Kur zonja e parë e Prishtinës ishte një italiane

May 11, 2018 09:43

Kur zonja e parë e Prishtinës ishte një italiane

Stella Velle me origjinë italiane, ishte bashkëshortja e prefektit të parë të Prishtinës, Hysen Prishtina

Hysen Prishtina qeverisi Prishtinën gjatë viteve 1941-’44.

Stella Velle-Prishtina, e cila në Prishtinë njihej me emrin Drita, u lind më 28 qershor të vitit 1910 në qytetin Avellino të Italisë. Me profesion ishte mësuese.

Hysen Prishtina ishte djali i fisnikut prishtinas, Xhemajl Beg Prishtina. Me bashkëshorten e ardhshme u njoh në Itali, ndërsa studionte për agronomi në kryeqytetin italian në Romë.

Hysen Prishtina vuri kurorë me zonjën Stella Velle në Itali në dhjetor të vitit 1941. Më pas u zhvendosën në Prishtinë dhe u emërua prefekt.

Në nëntor të vitit 1944 Hysen Prishtina me familje në fillim migroi në Turqi ku jetuan disa vjet dhe më vonë migroi në Toronto të Kanadasë.

Stella Velle jetoi plot 94 vjeç. Ndërroi jetë më 11 maj të vitit 2004 në Toronto. U varros afër bashkëshortit të saj Hysenit, i cili vdiq më 14 qershor të vitit 1991.

Hyseni dhe Stella lanë pas tre djem e një vajzë të cilët jetojnë në Turqi dhe Kanada.

n.s. / dita

 

May 11, 2018 09:43
Komento

9 Komente

  1. Niku May 11, 13:10

    Kush e emeroi prefekt, apo u be vete!

    Reply to this comment
  2. Lexuesi May 11, 16:11

    ..Mos beni komente prej injorantesh e mos tentoni t’u shnderroni ne komentues “interesant” e te “lezetshem” me sarkazmen dhe humorin tuaj si tuaj kot se koti… Ore ti, ç’hyn Miladini e Mugosha ketu?? …Keta te dy ishin maleve te Shqiperise…, dhe serbo-sllavet komuniste nuk e posedonin pushtetin ende… Prefekti Prishtina ishte emeruar prej Qeverise Kuislinge bashkepunetore ne pushtuesit fashiste italiane ne krijimin e se ashtuquajtures Shqiperi e Madhe… Nese do te duhet te beni “humor”,,,, atehere beni humor me Shefqet Verlacin o Mustafa Krujen,,, kot fare… Bile don te dish qe ka dokumenta qe Miladin Popovici i kishte propozuar disa here udheheqje komuniste jugosllave dhe Titos veçmas qe Kosova dhe trojet e tjera shqiptare pas mbarimit te luftes do te duhet t’i rijepen Shqiperise,,,: prandaj edhe OZNA vrau me pabesi Miladin Popovicin duke eliminuar keshtu edhe opcionin e Popovicit per sa fola me lart… Ah persa i perket Dushan Mugoshes une do te thoje se ishte nje i vertete bir kurve, nje kelysh qeni dhe meqe Mugosha ne fakt na kare bere shume ghynahe me shkronja te medha ne historine tone te Pasluftes, une do te propozoja qe pas vdekjes te denohet si kriminel nga ndonje Gjykate shqiptare!!!

    Reply to this comment
  3. demo May 11, 18:24

    Ishte Hysen Beg Prishtina,o llum i proletariatit,.Ishte gur i rende ne vend te vet,Ishte prefekt i qeverise se Shqipnise Etnike,ashtu si e enderruan Rilindasit e pavdekshem.
    Po kush ishin Rilindasit?Po LEF NOSI ishte RILINDASI i fundit.Amaneti Kristoforidhit,bashkeudhetari Ismail bej Vlores,ministri i Pavaresise.ashtu sic ishte Eqrem Cabej, Amaneti i Bajo Topullit.Ju keni deshire ta krahasoni me Petenin,me Kuislingun,jooooo shoke proletare!Kur Wermachti cliroi Shqiperine nga sllavet dhe greket 3/4 e territorit dhe popullit shqiptar jetonte nen dhunen cfarosese te pushtoimit greko-sllav.Prandaj Rilindasit qe krijuan qeverite e Shqipnise Ethnike ne vitet e luftes dyte boterore duhen krahasuar me QEVERINE FINLANDEZE,QE UDHEHOQI POPULLIN FINLANDEZ NE NJE QENDRESE HEROIKE KUNDER RUSISE SOVJETIKE.Lef Nosi mblodhi Assamblene Kombetare(partizanet e Dushan-Miladinit e qelluan me top)per te bere nje Kuven te Lezhes,nje Lidhje te Prizrenit ne mbrojtje te trojeve Ethnike,por [partizanet e Miladin-Dushanit ishin rekrutuar per te mbrojtur Serbine,per te lene jasht kufijve kombetare Camerine dhe Kosoven.

    Reply to this comment
    • lashtesia May 11, 19:05

      Aman o Demo se na vdiqe me teorite e historite e tua qe i rrotullon sipas qejfit.
      Po mire o Demo, ku ishin keta pseudo-rilindasit e literatures tende gjate viteve te qeverise Zogu I?
      Pse nuk i bashkuan trojet etnike nen Mbretnin e Zogut I?
      Pse nuk u ndjene kur Zogu I u dhuroi sllaveve ca copeza nga territoret e Shqypnise?
      Je i sigurt qe ata “rilindasit” e tu do t’ia arrinin t’i mbanin trojet etnike edhe pas luftes, ne rast se komunistet nuk do te ekzistonin?
      E mos i perzje Eqerem çabejn e Bajo Topullin me Shefqet Verlacin apo Mustafa Krujen se pastaj deti behet nafte!
      Po fli ndonje ore ma teper, sepse ke filluar te shikosh filma me Rilindas.

      Reply to this comment
    • proletari May 11, 20:32

      Demo, je bloza e oxhakut.

      Reply to this comment
    • PSE ? May 11, 20:40

      @Demo , ke shume mllef dhe kurdohere i gatshem per
      tu konfliktuar me kedo qe ka mendim ndryshe , cilesi keto , qe nuk do ti benin nder kerkujt !

      Reply to this comment
  4. KOZi May 12, 00:17

    E marrim te mireqene qe qellimi i artikullit eshte thjeshte kuriozitet dhe vecori.
    Megjithate nuk mundemi pa hyre ne shtjellime dhe opinione- Mendoj me bindje qe pas 1912 ne Luften e Pare Boterore ardhja e Austro-Hungarezve quhet CLIRIM. Kosova dhe tokat shqiptare ne maqedoni u cliruan nga serbet.
    Edhe ne luften e dyte Boterore po ashtu me ardhje te Gjermaneve kryesisht dhe bashkim te tokave shqiptare perseri quhet clirim nga serbet.
    Ato qe ishin aleat te serbeve ne lufte te pare dhe ne lufte te dyte mendojne ndryshe.
    Shqiperia e bashkuar ne luften e dyte ngjason me Kroacine po ne luften e dyte.
    Sot Kroacia respekton ato figura politike e historike qe luftuan per nje Kroaci te pavarur dhe nuk respekton ato kroat me Titon (qe eshte kroat)dhe me serbet qe luftuan per jugosllavine komuniste. Kjo nuk e pengon Kroacine te jete ne cdo institucion europian dhe nderkombetar ….tung

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*