Kurbin, 21-vjeçari kërcënoi me armë shokët, policia parandalon krimin

February 4, 2018 21:33

Kurbin, 21-vjeçari kërcënoi me armë shokët, policia parandalon krimin

Është vënë në prangat e policisë së Lezhës 21- vjeçari Mikel Gjonaj, i cili ka kërcënuar kolegët e tij të punës duke qëlluar me pushkë në ajër.

21- vjeçari nga fshati Drojë i Kurbinit ka kanosur me armë punonjësit e një guroreje, por policia ka ndërhyrë në kohë dhe ka arrestuar Gjonajn dhe ka sekuestruar armën dhe 10 gram kanabis.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi 3 gëzhoja.

Ndërhyrja në kohe e shërbimeve të Policisë së Kurbinit parandaluan konfliktin, si dhe gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti në trup edhe 10 gr kanabis.

Në vendin e ngjarjes grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi 3 gëzhoja.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

l.h/ dita

February 4, 2018 21:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*