Kurora e gjelbër, Gjykata Kushtetuese rrëzon Bashkinë e Tiranës
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Bashkisë Tiranë, kundër Këshillit Kombëtar të Territorit, sa i takonte kurorës së gjelbër të kryeqytetit. Në ankesën e Bashkisë kërkohej pezullimi i dy vendimeve të KKT-së, të marra në muajin tetor të vitit që shkoi, për pezullimin e lejes se ndërtimit në këtë kurorë.
Bashkia prentendonte në kërkesën e saj, se vendimi i Keshillit Kombater te Territorit ishte i papajtueshem me Kushtetutën dhe me Kartën Europiane të Autonomisë Vendore.
Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga Bashkia, Gjykata Kushtetutese vendosi rrëzimin e kërkeses.
Komento
2 Komente
Shiko komentet
Nje vendim me se i drejt dhe qe duhet respektuar.I nderuari kryetar i bashkise eshte mire te meret me problemet qe ka BRENDA qyteti i Tiranes dhe krahas kesaj te shikoje e te veproje edhe jashte qytetit.-VIJEZIMI rrugor ne qytet po thuaj se eshte zhdukur;trotuaret mbrapa muzeut kombetar jane ne pike te hallit,e cfar te shtoj me shume.
Duket se Gj. Kushtetuese eshte i vetmi institucion i pa-perfolur dhe qe punon ne heshtje me mjaft profesionalizem. pershendetje dhe mirenjohje per Qetesine e Tyre.