Kush e dërgoi Ramën në Berlin

September 16, 2019 10:43

Kush e dërgoi Ramën në Berlin

Bedri Islami

Edi Rama, shefi i qeverisë shqiptare, ishte dy ditë më parë në Berlin, në takim të veçantë me kancelaren gjermane, Zonjën Merkel.

Portën për takimin e shumëpritur, nuk ia hapën zyrtarët e caktuar për këtë qëllim, si ndodh rëndom në të gjitha takimet protokollare.

Njeriu që e dërgoi atje, në fakt, ishte Lulzim Basha, shefi i opozitës, njëri ndër njerëzit më të interesuar për izolimin e Edi Ramës, e në të njëjtën kohë, po aq i interesuar që Shqipëria, në këtë periudhë, të mos marrë asnjë ftesë për në BE, të izolohet sa më shumë të jetë e mundur dhe të rrëshqasë në një humnerë sa më të ndjeshme politike.

Takimi i shefit të qeverisë shqiptare, Edi Rama dhe Zonjës së madhe të kontinentit të vjetër, të kujtonte një kohë të shkuar, kur mes tyre ishte një ndërlidhje politike krejt ndryshe nga sa kishte qenë më parë me shefat ekzekutivë ballkanikë, dhe ku, përmes së cilit, shteti i madh gjerman, entuziast, mendonte se më në fund kishte gjetur një lider me përmasat e duhura, që më shumë reflektonte europianin e kulturuar, se sa ballkanasin inatçi, me shikim të ngushtë politik, i mbyllur dhe hakmarrës.

Ndryshe nga takimi i muajit prill 2018, kur gjërat po shkonin drejt ngrirjes dhe ende nuk dihej nëse do të kishte një nisje të re ripërtëritjeje të marëdhënineve mes tyre, ndryshe nga bisedimet e bëra në prill 2019, gjatë një takimi të ballkanit Perëndimor në kancelarinë Federale, kësaj here gjithçka ishte si në kohët e vjetra: pritje e afërt, bisedë e hapur, mendime të shfaqura për të ardhmen e përbashkët europiane, deri tek mjedisi i krijuar nga arti i dhënë në një libër të vetëm.

Sido që të jetë, e gjithë ajo që ndodhi në takim, ishte një parathënie mikluese, jo vetëm për vendin që përfaqësonte, por edhe për vetë shefin e qeverisë shqiptare, të cilit, jam i bindur, i janë kujtuar dy kohët e ndërlidhjeve politike me zonjën Merkel; të parën, kur pritej si lideri i ditës dhe citohej në mbledhjet qeveritare, dhe, të dytën, kur kishte filluar të ndjente ftohjen dhe kishte drojën e akullimit.

Shikimi i zonjës Merkel për të ardhmen e vendeve ballkanike, si zakonisht, ishte tipik i politikës anglo –saksone dhe i praktikës gjermane, ku e mira e përbashkët shkrihej me të mirën e secilit vend dhe në të cilat, domosdo, duhej të sundonte ligji, e drejta, të sanksionohej gjithçka në vendime dhe nene, të kërkohej e të ngulej këmbë deri në fund zbatimi i tyre dhe, sidomos, të ndëshkohej e keqja.

Edi Rama u largua nga selia kryeministrore gjermane dhe kancelarja Merkel me buzëqeshje në fytyrë, duke ngjallur pezm në kryeqytetin e vendit të tij, por edhe duke ndjerë se porta kishte filluar të hapej, por askush, as ai vetë, nuk do e dinte nëse do të hapej plotësisht.

Por, mund të frymëmerrte më lirisht. Mbyllja e ndodhur ndaj figurës së tij ishte thyer dhe, edhe një herë, në një përfytyrim ndryshe, kishte ndikuar figura madhore e Zonjës së madhe.

Por, dërguesi atje, si nuk ndodh asnjëherë me inatçitë shqiptarë, kishte qenë dikush tjetër. Lulzim Basha.

Njeriu që kërkon izolimin më të madh të armikut të tij (në të vërtetë, i gjithë trajtimi politik i shefit të qeverisë nga opozita është ai i armikut dhe jo i kundërshtarit), që, duke bredhur në të gjithë vendet ku e pret kushdo qoftë, me durimin për të dëgjuar mllefin e tij, i bëri Edi Ramës pikërisht atë që nuk ishte menduar: i hapi dyert e politikës së madhe, duke e bërë, edhe një herë, të vetmin lojtar me të cilin bisedohet.

Largimi i tij nga parlamenti, akti më budalla i një drejtuesi opozite, që ende nuk e di se pas kulisave janë dy “ujqër” të politikës, të cilët duan ta shqyejnë në një ditë të caktuar, Meta dhe Berisha, dorëzimi i mandateve, që në fakt nuk shpejtoi rënien e qeverisë por rendjen e ndërkombëtarëve për t’i dëbuar të revoltuarit që nuk e dinin se për çfarë revolte bëhej fjalë; protetat, ku molotovët mburreshin si gjetje politike, sa që e çuan një shefe bashkie t’i adhuronte ato si shenjë e politikës, hapja e “frontit të dytë”, kësaj here kundër Europës dhe SHBA, mbrojtja e një bande gjyqtarësh, prokurorësh, duke ia nisur nga një sekser kryeprokuror, si Llalla, për të cilin desh i vunë zjarrin parlamentit, të gjitha i dërguan ndërkombëtarët tek një adresë që mund ta kishin mbyllur për shkak të nepotizmit, arrogancës dhe korrupsionit.

Edi Rama e di këtë fare mirë dhe nuk e hap rrugën e tij aq lehtë dhe, në të vërtetë, nuk ka pse. Atij i dhuruan gjithë pushtetet e mundshme dhe vrapon t’i gëzojë, edhe pse e di se nën peshën e tyre mund të përmbyset.

Duke u kthyer në vendin e tij ai e di, po ashtu, se, megjithë mjedisin miqësor dhe bisedat e duhura, atij i janë vënë kushte, të cilat, as ai vetë, nuk e di nëse do të mund t’i plotësojë.

Asnjëri nga kushtet që iu thanë nuk është i panjohur dhe as nuk ka zbritur nga qielli. Të gjithë janë të njohura për të dhe, shpesh herë, ai i ka shpallur si prioritet të punës së tij. Por, mjerisht, nuk i ka shpënë as në gjysmën e rrugës.

Do të mundet, për shembull, Edi Rama, të ndëshkojë një bandë politike, e djeshme dhe e sotme, që ka pasë uzurpuar pushtetin dikur dhe e mban për gryke sot?

Atij ia kërkuan këtë. Ndoshta më me forcë se gjithë të tjerat. Në Berlin, ashtu si në shumë kryeqytete europiane e përtej Atllantikut, e dinë fare mirë se në 30 vite pluralizëm, askush nuk është dënuar për krimet e tij; asnjë bandit politik nuk është ndëshkuar, duke ia filluar që nga shefat e mëdhenj, ku flamurin e së keqes e mban mbi vete një njeri, Berisha, e deri tek ata që e bastarduan shtetin e pushtetin, si Nano e të tjerë.

Edi Rama, në më shumë se gjashtë vite qeverisje, e kishte të gjithë mundësinë ta bënte këtë. Të bënte, të paktën, aq sa kishte premtuar dhe jo aq sa mund të kishte zbuluar.

Mbi 300 denoncime dhe akte konkrete, në shtatë vitet e fundit, i janë deleguar qeverisë, prokurorisë, institucioneve të rëndësisë së veçantë të shtetit për korrupsion, përvetësime të mëdha, dëmtime të pazakonta të pasurisë dhe të vetë shtetit. Këtë e ka bërë një institucion i vetëm, Kontrolli i Lartë i Shtetit, që, në dijeninë tonë, që para një viti ka ngritur shqetësimin edhe për PPP-të e famshme, që do të jenë humnera financiare. Askush nuk mori mundimin të ndëshkonte të keqen. Përkundrazi, pikërisht ata që duheshin dënuar, u ricikluan në pushtetin financiar; oligarkët që kishin përfituar marrëzisht nga qeveria Berisha përmes koncesioneve apo tenderëve, të njëjtët fitojnë tani çmendurisht nga qeveria Rama; as edhe një djalurinë – sportelist, që u përpoq të fshehë një oligark të madh si Ulaj, në historinë ngjethëse të Unazës, nuk u ndëshkua, bile, as nuk dihet se ku është; ndaj tij dhe ngjarjes përqeshëse të shtetit, hetimet janë ndalur, askujt nuk i intereson më se çfarë ka ngjarë. Një skandal i tillë dihet mirë edhe në zyrat berlineze, ndaj Rama e di se hapësira e dijeve është e njëjtë, në mos më e thlluar jashtë Shqipërisë, se sa tek zyra e tij në bulevardin kryesor, poshtë dritareve të së cilës, nën prijen e tij, shteti i djeshëm vrau 4 përkrahës të tij dhe që krimi mbetet pa u ndëshkuar.

A do të ketë mundësi shteti shqiptar, i drejtuar prej tij,  të bëjë reformën në drejtësi ashtu si duhet ? Shteti gjerman e kërkon këtë. Reforma e deritashme po ecën breshkazi, e filluar edhe së prapshti në shumë raste, duke lënë hapësirën e pafund për spekullime, sidomos nga ata që e dinë se nga Vetingu nuk do të kenë shpresë për karrierën e tyre të mëtejshme.

Shumë gjëra janë shtruar para shefit të qeverisë shqiptare dhe ende shumë gjëra qëndrojnë në mjegull. Ai e di se, pas gëzimit të përmbajtur e syve të qeshur të Berishës, sa herë që flitet për dështim, qëndrojnë qindra faqe të dërguara në institucione të rëndësisë së veçantë, shpresa e zymtë se do të ketë ndëshkim të ri, se dyert nuk do të hapen edhe një herë, për të shpejtuar ardhjen në pushtet të një opozite të stërprovuar dhe të stërdështuar.

Por, ndërkohë, me qëndrimet e tyre marramendshëm budallshëm, ata i hapën rrugë legjitimitetit të një qeverie që po shkërmoqej nga e keqja e saj brenda vetes.

Edi Rama e di se gjithçka është kthyer në fillim. Ndaj po përpiqet deri në fund të mbajë në lojë një opozitë që, ndërsa merret me gërmimin deri në 30 vite të secilit që i del përpara, harron se çikërrimat nuk të kthejnë në pushtet, por vizionet dhe idetë.

Kur ta marrë vesh këtë Lulzim Basha ai nuk do të jetë më lider!

 

September 16, 2019 10:43
Komento

20 Komente

  1. Artist veni... September 16, 10:08

    Dhe Bedriu i Partise beson vertet se ka njeri qe te vrapoje pas mufkave?

    Gojet e Liga thone se ne takimin me zonjen e hekurt piktori ishte thirrur aty per te dorezuar detyrat e shtepise, apo jo?

    Dhe c’beri piktori?

    Ne vend qe te jepte llogari per mungesen e gjykates kushetuese ai filloi t’i shfletonte asaj librin e zhgarravinave. E si mos te qeshte zonja e hekurt? Po ky qenka artist dhe kaluar artistit – thoshte ajo me vete.

    Reply to this comment
    • besi September 17, 10:01

      edvin kerme rama eshte pjese e atyre krimineleve te korruptuar me berishe mete bashe medi dhe co qe ne nje sistem perendimor drejtesie do te shkoje ne burg prandaj nuk eshte i interesuar qe te coje njeri ne burg

      Reply to this comment
  2. ?????? September 16, 10:43

    Shkrim toksikues, sygjestionues.Miop në gjykim dhe rekomandacione.

    Reply to this comment
  3. pak aresye September 16, 10:58

    o komentues “artist”; nuk eshte vendi per te çfryre ketu mellefet e tua, eshte vendi per debat konstruktiv per te ndihmuar sadopak seicili me mendimin e tij çfare mund te rregullohet. Ju edhe ca komentues, jeni kthyer te gjithe ne karagjoza duke çfryre nga paaftesia juaj per te perballuar jeten ose nga shpirtkatranzia per te erdhmen e ketij vendi. Ju keni çpikur nje babale tani qe do vdese kur te vdisni ju. Bedriu ngre problemet shume sakte dhe me vend dhe ata qe degjojne nga te dy veshet dhe shikojne nga te dy syte, duhet te mendohen se ç’do te bejne dhe vete Edi Rama. Ndersa ish opozita duhet te reformohet urgjentisht dhe te kthehet ne binaret e rolit te saj dhe jo te merret me babale apo thashetheme se tani shumica e shqiptareve sa del ne tv Gazmend Bardhi apo Lulezim basha thone: i pari do na shurdhoje me fjale mjerane, ndersa i dyti ben punen e papagallit. Pike. Dhe o nderrojne menjehere stacionin televiziv ose e fikin fare sa te largohen keta. Keshtu bej dhe une, por me kane then dhe te tjere qe nuk durohen me, s’jani parti por pordhe fasulesh. Prandaj urgjente ish opozita duhet te reformohet me njerez te pergjegjshem e me moral, shqiptare te devotshem qe nuk mungojne por jane ne hije. Urgjente, ka nevoje vendi, ka nevoje pluralizmi, ka nevoje zhvillimi. Eshte pergjegjesi e intelektualeve demokrate , por jo e mustafajet me shoke. Epoka e atyre ka mbaruar se e kane mbaruar vete ata. Ndryshe, me te drejte, Edi Rama do tu thyeje dhe kockat e jo do tu shtyp tulet, pa se çfare thone, s’u a var me.

    Reply to this comment
    • Ju flet bodrumi September 16, 12:10

      Shko mër rilindjot te rrembesh kocken se do ngelesh duarthate e s’do gjesh xhami ku te falesh.

      Reply to this comment
      • pak aresye September 16, 22:53

        bodrum efendi, do shkoja ta merrja kocken po te me mungonte, por jam nja 2 mije km larg, keshtu qe te rekomandoj ty shko beju freske dhe mbase te hedhin ndonje gje. A qe keni mbaruar para se te ndodhte pllenimi ju. E ka fajin fara, jo ara.

        Reply to this comment
  4. TEMO LALAJ September 16, 11:22

    TE LUMT Z.B.ISLAMI.JA BERE QEJFIN LYLIT 7×7=42 QE PASKA DERGUAR RAMEN NE GJERMANI TE MERKELI.KJO NUK NA BESOHET SE MUND TE NDODH ME E.RAMEN,I CILI I NJEH MIRE LYLIN,SALIUN,BERISHIZMIN..POR DHE DEPUTETIN GJERMAN KRRIÇBAUN-MIKUN E LULIT FOLSIN NR.1 NE ÇADREN E KRIMIT 2017.
    -E DEGJUAM DHE KRRIÇIN GJERMAN SE ÇFAR THA NE BUNDESTAG.DHE PO QE SE HAPJA E NEGOCIATAVE DO TE MVARET NGA SALIU,LULI,KERRIÇET EKSTREMIST GJERMAN,HOLLANDEZ E FRANCES-KUR MOS U HAPT.
    -NE DIM SE RAMA U FTUA DHE U PRIT NGA ZONJA E HEKURT DHE TAKIMI U PRIT MIRE NGA TE GJITHE QEVERITARET GJERMAN DHE RAMA DOLI KOKE-LARTE E JO KOKE-ULUR.
    -POR DIHET SE DISA PARTI POLITIKE NE GJERMANI U VJEN KEQ QE PD PO SHKERMOQET PER FAJE TE LUL-SALIUT DHE JO PER FAJE TE RAMES.KUSH MENDON SE ESHTE FAJTOR RAMA ESHTE 100 % IDIOT.
    -RAMA NE 2013 KA PREMTUARE DENIMIN E HORRAVE,HAHDUTEVE E KRIMINELVE TE SHEKULLIT 20,21.POR KTO DENINE DO I BENTE DREJTESIA E JO AI VETE.DHE DOLI QE DREJTESIA ESHTE E DEGJENERUARE 99 % PREJ SALIUT E JO RAMES..DHE MEGJITHATE AJO NUK JEP SHPRESE PER KORIGJIM,PASI HELMI ESHTE FUTUR THELLE QE NE 1992 DHE NUK KA ZOTE TA RREGILLOI E JO ME EDI RAMA QE PO PUNON E LUFTON SI NE RRETHIM NGA BERISHIZMI SI SISTEM I FRYMEZUARE NGA UDB+KGB+ASFALIA GREKE DHE I FORCAVE DJATHTISTE EKSTREMISTE ANE E MBAN BOTES.
    -UNE SI QYTETAR MENDOJ SE SA TE JET GJALLE E NE POLITIKE SALI RAM BERISHA PD DHE VENDI NUK BEHEN KURRE.DHE JETEN E VEPRIMTARINE KRIMINALE TE SALIUT NUK E KA NE DORE EDI RAMA.BILEZ AI MBRON ME SHUME SE VEHTEN-SALIN DHE LULIN,PAÇKA SE SALIU KA DASHUR DHE DO QE TA VRASI PER TI MARRE KARRIGEN E PUSHTETIT AQ TE DESHIRUARE PER PUSHTET E PARA.
    -NDAJ SULMI I D I T E S DHE GAZRTAREVE TE SAJ TE NDERUARE DUHET TE DREJTOHEN NDAJ TE KEQES ME TE MADHE BERISHISTE E JO NDAJ EDI RAMES I CILI PO MUNDOHET TE BEJ SHTETIN QE DUAM KUR BANDAT E PD+LSI KERKOJNE TE DJEGIN INSTITUCIONET E VENDIT SIC DEKLAROI LIKE FLORIRI NE KOMISION DHE DREJTESIA JONE E FRIKSUAR DERI NE EKSTREM NGA SALIU-HESHTE.
    -MENDOJ SE ZVARRITJA E ORGANEVE TE DREJTESISE SONE TE RE TASHME PO BEHET NGA ONM E JO NGA EDI RAMA.KJO DUHET TE KUPTOHET MIR NGA TANET -KUSHDOQOFTE,PASI ND/KOMBETARET E KANE BERE SHUME TE QARTE.FLM

    Reply to this comment
  5. Zigur Qarri September 16, 11:50

    Muhabet kafenesh,”Analize” e denje e kllouneve te gazetarise shqiptare,Islami,Baze e kompani,per shplarje truri dhe çoroditjen e shqiptareve,
    duke ngaterruar tabelen e qitjes.Ne te gjith Boten merren me poziten,keta me opoziten!Kjo do te thote,se per çdo shperdorim te pushttetit,
    shqiptaret duhet te protestojn per ankesat e tyre para Selise se opozites dhe jo para Kryeministrise,duhet te fajesojn Bashen qe nuk eshte as Deputet dhe jo D’Ramen qe eshte Kryeminister!Militantizem i rrafinuar apo shterpesi intelektuale?Ne krye te Qeverise shqiptare eshte nje i droguar,qe ka eliminuar te gjith institucionet dhe tall bythen pre 6 vitesh me administraten shtetrore duke abuzuar hapur fare me fondet
    publike si nje hajdut ordiner,ky akoma me Kryetarin e opozites!Perse nuk e ben testin e droges Edvin Escobar D’Rama?Ne cilin vend te Botes ndodh kjo,qe Kryeministri akuzohet si perdorues droge dhe ai hesht?!

    Reply to this comment
  6. Irroshi September 16, 14:06

    Bedriu, megjithe simpatine qe kam, ka ngec ne dy gjera qe jo vetem i ka keqkuptuar, por dhe po i keqmanaxhon me paditurine ose mos konceptimin sesi do te funksionoje drejtesia.
    Reforma ne drejtesi z. Bedri vjen e imponuar dhe e formuluar nga nderkombetaret (SHBA dhe BE), dhe po financohet po prej tyre. Te vetmin mbeshtetje ata paten kete maxhorance me Ramen ne krye per ta votuar. Deri ketu ju duhej Rama nderkombetareve ,sepse sistemi i drejyesise me pas do te funksionoje vete sipas planit te krijuar.
    E dyta qe e perseris eshte, qe “Mos i kerko Edi Rames te beje rolin e Pryeprokurorit dhe Kryegjyqtarit”, sepse ky zanat nuk lejohet nga as vete nderkombetaret qe paguajne dhe sponsorizojne gjithe kete reforme ne drejtesi. Shume shume Ministria e drejtesise e ndikuar nga Rama , mund te kerkoje ndershkimin e ndonje gjyqtarit, nese zihet ne flagrance per abuzim nga STOP apo Fix Fare, por jo te ndershkoje abuzuesit dhe vrasesit politike.
    Me respekt.

    Reply to this comment
  7. VERI September 16, 14:15

    Po kush e pengon “Artistin ” te veje ne Berlin ..?!.. E… flisni ..!

    Reply to this comment
  8. USA September 16, 14:43

    Sipas teje zBedri i bie qe berisha dhe meta qe ti quan ujq te politikes qe per mua jane hajdute dhe vrases qe Frau merkel ka dijeni ca bejne politikanet shqiptare kete here kane vepru per te cuar ramen ne Berlin jo mo z Bedri nuk e njihke Zj Merkel qe nuk Funksionon ashtu koha shpejt do na jape Supriza.

