Kura e re motivuese për punëtorët: Fli se paguhesh

April 15, 2016 12:51

Kura e re motivuese për punëtorët: Fli se paguhesh

Ndoshta do habiteni por ja që ndodh që të të paguajnë edhe nëse fle! Kështu ndodh në kompaninë Aetna në Shtetet e Bashkuara e cila vepron në tregun e sigurimeve shëndetësore.

Mark Bertolini, drejtues i kësaj kompanie gjatë një deklarate për BBC-në shprehet se ka gjetur kurën e motivimit dhe performancës për të gjithë vartësit e tij. Cila është kjo? Pagesa për orët e gjumit. Për tu ndjerë  të ndjehesh i çlodhur ditën tjetër nevojiten të paktën 7 orë gjumë i rehatshëm dhe këtë Marku e di mirë.

Ai shprehet se paguan me 25 dollarë në natë të gjithë punëtorët që i provojnë se kanë fjetur 7 orë gjumë për 20 ditë me radhë ndërsa thotë se ata mund të përfitojnë deri në 500 dollarë ekstra në vit.

Bertolini shprehet i kënaqur me performancën e vartësve të tij dhe thotë se që prej kohës kur është vendosur ky rregull ka rritje të produktivitetit dhe cilësisë së shërbimeve të ofruara nga kompania që ai drejton.

April 15, 2016 12:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*