Kush do ta mbikëqyrë Byronë e Hetimit?

February 10, 2016 15:22

Kush do ta mbikëqyrë Byronë e Hetimit?

A do të jetë e pavarur Byroja e Hetimit? Kjo është pyetja që do të marrë përgjigje në vitet në vijim kur edhe do të funksionojë ajo.

Megjithatë, në draftin e miratuar nga qeveria thuhet se funksionimi i Byrosë së Hetimit do të vëzhgohet nga përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe atyre amerikanë. Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar me insistim ngritjen e kësaj strukture që do të luftojë korrupsionin e thellë në vend.

“Komisioni i Pavarur i Rishikimit përbëhet nga ekspertë të drejtësisë penale, të caktuar nga misionet e Bashkimit Evropian dhe të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Secili prej misioneve ftohet të caktojë përfaqësues që do të japin ekspertizë dhe këshilla për funksionimin më të mirë dhe zhvillimin e BKH-së”, thuhet në vendim.

Në pikën 2 theksohet se “Komisioni i Pavarur i Rishikimit monitoron në mënyrë aktive procesin e rekrutimit dhe trajnimit të punonjësve të BKH-së sikurse edhe vendimet për të larguar punonjësit e BKH-së dhe siguron përputhshmërinë me ligjet ekzistuese.”. /Dita/

 

 

 

February 10, 2016 15:22
Komento

2 Komente

  1. SHISHJA E RAKISE February 10, 16:33

    un them sali berisha dhe ristani me shkelxenin

    Reply to this comment
  2. stili February 10, 19:14

    Shumë mirë bëhet.
    Propozoj që në krye të kësaj byroja të kemi gjitha gjonin ,i ka tërë aftësitë e duhura garant është saliu i demokracisë,,,,,,!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim