DEKRIMINALIZIMI (dhe disa “shënime të harruara” nga një publicist-politikan tani afër PD-së)

Bedri Islami January 14, 2015 20:52

DEKRIMINALIZIMI (dhe disa “shënime të harruara” nga një publicist-politikan tani afër PD-së)

Në fakt, ne mund të jemi i vetmi vend në botë ku opozita, deri dje në pushtet, për të riardhur në parlament, shtron si kauzë një çështje të cilën nuk mund ta mbartë asnjë vend tjetër: dekriminalizimin e Parlamentit.

Në mendimin e parë të rri si gozhdë ideja se ai parlament, ku janë mbledhur njerëzit që duhet të bëjnë Shqipërinë, nuk është asgjë tjetër, veçse një vazhdim politik i Koza Nostrës shqiptare dhe nëpër radhët parlamentare mund të shohësh krejt mirë njerëz që duart i kanë të përgjakura dhe që në jetën e tyre mbajnë më shumë se sa një krim të vetëm.

Ka diçka groteske në të gjithë këtë katrahurë, por ka edhe diçka të vërtetë. Groteske është se kush e ngriti këtë kauzë hiperbolë, ndërsa e vërteta është se vendi ku gjendet krimi është pikërisht nga radhët e atyre që kërkojnë dekriminalizim.

Nuk mund të vë dorën në zjarr për ndonjë deputet të shumicës qeveritare, por jam i bindur se asnjë prej tyre dhe, të gjithë së bashku nuk mund të mbajnë mbi vete as një të mijtën e asaj që mban një njeri i vetëm: Berisha.

Dhe po të bashkohen me të edhe disa emra të tjerë, shtjella politike bëhet aq e rëndë dhe e vështirë për t’u mbajtur, saqë do të duhej një kataklizëm në atë grupim parlamentar, në radhët e të cilit, ata që mund të kenë përparësi demokratike heshtin se mungojnë, ndërsa ata që janë pjesë e krimit bubullojnë si një tufë shtriganësh.

Jam i bindur se disa nga lexuesit e këtij shkrimi do të mendojnë se kërraba ime analiste tërheq nga shumica qeverisëse, por, si një njeri që jam mësuar të shënoj disa nga gjërat që më bëjnë vragë në shpirt, pikërisht lidhur me këtë temë, do të doja të sillja një shkrim në “dy zëra”; njëri nga të cilët të jetë zëri im, prej viteve larguar; ndërsa “zëri” tjetër të jetë brenda atij që mund të quhet kamp opozitar.

Ai është analist e shkrimtar i njohur, shumë e duan, shumë të tjerë nuk e duan, por përgjithësisht ky është fati i analistëve politikë, për më tepër kur janë thellësisht të përfshirë, edhe në emocionet e tyre, në lojën e rëndë politike. Kur them se parlamenti shqiptar nuk mund të bëjë dekriminalizimin e tij nëse në radhën e parë, të tretë ose të fundit qëndron ish presidenti i vitit 1997 dhe kryeministri i vitit 2011, këtë nuk e kam thjeshtë nga perceptimi im vetjak, megjithëse edhe kjo do të ishte e mjaftueshme.

Të gjithëve mund t’u kujtohet viti 1997, sidomos shkurti dhe marsi i atij viti të ububushëm, por edhe ka mjaft të tjerë që e kanë harruar atë. Nuk është fjala për shembjen e shtetit, por për krimet që e shoqëruan atë, rreth 4 mijë të vrarë mbetën nën godinën që kishte hedhur në erë ish presidenti dhe kjo ishte një shifër thuajse e njëjtë me atë që kishte bërë regjimi komunist në Shqipëri. Vrasja mbetet vrasje, qoftë kur bëhet nga diktatura e proletariatit, qoftë kur bëhet nga diktatura e rrugës. Për më tepër, kur bëhet nga kjo e fundit, është edhe më e dhimbshme, pasi është një vdekje në errësirë, pa ideal. E gjithë kjo filloi nga një urdhër i ish presidentit në mbledhjen e grupit të Deputetëve demokratë, që kishin një shumicë të jashtëzakonshme, si pasojë e vjedhjes së votave të vitit 1996, mbledhje në të cilën, ish presidenti lëshoi vetëm një urdhër: Të armatosen militantët. Kjo dëshmi e sjellë nga ish zëvendëskryeministri, Bashkim Kopliku, është përmbushur edhe nga dëshmi të tjera,por edhe nga ajo që ndodhi në realitet.

Preç Zogaj, “Herët në mëngjez në rrugët dhe rrugicat ende të shkreta të qytetit u lëshuan “larashët”, trupa mercenarësh pa identitet, të rekrutuar kryesisht në zonat veriore të vendit kundrejt një page prej 45 mijë lekësh të reja në muaj. …Kur disa prej klientëve deshën të ngrihen për të na ardhur në mbrojtje, njëri nga larashët, ndoshta kryelarashi, hapi këmbët midis lokalit dhe briti: Lëvizi njeri nga vendi ia hodha trutë në erë…”.

Kryelarashi që përmend analisti i njohur është i paemër, por tjetri është me emër e mbiemër, me jetëshkrim dhe bëma, nga të cilat shumë janë ende të pashlyera. Atëherë si mund të jetë ende në parlament ky njeri, i cili, pa iu dridhur zëri dhe pa i rrëkitur zemra jep urdhër të mobilizohen dhe të armatosen militantët, të hapen depot, si bëri Shaban Memia në Tiranë dhe të fillojë lufta veri-jug, një ëndërr e hershme e tij, e njëjtë me të gjitha ëndrrat e klanit serbomadh?

Opozita e sotme thekson se dekriminalizimi i kthen legjitimitetin parlamentit, pasi, mos, oh zot, në një rruginë të Kuvendit na e paskan rrahur një deputet të saj, më duket se quhet Strazimiri. Nuk kanë bërë mirë që e kanë rrahur. Nuk ndodh përherë që politikanët e vegjël rrihen me njëri-tjetrin, ashtu si nuk ndodh që çdo herë i rrahuri të ketë të drejtë. Më tregonte një herë Adem Demaçi një histori të tij me një politikan të Kosovës, ish shefi i liberalëve të Kosovës, Gjergj Deda, më dukej se quhej. Kur filloi lufta, ky Gjergji shkoi në Drenicë, në Prekaz. Kishte nam të keq ky Gjergji, megjithëse emrin e kishte të mirë. Prekazalitë menduan se kishte ardhur për të bërë ngucakeqin, dhe thonë se e rrahën. E rrahën dhe e përzunë. Gjergji ia tregoi Adem Demaçit dhe i tha, “askujt nuk i kam treguar”. Adem Demaçi e dëgjoi dhe i tha: “Boll mirë paskan bërë ata, e boll mirë paske bërë edhe ti”. Nganjëherë heshtja është flori, por, pas rrahjes, mos qofsha i gabuar ishte rrahja e dytë, opozita thirri në ndihmë dekriminalizimin. Nuk desha t’ju kujtoj se si nga ky tubim politikanësh dikur janë dhënë urdhra të mjerueshme që kanë sjellë gjak. Për të qenë më i qartë se cila është e vërteta e këtyre njerëzve që thërrasin “dhunë në parlament”, po sjell në ndihmë edhe një pasazh tjetër nga analisti Preç Zogaj.

“Kur gjithçka ishte bërë gati dhe Shqipëria po hynte plot habi në një regjim që nuk e kishte provuar qysh nga koha e pushtimit fashist, aktori kryesor, SB, u paraqit në bunker për t’u rizgjedhur president. Deputetët dridheshin nga emocionet dhe nga frika…Parku para godinës së Kuvendit ishte rrethuar me ushtarë të Gardës. Civilë të armatosur hynin e dilnin pa pushim. I shihnim nga dritaret. Mbretëronte një atmosferë kërcënuese, shpërthyese. Brenda po votohej Berisha”.

Nuk e di se cili parlament në botë ka zhvilluar deri më tash zgjedhjen e një presidenti nën tytën e civilëve të armatosur që hynin e dilnin në sallën e Kuvendit si në arat që u kishte lënë babai i tyre. As në regjimet tiranike afrikane, ku presidenti vjen nga një grusht shteti, civilë të armatosur nuk ligjërojnë me tytat e armëve. Të gjithë ata që në atë kohë, mjerisht, kanë qenë pjesë e këtij kërcënimi, më i fuqishëm se sa pushtimi fashist, nuk e kanë vendin aty. Ata, thënë shqip e shkurt: Duhet të shporren. Për më tepër asnjëri nuk është i zgjedhur nga populli, por i emëruar nga shefi i partisë, i cili, si e ka dëshmuar edhe në marsin e vitit 1997, nuk kërkon dinjitet, por kukulla lëvizëse. Eshtë gabim që është rrahur Strazimiri, a si quhet ai, por krim është të vësh parlamentin nën larashët e armatosur.

Në Shqipëri, pas janarit të vitit 1991, edhe më i çmenduri nuk do të kishte menduar se po vinte koha kur në fakt do të vendosej gjendja e jashtëzakonshme. Në fillimet e vitit 1991, presidenti i asaj kohe, Ramiz Alia, bëri një truk të tillë politik, kërcënoi se do të vendoste gjendjen e jashtëzakonshme, shfreu kundër gazetës “RD”, si shfrynte e gjithë ish byroja Politike, por gjendjen e jashtëzakonshme nuk e vendosi. Gjashtë vite më pas, presidenti pasardhës, që po shfaqej më në fund me të gjitha tiparet e tij çnjerëzore, vendosi gjendjene jashtëzakonshme. Ishte 2 mars 1997. Njëri nga katër vendimet e kësaj dite është edhe ai për Mobilizimin e Pjesshëm, duke ngarkuar me detyrën e Komandantit të operacionit gjeneral Bashkim Gazideden, kryetar i SHIK-ut. Pas viteve famëkëqija, 1945 – 1948, kur sigurimi i shtetit i Koxi Xoxes kishte sunduar mbi partinë, mbi parlamentin, mbi ushtrinë, kjo ishte hera e dytë që po ndodhte e njëjta zezonë. Projektuesi i kësaj zezone është ende në parlament, ai nuk duhet të jetë aty.

Preç Zogaj: Të nesërmen, më 3 mars, parlamenti që kishte marrë papritur pamjen e një bunkeri proçedoi shpejt e shpejt me ligjin tjetër”Mbi disa masa në kuadrin e gjendjes së jashtëzakonshme”.

Nenet e këtij ligji përcillnin frymën dhe stilin e qarkoreve të kohës së luftës. Neni katër vendoste anulimin e lirisë së shtypit dhe krijimin e zyrës së çensurës. Neni gjashtë i vinte furrat e bukës nën urdhërat e “shtabeve lokale të mbrojtjes”.

Shumë nga njerëzit pranë Berishës mund të mbajnë me vete slloganin e njohur prej pak ditësh “Unë jam Charlie”, por mes tyre kanë njeriun që vendosi anulimin e lirisë së shtypit dhe zyrën e çensurës. Ata nuk mund të fillojnë purifikimin e tyre, nëse nuk heqin nga vetja të keqen që sundon.

Në parlamentin shqiptar jo të gjithë ata që janë aty e meritojnë këtë nder. Më të paktët e meritojnë të jenë zemra e koka e kombit. Më të shumtët ende nuk e di askush përse janë. Dikush sepse është militant, dikush sepse është figurë e njohur e shkencës, dikush si pasardhës i një familje të njohur, disa sepse janë të pasur, të tjerë sepse janë besnikë ndaj shefit të partisë, sepse lista i ka edhe këto qyfyre politike. Mund t’i akuzosh edhe për përfitime, për vënien pasurish, shpesh herë të dyshimtë, ashtu si edhe i përshendet për bamirësitë e tyre. Një mjek i spitalit amerikan në Tiranë më tregonte para disa javësh se nuk kanë të numëruar operacionet e zemrës që mbështeten financiarisht nga Tomë Doshi. Ndoshta çdo javë vijnë pacientë që kanë probleme me zemrën dhe thonë thjeshtë “Më ka dërguar Tomë Doshi”. Më pas ai shkon dhe bën pagesën. Ky është një shembull, por ka edhe të tjerë. Ka që kanë vënë pasuri përrallash mbi mjerimin e njerëzve. Por nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë deputet që ka dashur të bëjë hatanë mbi popullin e tij, si ndodhi në vitin 1997 me ish presidentin Berisha dhe njerëzit pranë tij. Nuk e kam fjalën për ngritjen e një pjesë të njerëzve nga veriu si mercenarë kundër banorëve të jugut. Është fjala për një dëshmi edhe më tronditëse, e cila, edhe pse e faktuar, ka mbetur si një dëshmi e zakonshme, si të ishte fjala se është goditur me shpullë një deputet. Fjala është për lëndët helmuese luftarake.

Preç Zogaj: ” Prova e parë u bë me datën 10 shkurt. trupat e shumta të policisë të dislokuara në qytet gjatë tre – katër ditëve të fundit kishin në krye zevendësministrin e brendshëm, Agim Shehu, që njihej si dora e herkut e berishës. Sipas hetimeve që ka bërë më vonë Prokuroria ushtarake, enkas për operacionin e 10 shkurtit kundër popullsisë civile ishte prodhuar e transportuar në Vlorë lëndë helmuese luftarake”.

Parlamenti i Shqipërisë nuk ka nevojë për një njeri, që duke sjellë ndër mend një rast të ngjashëm, fatbardhsisht njerëzit ishin më të mënçur, të kujton Sali Kimikun. Do të thojë dikush, nëse nuk do të ishte Berisha e të ishte dikush tjetër, do të kishte ndodhur ndryshe. Ndoshta, por nuk jam i prirur të besoj deri në fund. Nuk jam i prirur të besoj sepse më shfaqet figura e Arben Imamit, të porsa kthyer nga Korfuzi dhe hipur mbi tank, duke e thirrur veten gjeneral; nuk jam i prirur të besoj sepse më tingëllojnë fjalët e J.Topallit se, “i vetmi gabim i Berishës në vitin 1997 ishte që nuk ju vrau të gjithëve”; nuk jam i prirur të besoj sepse më shfaqet statura e Bashës si ministër i brendshëm dhe katër të vrarët, që ende janë të pakallur. Nuk jam i prirur të besoj sepse që në fillim Berisha instaloi në partinë e tij idenë e lutës së klasave, deri në mizori dhe e bëri flamur të jetës së tij. E di po ashtu se me largimin e tij nuk ndodh edhe dekriminalizimi i një parlamenti, por do të ishte ndoshta një pikë kthese.

Ku ta dish…

Ky ishte një rrëfim në dy zëra… jeni të lirë të besoni atë që dëshironi.

 

 

 

Bedri Islami January 14, 2015 20:52
Komento

39 Komente

  1. Goni January 14, 15:06

    Z.Bedri

    Jam një bashkëqytetar i yti.
    Ju kam ndjekur vazhdimisht në publiçistikën tuaj të botuar në gazeten “Dita”.
    Analizat e juaja pothuaj gjithmonë mundohen të jetë llogjike.
    Por me shumë dashamirësi ju sugjeroj që shkrimet tuaja duhet të tejkaloni konceptin e konfliktit të përhershëm (koncept qe e mbartni nga koha e shkuar para 25 vjeteve). Vizionaret japin gjithnjë pikat e kontaktit, të zakonshmit pikat e konfiktit.

    Reply to this comment
    • kokpalari 21 janarit January 14, 15:18

      O Goni bashkeqytetari
      “Konflikti” per te cilin flet ti do marri fund vetem kur te behet DREJTESI!
      Nuk ka qetesi pa drejtesi.
      Merri futi ne bythe “pikat e kontaktit” po nuk ishim te gjithe te barabarte para ligjit.
      Vizionaret kerkojne drejtesi edhe kur te ceketit si puna jote duan te harrojne apo bejne sikur harrojne.
      Respekte Bedriut dhe Dites

      Reply to this comment
    • andi January 14, 17:10

      Goni eshte “liberali”largpamesi” i Buti, por eshte si Mu,i . Me mire nuk munde te shkruhet ne kaq rreshta se keni shkru z.Bedri, Per Gonin mos mendoni se eshte Shkodran edhe nese rrin ne Shkoder, ka sa te duash Shpellare qe sot jetojne atje, i tille ka pas ken edhe Ferit Hoti qe shiti edhe vellane per Sali Berishen. Po me rendesi eshte qe Sali Berisha po plaket si nje Qen, Kriminel e armik para Popullit Shqiptare. Prandaj te lumte penda e tu shtoft ymri me keto virtyte qe ke si nje njeri i drejt e qytetar i Shkodre Loces.

