Ndryshimet penale, 3-5 vjet burg kush godet brenda zyrave

July 19, 2019 21:05

Ndryshimet penale, 3-5 vjet burg kush godet brenda zyrave

Kuvendi votoi dje ndryshimet e Kodit Penal, që ashpërson dënimet për ata që godasin punonjësit në detyrë shtetërore.

“Goditja për shkak të detyrës” me Kodin e vjetër Penal ishte me gjobë ose me burgim deri në dy vjet, ndërsa me Kodin e ri gjoba të hiqet fare si opsion.

Kush ngre dorë ndaj tyre për shkak të detyrës që përfaqësojnë, do të dënohet me burg nga 1 deri në 3 vjet heqje lirie. Kur kjo vepër penale kryhet në mjediset e institucionit ku personi ushtron detyrën, dënimi shkon nga 3 deri në 5 vjet burg.

“Armëmbajtja pa leje” në Kodin Penal ishte me burgim nga tre deri në shtatë vjet. Por me ndryshimet në Kodin e ri, rritja e dënimit u bë nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Ndryshimet në Kodin Penal kanë një kapitull të veçantë për dhunën në aktivitete sportive.

Goditja ndaj njerëzve të sportit dënohet me burgim nga një deri në tre vjet, e në rast përsëritjeje deri në pesë vjet.

Burg parashikohet edhe për ata që hedhin sende në fushë apo hyjnë brenda saj, deri në 5 vjet.

Kodi Penal ka ndryshuar edhe për bllokimin e rrugëve, ku vënien e pengesave ose ndalimi i qarkullimit te mjeteve te transportit automobilistik, hekurudhor, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Siguria ushqimore ka parashikimet më të ashpra.

Deri më tani, një person që fuste lënë të ndaluar në ushqime, edhe në rast se nga kjo vdesin persona, dënohet nga gjoba deri në 10 vjet burg.

j.l./ dita

July 19, 2019 21:05
Komento

4 Komente

    • Vlora1912 July 19, 22:55

      Po per ata qe vjedhin Qindra mln euro, a ka rritje per vitet e burgut?

      Korrupsioni e ka shkaterruar tashme kete vend- A ka rritje ne denime per korrupsionin e Qiverrive, te tashme apo te se kaluares??

      Me sa duket kan shtrenguar denimet per popullin, tja vrasin shpirtin e revoltes, ta nenshtrojne perfundimisht..

      Keta bastard vidh….populli nuk duhet te ndihet, nuk duhet ti peshtyje…nuk duhet tju zere rruget…se vete ne burg..

      Bastard te Droguar..
      Ju dalt aty ku ju dhemb me shum…..

      Reply to this comment
  1. Arben July 19, 21:33

    po per ate qe nuk u jep haken per punen qe bejne,

    sepse i vjedh vete, sa denohet

    Reply to this comment
  2. Vlora1912 July 19, 22:56

    Po per ata qe vjedhin Qindra mln euro, a ka rritje per vitet e burgut?

    Korrupsioni e ka shkaterruar tashme kete vend- A ka rritje ne denime per korrupsionin e Qiverrive, te tashme apo te se kaluares??

    Me sa duket kan shtrenguar denimet per popullin, tja vrasin shpirtin e revoltes, ta nenshtrojne perfundimisht..

    Keta bastard vidh….populli nuk duhet te ndihet, nuk duhet ti peshtyje…nuk duhet tju zere rruget…se vete ne burg..

    Bastard te Droguar..
    Ju dalt aty ku ju dhemb me shum…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*