Kurti në Tiranë për të festuar fitoren

October 16, 2019 19:10

Kurti në Tiranë për të festuar fitoren

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri bën me dije se të dielën në orën 19:00, në Tiranë kjo degë organizon një mbrëmje festive për fitoren e kësaj Lëvizjeje në zgjedhjet e Kosovës.

Gjithashtu  në njoftim e bërë publik ditën e mërkurë, bëhet me dije se në këtë festë do të marrë pjesë edhe Albin Kurti.

Njoftimi i  plotë:

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri ju fton të na bashkoheni në Tiranë në mbrëmjen festive që organizojmë për të shënuar fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë. Në këtë aktivitet i ftuar nderi është Kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili do të mbajë edhe një fjalë rasti.

Ju mirëpresim ditën e diel, më 20 tetor, ora 19:00, te Bar Kinema Millenium, pranë “pedonales” në qendër të Tiranës”.

e.ll./dita

October 16, 2019 19:10
Komento

3 Komente

  1. Jorgo October 16, 23:40

    Mesoni klases politike te Shqiperise se si behet politika

    Reply to this comment
  2. Malsori October 17, 13:20

    Albin Kurti duhet re celebroj ne Kosov,sepse atje u votua jo ne Tirane,por kur thone dhendrit te ri hapi rruge.Ta gezoj euforine se nuk e ka te gjate.Malsori Boston

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank