Kurti: Kosova dhe Shqipëria të bashkohen si dy Gjermanitë

October 3, 2017 12:20

Kurti: Kosova dhe Shqipëria të bashkohen si dy Gjermanitë

Ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka marrë shembull dy Gjermanitë si model që Kosova dhe Shqipëria të bëhen bashkë.

Ai thotë se ky bashkim do të ndodhë në aleancë me SHBA-të dhe Gjermaninë, atëherë kur Kosova e Shqipëria të qeverisen nga politikanë të mençur, të ditur, të ndershëm e kombëtarë.

Dhe ajo ditë, sipas tij, nuk është shumë larg.

Postimi i tij i plotë:

Data 3 tetor festohet përvit në Gjermani si “Dita e Bashkimit”, dita kur dy shtetet gjermane të krijuara pas rrethanave të Luftës së Dytë Botërore, më në fund u bashkuan. Jo për të përsëritur historinë, por për të çelur një faqe të re, me Gjermaninë e bashkuar, demokratike e të hapur, motor i zhvillimit ekonomik dhe garant i vlerave politike e humane të Bashkimit Evropian.

Dy Gjermanitë u bashkuan edhe pse fqinjët dhe fuqitë e mëdha evropiane ishin kundër këtij bashkimi. Kundër ishin Polonia e Franca, Italia e Britania, ku tepër aktive kundër procesit të bashkimit ka qenë ish-kryeministrja Thatcher. Fuqitë e mëdha ishin kundër për arsye kryesisht egoiste, sipas parimit konservator të ruajtjes së balancës së fuqive. Por historia është progresive, dhe balancat e padrejta gjithnjë prishen. Andaj gjermanët e realizuan ëndrrën e tyre duke u bazuar tek vullneti i vet, e tek mbështetja e SHBA-ve, këtij partneri të jashtëzakonshëm të vetëvendosjes së popujve. Bashkimin e Gjermanive e kanë mbështetur asokohe shumë kombe të ndarë, si psh. irlandezët, apo edhe ne, shqiptarët.

Sot neve na thuhet se bashkimi ynë është i pamundshëm e i paleverdisshëm, se fqinjët janë kundër e se fuqitë e mëdha nuk duan. Por le të kujtojmë se edhe Gjermanitë, nuk u bashkuan me një hap të vetëm. Fillimisht ato nënshkruan traktatin për unifikimin e politikave monetare, ekonomike e sociale, pastaj një sërë marrëveshjesh të tjera, e në fund bënë veprimin më të mirë për popullin e tyre e për krejt Evropën, u bashkuan.

Ne sot u urojmë gjithë gjermanëve dhe Gjermanisë Ditën e Bashkimit, dhe i mbajmë si shembull për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ky bashkim do të ndodhë në aleancë me SHBA-të dhe Gjermaninë, atëherë kur Kosova e Shqipëria të qeverisen nga politikanë të mençur, të ditur, të ndershëm e kombëtarë. Dhe ajo ditë, siç na tregoi 11 qershori, nuk është shumë larg.

Bashkimi i Gjermanive jo vetëm që kontribuoi por ishte vendimtar për bashkimin e Evropës. Edhe bashkimi ynë sigurisht që do t’i kontribuojë Bashkimit Evropian.

October 3, 2017 12:20
Komento

3 Komente

  1. Shqipja October 3, 14:14

    Mire e ke o Albin
    Po a ka burra te drejtojne ?

    Reply to this comment
  2. Mark .U.K October 3, 19:24

    Se pari duhet te analizohet pse Europa na ndau ne pes shtete?O Kurti ka Shqipria tre here ma shume se e gjith Europa xhamija.Kur te behemi sic ishin ne kohen e Gjergj Kastriotit do bashkohet Shqiperia me Kosoven.

    Reply to this comment
  3. vlora.vlora October 4, 12:04

    Ramushi, Pacolli, Thaci ,kryehajdutat e kosoves,Albin lider i vertete qe ka deshiruar me kohe bashkomin e shqiptareve

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim