Kush do ta gëzojë “Shqipërinë e gjeneratës tjetër”? 61% e të rinjve duan të ikin

January 17, 2020 21:07

Kush do ta gëzojë “Shqipërinë e gjeneratës tjetër”? 61% e të rinjve duan të ikin

Ikja e shqiptarëve nga vendi i tyre është një dukuri që ka prekur të gjithë rajonin.

Në konferencën e 16-të parlamentare rajonale për integrimin europian të shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizimit dhe Asocimit të Evropës Juglindore është vënë në dukje ky problem që është injoruar nga qeveria shqiptare.

Aty u deklarua ndër të tjera se 1/3 e popullsisë është larguar. 23% e të rinjve në rajon për momentin s’janë as në punë, as në shkollë as duke u trajnuar. Një shifër e konsiderueshme po të mendosh për atë çfarë do ndodhë për pak vite duke marrë parasysh mbushjen e administratës publike…

Alarmante janë shifra të tjera ku të rinjtë në rajon në mënyrë të çuditshme bashkojnë bashkë dy shifra me një saktësi matematikore të çuditshme. 61% e të rinjve në rajon janë pro integrimit evropian dhe shpresojnë se do i ndryshojë jetën. Por 61% e tyre janë gati të largohen nga vendi i tyre nëse kjo gjë nuk ndodh.

Është analogji për të kuptuar se sa lart qëndron pritshmëria për integrimin dhe për të ndryshuar vendet tona dhe si qëndron ajo në raport për t’u larguar nga vendet nëse ky ndryshim nuk ndodh.

Ky realitet është në thelb një proces i heshtur emigrimi masiv dhe nëse nuk do t’i vihet ky emër mund të rezultojë që ata që vendosin të përfundojnë duke folur me vete.

Në katër vitet e fundit, çështja e largimit nga vendi është ngritur në nivelin e një debati mediatik, por kryeministri personalisht e ka injoruar atë duke deklaruar se ikja lidhet me lirinë e lëvizjes.

Kjo është gjysma e së vërtetës sepse ikja në thelb është përherë zgjidhje, por jo zgjedhje në masën më të madhe.

Nga ana tjetër qeveritë shqiptarë kanë dështuar në thithjen e të diplomuarve jashtë vendit që do të justifikonte deri diku këtë që thotë z.Rama. Dhe kanë dështuar sepse struktura ekonomike e Shqipërisë dhe klima për biznes këtu është në nivelet më të ulëta.

Ironia e sondazhit sipas të cilit 61% e të rinjve duan të ikin qëndron në faktin se qeveria aktuale ka propaganduar me të madhe “Shqipërinë e gjeneratës tjetër”, pra se reformat që bëhen tani do t’i gëzojë brezi i ardhshëm.

Mirëpo nëse lëvizja e popullsisë vazhdon në këtë drejtim gjenerata tjetër e Shqipërisë do të jenë pensionistët dhe mosha e mesme. Shqetësuese këtu është mënyra sesi qeveria mendon ta luftojë dukurinë: ajo sulmon dhe kundërsulmon titujt mediatikë, por jo problemin.

Mjafton të lexosh sesi çdo javë Agjencia Telegrafike Shqiptare njofton numrin e të punësuarve nga Zyrat e Punës, pa dashur asnjëherë të zbardhë manovrat që bëhen pas atyre statistikave që nuk janë reale.

Ose janë po aq reale sa shifra e 83 mijë të punësuarve që zoti Rama deklaronte tre vjet më parë, por që në fakt ishin të punësuar të formalizuar, pra që hynë në sistem.

 

Me shkurtime nga ResPublica

January 17, 2020 21:07
Komento

18 Komente

  1. Genti January 17, 21:12

    Kushdo qe ta gezoj, thjesht e ka te humbur busullen dhe eshte gati per ne thertoren qe ja kane bere gati.

    Reply to this comment
    • Sela January 18, 09:05

      Shqiperia eshte e greg rames e shkerdhen berishes e femijeve te ilir hajdutit e gocave te lulushit me pasaporte holandeze e femijeve te medi camit te dules te injoranteve te lindur ndoka e doshi e keshtu me radhe. Te tjeret te marrin rruget jashte ose te ngrihen dhe tu shk…. nenen ketyre me siper perndryshe mos te ankohen

      Reply to this comment
  2. KUSH ESHTE FAJTORI ? January 17, 21:53

    sa budallenj keto shqiptaret e ResPublica-s

    eshte gjeja me thjeshte ne bote te gjendet pse shqiptart ikin…me keq se ne kohen e turkut…
    .
    turku…gjermani..italiani na pushtoi por nuk na poshtroi..

    me konkretisht

    pse nuk thote bordello res-publika se shqiperia nuk prodhen asgje…vetem droge dhe emigrante

    pse banda e tropojes e azem sali elez biberit prishi fabrikat “komuniste”
    .
    pse euro-amerika nuk investoi asnje dollar per rimekembjen e ekonomise dhe nderrimin e teknollogjise

    marrim vetem bakrin….nga zero ne 1944 ne 1990 bakri nxirrej perpunohej dhe shitej produkt i gatshem me derivatet e saj
    .
    gjysem te nderuar euroamerikane dhe bordellista te res-publikes !..
    .
    Mos fajsoni shqiptaret pse ikin…ju jeni fajtore..biles me zi se turku..
    .
    Dotorr elez biberi i voa-s ka bere nje studim ne vitet 80-90 sa prodhonte ai vend..e ftoj kete kombshkaterues te na thote me saliun ramen meten dhe bashen
    .
    PSE TE ARDHURAT NGA NAFTA-BAKRI-KROMI- JANE ZERO ?
    PSE KOMPANITE E HUAJA COJNE MILJARDAT JASHTE ?

    A NUK JEMI ME KEQ SE TE PUSHTUAR.

    ..TE POSHTRUR NGA MIQTE PORNO PERNEDIMORE

    QE PO NA PALLOJNE

    DHE DUHET TE PAGUAJME QEFIN DHE EPSHET E TYRE ??

    Reply to this comment
  3. Aliu nga Selenic January 17, 21:59

    Eshte punuar qe tridhjete vjet per boshatisjen e shqiperise.
    Viti 1992-1997 ishtein vite e fundosjes se shqiperise. pase ketij viti erdhi ne pushte PS-ja e cila e ringriti perseri shtetin shqiptare pore nuk e moren vetem me pasi aty u shkatrrua cdo gje.!
    8-vjet PD ne pushtet vetem shkatrroi cdo gje .Shiti fali sa mundi dhe perseri shqiperin e la ne borxhe te medha.
    Me ardhjen e PS ne Pushtet u hodh hapi p[er ti dhen shqiperise nje plan marshall me rastin e demontimit te lendeve helmuese.
    Pore Opozita qe ishte ne pushte edhe perse kishte ren dakoret ajo e beri gurgulen se Amerika po kerkon ta helmoj shqiperin duke demontuar LHL- ne shqiperi.
    Ne keto kushte Qeveria Socialiste u terhoq dhe nuk u arrite te merret ky plan marshall dhe per kete nuk u hapen ato qe u premtuar ku ishin parashikuar te hepen 300 000 vende pune.!
    Ne keto kushte shqiperise i vune ferren dhe shqiptaret nuk kan rrug tjeter perpos ikjse ne vendet e tjera.
    Gjermania Mike kerkon te rigjeeroje vendin e vete dhe kerkon forc aktiv pune nga shqiperi ,
    Ne vende qe te sjelle ndonje fabrik per punsimin ne shqiperi ajo vazhdon ta grryje fuqin puntore me preteksin e “ndihmes ndaj shqiperise.!
    Keshtu mo i zini faj Edi Rames se ai nuk ka asnje faje.

    Reply to this comment
    • Qwerty January 18, 19:19

      Kush do ta gezoje? Alinjte dhe Ethemet, idoite te dobishem dhe voties besnike te Ripjelljes. Gjaku i ri i partise.

      Reply to this comment
  4. Pellazgos January 17, 22:52

    Per Shqipetaret te rroje Amerika,japin edhe jeten si per Partine e Punes.
    500 vjet Turqia i ktheu nga Greke Epirote Bizantine ne Genicere nepermjet pengjeve,i ckombetarizoj dhe me vone u quajten Sgqipetare myslimane,Orthodhoks,katolike.
    E dinin mire fuqine e Kombit Ilyro Epirote barbaret Evropiane prandaj krijuan nje Pashallek me Governatore dhe Deputete turk si Ismail Beu,kurse Arvanitasit luftonin per Kostandinopolin,Magna Grecian,Epirin etj.
    Tju rroje Amerika ju “patriote” Pellazge.

    Reply to this comment
  5. Adih January 18, 02:41

    Korrupsioni shtetror ,papunesia , rrogat e vogla , kane sjelle kete katastrofe .
    Ne hotelet ne ajken e bregdetit te ketyre pashallareve te rinj ,dje pa breke ne bythe e sot miliardiere ,me gjithe se te ndertuar ne emer te te treteve ,do punojne afrikane ne nje te ardhme shume te afert .Por mjere pensionistet ,qe nuk i del pensioni as per ilace.

    Reply to this comment
  6. Araniti January 18, 07:21

    Kush do e gezoje!!!
    Sorosi do e gezoje….kush tjeter….Rama dhe Basha e spastruan nga Shqiptaret….me ndihmen e Shqiptareve injorant qe mbajne ne kembe PS e PD…dy bandat antishqiptare qe po shpopullojne Shqiperine….

    Reply to this comment
  7. Gege Kosova January 18, 08:44

    Nuk eshte as panjohur.Shqiptaret iken nga atdheu per shume arsye qe kur e kur>Iken e u futen ne amabasada menjehre pas ardhjes se ‘demokracise’ ,shqiptaret iken e po ikun vazhdimisht nga Shqiperia,Nuk di si te kuptohet,Aq burkur e kendojne dhe flasin, dhe aq bukur e embel shkruajne per Shqiperine.Por shume brutalisht e te pakuptimet ikun perj atdheut dhe popullit te tyre Shqiperise dhe shqiptareve, Andej e kendej Drini.

    Reply to this comment
  8. qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi January 18, 08:48

    Kryesorja largimit masiv kryesisht te rinise eshte i njejte me ate te viteve 1990-91, pra arsyeja ekonomike!
    Qeveria Rama ka deshtuar totalisht ne ekonomi. Nuk ka asnje gje te vetme ku shqiptaret te kene ndjere permiresim ne ekonomite e tyre familjare, absolutisht fare! Rrogat e pensionet kane stopuar prej 6 vitesh aty ku ishin nderkohe qe inflacioni eshte rritur. Kesaj ekonomie ne krize i shtohet dhe mungesa e shtetit normal. Kur i riu a e reja sheh deputete e kryetar bashkish me precedente penale nuk duhet me teper per ti bindur se jetojne ne nje shtet pa Shtet.
    Urgjentisht duhen dyfishuar rrogat dhe pensionet si mase e pare per te frenuar kete erozion te rinise jashte. Per kete mjafton te ndalen ato “investimet” (kupto : vjedhjet) ne infrastrukture dhe sidomos ato koncesionet mafioze. Humbjet financiare kolosale te shkaktuara prej tyre mire eshte te shkojne ne ekonomine e familjeve shqiptare se boll majmen nje grusht maskarenjsh kepusha qe rrijne nen sqetullat e Rames.

    Reply to this comment
  9. Shqipëria ka 3.900.000 banorë dhe jo 2.870.000 banorë si gënjen INSTATi January 18, 12:06

    Shqipëria ka sot afërsisht 3.900.000 banorë dhe jo afërsisht 2.870.000 banorë si deklaron Instati. Arsyeja për deklaratat e gabuara të Instatit për numrin e popullsisë së Shqipërisë është regjistrimi plotësisht i gabuar i popullsisë i 2011 që u bë nga qeveria e atëhershme e Shqipërisë dhe Instati. Në 2011 Shqipëria kishte afërsisht 3.550.000 banorë kurse qeveria e atëhershme e vendit dhe Instati deklaruan vetëm rreth 2.821.000 banorë dhe fallsifikuan të gjitha të dhënat për popullsinë e Shqipërisë. Edhe numrin e banorëve në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë e fallsifikuan. Për qytetin e Tiranës deklaruan vetëm rreth 420.000 banorë kurse në të vërtetë qyteti i Tiranës kishte rreth 530.000 banorë atëhere. Me qytetin e Tiranës është fjala për bashkinë e vjetër të Tiranës. Sot vetëm qyteti i Tiranës ka afërsisht 600.000 banorë. Me Farkën, Kasharin, Kamzën dhe Paskuqanin e ashtuquajtura Tirana e Madhe ka rreth 800.000 banorë. Për qytetet e Vlorës, Elbasanit dhe Shkodrës u deklaruan vetëm mes 75.000 dhe 80.000 banorë. Por në të vërtetë këto qytete kishin secili rreth 120.000 banorë. Për qytetin e Durrësit u deklaruan vetëm rreth 115.000 banorë. Por Durrësi kishte në fakt rreth 150.000 banorë. Dihet që regjistruesit e Instatit që shkonin tek banorët për të bërë rgjistrimet nuk shkuan tek shumë banorë. Edhe shifra e deklaruar e urbanizimit prej 53,5% nuk është fare e vërtetë sepse në fakt është 65% për të gjithë vendin. Gjithashtu deklaratat aktuale të Instatit për numrin e popullsisë në vend janë plotësisht të gabuara sepse bazohen tek ai regjistrim i fallsifikuar.

    Në Shqipëri janë fallsifikuar pas 1990 qëllimisht çdo vit numri i lindjeve dhe numri i nxënësve nga qeveritë dhe Instati. Në 1990 numri i lindjeve në vend ishte rreth 82.200 dhe kjo ishte shifra e fundit e deklaruar saktë në vend. Nga 1991 deri në 2001 numri i lindjeve në vend ishte mesatarisht rreth 75.000 lindje në vit kurse qeveritë dhe Instati deklaruan mesatarisht vetëm rreth 65.000 lindje në vit. Pas 2001 qeveritë dhe Instati i bën edhe më flagrante mashtrimet e tyre duke e ulur numrin e lindjeve të deklaruara në rreth 30.000 deri 40.000. Në të vërtetë numri i lindjeve në vend nga 2001 deri në 2007 ishte rreth 65.000 në vit. Nga 2007 deri në 2018 ky numër ishte mesatarisht rreth 60.000 lindje në vit në vend. Për vitin 2018 Instati deklaroi vetëm rreth 29.000 lindje por në të vërtetë ishin afërsisht 65.000 lindje. Lindshmëria në Shqipëri ishte 2,55% e popullsisë në 1990, 2,2% në 2001 dhe 1,7% në 2007. Nga 2007 deri në 2018 ky numër ka qënë i qendrueshëm me 1,7% të popullsisë banuese në vend çdo vit.

    Dihet rënia e lindshmërisë në vend pas 1990 por jo aq sa deklarojnë Instati dhe qeveritë. Shqipëria e trefishoi popullsinë e vet nga 1945 deri në 1990. Këtë nuk e arriti dot asnjë vend në kontinentin europian. Shqipëria arriti deri në 1980 që ta barazonte jetëgjatësinë mesatare me Italinë, Francën dhe Spanjën që e kishin dhe e kanë më të lartën në kontinentin europian. Edhe prandaj Shqipëria e ka sot këtë shifër po aq të lartë sa Italia, Franca, dhe Spanja dhe më të lartë se sa vendet e Ballkanit dhe të Europës Lindore. Edhe Instati e ka deklaruar këtë fakt në regjistrimin e popullsisë në 2001 edhe e ka krahasuar Shqipërinë me Italinë. Regjistrimi i 2001 ishte shumë më i rregullt dhe i saktë se sa regjistrimi i 2011.

    Numri i nxënësve në Shqipëri në të gjitha shkollat 9-vjeçare shtetërore dhe private është afërsisht 560.000 kurse Instati dhe qeveria deklarojnë vetëm rreth 290.000. Edhe numri i nxënësve të shkollave të mesme në vend është i manipuluar nga Instati dhe qeveria. Duke i marr numrat e nxënësve nga të gjitha shkollat në vend vërtetohet shumë lehtë që Instati dhe qeveria gënjejnë dhe kanë gënjyer për numrin e nxënësve në vend. Numri i nxënësve vërteton edhe numrin e lindjeve në vend por numri i lindjeve mund të llagaritet edhe duke pasur numrat e lindjeve në të gjitha spitalet e vendit. Vetëm në të gjitha spitalet e rrethit të Tiranës numri i lindjeve në 2018 ishte rreth 18.000. Në Shqipëri në të gjitha shkollat 9-vjeçare janë afërsisht 27.000 mësues dhe kjo është shifër zyrtare. Raporti mësues për nxënës me 560.000 nxënës është afërsisht 1 me 20,7 kurse me numrin e nxënësve prej rreth 290.000 sa deklarojnë Instati dhe qeveria do të ishte rreth 1 me 10,7 dhe ky raport me numrin e nxënësve sipas Instatit dhe qeverisë është plotësisht i pabesueshëm se nuk ka asnjë vend në Europë që ta këtë kaq të ulët por e kanë mes 1 me 15 dhe 1 me 20. Shqipëria e ka pasur edhe para 1990 rreth 1 me 20 këtë raport. Kaq lehtësisht hidhen poshtë gënjeshtrat e qeverive dhe të Instatit për numrat e banorëve, lindjeve dhe nxënësve në vend.

    Reply to this comment
  10. SHQIPËRIA KA 5.250.000 SHTETAS DHE 1.350.000 EMIGRANTË! January 18, 12:11

    Shqipëria ka aktualisht rreth 1.350.000 emigrantë. Nga këta janë 630.000 në Itali, 470.000 në Greqi, 130.000 në SHBA dhe 120.000 në vendet e tjera të BE, Kanada dhe Australi. Në këto shifra përfshihen edhe shqiptarët që kanë marrë nënshtetësinë në vendet ku banojnë. Numri i emigrantëve shqiptarë që e kanë lënë nënshtetësinë shqiptare pas 1990 është vetëm rreth 10.000 persona dhe kjo do të thotë që është shumë i vogël. Por edhe këta emigrantë munden ta rimarrin nënshtetësinë shqiptare shumë lehtësisht. Shqipëria ka me emigrantët gjithsej afërsisht 5.250.000 shtetas. Në 2008 qeveria e atëhershme shqiptare deklaroi afërsisht 4.263.000 shtetas se më herët nuk kishin deklaruar qeveritë pas 1990 kurrë numrin e shtetasve shqiptarë. Por edhe ky numër i qeverisë ishte i fallsifikuar sepse Shqipëria kishte në 2008 afërsisht 4.550.000 shtetas dhe nga këta banonin rreth 3.400.000 në Shqipëri dhe rreth 1.150.000 si emigrantë në vende të tjera. Numrin e shtetasve qeveria e ka deklaruar për herë të fundit në 2018 nëpërmjet një publikimi të Instatit për diasporën e Shqipërisë me afërsisht 4.450.000 shtetas. Por edhe ky numër ishte i fallsifikuar.

    Emigrantët shqiptarë e kanë lindshmërinë në të njejtën përqindje prej 1,7% si edhe shqiptarët në Shqipëri. Këtë e vërteton numri i lindjeve të shqiptarëve në Itali që është rreth 10.500 në vit dhe këtë e thonë burimet zyrtare italiane. Edhe shumë media në Shqipëri i kanë shkruajtur këto shifra në artikuj, madje me shumë habi sepse nuk e njohin demografinë. Struktura moshore e popullsisë së Shqipërisë është shumë më e re se sa deklaron Instati.

    Nga 1991-2001 nga Shqipëria emigronin mesatarisht rreth 70.000 shtetas dhe ktheheshin rreth 5.000 shtetas në vit. Nga Shqipëria emigruan në vitet e fundit dhe emigrojnë edhe aktualisht rreth 30.000 shtetas në vit dhe kthehen rreth 15.000 shtetas në vend. Në këto shifra nuk përfshihen azilkërkuesit sepse ata konsiderohen si turistë dhe kthehen gati të gjithë prapë.

    Numri i emigrantëve shqiptarë në Greqi arriti para krizës në 2009-ën me rreth 550.000 persona numrin më të lartë. Për shkak të krizës në Greqi u kthyen në Shqipëri rreth 150.000 emigrantë në vitet e më pasme.

    Janë thjeshtë gënjeshtra të pabaza shifrat më të larta se kaq ose madje edhe deri në 1 milion për numrin e emigrantëve shqiptarë në Greqi. Shumë nga ata që deklarojnë shifra të tilla nuk kanë fare njohuri për numrat e emigrantëve ose e bëjnë qëllimisht për të treguar sa shumë emigrantë janë në Greqi dhe kështu duan ta lavdërojnë Greqinë për pranimin e kaq shumë emigrantëve. Por Greqia nuk është fare për t’u lavdëruar dhe nuk ka asnjë meritë për këtë. Që prej shumë vitesh Italia e ka kaluar Greqinë për numrin e emigrantëve shqiptarë.

    Nuk ekziston fare një largim masiv nga vendi siç deklarojnë poltikanët dhe mediat në Shqipëri. Arsyeja për këtë mashtrim të politikanëve, mediave dhe Instatit është që të nxisin shqiptarët që të emigrojnë jashtë vendit dhe ta ulin shtimin natyral të popullsisë në Shqipëri. Por politikanët, mediat dhe Instati kanë dështuar plotësisht me shifrat e tyre të fallsifikuara sepse Shqipëria ka sot afërsisht 3.900.000 banorë dhe ka domethënë më shumë banorë se sa në 1990. Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët në Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi kanë shtimin më të madh të popullsisë në Europë. Shumë pak vende si Franca, Anglia dhe Irlanda kanë shtim të pakët natyral të popullsisë në Europë. Të gjitha vendet e tjera të Europës dhe vendet ballkanike kanë shtim negativ natyral të popullsisë dhe që domethënë humbje të popullsisë.

    Reply to this comment
  11. NË KOSOVË JETOJNË 3.100.000 SHQIPTARË, NDËRSA NË MAQEDONI 1.400.000 DHE SHQIPTARËT JANË KOMBI MË I MADH NË BALLKAN January 18, 12:13

    Numri i shqiptarëve në Kosovë u deklarua në regjistrimin e popullsisë në 2011 qëllimisht vetëm rreth 1.620.000 dhe duket qartë që është një mashtrim i qëllimshëm sepse ky numër është gati i njëjtë me numrin prej afërsisht 1.596.000 shqiptarë që u deklarua në regjistrimin e 1991 në Kosovë por ai regjistrim u bojkotua nga shqiptarët. Në fakt në 1991 në Kosovë banonin afërsisht 2.200.000 shqiptarë dhe afërsisht 350.000 shqiptarë ishin emigrantë që domethënë që shqiptarët e Kosovës në 1991 ishin gjithsej afërsisht 2.550.000 individë. Regjistrimi i 2011 është aq qesharak sepse numri i shqiptarëve në Kosovë u deklarua gati aq sa u deklarua në regjistrimin e 1991. Në fakt ishin rreth 2.750.000 shqiptarë banorë rezidentë në Kosovë. Ky mashtrim u bë që numri i shqiptarëve në Kosovë të duket sa më i ulët dhe Kosova të duket sa më multietnike.

    Numri i lindjeve të shqiptarëve në Kosovë është afërsisht 60.000 në vit, lindshmëria është 2% e popullsisë dhe shtimi natyral i popullsisë është 1,6%.. Në 2002 në Kosovë banonin afërsisht 2.400.000 shqiptarë.

    Dihet që në të gjitha regjistrimet në kohën e pushtimit në 1921, 1931, 1948, 1953, 1961, 1971, 1981 dhe 1991 numri i shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Sanxhak dhe Mal të Zi është deklaruar shumë më i ulët se sa ka qënë në të vërtetë. Aktualisht në Kosovë banojnë rreth 3.100.000 shqiptarë.

    Në Kosovë qeveritë gjithmonë kanë gënjyer për numrin e lindjeve dhe numrin e nxënësve. Numri i emigrantëve shqiptarë nga Kosova është rreth 1.500.000 në vendet e Europës, SHBA, Kanda dhe Australi. Këtu nuk përfshihen shqiptarët në Turqi sepse ata janë asimiluar në masë të konsiderueshme dhe nuk e kanë nënshtetësinë e Kosovës. Kosova ka me emigrantët shqiptarë gjithsej afërsisht 4.600.000 shqiptarë.

    ***

    Në regjistrimin e popullsisë në 2002 numri i shqiptarëve në Maqedoni u deklarua afërsisht 509.000. Por në të vërtetë ishin afërsisht 1.050.000 shqiptarë në Maqedoni. Shqiptarët janë aktualisht afërsisht 1.400.000 banorë në Maqedoni. Numri i sllavo-maqedonasve është afëtsisht 1.100.000 por nga këta janë afërsisht 200.000 shqiptarë që nuk deklarojnë etninë e tyre të vërtetë dhe janë shumë të asimiluar. Shqiptarët janë shumica absolute e popullsisë në Shkup, Dibër, Strugë, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Kërçovë, Krushevë, Çashkë dhe Dollnen. Shqiptarët janë me afërsisht 55% shumica absolute e popullsisë në Shkup. Më herët kanë qënë edhe shumicë absolute e popullsisë në Manastir, Ohër, Resnje, Përlep dhe Veles. Në 1912 në territorin e Maqedonisë së sotme banonin 650.000 shqiptarë dhe 400.000 sllavo-maqedonas. Shqiptarët ishin para 1912 me mbi 61% shumica absolute e popullsisë në territorin e Maqedonisë së sotme.
    Numri i lindjeve të shqiptarëve në Maqedoni është afërsisht 28.000 në vit, lindshmëria është 2% e popullsisë dhe shtimi natyral i popullsisë është 1,6%.

    Minoritetet e tjera janë afërsisht 200.000. Nga minoritetet e tjera janë afërsisht 75.000 që deklarohen turq por nga këta janë afërsisht 60.000 shqiptarë dhe ata dinë edhe shqip. Numri i popullsisë në Maqedoni është gjithsej afërsisht 2.700.000 dhe nga kjo popullsi rreth 1.400.000 janë shqiptarë dhe deklarohen hapur shqiptarë. Shqiptarët janë me rreth 52% shumica absolute e popullsisë në Maqedoni dhe Maqedonia është shteti i tretë me popullsi shumicë shqiptare. Shqiptarët kanë afërsisht 15 vjet që janë bërë përsëri populli më i madh në Maqedoni. Nga Maqedonia janë gjithsej rreth 250.000 emigrantë shqiptarë edhe kjo domethënë që shqiptarët e Maqedonisë janë gjithsej rreth 1.650.000 me emigrantët e tyre. Nga të gjithë nxënësit në Maqedoni afërsisht 70% janë nxënës shqiptarë. Në Maqedoni numrat zyrtarë të deklaruar të nxënësve shqiptarë gjithmonë kanë qënë edhe janë të fallsifikuar qellimisht ashtu si kanë qënë edhe janë të fallsifikuar qellimisht edhe numrat e banorëve shqiptarë dhe numrat e lindjeve të shqiptarëve.

    ***

    Në Luginën e Preshevës banojnë afërsisht 180.000 shqiptarë dhe jo rreth 100.000 si deklarohet. Me emigrantët e tyre shqiptarët e Luginës së Preshevës janë rreth 250.000. Shqiptarët në Mal të Zi janë rreth 80.000 dhe jo rreth 30.000 si deklarohet qëllimisht gabim nga Mali i Zi. Me emigrantët e tyre shqiptarët e Malit të Zi janë rreth 120.000. Këta janë vetëm ata që deklarohen shqiptarë.

    Shqiptarët janë, duke mos e llogaritur Rumaninë, kombi më i madh në Ballkan. Gjithsej shqiptarët janë afërsisht 9,2 milionë individë në Ballkan. Me emigrantët shqiptarët janë afërsisht 11,8 milionë individë.

    Në këto shifra përfshihen vetëm ata që deklarohen shqiptarë. Me arvanitët dhe shqiptarët e tjerë në Greqi këto shifra do ishin shumë më të larta. As shqiptarët e Turqisë nuk përfshihen në këto shifra. Në krahasim me shqiptarët kombet e tjera të Ballkanit janë shumë të vegjël. Në Ballkan vetëm shqiptarët kanë shtim të popullsisë kurse kombet e tjera kanë humbje të popullsisë. Shqiptarët ishin deri në krijimin e shtetit grek nga arvanitët në fillim të shekullit të 19 kombi me popullsinë dhe territorin më të madh në Ballkan sepse edhe arvanitët deklaroheshin hapur shqiptarë.

    Shumica e shqiptarëve që banojnë në Çamëri, Artë, Janinë, Konicë, Follorinë, Kostur, Grebene dhe Meçovë e flasin gjuhën shqipe. Me ata janë afërsisht 10 milionë shqiptarë në Ballkan. Edhe shumë arvanitë e flasin gjuhën shqipe. Numri i arvanitëve është gjithsej afërsisht 5 milionë individë.

    Reply to this comment
  12. Shqipëria ka demografinë më të mirë në Europë January 18, 12:15

    Shqipëria dhe shqiptarët jashtë Republikës së Shqipërisë kanë shtimin natyral të popullsisë më të lart në Europë. Gati të gjitha vendet e tjera të Europës kanë humbje të popullsisë dhe vetëm pak vende si Franca, Anglia dhe Irlanda kanë shtim të pakët natyral të popullsisë. Të gjithë artikujt e OKB, BE dhe organizatave të tjera që deklarojnë sikur Shqipëria ka pakësim të popullsisë dhe do ngelin vetëm afërsisht 1 milion ose edhe më pak banorë në vend janë thjeshtë gënjeshtra. Me këto gënjeshtra kërkohet të arrihet ulja e shtimit natyral të popullsisë së Shqipërisë dhe shtimi i emigrimit jashtë vendit. Shqipëria ka aktualisht gati 4 milionë banorë rezidentë. Shtim të njëjtë natyral të popullsisë si Shqipëria e ka Turqia por ky vend është gati plotësisht në Azi dhe jo në Europë.

    Në përgjithësi bëhet një propagandë shumë e keqe në mediat shqiptare kundër Shqipërisë duke e deklaruar gabimisht si “vendin më të varfër në Europë“. Duhet ta dinë të gjithë se “vendi më i varfër në Europë“ është Moldavia dhe pastaj vinë Ukraina, të gjitha vendet e tjera të Ballkanit dhe Bjellorusia. Shqipëria e ka prodhimin e brendshëm bruto (GDP) për banor aq sa e ka edhe Rumania. Shqiptarët janë mesatarisht më të pasur se sa janë mesatarisht banorët e këtyre vendeve të përmendura. Nëse prodhimi i brendshëm bruto i Shqipërisë nuk do kishte rënë gjithsej me rreth 41% në 1990, 1991, dhe 1992 për shkak të shkatërrimit të konsiderueshëm të industrisë, fabrikave dhe gjithë ekonomisë. Shqipëria do e kishte sot prodhimin e brendshëm bruto real për banor aq sa e kanë Italia, Spanja dhe Çekia sepse Spanja dhe Çekia e kanë arritur prodhimin e brendshëm bruto real për banor të Italisë.
    Instati dhe qeveritë i kanë fallsifikuar pas 1990 të gjitha të dhënat për ekonominë e Shqipërisë ashtu siç i kanë fallsifikuar edhe të gjitha të dhënat për demografinë e Shqipërisë. Në 1975 Shqipëria e kishte arritur prodhimin e brendshëm bruto për banor sa e kishin Spanja dhe Çekosllovakia dhe të njëjtë me këto vende e kishte deri në 1990. Shipëria nuk e arriti prodhimin e brendshëm bruto për banor të Italisë, Francës dhe Anglisë por barazimi i prodhimit të brendshëm bruto për banor i Shqipërisë me prodhimin e brendshëm bruto për banor të Spanjës dhe Çekosllovakisë ishte një arritje e madhe. Shqipëria ua kishte kaluar Portugalisë, Greqisë, vendeve ballkanike dhe gati të gjitha vendeve socialiste në Europë. Vendet më të varfra të Europës ishin Jugosllavia, Bullgaria dhe Rumania. Prodhimi i brendshëm bruto për banor i Shqipërisë ishte gati sa dyfishi i prodhimit të brendshëm bruto për banor të secilit të këtyre vendeve. Shqipëria ishte vendi i tretë prodhues më i madh i kromit në botë në sasi absolute pas Bashkimit Sovjetik dhe Afrikës së Jugut dhe vendi i parë prodhues më i madh i kromit në botë për banor. Shqipëria ishte dhe është edhe sot vendi me

    prodhimin më të madh të naftës për banor në Europë. Por në atë kohë prodhimi i naftës ishte më i madh se sa është sot.

    Nga 1950 deri në 1980 Shqipëria e kishte rritjen ekonomike mesatarisht 8,7% në vit. Nuk kishte asnjë vend tjetër në kontinentin europian rritje ekonomike aq të madhe. Spanja e kishte 5,7%. Vendet e tjera të Europës Perëndimore e kishin 4-5%. Greqia e kishte 5,8% kurse vendet e tjera ballkanike më pak se 5%. Vendet e tjera socialiste të Europës Lindore e kishin afërsisht 5%. Rritjen ekonomike të Shqipërisë nuk e arriti dot asnjë vend tjetër në Europë. Dihet që Shqipëria kishte edhe ushtrinë më të fortë në Ballkan.

    Për nga arsimimi, përqindja e popullsisë me shkollë të lartë dhe përqindja e popullsisë me shkollë të mesme Shqipëria ua kalonte Italisë. Spanjës, Portugalisë, Anglisë. Francës, Gjermanisë, Greqisë, të gjitha vendeve të tjera të Ballkanit, gati të gjitha vendeve socialiste dhe ishte e barabartë me vendet me popullsinë më të arsimuar në Europë.

