Kurti: Në Shqipëri ka nevojë për një lëvizje politike, ndërkombëtarët nuk mund të sjellin drejtësinë

August 8, 2016 14:34

Kurti: Në Shqipëri ka nevojë për një lëvizje politike, ndërkombëtarët nuk mund të sjellin drejtësinë

Ish-kreu i Vetvendosjes, Albin Kurti është dyshues nëse reforma në drejtësi e Shqiperise do të japë efekte. Duke bërë një paralelizëm me Gjykatën Speciale të Kosovës ose EUELEX, Kurti thotë se pakti me ndërkombëtarët është që të ndëshkohen vetëm pushtetarë të vegjël lokalë, ndërsa ata që kanë votuar reformën nuk do të preken.

“Kam frikë se, në fund fare, edhe kjo përpjekje për të sjellë drejtësi për popullin e Shqipërisë do të dështojë, dhe gjërat do të mbeten njësoj me përjashtim të faktit që sovraniteti do të mbetet përgjithnjë i cënuar. Unë pandeh se drejtësinë nuk mund ta sjelli një klasë thellësisht e korruptuar dhe e kriminalizuar. Nuk është e mundur që vetë ata që dyshohen për korrupsion e krim të stërmadh, të votojnë unanimisht biletën e tyre për në burg. Këtë unë e di me eksperiencë, pasi në Kosovë shumë shpesh është shpresuar se organe ndërkombëtare si UNMIK, EULEX apo Gjykata Speciale do të ndëshkonin kriminelët që janë në pushtet lokalisht. Mirëpo këta kriminelë, të cilët i kanë votuar vetë mandatet e këtyre ndërkombëtarëve, para se të votonin kanë marrë garanci. Dhe faktet tregojnë se të gjitha këto misione ndërkombëtare kanë dështuar të sjellin drejtësi në Kosovë. Nuk shoh ndonjë arsye se pse do të duhej të kishin sukses në Shqipëri”.

Kurti thotë se në Shqipëri nevojitet një lëvizje e re politike që mund të sjellë ndryshimin.

“Që të vinte drejtësia në Shqipëri, do të duhej së pari një ndryshim në elitën politike dhe orientime të reja politike e ideore, që janë më kombëtare, më përfaqësuese, më sociale, më pranë vetë qytetarëve, më radikale. Beteja politike do ta përcaktonte edhe kthimin e timonit të shoqërisë e të shtetit drejt funksionalizimit të drejtësisë”- shprehet ish-lideri i Vetevendosjes.

August 8, 2016 14:34
Komento

14 Komente

  1. stefan August 8, 14:50

    Ketij idiotit i duket vetja politikan! Eshte thjesht nje agjent i serbit!

    Reply to this comment
    • biometri August 8, 14:59

      Fatkeqesisht Albin Kurti ka te drejte.
      Dhe ti Stefan qe komenton ketu je thjesht nje langaraq.
      Kurti eshte djale me gjak shqiptar dhe nga te paktet qe e do vertet Shqiperine e Kosoven me shume se kolltukun.
      Popr ky ka qene fati i atdhetareve te vertete ne keto troje.
      Te peshtyhen nga letyra si ju dhe nga ata qe jane vertet te serbit e te armiqve tane.
      Nese do ishte i serbit a i grekut do ishte ne pushtet ne Tirane ose ne Prishtine, te jesh i sigurte per kete
      Forca albin, ashtu si ty mendoj dhe une.

      Reply to this comment
    • Atentatori August 8, 20:37

      Bravo stufi, ja the në sy…

      Reply to this comment
    • loni August 9, 11:55

      Ky albini jo vetem qe eshte nje idiot dhe injorant qe krahason eurolex me vettingun qe kerkojne shba dhe be, por e paraqet haptazi politiken pro-serbe/ruse e cila nuk kerkon ngritjen e institucioneve shqiptare.
      Turp qe te thojne shqiptar. Te fala vajzes se atij udbashit.

      Reply to this comment
  2. Dielli August 8, 15:17

    Albin Kurti as me pak dhe as me shume por nje moster e jashteqitjes shqiptre ne politikat e dites.Mjerane ato qe kerkojne ti bejne avokatine djalli.

    Reply to this comment
    • PO.PO August 8, 17:42

      Kam frike, se ti Stefan , je me serb , se vete serbet . Neve ne Shqiperi ,kemi pervoje teper te hidhur nga gjarperinjte serbe. Ne se gjate periudhes totalitariste
      agjentura serbe vepronte e ndrojtur dhe me frike,tashme ajo eshte ngjitur deri ne presidence,ne kryeminister,ne parlament e ne gjithe qelizat e piramides shteterore , nepermjet mundesive qe i u dha serbi Berishovic i Vicidolit , qe i vuri ne dispozicion nje parti te tere,te madhe , ku populli kishte varur shpresat
      Sa per Albin Kurtin , ai eshte nje shqiptar i vertete dhe agjentura serbe e di mire , se sa urrehet prej shqip[tareve,ndaj perpiqet ti etiketoje si spiune serbe pikerisht ata qe jane shqiptare te vertete .Ju e keni shembullin tuajkonkret , Isa Mustafen me taborrin e tij serb, qe mbahet me dhembe ne pushtet . Keshtu ,
      “mot a mot” ,vepron Saliu edhe ketu,se kjo eshte taktika e spiunazhit me te te felliqur e te urryer .
      Faleminderit, per konsideratat e tua,teper te sakta , zoti Kurti , por nuk na ka mbetur tjeter alternative , sot
      per sot . Populli thote . “kur s`ke pulen,do te hash
      edhe sorren ” .

