Kurthi i pritshmërive të larta

July 14, 2018 15:45

Kurthi i pritshmërive të larta

Historitë e dashurive pa kushte shpesh sjellin drama të mëdha njerëzore. Kjo vjen nga zhgënjimi.

Po zhgënjimi pse është kaq i fortë ndonjëherë sa të shkatërrojë një jetë, një njeri?

Kjo ndodh kur pritshmëritë e projektuara te vetja dhe tek partneri kanë qenë jorealiste.

Dhe përgjithësisht pritshmëritë e larta janë jorealiste, sepse në thelb ato bien ndesh me natyrën njerëzore, e cila është e dobët.

Ja disa këshilla për të mos mbërritur në pikën e zhgënjimit total që sjell depresion dhe ndonjeherë hap plagë që nuk mbyllen gjithë jetën veçanërisht tek njerëzit e ndjeshëm

1-Mos ki pritshmëri të larta.

Një gabim i rëndomtë që e bejmë shpesh janë pritshmëritë tepër të larta nga një person.  Do të ishte më e shëndetshme po të tregoheshit më realist. Njih njerëz, por mos u marros pas askujt.

2-Gjej një pasion

Bëhu pjesë ndonjë kursi gjuhe në qoftë se ju pëlqejnë gjuhët e huaja ose bëj punë vullnetare në ambient të hapur nëse ju pëlqen natyra. Mos rendni pas sjelljeve që marketon tregu, janë kurthe luksoze që nuk çojne askund. Jeta është e mbushur me mundësi të tjera, të veçanta.

3-Krijo vetëbesim

Respektimi dhe pëlqimi i vetes është një hap i rëndësishëm. Mendo vazhdimisht për vlera që çmon te vetja. Nëse ndihesh mirë me veten, e reflekton dhe te të tjerët.

4-Takohu në vende asnjëanëse

Direkt pasi ke bërë hapin e parë dhe ke ftuar dikë për t’u ritakuar, zgjidh një ambient asnjanës për të kaluar kohën. Kjo gjë redukton presionin që do të kishit nëse do ta kishit ftuar në shtëpi dhe ju jep më shumë kohë për t’u fokusuar te njëri-tjetri, duke lënë hapur mundësinë e tërheqjes..

5-Bëj pyetje

Nëse dëshiron që të bëhesh popullor, pyeti ata rreth vetes dhe dëgjoji me vëmendje kur përgjigjen. Rrallë gjen dëgjues të mirë ditët e sotme. Është pasaporta më e mirë e mundshme drejt një shoqërie të vërtetë.

b.m. / dita

 

July 14, 2018 15:45
Komento

1 Koment

  1. T'hah... July 15, 23:30

    duhet mesuar gjuha e memeceve
    qe njerzit te kuptohen … !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*