Kurti e Rama / Makro-Shengen shqiptar apo Mini-Shengen ballkanik

February 11, 2020 23:12

Kurti e Rama / Makro-Shengen shqiptar apo Mini-Shengen ballkanik

Nga Bedri Islami

 

Dje në Tiranë u takuan dy shefat e qeverive, të Shqipërisë dhe të Kosovës, Rama dhe Kurti. Ishte një takim i paralajmëruar, nga i cili, ashtu si pritej, nuk kishte asgjë të re, veç një linje protokollare, që ka ndodhur thuajse me të gjithë liderët qeveritarë. Si për t’i treguar Kurtit se pak gjë ka ndryshuar në qëndrimin e tij, Rama, në radhën e ministrave që prisnin të shtrëngonin duart me kryeministrin e Kosovës, kishte nxjerrë edhe dy prej tyre që vinin nga Kosova, dhe që më parë kishin qenë pjesë e Lëvizjes së tij, VV. Mëria politike shqiptare zgjat më tepër se sa zakonisht mëria njerëzore.

Rama dhe Kurti janë dy figura politike që kanë të përbashkëtat dhe të veçantat e tyre. Rama, megjithëse me një fillesë politike nacionaliste dhe kundër së majtës, sot drejton forcën politike më të madhe të së majtës në Shqipëri dhe përshfaqja e tij është bërë tashmë kozmopolite. Kurti, megjithëse drejton një forcë politike të së majtës, përshfaqja e tij politike është thellësisht nacionale. Rama drejton një forcë politike , të cilës i dëshironte fundin në vitin 1991, por që e gjeti të strukturuar, Kurti, nga ana tjetër, e ngriti Lëvizjen e tij, duke qenë njeriu rreth të cilit u mblodhën militantë të rinj.  Rama njihet si mik i afërt i presidentit të Kosovës, Thaçi, që është kundërshtari kryesor i Kurtit; ndërsa Kurti mbështet kundërshtarët më të njohur të Ramës në Shqipëri, Berishën dhe Metën. Koha kur, shefi i qeverisë Rama, e konsideronte Albin Kurtin politikanin më të çmuar në Kosovë, apo kur Kurti pritej krahëhapur në kabinetin e Ramës, ka përfunduar. Të dy, duan apo nuk duan, janë të detyruar të takohen.

Të dy, shpeshherë, duke folur me tonin e lirisë, zgjojnë autoritarizmin.

Takimi i djeshëm, ndër më të shkurtrit në kohë që ka pasur një kryeministër i Kosovës, vendosi përballë njëri tjetrit dy figura politike, të cilët, edhe pse mund të duken se kanë nisur një bashkë-marrëveshje të rëndësishme dhe në konferencën e përbashkët për mediat kërkuan të mos zbulojnë këmbët lakuriq, përsëri i nxorën gishtat.

Fytyrat e ngurosura të dy shefa qeveritarë treguan më shumë se sa fjalët e tyre. Duke bërë një detyrë shtetërore, për të cilën paguhen, ata nuk e lanë mënjanë mërinë, e cila, si duket, do të zgjatet.

Edi Rama , edhe pse nuk e përmendi si një të drejtë ekskluzive të tij Mini-shengenin, trajtesa që ende askush nuk e di se si lindi dhe pse ishte kjo ngutje në lindje, dëgjoi homologun e tij, në të njëjtën gjuhë, të fliste për Makro-Shengenin shqiptar, si një nisje paraprake e Mini-shengenit ballkanik.

Është jo vetëm një përballje fjalësh. Është më shumë se kaq: është përballje idesh, vizionesh dhe qëndrimesh për një çështje të rëndësishme që ka të bëjë me kombin, qëndrimin ndaj fatit të tij, prioriteteve të një kohe të caktuar dhe , mbi të gjitha, me radhën e punëve që duhen zgjidhur.

Kontradiktat mes Ramës dhe Kurtit janë të njohura. Ende nuk dihet se çfarë është folur në kabinetin qeveritar, ku me siguri nuk është luajtur basketboll, por ajo që u përshfaq në pak minuta, është e mjaftueshme për të kuptuar se, edhe më tej, në këtë hapësirë, kundërshtitë për një çështje madhore, si ajo e vendosjes së idesë së kombit mbi kozmopolizmin; e të përbashktës ndaj së veçantës, e fillesës ndaj përfundimit, e mendimit të qartë ndaj ngutjes, do të kenë një vend të mëtejshëm dhe do të vazhdojnë të jenë hendek që nuk do të mbushet lehtësisht.

