Kurum derdh këstin e dytë të privatizimit të HEC-eve, 52 milionë euro

Redaksia Online May 28, 2013 08:48

Kurum derdh këstin e dytë të privatizimit të HEC-eve, 52 milionë euro

Shoqëria turke “Kurum” ka derdhur në buxhet pjesën e mbetur të shumës prej afro 52 milionë eurosh, pjesë e çmimit me të cilin bleu hidrocentralet “Ulëz-Shkopet” dhe “Bistrica I-II”. Operacioni u mbyll pak ditë pas vendimit të qeverisë për t’i njohur kompanisë të drejtën e rimbursimit të TVSH-së, që në vlerë ishte rreth 20 milionë euro. Në fakt, këtë të drejtë “Kurum” e fitoi në gjykatë, kur u përball me Drejtorinë e Tatimeve.

Sipas të përditshmes “Shqip”, drejtuesi turk i “Kurum” ka kryer një takim me kryeministrin Berisha, duke i kërkuar hapur njohjen nga tatimet të vlerës së rimbursimit, që për qeverinë nuk ishte pak, por gati sa 17-18 për qind e vlerës së privatizimit të katër hidrocentraleve. Për kompaninë e prodhimit të çeliqeve, derdhja e vlerës prej afro 52 milionë eurosh nuk ishte një operacion i lehtë, në kushtet kur likuiditeti në banka është paksa i vështirë të sigurohet.

 

Redaksia Online May 28, 2013 08:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*