Kurti, fjalimi i fitores: Jo më politikanë që pasurohen brenda natës

October 7, 2019 01:09

Kurti, fjalimi i fitores: Jo më politikanë që pasurohen brenda natës

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje ka dalë para mbështetësve të tij në sheshin “Skëndërbeu” në Prishtinë.

Kurti ka treguar se çka është për të fitorja e zgjedhjeve, sipas rezultateve preliminare, pas shumë vjetëve aktivizëm në politikë.

“6 tetori i vitit 2019 e shënon fillimin e entuziasmit të tretë. I pari ishte çlirimi i Kosovës në qershorin e 99’ës, i dyti ishte shpallja e pavarësisë, ndërsa i treti është tetori dhe fitorja e Vetëvendosjes. Tash e hapim një kapitull të ri me faqe të bardhë, sepse ju jeni ata që na keni sjellë këtu”, ka thënë Kurti.

Ai thotë se tash secili do të jetë i barabartë, e sfidat që ka pasur VV’ja, vec e kanë rritur.

“Nuk do të ketë më njerëz që pasurohen brenda natës, e as brenda javës. Të gjithë do të jeni të barabartë sepse ne do t’i përmbushim premtimet tona”, ka thënë Kurti.

“Kemi pasur shumë pengesa e sfida, shumë vështirësi e të këqija, por ato na kanë kalitur”.

Në fund ai i ka falëndëruar kundërkandidatët e tij, e veçmas Vjosa Osmanin e LDK’së, që sipas tij, ka qenë inspirim për gratë kosovare.

“Edhe ata që kanë sulmuar, vec na kanë kalitur në këtë fitore të madhe. Edhe kundërshtarët e mi në këto zgjedhje i falëndëroj për konstruktivitetin. Në veçanti dua ta falëndërojë zonjën Vjosa Osmani. Ajo me fushatën e saj ka inspiruar shumë gra që të aktivizohen në shoqëri, në ekonomi… Prandaj unë dua që të bashkëpunojë me Vjosën” , ka thënë Kurti.

 

d.a. / dita

 

October 7, 2019 01:09
Komento

3 Komente

  1. presheva October 7, 01:09

    o albin ka flamurin e vet kosova

    Reply to this comment
  2. Arben October 7, 08:34

    Perpara, Albin,

    Me shprese ndryshimi.

    Nuk jam k majte si puna jote, por prape frike per shqiperi

    eshte sepse popullit ka filluar po I pelqen ti bjere nga

    prapa, nuk I ben me pershtypje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*