Kush donte ta vriste agjentin e dyfishtë rus?

March 8, 2018 12:46

Kush donte ta vriste agjentin e dyfishtë rus?

 

Me një helm paralizues nervor mendohet se është helmuar ish-agjenti Sergej Skripal pranë Londrës. A qenë punonjës të shërbimeve të fshehta që donin ta vrisnin agjentin e dyfishtë?

Ish-agjenti i dyfishtë rus Skripak dhe bija e tij Yulia, sipas policisë britanike janë viktima të një helmi nervor.

Hetimet po bëhen për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë. Bëhet fjalë për “një përpjekje për vrasje me paramendim duke përdorur një lëndë luftarake nervore”, tha shefi i policisë britanike anti-terror, Mark Rowley.

Ai nuk ofroi të dhëna më të hollësishme për lëndën luftarake të përdorur.

Të dy i kanë “sulmuar qëllimisht“. Edhe një nëpunës policie ndodhet ndërkohë në gjendje kritike për jetën, tha Rowley.

Skripali dhe e bija u gjetën të dielën pa ndjenja me shenja helmimi në qytetin e vogël të Anglisë Jugore, Salisbury. Që nga ai moment, ata po luftojnë në një klinikë për jetën.

Përfundimet e policisë britanike pritet t’i ushqejnë më tej spekulimet se pas atentatit me helm mund të qëndrojë Kremlini.

Ky rast çoi në një shkëmbim të vrullshëm argumentash diplomatike midis Moskës dhe Londrës.

Ministri i Jashtëm britanik Boris Johnson bëri të ditur se do të pasojë një reagim “i përshtatshëm dhe solid”, nëse forcohet dyshimi për një dorë shtetërore në këtë rast.

Asnjë përpjekje për të marrë jetë të pafajshme në tokën britanike nuk do të mbetet pa sanksione ose i pandëshkuar, tha Johnson duke fshehur se në mendje kishte Moskën.

Ministria e Jashtme në Moskë i akuzoi institucionet britanike për një fushatë antiruse.

Ende pa u sqaruar faktet bëhen akuza kundër Rusisë, tha zëdhënësja e ministrisë, Maria Saharova.

a.s/dita

March 8, 2018 12:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*