      Reply to this comment
    • Devolliu January 14, 19:18

      Saliu i Shpellave, kryekrimineli gjakatar, vrasës i shqiptarëve, kryehajduti i pasurive të Vendit, kryetradhtari i Kombit.

      Reply to this comment
  2. lek dukagjini January 14, 15:07

    Sala ka qene eshte dhe do te jete Sali .E smund te jete ndryshe .Si mund te identifikohehej e keqja erresira anti ZOTI antinjeriu e antikombetari me mire se me Salen.Po te mos ishte ai si do dallonim ZOTIN me te mirat e TIJ si do dallonim burrerina nga paburreria si do dallonim atdhetarizmin nga tradhetia te ndershmin nga hajduti e mafia .Prandaj i lutemi ZOTIT qe ne fund ta fale dhe ta percjelle ne jeten e pasosur qe te pakten ne ate jete te behet CHARLIE.

    Reply to this comment
  3. Kris January 14, 15:22

    Bedri Islami te lumte pena! Mero Baze ashtu sic tradhetoi Berishen po punon nen rrogoz kunder Rames!S’ka asgje te keqe,por jo kur i shkon per shtat Berishes!

    Reply to this comment
    • red por jo i kuq January 14, 15:26

      Po Meroja c hyn ketu o tutkun
      Lexoje mire shkrimin.
      Eshte Prec Zogaj ai qe citohet

      Reply to this comment
      • Kris January 14, 18:32

        O Red po jo i kuq! Fjala eshte, qe Bedri Islami eshte konseguent, per c’fare shkruan, sepse ka shume gazetare me ne krye Mero Bazen,qe po e dredhin perseri, here me Salen e here me Ramen ,si Preci qe ze ne goje ti! Por, do ti lutesha c’do komentuesi ,te merret me artikullin dhe jo me njeri tjetrin! Sic duket “red po jo i kuq” e ka ngrene te kuqin..! Duket, qe ata ,qe merren me njeri tjetrin jane 50% analfabete dhe me mungese intelekti! C’do njeri ka opinionin e tij dhe kjo nganjehere, eshte ceshtje shijesh.Te pelqen e kuqja,kur s’je i kuq, hap debat..!

        Reply to this comment
  4. SuloKapedani January 14, 15:49

    E besuar dhe e parè me sy,e dhimbeshme sa nuk harrohet z.Islami. Sa ha leh Sa ha li sa per 100 vjet e bèri lesh e li Te shkretèn Shqipèri.Nuk èshtè nevoja tè themi mè tepèr mbasi brenda ka tè gjitha bèmat e kryekriminelit dhe kuvendi duhet ta filloje nga ai i pari,populli i ka dhènè firmat qè ai nuk e ka vendin nè kuvend po diku tjetèr.Respekte z. Bedri Islami.

    Reply to this comment
  5. anna January 14, 16:01

    Z. Bedri , cdo artikull tuajin e lexoj me deshire e respekt. Jetoj larg dhe leximi i gazetave eshte bere nje ritual i perditshem para se te filloj punen. Kemi mall dhe na na mungon shqiperia.
    Bemate krimet e serbit Sali Berishjes i di dhe foshnja ne barkun e nenes.
    Z. Bedri, kam disa pyetje dhe nese mund te me pergjigjeni do tju respektoj dhe me shume.
    1- Kush e mbron tradhetarin dhe kriminelin SAli rame sheqere berisha????
    2- Kush ia ka lidhur duart edi Rames per te arrestuar e denuar Sali Berishen?
    3- Perse premtoi aq shume edi Rama per denimin e letyres dhe jashteqitjes se kombit sali rame berisha ????? dhe tani ka frike nga ai !!!!!
    4- Si ka mundesi qe sali berisha birbilos dhe acaron cdo dite nervat e shqipetareve kudo qe jane te cilet do te lumturohen nese nje dite do te shohin neper gazeta lajmin se SALI RAME SHEQERE BERISHA ESHTE ARRESTUAR!!!!
    5-Si ka mundesi qe familjes se tij nuk po i hyn gjemb ne kembe por vazhdojne te tadhen me shqipetaret dhe shqi[perine???? Kush e mbron shkelzen shkerdhaten bythe pambukun e berishes qe edi rames i thote hahaahahah ec e ma ha….. .
    7- A mendon se nje dite do te kete hakmarrje per SALI&CO????Nje avni rustem !!!!!

    Jemi te zhgenjyer dhe me dhimbje qe vendi yne vuan dhe do te vuaje akoma nga klasa e ndyre politike qe i ka hypur ne zverg per 25 vjet dhe nuk zbret pa i futur nje plumb mu ne lule te ballit.

