Kush do ta çojë në Hagë?! Ne apo Greqia!

March 3, 2018 11:30

Kush do ta çojë në Hagë?! Ne apo Greqia!

Prapë qe në një zë,
Fronti i Qymyrit,
folën-mbasi dolën,
nga zyrë e Ilirit!

Qe në unison,
zëth’ i opozitës,
marrëveshja e detit,
qe në rend të ditës

I pari në skenë,
doli Tritan preshi,
që s’foli si duhet,
po foli si deshi!

Takimi me Metën,
e kish bërë me fletë,
sikur t’i kish pritur,
Perëndia vetë!

Neve ramë dakord,
tha Tritan mavria,
që çështjen ta zgjidhë,
në Hagë-drejtësia!

Sapo do të thoshja,
ç’thonë këta kodosha,
kur të njëjtën gjë,
e tha edhe Gjosha!

Opozitë e vjetër,
dhe tjetra-tek ne,
s’duan që të ketë,
marrëveshje të re!

Po s’na tha Tritani,
dhe as LSI-ja,
kush do shkojë në Hagë,
ne-apo Greqia?!

Se neve problemin,
e kemi gjykuar,
dhe në fakt Greqia,
ndihet e dëmtuar!

Marrëveshja e vjetër,
poshtë u hodh tek ne,
po kjo nuk pengon,
marrëveshje të re!

Greku ka pranuar,
këtë në parim,
po sherri po bëhet,
në vatanin tim!

Dhe dot ne nuk nisim,
asnjë bisedim,
sepse Presidenti,
s’jep autorizim!

Ka rreth njëzet ditë,
e lagu-s’e lagu,
po qëllim i tija,
duket që së largu!

Duket që Saliun,
s’do që ta cenojë,
ndaj dhe plotfuqinë,
prapë do ta vonojë!

A.DUKA

March 3, 2018 11:30
Komento

5 Komente

  1. N.VJOSA March 3, 13:13

    https://www.youtube.com/watch?v=sMlRa856hBw
    ……….
    E tmerrshme!
    Shqiperine e ka marre peng K R I M I !…
    Cfare po ndodh keshtu ne Shqiperi?!…
    Ish Prokurori i Pergjithshem -person non grata ne SHBA…!
    Presidenti Aktual, Ilir Sheiku, , drug dealer, vjedhes i lingotave te Arit shqiptar dhe Megahajdut,
    Mafjoz i akuzuar, super i korruptuar!
    Ish Presidenti Sali Morri, , drug dealer, arqitekt i republikes se lazove, Vrases me duar te lyera deri ne brryl, me gjak shqiptaresh,
    Megahajdut i Pasurise Kometare!…
    Kryetari aktual i Opozites de jure, (se defakto eshte Sali Morri Dixhitali) Hajdut i akuzuar per vjedhjen e qindra milion eurosh i Rruges se Kombit, dhe urdherdhensi i Vrasjes i Viktimave te 21 janarit, ….
    Cfare po behet keshtu?!…
    Kerkohet Peshku i madh, Peshku i qelbur nga koka!
    Refuzimi i bisedimeve me greket per detin eshte nje Komedi me vehte!
    Do te ndodhte keshtu perderisa, Mazhoranca qeverisese, ne rrethana oportune beri President Kryehajdutin!…
    E si mund te presin shqiptaret te besojne nje President te korruptuar deri ne kocke!?…
    Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian , duhet te nderhyjne qe te mos perseritet nje 97-te e dyte!
    A mund te mbahet President nje super i korruptuar!?…
    A mund ti besohet me atij Detyra me e larte shteterore , si Garant i Kushtetutes?!
    Shqiperia eshte semure rende!…
    Duhet nje Operacion i thelle ne Koken e drejtimit te Shtetit!…
    Asnje Garanci nuk ka qe te funksionoje Shqiperia si nje shtet normal!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 March 5, 12:06

      ça pytje është kjo neto??
      “Cfare po behet keshtu?!…”
      meta ish aleat i ramës-ti e ben duka e mbrojtët sikur tua kishte bërë nëna
      sala armiku më i madh ishqiptarëve dhe në 19 maj!?-ti dhe duka filluat dhe e drodhët duke e mbrojtur!bile majko tha dhe një gjë të “mënçur”-“bluja dhe e kuqja,japin mavi”,sot ministri i leshit!!
      përsa kohë ka njerëz si ti e ben duka,për aq kohë do të ketë pallosh rama,për aq kohë do të shtrosh pyetje të tilla që vetë i shkakton!
      jo për gjë por e ke prej budallallëkut!!
      këtë e them edhe sikur ta kishe për përfitim!!përfitimin e ke të momentit,budallallëkun e ke të përhershëm!!përfitimi humbet pas njëfarë kohe,budallallëku mbetet!!

      Reply to this comment
  2. katarakti March 3, 19:35

    Megjithese nuk kam qene asnje dite enverist, madje kam qene antienverist i bindur, sot deshiroj me te vertete qe te kthehet Enveri dhe t’i bej copash, siç dinte ai, keta plehrat e opozites se bashku me Ilir Hajdutin. Nuk po njeh kufi poshtersia e tyre. Njehere e shkaterruan kete vend me themel, aq sa duhen 1000 vjet per ta ringritur, por per me shume nuk lene as qeverine e shumices se popullit qe te punoje. Kjo opozite PD-LSI + presidenti eshte vertet nje kolere qe ka pllakosur mbi kete vend.Tragjedi.

    Reply to this comment
  3. Izeti March 3, 22:07

    Z.Duka brilant
    F.l.m.

    Reply to this comment
  4. Adih March 4, 01:54

    O Duke servili . Shkruaj kur te dali perfundimi ,se ne populli nuk dime as edhe nje gje konkretisht deri me sot ,se cfare kane bere dhe cfare do te bejne .Prandaj o Duke ,mos te flasi bytha para gojes e mendjes ??Une personalisht ,kam frike ,po punojne ndoshta me keq se Sali larqofti . Ta them kete o Duke ,se keta jane qe te tre e njejta bajge , e ndare tresh ,ku me vjen keq per ty qe se ke kuptuar ende . Ke kohe o Duke , je i vogel, do ritesh e ta kuptosh .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*