Shqiptarët, qofshin në shtetin amë,  apo në Kosovë dhe vise të tjera të banuara prej tyre, nuk identifikohen lehtësisht me shtetin. Kjo mund t’i mvishet rrethanave se, në këto vende shqipfolëse, pavarësisht se nën cilin regjim, qeveritë kanë qenë zakonisht të këqija ose shumë të këqija, ose faktit se nocioni shtet është ende një abstragim, i paperceptueshëm, i panevojshëm, që nuk ka patur staturën e tij në vetëdijen tonë. Shqiptarët e kanë pasur më të lehtë të jenë një individ, se sa një nënshtetas.

Koha e tashme i ka vënë ata përballë dy ideve, të cilat, edhe e kundërshtojnë, edhe e qarkojnë njëra tjetrën. Partitë politike në Kosovë, thuajse njëzëri, kanë qenë kundër Minishengenit, pasi e ndjenin veten të përjashtuar në këtë lëvizje apo staturë të re politike, por si gjetje e vjetër. Përdallimi në qëndrim mes Kurtit dhe Ramës nuk është thjeshtë mes individit dhe shtetarit, por edhe mes përfaqësimit të atij grupimi shqiptar që ka vuajtur një periudhë të gjatë nga shteti serb, makineria pushtetore e tij, dhe të grupimit tjetër, i cili e ka përjetuar nga larg, sado me dhimbje. Kurti e di fare mirë se pa rolin e shtetit shqiptar Kosova nuk do e kishte fituar luftën dhe as paqen, por nuk do që të humbasë në paqe pikërisht atë që është fituar në luftë: të drejtën e vetëvendosjes! Politika e tij kalon përmes Makroshengenit shqiptar, pra, përfaqësimit të kombit në një zë të vetëm, edhe pse përmes dy a tri figurave politike në shtete të ndryshme, por, me të njëjtin zë; ndërsa Rama e shikon ndryshe: ai e paracakton rolin e Kosovës së zë në vete, që ka të drejtë të kundërshtojë, të mosmiratojë, të vendosë veton e tij, të ketë mendim ndryshe nga sa mund të ketë shteti shqiptar, në fund të fundit, si dy njësi të mëvetme. Kjo, sa mund të duket përparësi politike, aq është edhe veçim politik. Vizioni i Kurtit duket romantik, ndërsa i Ramës paraqitet si prakticizëm politik, por në fund të fundit, ajo që përjashtohet është shumë më e madhe dhe më jetike, se sa ajo që bëhet pjesë.

Takimi Rama –Kurti nuk kishte kohë të rrokte tema të tjera, të cilat prej kohësh janë hedhur si dorashka politike në tryezat e ardhshme.

Rama, ndoshta nuk kishte kohë të sqaronte homologun e tij shqiptar, përse ndërlidhjet mes dy vendeve nuk kanë rritën që ishte menduar; përse ai, Rama, aq befasisht dhe naivisht , deklaroi se kush është kundër Hashim Thaçit është një gomar; përse idetë e tij, të Ramës, për të ardhmen e Kosovës janë ende të pasqaruara, nëse është apo jo për lëvizjen e kufijve me shtetin serb, ashtu si mund ta ketë përgëzuar që Kurti po i kthehet idesë së vjetër të Ramës për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, për të cilën krijoi një përplasje me Haradinajn dhe është në pritje të një gjyqi?

As Kurti nuk ka pasur kohën e duhur për të sqaruar se çfarë do të thotë reciproritet me një shtet që nuk të njeh, që të lufton me të gjithë forcën e tij, që ka vënë në dispozicion të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës mijëra e mijëra dëshmi, shumë prej të cilave të rreme; si mund të ketë reciproritet me një shtet që nuk të tregon se ku janë varret e të zhdukurve, që nuk të ka kërkuar ende falje për gjenocidin në Kosovë? A është reciproritet vetëm ndalimi i fushatës serbe për ç’njohjen e Republikës së Kosovës?

Kurti, pas një vonese thuaj 4 mujore për krijimin e qeverisë, ku mbisundoi ndarja e tortës së pushtetit, përmes lëvizjeve nganjëherë naive dhe deklaratave jo serioze, e di fare mirë se tek një pjesë e elektoratit shqiptar nuk ka aureolën e pas 6 tetorit dhe se kthesa e tij ndaj së djathtës, nuk është rruga më e duhur e gjetur nga ai.

