Kurbin, makina përplas për vdekje 23-vjeçarin

June 10, 2018 20:33

Kurbin, makina përplas për vdekje 23-vjeçarin

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur pasditen e së dielës në Kurbin.

Sipas ABC News, shtetasi ka mbetur i vdekur nga përplasja me një makinë tip “Audi” pranë mbikalimit të Patokut, teksa po përshkonte rrugën me motoçikletë.

Viktima është 23-vjeçari Aleks Gjini, i cili ishte kuzhinier në një lokal në zonën e Patokut.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërsa mësohet se drejtuesi i mjetit u largua në këmbë nga vendi i ngjarjes.

s.a/dita

 

 

June 10, 2018 20:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*