    Në të gjitha vendet socialiste të Europës u shkaktuan kriza artificiale në vitet 1985-1990 për të gënjyer opinionin publik për ndërrimin e sistemit që u bë në të gjitha këto vende në 1989 dhe 1990. Në Rumani, vende të tjera socialiste në Europë dhe vendet e tjera ballkanike kriza ishte më e madhe se sa në Shqipëri. Por në 1945 dhe gjithashtu në 1950 Shqipëria e kishte ekonominë dhe prodhimin e brendshëm bruto për banor të barabartë me Rumaninë dhe vendet e tjera ballkanike dhe këto ishin vendet më të varfra në Europë. Shqipëria kishte prodhim dhe përpunim shumë të madh industrial nafte, kromi, nikeli, hekuri, bakri, bitumi etj. dhe prandaj e arriti një zhvillim kaq të madh ekonomik. Sot në Shqipëri të ardhurat mesatare janë njëjtë si në Rumani. Shqipëria dhe Rumania i lënë pas Bullgarinë, Moldavinë, Ukrainën, Bjellorusinë dhe të gjitha vendet e tjera të Ballkanit që nuk janë në BE. Në Shqipëri duhet ta dinë që vendet e tjera ballkanike kanë gjithashtu shumë emigrantë. Bullgaria ka afërsisht po aq emigrantë sa Shqipëria. Kurse Rumania ka afërsisht 3,5 milionë emigrantë që është një numër shumë i madh emigrantësh.

    Arsyeja pse Shqipëria ka afërsisht 1,35 milionë emigantë është afërsia gjeografike me Italinë dhe Greqinë. Aktualisht Shqipëria e ka prodhimin e brendshëm bruto më të lart se sa Greqia por të ardhurat dhe niveli i çmimeve në Shqipëri janë mesatarisht më të ulëta se sa në Greqi. Nësë qeveria e Shqipërisë do i rriste të ardhurat në nivelin e të ardhurave në Greqi ose edhe më shumë nuk do Shqipëria nuk do kishte emigrantë në Greqi. Bullgaria dhe Maqedonia janë gjithashtu vende fqinje me Greqinë por kanë shumë më pak emigrantë në Greqi. Arsyeja për këtë është që Greqia ka qendrime armiqësore ndaj këtyre vendeve dhe kundër Bullgarisë ka bërë edhe luftra. Edhe kundër Shqipërisë ka bërë luftra Greqia. Por shqiptarët në përgjithësi nuk janë aq shovinistë sa popujt e tjerë të Ballkanit. Si gati të gjitha vendet e Europës dhe të Ballkanit edhe Greqia ka humbje natyrale të popullsisë.

    Reply to this comment
    • Edi January 18, 14:43

      Boll se late nam me keto carcafe alla-Dega qe i shpalosni 4×4 gjithandej qe nuk thone asgje.

      Reply to this comment
      • Shqipëria ka 3.900.000 banorë dhe jo 2.870.000 banorë si gënjen INSTATi January 18, 18:51

        Ca nuk ke kuptuar nga keto shkrime ti? Shqiptaret jane kombi me i madh ne Ballkan. Kjo eshte e verteta. Shqiperia ka 3.900.000 banore dhe ne 1990 kishte 3.300.000 banore dhe kjo domethene qe Shqiperia ka 600.000 banore me shume se ne 1990. Nuk ka fare krize demografike dhe as emigrim masiv si genjejne qellimisht politikanet dhe mediat. Kush i beson genjeshtrat e qeverive te Berishes dhe Rames dhe te INSTATit? Shqiptaret duhet ta dine te verteten dhe keto 4 shkrime e tregojne shume qarte te verteten.

        Reply to this comment
  13. Shqipëria ka 3.900.000 banorë dhe jo 2.870.000 banorë si gënjen INSTATi January 18, 19:05

    Boll me! Mos u vini ne sherbim te politikaneve me artikuj te tille. Nuk ka emigrim masiv si genjejne politikanet. Doni te jeni te dobishem si gazetare dhe media? Mblidhni numrin e nxenesve ne te gjitha shkollat e Shqiperise dhe krahasojeni me numrin qe deklaron INSTATi. Ne te gjitha shkollat 9-vjecare jane afersisht 560.000 nxenes kurse INSTATi deklaron vetem afersisht 290.000 nxenes. Numri i mxenesve verteton numrin e lindjeve dhe numrin e banoreve rezidente ne Shqiperi. Shqiperia ka 3.900.000 banore dhe 1.350.000 emigrante. Gjithsej Shqiperia ka afersisht 5.250.000 shtetas. Kjo eshte e verteta. Shqiperia ka 600.000 banore me shume se sa ne 1990. Kush ka pyetje mund te shkruaj koment.

    Reply to this comment
    • Edi January 18, 20:16

      Perkundrazi, kam kuptuar se shkruan kot duke pretendu se paske numeru shqiptaret dhe kete kerkon ta besh te besueshme duke e postu 4×4 pas shume shkrimeve. Postoje edhe 100 here te njejten rrene por 100 here me qesharak behesh. Shqiperise po i largohet popullsia por vetem nje trap si ti mundohet ta fshehe, aq me teper duke hedhur dacibao me rrena 4×4.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*