    Reply to this comment
    • shpatar January 14, 21:33

      E nderuara anna.Pyetje te tilla une i kam ngritur mbas ngjarjeve te 97 e deri me sot nuk marr ndonje pergjigje.Ndoshta nuk e njohim situaten politike shqiptare se ne crruge ka shkuar e shkon .Ndoshta nuk dim shume se cperfaqson Berisha ne politiken shqiptare.Ne themi ,duke u bazuar ne faktet ,se ai eshte tradhetar.Por zhgenjehemi qe bemat e tije nuk vertetohen ligjerishte.Ne duam qe ai te ndeshkohej ne 97.
      Kane kaluar 18 vjete dhe ne ngrem te njejten pyetje.Kete nuk arrije ta kertyp.Ngushelloj vehten dhe them :Nuk jemi popull qe dim te ndeshkojme.Kush dote na edukonte ndeshkimin per figurat qe drejtojne popullin?Sistemi qe lam?Ne i donimr dhe i respektonim sa qe dhe jete jepnim per ta.Pra ndeshkimi per udhehqsit tane ishte nje absurgitet.Do me thuash qe ndryshuam.Pikerishte ketu ka gabuar populli dhe klasa e saje intelek

      Reply to this comment
      • Cœur January 15, 02:59

        e nderuar Anna
        po te shkruaj ty ,por po deshi te lexoj dhe Shpatari .
        Askush nuk e pengon Ramen , jo vetem qe se pengojne por i kane dhene dhe karta bianca qe te filloj zinxhirin e denimeve .
        gjithmone ketu po flas per faktorin nderkombetar .marrja e statusit qe nuk po dua ta cilesoj dhenie me zor ,ishte
        pikerisht per kete arsye .
        perse nuk e bejne ???
        sepse klasa politike ,si askund tjeter ,sepse te siguroj qe askund tjeter nuk ka ndodhur qe mos te denohet askush te pakten 75 vjetet e fundit ne nuk kemi te shenuar asnje zyrtar te larte te denuar
        ose me sakte dhe nqs jane denuar ,ngelen thjesht hakmarrje ne nivelin personal .Mjafton te kujtojme denimin e Nanos qesharak dhe te demshperblyer …ramizit e sa plehra jane
        Shoku Bedri ,duhet ta fillonte historine e dekriminalizimit qysh ne janar te 46 ,ku baballaret e kombit kaluan ne sater gjithe deputet e ketij vendi ,shumica e atyre njerzve qene te diplomuar jashte dhe ishin te gjithe atdhetar .Firmatar te pavaresise dhe partizane te oreve te para .
        e di qe duket qesharake dhe teper e vjeter si histori ,por politka e jone mbi kto baza iken dhe sot .
        ata do hapnin nje precedent te rrezikshem per veten e tyre ,
        kete nuk mund tia lejojne vetes .
        Dekriminalizimi i parlamentit nuk fillon e mbaron me Saliun
        ah sikur te kishim vetem ate
        Jozefina Avdalli ne cdo vend te botes ,ketu perfshi dhe Afriken me e pakta do kishte nje kallzim penal ne prekurori per ate thenien me siper ,qe ne fakt sot e lexova per her te pare .[e kam pasur pedagoge ,na mesonte te …drejten juridike …do ta gris diplomen:)
        shume nga ata ligjvensit ne kuvend ,le qe jane pa shkolle fare
        por jane dhe trafikante nderkombetar te cilesuar si kriminele ne shume vende te botes.
        Edvin Rama , e ka dhe shume te thjeshte .Nuk do duheshin ufo ne kete drejtim .mjaftonte thjesht nje ligj qe i detyron te tregojne menyren e pasurimit te tyre ….bie fjala vjen te Lefter Kokes
        ah ,mos u merr me ate parullen jo drejtesine ka ne dore Saliu ,jo prekuroia eshte e tij …keto jane DOKRRA …dhe Bedriu e di me mire

        megjithate sipari i teatrit te kukullave u ngrit {ne 46 vrane deputetet dhe kuvendin e kthyen ne …teater kukllash ]
        kushdo qofte qe e kerkon dekriminalizimin ,nuk duhet te na interesoje …Bedriu nuk ka pse ftohet kaq shume .
        une personalisht ,duke qene larg si ty ,do doja qe ta benin .
        te fillojne me Saliun dhe Gramos Ruqin
        ne kulturen tone respektohen me te vjetrit 🙂
        pastaj rruget e ketyre te dyve ngaterrohen heret ,qysh ne 2 prill kur ende si leternjoftim tregonin teseren e partise …pastaj u ndane
        ai ne sherbim te klanit te geshtenjave serbosllav dhe per kete tjetrin lexo wikileas , qe jane hic po gje kabllograme te ambasades amerikane ,dhe nuk flasin vetem per gjagji Ruqin .flasin per me shume se gjysmen e atyre ne parlament …perfshi dhe Lulzime Bashen ….tulipanin e ndershem .

        ne kundershtim me Bedriun dhe me shume se gjysma e shqiptareve ose me sakte 1 milion shuplakave
        dua qe te vendoset drejtesi per SHQIPTARET …jo per te majte e te djathte qe jane perzier ne afera miliar derrash….dhe na bejne
        opodhitaret e eger .

        shoku Bedri ,e ke lexuar ate projekt llogjin ose ndoshta u be ligj te Byrose [politike] Federale te Hetimit ???[per kto emrat me llaf te madh e kemi yll Edverin ,njesoj si perzgjedh kollaret i ka dhe emrat]
        une po ,jam kurioze e madhe
        perjashton nga hetimi kryeministrat dhe ministrat ,
        te gjithe zyrtaret e larte .
        con ne burg vetem ata te dritave dhe ata qe kapin mistrine me dore
        mistrine qe ben llac jo ministrite …ne emer te popullit ….
        ha dajak o popull …ha bar ideologjik !

        Reply to this comment
  6. i ri January 14, 16:05

    Nuk eshte hera e pare z.Islami qe me penen tende te arte ibje pikes si thote nje shprehje popullore.Me apo pa nderbgjegje per shkak te ketij qe kam ndot ti ze emrin ne goje,po krijohet nje si grup apo shtrese per te mos thene klase njerzish ose politike e pa njohur me pare .Kjo shtrese a klase forcerisht e antiligjerisht kerkon ti imponohet te gjithe shoqerise shqiptare,edhe kur haptas vine ndesh me ligjet e moralin shoqeror.Per mendimin tim kjo ndodh tek ne sepse nuk kemi nje shoqeri te pjekur, por me psikologji turmash apo delesh qe dalengadale po shperbehet.Kete e ka shfrytezuar me mjeshteri personi ne fjale,i ndjekur nga pas si trumfator me nje turme bicim besnikesh,beri cdeshi ,si nje bajraktar i vertete.Ato qe ti shkruan i kam pare me syte e mij,shume te sakta e te interpretuara drejt.A u ndeshkua .Jo..,!Zullumet e tij kane ne baze vetem mos ndeshkimin qe me vjedhjen ezgjedhjeve ,e dhunen e1996 ,me pas me pucet e 1997 1998,vrasjete deri sot,ai ka bere cka dashur.Ky mos ndeshkim e ka bere edhe te sigurte edhe mete eger e me te pangopur ne lakmine e tij patologjike,per para e pushtet Ai ka hyre ne rrugen pa kthim , besnik i mendjemadhesise,se pa ate s’ka Shqiperi.Ndalimi i tij mjnd te behet me 2 rruge ose me A,Rustem ose me ligje shteti.POR LIGJET E SHTETIT KANE RENE NE DORE TE KADIUT..Prandaj ka nje nevoje uluritese qe e kane thene shkruar e denoncuarmijera vete nder me mjeshtrat je dhe ti z Islami.Komunisti i betuar u be antikomunist po aq i betuar ,kryehajduti e kryekrimineli tani kerkon dekriminalizim per se: – per tu mbushur mendjen ndjekesve sa do pak ta besojne si dhe per te luajtur me vetviktimizimin e tij e te opozites se po sulmohet pa drejtesisht.Aftesi e rralle e nje njeriu shtrigan,qe po noton mire ne ujrat jo aq te qarta te kesaj mazhorance,.Pa ju prere koka gjarprit mos te pres njeri zgjidhje e as ndeshkim ligjor .Oportunizmi apo pa ftesia ne kete moment kur Europa kerkon gjithe perfshirje nga mazhoranca,eshte arma edyte e atyre qe jane ne sherbim te tij .EDI RAMA ndodhet sot ne nje moment delikat me gjithe punen shume te mire e shume te madhe qe ka bere per reformimin e ekonomise.Zgjidhja e mire do ishte clirimi nga detyra e ketj presidenti si i pa afte si dhe ombrella e krimit korrupsionit e e pandeshkueshmerise.

    Reply to this comment
  7. tradita January 14, 18:03

    per nje gje duhet te jene te qarte te gjithe. Kush i analizon ngjarjet me gjake ftohtesi: Sali Berisha ka armiqe politike me shumw se askuish ne Shqiperi, por nuk duhet te kete dhe jam i bindur qe nuk ka asnje armik personal. keto jane mellefe dhe miopi psikologjike dhe politike.

    Reply to this comment
    • ........ January 14, 19:48

      Shume e vertete tradita. S.B Ka miq te afermet e viktimave te Gerdecit. Te afermit e atyre te 21 Janarit.. te birin e Remzi Hoxhes, ka shume miq nga Haklajt. E shume te tjere. Tamam keshtu eshte jane mllefe dhe miopi. Nje analize gjakftohte e jotja.Po ku marrin vesh keta.

      Reply to this comment
  8. Kris 1 January 14, 18:21

    Bedri,
    mundohesh te japesh me te sakten dhe i pelqej analizat e tua.Shpresoja tek Rama se do te korrigjonte marrveshjet e kaluara me Berishen qe i thane rrenjet shprese per demokraci dhe mireqenie.Tani parlamenti dhe gjithe institucionet ne shqiperi kane o surratin kriminel te Berishes ose Surratin e vajmedetit megalloman ose surratin e nje thesari te boshatisur.Ai qe shpresonim se do conte para gjyqit kriminelet ,hajdutet dhe te koorruptuarit ne vend te fjales shprese na permend burgun dhe varrezat murrale.
    A nuk ka thene Kadareja i madh se varret do ti kemi madheshtore?Per kete mund te krenohemi me mafien politike.E ka mbajtur fjalen.
    Te shpresosh tek kjo klase politike pamvaresisht ngjyrave eshte njesoj sikur te besosh se terorizmin e dermoi sharlatani me tre lapsa me ngjyra ne xhepin e dhenderise.
    Ai parlament me duket si nje stalle me derra te eger,te butedhe disa Guinea pigs.Ti ushqejme mire ,se po ngelen te paushqyer do na hane ne.

    Reply to this comment
  9. Gregor January 14, 19:01

    Te lumte Bedri Islami, je klas i nivelit te klasit qe kerkon DITA per te shkruar e folur ne driten e te vertetave.

    Reply to this comment
  10. miri January 14, 19:05

    Bravo Bedri vazhdo shkruaj keshtu .Por ato pyetjet e annes i kam dhe une SHQIPERIA DO BEHET THONE NE AMERIKE KUR TE SHPETOJE NGA THOJTE E SERBIT DHE TE GREKUT

    Reply to this comment
  11. Maloku January 14, 19:14

    ANNA. Une per vete nuk ja heq nje ,,bravo ky eshte edhe mendimi im.

    Reply to this comment
  12. xhateli January 14, 19:30

    A luftohet e keqja me artikuj a? Kur lexon keta artikuj, Salikafshes i rritet ymri. Ai do vetem nje gjykate speciale si ajo qe vdiq Milloshevicin. Pa dale para togave te zeza speciale, nuk mbyllet
    kjo hale, qe ka 25 vjet qe po e qelb Shqiperine. Boll me llafe e artikuj, ai do lidhur nga testikujt.

    Reply to this comment
  13. shqiptar sharri. January 14, 19:35

    Eskil,une kam thene shum,pra teje,sesi eshte e mundur qe shqiptari,e vret vellain e vet,per nji gardhe apo pellembe tok,dhe sali berishen nuk e vrasin edhe pse i ka vrare,i ka vjedhe i ka mashtrue,dhe ende luan trapin ai,dhe familja ti,me sqhiptaret?!!PO,tme kishte vrare mue vellain berisha e basha,siq vran ne grdec dhe ne bulevarde,une dote isha hakmarr ne xhdo menyr,por edhe jam larg,edhe ja plak,se sali serbi dhe basha e kan meritue plumbin ne balle,se duhet te vriten per tradhti,se ja dhan detin grqis,.POr,jam plakur or,Eskil gjali.

    Reply to this comment
  14. Beni January 14, 20:07

    Nuk jam dakort me komentuesin ”tradita” qe Saliu s’paska armiq personal’ po vetem politik . Ai ka te pakten 1\3 e banoreve te Tropojes ,qe i vuri kunder njeri- tjetrit , te pakten 1 te dhjeten e banoreve te Gerdecit, Vlores e shume te tjere ,por ai ruhet aq shume, por edhe asnje nuk do qe te ndyje duart me kete kerme.Parlamenti te shpejtoje procedurat e dekriminalizimit te Shqiperise, jo parlamentit me ane te nje ligji per referendum mbarepopullor per denimin e ketyre hijenave te Shqiperise me ne krye 2 B -te e ndyra e me radhe, se ky vend nuk ka derman me keta neper kembe.

    Reply to this comment
  15. Emigrant January 14, 20:15

    Po te analizosh te gjitha veprimet dhe mos veprimet e atij njeriu qysh ne kohen e diktatures dhe deri sot qe po shkruani eshte e mbushur me krime dhe veprime te kundraligjshme dhe ne asnje vend nuk mund te flitet per lirine Liria per ate njeri eshte nje sllogan ose me mire te themi nje pacavure qe nuk i vlen askujt.Te gjithe njerzit mund te japin fakte per te gjitha veprimet e tij dhe mund te sjellin qindra deshmi se si ai e ka perdorur pushtetin per interesat e tij te ngushta Ai ka nje ndryshim nga Enveri se kane jetuar ne sisteme te ndryshme ne rast se do te kishin drejtuar ne sistemin diktatorial do tja kishte kaluar 100 Envereve se bashku. Edhe Preci qe flet per keto shembuj qe i shkruan vete dikur tani thote se ky njeri ka ndryshuar Por ai qe eshte mesuar me gjak do ta kerkoje ate perhere Edhe Mero qe tani ka nxjere shume fakte dhe argumenta dhe ka te drejte dikur e ka ngritur atje ku nuk duhet te ishte figura e tij Nganjehere degjoj edhe Patozin qe ka frike te shprehe ate qe duhet per te por si ve faj ka frike,Keshtu mund te rendis shume njerez mjerane qe per interesa te castit ose nga frika heshtin ose shajne te tjeret per te mos u ngatruar me kete njeri O popull mund te jepni shkelmin e fundit nje njeriu qe ka 25 vjet qe ju mban te lidhur.

    Reply to this comment
  16. beni January 14, 20:50

    Sakte zoti Bedri…zoti vonon por nuk harron…kriminelu Berisha dhe banda e tij do ti paguajne te gjitha…nje me nje… oara se te vdesi si qen ai duhet te japi llogari per krimet, vrasjet, rrumpallen, shkaterrimin e Shqiperise dhe pengimin e futjes se saj ne BE tash e 24 vjet….

    Reply to this comment
  17. rudi January 14, 20:51

    Te veshtire dhe shum bile e ka qeveria te ndermari reforma duke pasur neper kembe njeres qe drejtuan mbrapsh shtetin per dy dekada dhe leshuan renjet e te keqes kudo i mirmenduan se dhe ne opozite duke kapur hallkat kryesore ska qeveri qe i prek ndaj nuk ecen dot shqiperia me hapin e duhur me gjithate kam besim se nuk do jete e larget dita kur pikat do vihen mbi I

    Reply to this comment
  18. shpellari king January 14, 21:14

    Vdekje malokeve-larashe te Sali Bashibozukut.

    Reply to this comment
  19. baffo January 14, 21:45

    Respekte per z. ISLAMI

    Reply to this comment
  20. Eli January 14, 21:46

    Vertet Avni Rustemi nuk rron me, po nuk ka lindur te tjere si ai Shqiperia, qe ta dergojne ne

    boten tjeter ndyresiren Sali Berisha, sepse vetem keshtu mund te marre fryme lirisht vendi

    i shqiponjave.

    Reply to this comment
  21. pelivani January 14, 23:48

    Viti 97- te…
    (Kontrollet naten ne banese!…)

    Ma rrahen nje mikun tim,
    Naten von ca ‘Demokrat”
    Me te vetmin pretendim,
    Pse flinte ne krah te majte (!)

    Reply to this comment
  22. Gabriel January 15, 04:31

    Dy kategori njerezish e mbeshtesin Sali Berishen:kriminelet dhe njerzit me aftesi te kufizuar mendore.

    Reply to this comment
  23. socialisti bythpambuk January 15, 04:48

    Shkruani ju Z Bedri dhe komentoni ju te nderuar komentuesa , Sali krimineli po tall bythen dhe Ram mashtruesi po ben selfie .

    Reply to this comment
  24. psy January 15, 06:25

    Mallkuar qofsh o Sali Berisha per kete qe i ke bere ketij vendi!Paske dashur edhe t’a helmosh!

    Reply to this comment
  25. TOMORRI January 15, 07:37

    I ke rene pikes.????
    Kur nuk ka pune ka urrejtje dhe kur ka paaftesi duhet kujtesa per armiqesi.
    Bjeri legenit tek Berisha , na iku brezi dhe po shkaterrohet brezi duke u udhehequr nga te paaftet dhe duke ju lexuar ju gjoja mend dhenesit .
    Po u fut Berisha ne burg do hapen me shume vende pune ? do vijne me shume investime?
    do jetojme me te qete ? policia do behet me efikase? do kemi me shume leke te pagujme dritat?
    deti do behet me i paster? kriminilet ne parlament do japin doreheqjen ? ministrat do behen me pak te korruptuar?
    Te duket se eshte vetem ai e keqja?
    Ne se Berisha eshte kriminel vete , Rama ka nevoje per kriminel rreth e rrotull qe te ndihet mire dhe i sigurte.
    Keta do i hane koken.

    Reply to this comment
  26. Lori January 15, 10:33

    Respekt per edukacionin qe mbart z.Islami.Ndokush pa nivel kerkon te te zbeh ngazellimin e keqardhjen qe shpreh se si ka mundesi qe “Kryekrimi” qendron akoma ne ate parlament “Kuplara do ta quaja une” qe nuk perfaqeson popullin por mafjen e instaluar me mjeshteri nga ata qe kur u rezikohen 007 nuk ngurojne, qe edhe kur turmat i quajne vrastare,ti etiketojne “Burra shteti” e “yje ne ngjitje”.Kjo eshte ironia e fatit qe solli loja e demokracise por qe ne fakt vetem demokraci s’kishte e s’ka akoma brenda.Edhe 6 dite na ndajne nga perkujtimi i ngjarrjes makabre te 21 Janarit 2011.te gjithe kete dite duhet ta kthejme ne dite proteste me parrulen “UNE JAM HEKURANI,ZIVERI,ALEKSI,FAIKU E TI JE KRYEKRIM SALI”.Te gjithe duhet ti bejme sherbimin vehtes qe neser mos te jete vone e te na kercenoje kelyshi i “Burrit te shtetit” ,”Ylli ne ngjitje” i cili ka filluar e mbledhe mercenare ne veri!Ejani me 21 Janare kuder krimit qe po kuron plaget e marra me 23 Qershor.

    Reply to this comment
  27. Ibrahim Kelmendi January 15, 16:23

    “ana”, në pyetjet që ia keni drejtuar Bedri Islamit, kryesisht për mosburgosjen e Sali Berishës nga Kryeministri Rama, besoj e dini vet arsyen, por ja që keni gjetur formën për të paraqitur Saliun e shpërfytyruar në kriminel ordiner.
    Demokracia është e zorshme…
    Kryeministri nuk lëshon urdhra arresti por prokuroritë. Sala e ka menduar këtë kohë, prandaj qysh nga viti 1991 është angazhuar për të “reformuar” sistemet përkatëse, që të eviton arrestimet e tij, të familjarëve dhe të marionetave, pavarësisht krimeve e abuzimeve që kanë bërë.
    Tjetër, ai ka mbrojtës edhe Beogradi e nacionalizmit serbomadh, që ka peshë në Tiranë dhe në kancelaritë europiane…
    Këtyre pyetjeve duhet t’u përgjigjet Kryeprokurori i përgjithshëm dhe jo Bedri Islami.
    Respekte dhe ia kalofshi sa më mirë.

    Reply to this comment
  28. M A R K O January 15, 18:37

    Dekriminalizimi duhet te filloje me rjepje lekure te vampirit Berishe &CO… e me radhe te shume zullumqareve…e kufomave ne Parlamentin Shqiptar…

    Reply to this comment
  29. Sulo Permeti January 15, 22:41

    z.Bedri respekt per shkrimet e tua.Eshte e fresket masakra e islamisteve ne France,per nje karrikature.Me qene se filip Cakuli,u rembye dhe per ” pak”do shkonte ne ate bote,bashke me Remzi Hoxhen,vetem per nje karrikature bere Berishes president,ne ate kohe.Nje parelele e njejte dhe plote, me ate qe ndodhi sot ne Paris.Pse nuk e permend ne bemat e Berishes?!

    Reply to this comment
  30. lufter January 15, 22:43

    Bedri Islami eshte pene e fuqishme e padisklutueshme per te argumentuar ndodhit,kohen,vendin dhe njerezit e perfshire.Ato qe permend e argumenton ne kete shkrim Bedriu menjehere na kujtohen se i kemi jetuar,ato i kujtojne te gjallet por renkojne te ikurit nga veprimet antishqiptare te Sali Berishes.Bedriu i referohet edhe Zogaj per te vertetat qe ka thene per ngjarjet e nxitura e drejtuara nga Saliu por Preci ne momente te tjera nderron pasi keshtu eshte gatuar dhe nuk mund te krahasohet me Bedri Islamin qe ka cilesi te vecanta dhe te rralla por ka edhe shtylle kurrizore te konsoliduar e jo si shume te tjere qe kete shtylle e kane si luhatjet e nje kallemi shume te gjete.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*