      Reply to this comment
  3. Shushica August 8, 15:21

    Duke qënë dakord me Kurtin, kam theksuar të njëjtën ide .Në Shqipëri ka një popull të majtë që për arsye historike , shoqërore dhe ekonomike , ka qënë , është dhe të paktën për 20…30 vitet e ardhëshme do të jenë shumica .Praktikish ky popull sot ështëi pa përfaqësuar .P.S.lidershipi i
    saj , për shumë arësye , që nga vitet
    90…ka rrëshqitur drejt qëndrës së djathtë .Njerëzit me bindje të majta e votojnë sepse nuk shohin një lëvizje origjinale moderne , të prekëshme që të
    përkrahë aspiratat e tyre .Dhe përballë
    berishizmit anarko feudofashist dhe
    oligarkomafias së LSI populli i majtë
    zgjedh diçka më normale , më shtetformuese, pra lidershipin e PS.Në këto momente , një lëvizje e fuqishme për të shkundur shoqērinë shqiptare është plotësisht e mundur .Do të mjafonte adaptimi në kushtet shqiptare i lëvizjeve të fuqishme në Europë si 5 yjet , Podemos, Syriza , linja Korby në partinë laburiste , linja Sanders që një pjesë të ideve po i përfshin edhe Klinton, pse jo edhe disa propozime të të djathtës sociale polake, franceze kur ato propozojnë masa në favor të shtresave më të varfera.Pra një lëvizje jashtë skemave , ku motorrët lëvizës do të jenë të rinjtë , sidomos ata të shkolluar në perëndim, si dhe itelektualë të rinj , totalisht të pa përlyerme llumin e politikës 26 vjeçare.Shfrytëzimi i medias sociale, organizimet e thjeshta me vullnetarë , bojkotimi përkohësisht i mediave mashtruese , hipokrite , mafioze që kanë helmuar e helmojnë çdo ditë shoqërinë, janë mënyra praktike për të tërhequr rininë dhe njerëzit e zhgënjyer.Koha po vërteton se eksperimentet e reja politike që u drejtohen direkt njerëzve, pa teorira të komplikuara,kanë sukses dhe në mjaft vënde po bëhen forca dominante.

    Reply to this comment
    • Mission Impossible August 9, 20:38

      Ndaj te njejtin mendum, se Albin Kurti eshte nuhates i mire i politikes dhe atdhetar.

      Teorikisht, per gjithe saa shkruan, gjithshka e sakte. Praktikisht, ne kushtet tona reale, ku jo vetem percarja veri-jug, mohamedane e te krishtere, komuniste e balliste, por edhe aresye te tjera, si levizja dhe shkartisja e vazhdueshme e popullsise, emigracioni, dhe mungesa e theksuar e formimit politik tek rinia, per shkak te dezinformimit te qellimshem, e ben pothuajse te pamundur organizimin e nje numri te konsiderueshem aktivistesh.

      PS: Mos e trazo rinine se po luajne pokemon me celulare…

      Pershendetje!

      Reply to this comment
  4. Stefanaqis August 8, 15:24

    Te gjithe ata qe mbrojne PD, LSI dhe PS per reformen ne drejtesi i quajne armiq e spiune te gjithe ata qe thone se politikanet tane jane hajdute e antishqiptare. Kesaj i thone: Therret hajditi: Kapni hadutin, o zoti Stefanaqis.

    Reply to this comment
  5. anticensurë 25642654 August 8, 15:47

    “Kurti: Në Shqipëri ka nevojë për një lëvizje politike, ndërkombëtarët nuk mund të sjellin drejtësinë”,plotësisht të drejtë,por do të desha të dija:tek ndërkombëtarët fut dhe baba erdoganin??
    jo për gjë,por e keni pas informu për të gjitha gjonat në kosovë!apo jo??

    Reply to this comment
  6. MeteH August 8, 16:25

    Kurti ka te drejt.Nuk mund te denohet asnje nga deputetet qe votuan reformen ne drejtesi me 21-22 korrik.Reforma do veproi per pushtetaret e ardheshem.U eshte premtuar.Ndryshe nuk do votonin 100% te 140 deputetet si ne asnje vend te botes.Saliu e dinte kete ndaj votoi e nuk diskutoi fare,si rralle-here ne 26 vjet.

    Reply to this comment
  7. Gjergj Kastrioti August 8, 23:42

    Ky esht kelyshi i Erdoganit.
    Politikan me tymuse e me shashka, si kta shqupistat tane, nuk ke vend te komentosh per politikat tona, ti je politikan i deshtuar dhe fondamentalist myslyman me IQ 0

    Reply to this comment
  8. Shqip August 9, 04:03

    KURTI ka plotesisht te drejte. Nje fakt per ata qe duan te shikojne eshte realiteti ne Kosove, ku te gjithe agjentet e Serbise jane me imunitet. Tjeter eshte teoria e “fillimit te Ri” te Sali Kriminelit sot ne media, I cili ebperjashton veten nga grupi in krimineleve duke na thene hapur ze CA eshte bere ne te shkuaren e tij 23 vjecare eshte falur nga USA & BE, nga parlamenti dhe deputetet Kriminelo-Hajduteve& trafikantesh, nga Meta & Rama, nga Lu& Vlahutini. Ato qrbthuhen ne media jane vetem genjeshtra. Ate vend serish do ta drejtojne Sali Kriminelin & Like Floriri.
    Sa.per sovranin le te haje njeriz sa te doje
    Shqiperia dhe Kosova janebkoloni qe nga 1998

    Reply to this comment
  9. Tap-topi August 9, 10:05

    Provokator, poli agjent……

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*