Rama, në Kosovë, është në pikiatën e mbështetjes së tij politike. Ai nuk është më njeriu që foli mes Beogradit për Kosovën e pavarur dhe as që mund të mendohet se në një kohë të shkurtër mund të ketë rishtas popullaritetin që nuk zgjati shumë. E keqja është se, përmes tij, njësohet edhe e majta shqiptare, e cila ka luajtur rolin e saj të jashtëzakonshëm gjatë luftës në Kosovë, në përballimin e eksodit të shqiptarëve të Kosovës dhe ndërtimin e strukturave të paqes, për të cilën, Kurti kryeministër, duhet të kishte gjetur një fjalë falënderimi!

Këto dy njerëz, burra shteti, inteligjentë dhe të kundërt, tani janë të detyruar të punojnë me njëri tjetrin ose të largohen nga politika. Nuk kanë rrugë tjetër dhe as që mendohet se mund të ketë. Ata drejtojnë të dy, në dy anët e kufirit,  republika presidenciale dhe , sado që të dy kanë një mëri të papërballueshme ndaj presidentëve të tyre, barra e së ardhmes bie në shpatullat e tyre.

Përpara vetes kanë një mori të problemeve që duhen zgjidhur dhe që, metoda e deritashme, me mbledhje të përbashkëta qeveritare, kudo që janë bërë, me plane pafund që mbetin në arkiva, duhet ndërruar urgjentisht.

Njerëzit, para se të prekin me duar të mirat e Makroshengenit shqiptar apo ato që premtohen me minishengenin ballkanik, duan lëvizjen e lirë të tyre; lëvizjen e mallrave dhe fuqizimin e ndërlidhjeve tregtare, të cilat u rritën papërfillshëm edhe pse ndaj produkteve serbe u vendos taksa e njohur si e 100 për qindëshit; duan zgjidhje të menjëhershme të rrjetit të përbashkët energjetik, heqjen e kufirit, si një masë e domosdoshme e makroshengenit shqiptar, ndërtimin e politikave të përbashkëta arsimore, kulturore, në fushën e shëndetësisë dhe sidomos në ndalimin e zbrazjes së vendit nga gjeneratat e reja.

Pas vitit 1990 në politikën shqiptare, sidomos të Tiranës, ka pasur mendësi të mbivendosjes së mendimit politik shqiptar të Tiranës mbi atë të Kosovës, çka është e tejkaluar tashmë, por kjo nuk duhet të ketë fushëpamjen tjetër të saj: braktisjen dhe mos koordinimin politik e kombëtar.

Rama është në mesin e vitit të shtatë të qeverisjes së tij. Albin Kurti në ditën e shtatë të qeverisjes. Ata që kanë para vetes janë më të mëdha dhe më të rëndësishme se sa mëritë politike, por edhe pa zemërimin e duhur politik nuk mund të zgjidhen problemet e mëdha që , ose i kanë vendosur vetë, në këtë rast, Rama, ose i kanë gjetur të tilla, në këtë rast, Kurti.

Droja e vetme është se, ndërsa nuk do të mund të merren vesh në gjuhën shqipe, të cilën të dy e flasin shkëlqyeshëm, do të mund të bien në një mendje në një gjuhë tjetër, si ndodh shpesh herë me politikanët shqiptarë.

Për to, për politikanët shqiptarë, më e rëndësishme e ndoshta më e frikshme, është tundja e një gishti përtej Atlantikut, se sa gjetja e një zgjidhje serioze.

A do e bëjnë në të ardhmen këtë Kurti dhe Rama?

 

*****

Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

February 11, 2020 23:12
Komento

15 Komente

  1. Dentisti February 11, 23:53

    Me Ramen kryeminister,maredheniet e Shqiperise me Kosoven do te degradojne deri ne armiqesi,sepse eshte vete Rama nje antishqiptar!

    Reply to this comment
    • korçari February 12, 12:00

      Z.Islami keni kohe qe keni hequr dore nga roli i gazetarit por po beni punen e perçaresit apo me shume te fajvenesit ku “padyshim” eshte Rama .eshte ai qe po i pengon shqiptaret ne dy anet e e kufirit te bashkohen dhe nuk eshte Europa,eshte ai “fajtori “se propozon zgjidhje me minishengenin dhe qe kundershtohet nga ju apo plot zemerzinj pa marre pjese ne diskutime dhe pa tabu ,eshte ai “tradhetari” dhe nuk permendet aspak vendosja e linjes hekurudhore apo ajrore me Serbine dhe Kosoven pa bere asnje deklarate,eshte ai i cili po i ve vijen e kuqe Kosoves per heqjen urgjentisht te takses 100% apo do t’ju mbyllen dyert duke thyer keshtu aleancen me SHBA.Kujt i intereson ky izolim i Kosoves nga aleatet e saj ?Helmi i Serbise dhe Rusise ka hyre thelle ne Kosove pasi nuk mund te kundershtohet nje marreveshje kur nuk ka akoma asgje te shkruar apo firmosur ku nepermjet dialogut dhe bisedimeve mund te permiresohen mjaft gjera dhe se fundmi eshte Kosova ajo qe do vendose se per çfare eshte dakord dhe çfare jo.Ka ardhur koha qe shqipetaret te njohin me mire dipllomacine e cila eshte e vetemja rruge e mundshme per perparimin dhe fuqizimin e shqipetareve ne Ballkan

      Reply to this comment
    • Aaiu nga Selenic February 12, 18:38

      Ti dantishte nuk i njehe antikombetaret. Kush e quaj Ramen antikombetar ai eshte (Gomare)

      Reply to this comment
    • Elidoni February 12, 19:18

      O dentist shiko te shkulesh ndonje dhemballe lere politiken dhe aludimin idiot me antishqiptare… sa per dijeni Rames ashtu sic nuk i vjen njeri as te thembra per dije e oratori ashtu nuk i vjen asnje as te thembra per patriotizem…shko or lal shkul ndonje dhemballe…

      Reply to this comment
  2. Z February 12, 01:31

    Ka nje emer te tmershem shqiptar! Ky eshte Saliu nje armik i kombit shqiptar!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 12, 12:31

      z
      fajin e ka sulltan bajaziti i I!!
      na çat karin me saliun!!
      shiko ramiun se e ka ngritur trdhëtinë në art!dega e artit në të cilën ai po shkëlqen në mënyrë absolute!!

      Reply to this comment
  3. Tori February 12, 06:50

    Edhe per kete e paska fajin Saliu !

    Reply to this comment
  4. fteri February 12, 07:53

    Sot shqipria dhe kosova marrin frymë falë përpjekjes të një pjese të mirë të politikës dhe përpjekjes të palodhur të BE-së dhe me vulë të SHBA-së.

    Përse Z.BEDRI nuk e zë askund në gojë V U L ËN që amerika duhet ta damkosë këtë marveshje ,ti je nga një vend malor ku ka pyll me pisha dhe që të presësh një pishë duhej që merrej leja dhe të damkosej nga rojtari pyllit.
    Atëherë përse shkrimit tuaj ose mullarit barit nuk i vë kajucen ,por e anashkalon ,vendimarrjen e Amerikës .

    Vulën që amerika i ka vënë ,mini-shengenit ballkanin ,apo makro-shengenit shqipëri -kosovë do zbatohet ska rrugë tjetër ….
    Prandaj Edi Rama nuk përmendi Mini shengenin ,se Makro -shengenin mes nesh ne e kemi.

    Reply to this comment
  5. Lili February 12, 12:24

    Njenji , nga hiç edhe kunder gati te gjitheve e sidomos ´miqevé nderkombtare, beri shtet me luften e tij, me qendresen e tij , me idete e tij per kombin edhe bashkoj popullin per nje qeverisje Kur fryma kombtare nuk do shitet, tjetri gjeti shtetin e partine hazer , pati perkrahjen e gjithe botes , edhe i pruni ne kollaps ideologjî e ekonomik vendin, kombin edhe miqesite qe patem!
    Se ka do te orientohemi ne nuk le asnje dileme ketu,
    Duhet te falenderojme Perendite qe cdo here na sjellin nje drite shprese kur erresia mbizoteron mbi shumicen!

    Reply to this comment
  6. anticensurë25642654 February 12, 12:52

    “Këto dy njerëz, burra shteti, inteligjentë dhe të kundërt”
    nuk ma merr mëndja që të jesh zgjedhur në krye të një shteti mjafton për tu quajtur “burrë shteti”!!
    sepse na dalin të gjithë ndyrësirat,dhe ata që i kanë blerë votat me paratë e drogës dhe prostitucionit “burra shteti”!!
    as të zgjuar nuk janë o bedriu i partisë!!ata janë të dy emocional sa të dy hemisferat e trurit nuk arritën të kontrollojnë emocionet e tyre!!prandaj zgjuarsia e tyre e barabartë me 0.00!!
    të kundërt!?
    nuk e di a janë të kundërt,mua më duken të njëjtë!!të njëjtë kundër njëri tjetrit!!pra si dy pole që shtyhen!!e ata pole janë gjthnjë të njëjtë!!

    ps: me siguri që i ka rrëshkitur bedros së partisë”Ata drejtojnë të dy, në dy anët e kufirit, republika presidenciale”??

    Reply to this comment
  7. Adih February 12, 14:49

    Z Bedri ,ja u kam thene disa here ,mos permendeni me fjalen i majte , i djathte ,pamvaresisht e percaktoni tani Ramen kozmopolite .Jeni gabim ,nuk ekzistojne ne kete periudhe 30 vjecare te politikave te majte apo te djathte ne shqiperi ..Jane kacurel.Ose me sakte ,te gjitha partite ne shqiperi , ne kete tranzicion post komunist ,jane politika anti shqiptare bythe e breke me sllavet . Duke filluar me Berishen, qe theu embargon duke e ndihmuar e furnizuar Milloshevicin me nafte per te vrare vellezerit tane Kosovare .Kurse ky Rama, me minishengenin e deri tek futja e hundeve per ndarjet e kufijeve etj ??

    Enveri ,Stalini ,Ducja, Tito , i nderuar z Bedri, kishin dhe kane nga nje emer ,kurse keta politikanet tane ne keto 30 vite e fundit jane pa emer ,Jane si shpia e kopilave, sinqerisht une sja gjej dot emrin . Nje gje eshte me se e sigurte te gjithe keto parti anti shqiptare dhe anti zhvillim ,nuk kane as edhe nje ndryshim ne programet midis tyre .Harojeni ju lutem z i nderuar Bedri ,fjalet te majte e te djathte ne shqiperi ????
    I falenderoj popullin e zgjuar te Kosoves ,per zgjidhjen e duhur qe vendosen per Kurtin Kryeminister .E them kete ,se ai besoj eshte me kembe ne toke ,me ideale dhe nga ana tjeter keta politikanet tane ketu ne shqiperi jane vene ne pozite te veshtire me zgjedhjen e Albin Kurtit kryeminister .Keta nuk duan politikane me ideale ,dhe Kurti do i zbuloje keta lakuriq ne opinionin mbare shqiptar .Do ti diskretitoje .Ketu do jemi.
    I vute re ne intervjune e te dy kryeministrave para kamerave ,Rama ishte i nxire ne fytyre , me frike , tamam si me qene kundershtare pa kompromis e jo vellezer ,sikur Albini i kishte ngrene buken e kalamajve. .

    Reply to this comment
  8. Populli February 12, 18:48

    Makro-Mikro perdite ne po degjojme,
    dhe ashtu diten me ato po e kalojme,
    se helbete, s’kemi fare problem tjeter,
    per gjithcka ketu kemi mendjen fjetur,
    ekonomina jone si gjithmone me rritje,
    se ku eshte rritja, jemi perher ne pritje,
    rroga e pensione ne 7 vjet shtuar 7 her,
    s’kemi pra pse bejme fare qejfin-qeder,
    ngaqe ekonomine Rama e ka rregulluar,
    per Mini-Makro eshte perdit duke punuar,
    dhe Bedrinjte e gjore qe rreth e rrotull ka,
    per Mini-Makro flasin, per ekonomi…Aha!

    Reply to this comment
  9. Tirona February 13, 12:56

    Me gjithe rrespektin qe kam per ju,z.Bedri nuk duhet qe per inatet dhe mllefet qe keni per Edi ramen te arrini ne shkrime tuaja te genjeni paturpsisht.nxirreni fjalimin e Rames qe ka dhene se kush eshte kunder hashim thacit eshte gomar,apo ka thene se kush e quan hashim thacin tradhetare eshte gomar.Ama diferenca modis ketyre dy thenieve eshte shume e madhe ,prandaj inatet dhe urrejtjet mos I rreflektoni neper gazeta.

    Reply to this comment
  10. Gege Kosova February 14, 09:34

    Po te ishim inatxhi e kokforte e kaq “te menqur” edhe ndaj te tjereve,keshtu sic jemi nder vedi,Ky popull e ky shtet do kishte lulezua me zhvillim e civilizim,si nder me te mirat,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank