Kursi i këmbimit drejt normalitetit, Sejko: Pse ndërhymë

June 19, 2018 09:22

Kursi i këmbimit drejt normalitetit, Sejko: Pse ndërhymë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka thënë në samitin e vendeve të rajonit që u mbajt në Mal të Zi se, tendenca e mbiçmimit të lekut ka nisur që në 2015-n, por mbiçmimi i tij me 7 përqind është hasur në 6 muajt e 2018-s.

“Leku u mbiçmua mesatarisht me 2.3 për qind ndaj euros në 2016 dhe 2017-n, ndërkohë që u mbiçmua me rreth 7 për qind në gjysmën e parë të vitit 2018. Analiza jonë tregon shpjegime që ndryshojnë qartësisht për mbiçmimin para dhe pas vitit 2018″, tha ai.

Sejko shpjegoi arsyet e zhvlerësimit të euros në 6 muajt e parë të 2018-s.

“Mbiçmimi i shpejtë që përjetuam në 2018 ishte një dukuri e nxitur në masë të madhe nga tregu i këmbimit valutor. Lajmi për një fluks hyrës të beftë dhe të qëndrueshëm të valutës, nxiti pritshmëri të njëanshme në tregun valutor. Këto pritshmëri u pasqyruan në ofertë të përshpejtuar për valutë dhe kërkesë të shtyrë në kohë për valutë, duke gjeneruar një rreth vicioz mbiçmimi.

Banka e Shqipërisë nuk reagoi mbi trendin real të mbiçmimit në dy vitet e kaluara. Megjithëse disa devijime të vogla ende ishin të pranishme, ne vlerësuam se tendenca u nxit në masë të madhe nga përmirësimi i faktorëve fondamentalë. Kjo ecuri na lejoi ta fokusonim politikën tonë monetare në arritjen e objektivit tonë për inflacionin prej 3 për qind.”

Pas ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, guvernatori tha se kursi i këmbimit po i kthehet normalitetit.

“Tregut iu komunikua qartësisht se do të ishte një ndërhyrje jo e zakonshme dhe e përkohshme. Ndaj, nuk përfaqëson një ndryshim të angazhimit tonë për një regjim të lirë të kursit të këmbimit dhe nuk duhet të përfaqësohet si e tillë. Si rrjedhojë, këto masa rezultuan efikase dhe tani lëvizjet në kursin e këmbimit po i rikthehen normalitetit”, u shpreh Sejko.

s.a/dita

June 19, 2018 09:22
Komento

2 Komente

  1. Cami ndershem June 19, 15:45

    Guvernatori duhet te na thote se nga vijne eurot qe mbushen tregun dhe forcuan lekun vetem ndaj valutave.Cmimet ngelen dhe jane si kur euro ishte 140.Vertete qe banka nderhyri po kjo nderhyrje i ngjante spekullanteve te tregut zi.Nderhyri banka kur euro zbriti 123.5 dhe kur euro arriti 130 keta hapen fjale qe banka do hedh ne treg lek qe te blej euro dhe kjo ishte mashtrim.Banka i shiti lart eurot qe bleu lire dhe tani nuk nderhyn por po pret qe euro te zbres poshte.Fati jone i keq eshte se guvernatori eshte nje cop cam dhe camet nuk jane tregtar te ndershem.

    Reply to this comment
    • imiri June 19, 20:17

      po ti tregtar te mire ke tropojaret or ti. Ai nuk eshte vetem cam, por djale i lindur rritur ne mes te Tirones or ti. Gjithahshtu nuk eshte tregtar por nepunes dhe tani quhet GUVERNATOR ooor ti

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim