Kush do i paguajë agjentët e FBI-së? Flet ministri Xhafaj

November 8, 2017 11:51

Kush do i paguajë agjentët e FBI-së? Flet ministri Xhafaj

 

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka shpjeguar sot në komisionin e Sigurisë së agjentët e FBI-së, por edhe ekspertët nga Italia dhe Gjermania do të paguhen nga qeveritë e vendeve të tyre.

“Ekspertët e FBI, Gjermanisë dhe të Italisë do të paguhen nga qeveritë e vendeve respektive. Ne krijojmë kushtet dhe stafin që u shërbejnë. Stafi është nga policia e shtetit dhe ministria e Brendshme, nëse do të jetë e nevojshme për burime shtesë do i kërkoj qeverisë për të nxjerrë buxhet”, tha ai.

Ai tha gjithashtu se presin dhe dy ekspertë nga Italia të cilët do i bashkohen Task Forcës qendrore edhe në 12 drejtoritë rajonale.

Për sa i përket Vettingut në Policinë e Shtetit, Xhafaj theksoi se do të nisë nga 1 janari.

“Vettingu në polici do të nisë nga 1 janari. Nga buxheti i shtetit një shumë e caktuar të kalojë për vettingun, që ne të kemi njerëz me integritet te policia. Kemi në total rreth 11 mijë punonjës policie, pjesa tjetër është Garda, MB dhe agjenci tjera në varësi të ministrisë.

Për sa i përket investimeve, gati 70% e tyre shkon për teknologji. Ne sot kemi një situata jo të shëndetshme për mjetet e investigimit. Përveç policisë së Shkodrës, drejtoria me gjendjen më të keqe, dhe RENEA, që ka filluar si projekt dhe do çohet përpara. Përtej kësaj, jashtë buxhetit jemi duke punuar me shoqata”, deklaroi ministri.

November 8, 2017 11:51
Komento

15 Komente

  1. Dritan Zeneli November 8, 13:29

    Si duket besimi i nderkombetareve eshte rritur shume se po na mbeshtesin cdo dite e me shume.Me gjithe kete mbeshtetje edhe policia jone do jete me efikase.

    Reply to this comment
  2. Koli Hoxha November 8, 13:30

    Bashkpunimi me jasht ka dhen nje rezultatshume te mire. Besoj shume qe lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar do te shuhet shume shpjet dhe shqiperia do te jete me e sigurte.

    Reply to this comment
  3. endri hasaj November 8, 13:31

    Eshte shume e rendesishme te investosh ne nje projekt kaq te madh sa ky.Der me sot nuk njoh ndonje me te rendesishem sesa ky i vettingut.Presim rezultate sa me te mira ne kete inciative qe po merrni.

    Reply to this comment
  4. Denada Saliasi November 8, 13:47

    Te kesh nje plan te mir organizuar per te miren e vendit si nga ana teknike por dhe financiare dhe te sulmohesh kj oeshte cmenduri. Besoj se gjerat do te permisohen dhe do ket zhvillime ne vend

    Reply to this comment
  5. klajdi sina November 8, 13:49

    po kame mire se sa te kesh ndihme financiare nga nderkombetaret ne nje procesh kaq te rendesishem qe sesht ndermare asnjehere me pare ne shqiperi

    Reply to this comment
  6. feruze kasemi November 8, 13:49

    investime te tilla jane kaq shume te rendesishme.eshte mese e nevojshme edhe mbeshtetja e nderkombetareve sepse keshtu rezultatet e punes se kryer do te jene te kenaqshme per te gjithe

    Reply to this comment
  7. Shpresa Moka November 8, 13:49

    Keta po na japin mbeshtetje prej faktit se policia ka punuar dhe po jep rezultate cdo dite ne kuader te luftes ndaj krimit.

    Reply to this comment
  8. Manushaqe Pinaj November 8, 13:50

    Bashkpunimet me vendet e huaja duken qarte qe na kan vlejtur per te miren e vendit, qe ne kete kohe po merre me shume asistenc nga jashte se sa eshte marre gjithe keto vite sebashku.

    Reply to this comment
  9. alma hasankolli November 8, 13:51

    sa mire qe poo na perkrahin edhe te huajt ne kete nisme.kjo do t thote shume per vendin tone.

    Reply to this comment
  10. Anxhela Bejkod November 8, 14:05

    Po shyqyr o qe do i paguajne vete se keshtu kemi me shume mundesi te modernizojme edhe ne policine tone.

    Reply to this comment
  11. enxhi en November 8, 15:12

    Shikoni faktin qe te huajt jane sot me ne po na perkrahin per cdo vendim lereni hallin e lekeve,duhet investuar per te arrit rezultate.

    Reply to this comment
  12. MH November 8, 15:16

    Perendimi shpenzojne per ngritjen ne nivel te institucioneve te shtetit shqiptare.Kur keto ecin pozitivisht nuk ka humbje per qellimin e buxhetit te shpenzimeve qe kontribojne perendimoret.Nji nga keto shpenzime asht dhe interresi i tyre me kryerjen e reformes ne drejtesi me ngritja e vettingut.Kaq mjafton te kuptohet qe pagesa bahet nga vete shtetet qe u interreson arritja qellimit final ne drejtesi.Te gjithe te barabarte para ligjit.

    Reply to this comment
  13. Renato Kodheli November 8, 15:16

    Keto bashkpunime jan shume te mira, projekte konkrete dhe mbi te gjitha eficente. Besoj se shume shpjet nuk do kemi me per Vetting

    Reply to this comment
  14. GR November 8, 15:34

    A ka mundesi me i zhduk keto spamet me larte se na hapen barkun…. I njejti person me po te njejtet emra te sajuar gjithmone ne te gjitha gazetat online….Boll me se ska lezet….

    Reply to this comment
  15. VLORA November 8, 16:13

    Mjere shqiptaret!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim