformes ne drejtesi.Besoj se do te shohim te tjera inskenime edhe me te trasha se kjo e fundit.
    S’kam nevoje per njeri ,e jo me per kete brumbullin, te m’e vertetoje te kunderten e asaj qe duket shqeto edhe per nje mendje mesatare.

    Reply to this comment
    • Nio July 1, 11:48

      Po mire mi Nafije. E zeme se eshte keshtu sic thua ti. Po masat e sigurise lihen ne meshire te hajduteve apo me keq terroristeve??? Ripjerdhese e qorruar!

      Reply to this comment
  3. toni15 July 1, 10:04

    Si duket edhe Bankat deshirojn te vidhen gjithkund ne botë kur Transportin shuma te medha parash nuk mjafton aftsia e Firmes private por duhet te paguhet shteti qe shoqrimin ta bej njesia speziale e policis ku transporti Do te ishte i siguri.jam i Bindun se kjo gabitje është bër me ndihmen e shish-it

    Reply to this comment
  4. mondi nga Vlora July 1, 10:28

    Po sikur bankat te jen pjese ne kete loje. psh i vjedhin 5 dhe ajo deklaron 10? dhe siguracioni paguan!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  5. krenar July 1, 11:22

    Per mua kjo eshte vjedhje shteterore e organizuar vete nga shteti. Nuk ka mundesi qe te vidhet banka tre here dhe hajdutet te humbasin gjurmet. Jane para qe i duhen qeveritareve per reklama dhe fushata. Denohjen vetem policet private qe nuk kane te drejte te qellojne mbi hajdutin se denohen 15 vite burg. Me mire nuk qellojne e denohen 2-3 vite. Ky eshte shteti yne dhe legjislacioni qe mbron hajdutin e jo pronarin.

    Reply to this comment
  6. Rajmondi July 1, 13:37

    Grupi prej 3 veta i caktuar per sigurine e valutes gjate transportimit deri ne aeroport,nuk jane thjesht qytetare te zakonshem,por roje me uniforme,te perzgjedhur,te pergatitur fizikisht dhe te trajnuar, te armatosur dhe qe kane bere nje betim per ruajtjen e personelit te bankes, te objektit qe i caktohet si dhe per ruajtjen e vlerave monetare qe ka ne banke.Keto,cdo i punesuar ne kompanite e ruajtjes duhet ti mbroje me cdo kusht,duke vene edhe jeten ne rezik.Ne kushtet konkrete ata jane kercenuar nga 3persona jo me te armatosur, jo me te pergatitur,me avantazhe me te medha,pasi kane qene ne pozitat e mbrojtesit, me mjet te blinduar dhe e kane patur me lehte per ta neutralizuar dhe asgjesuar grupin e maskuar qe i….POR…….Konkluzioni eshte i qarte.Ketu ka bashkepunim ne vjedhje .Personat e <>jane efektive te kompanise se ruajtjes dhe administrates se bankes,me aksion te planifikuar ne2-3 varjante.Vidhen bankat,djersa e depozituesve dhe ne kompesim riten kredite dhe ulen interesat bankare.Ne te gjitha rastet asnje smban pergjegjesi.Vidhet BSH nga FULLANI nepermjet rojes 730 000 000 lek dhe roja justifikohet se i luajta ne kumar ,ndersa FULLANI i cili i vodhi me doren e rojes kerkon demshperblim dhe rikethim ne detyre per te vjedhur para te tjera.Me te njejten menyre u vodh Banka nga kompania qe e ruante (GJICI??? Cfar emri ti veme kesaj loje ???Ajduti eshte brenda shtepise ,nuk eshte veshtire per ta gjetur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*