    Reply to this comment
  9. mirel September 16, 15:13

    Une them qe e ka cuar Putini. Merkel e therrer per ta kujtuar qe nje legen si Ramuti duget ti bindet Gjermanise, dhe jo Putin-Vucicit. As Erdoganit.
    Kerministri i tregon katalogun e meditimeve gjate kohes qe merret me buburrecat. Ngjyrat ja eflektojne.
    Kur i tregon pikturat i shpjegon, ngjyra mavi, jane buburecet e Rilindjes, ne ngjyre blu jane buburrecet e Lulit. Ata me te kuqe, jane te burgosurit qe do behet kryetare Bashkie, po kane pullen e kuqe se jane pezulluar.
    Ngjyrat e tjera jane te gjitha PPP..

    Reply to this comment
  10. fteri September 16, 15:45

    Ilir Meta i mallëngjyer gjenë gjuhën e përbashkët për uljen e tensionit!….President Ilirin e kupton edhe opozita ?…!….-Do të vendosin kushte për të hyrë në BE ,të gjitha institucioneve detyra të caktuar për të na hapur dyertë e hy në portën e BE-së .

    Kjo nuk është shaka e Presidentit Ilir Meta ,por inisiativë personale ,dhe në fund një dekoratë ,do apo nuk do, do të vendoset në gjoksin e EDI RAMËS me urdhrin më të lartë të Skëndërbeut n,q.s -e hyjmë në BE .Kurse Lulit nuk i takon asgjë ,për marrëzinë që ka bë !.

    Edhe Munikës nuk i takon dekoratë ,pasi i ka dhënë besën Lulit dhe marrëzisë do ti qëndroin deri në fund,edhe ishë deputetët e opozitës që dorzuan në grup mandatet nuk meritojn asgjë ,veç dekoratës TURPIT e tradhëtisë ndaj zgjedhësit vet e fateve të kombit,që duan ta rrukullisin në greminë për intersa të veta .

    Reply to this comment
  11. fteri September 16, 16:16

    O’Bedri Islami të lumtë për shkrimin ,por mjerë Darvini që nuk i specifikoi klasën ton politike me botën e kafshëve,teatër i vërtet e kompllote në kurriz të shqiptarve ,se do të digjej parlamenti etj…,mjerë shqiptarët me këto peshkaqenë që nuk po i fusim kurr në rrjetë. !…

    Ilir Meta i mallëngjyer gjen gjuhën e përbashkët për uljen e tensionit,vë kushtet e lojës ….Ka rëndësi se presidenentin e kupton edhe opozita ?…!….

    -Do të vendosin kushte tha ai ,….. për të hyr në BE ,detyra të caktuara të gjitha institucioneve ,qoftë edhe mu si president ,do të jap edhe dorheqje për të na hapur dyertë dhe hy në portën e BE-së .Por populli nuk kërkon të rrijë te dera e BE-së por në dhomë të barabart me ta.

    Kjo nuk është shaka e Presidentit Ilir Meta ,por inisiativë personale ,dhe në fund një dekoratë ,do apo nuk do, do të vendoset në gjoksin e EDI RAMËS ,qoftë edhe me zor ,me urdhrin më të lartë të Skëndërbeut ,me kushtin n,q.s -e hyjmë në BE .Kurse Lulit, për fat të keq, unë e dua shumë ,por nuk i takon asgjë ,për marrëzinë që ka bë që dorzoi mandatet e deputetve .
    Po Munikës ?….
    Edhe Munikës nuk i takon asgjë (ndoshta ndonjë teke në darkë ) ,pasi i ka dhënë besën Lulit dhe do ti qëndroi besnik deri në fund marrëzisë ,edhe ishë deputetët e opozitës që dorzuan në grup mandatet nuk meritojn asgjë ,veç dekoratës TURPIT e tradhëtisë ndaj zgjedhësit vet e fateve të kombit,që duan ta rrukullisin shqipërinë sa më shpejtë në greminë ,gjithmonë për ego e intersa të xhepit të këtyre kaxhinjve .

    Reply to this comment
  12. Vladimir Dushniku,antar i PS September 16, 17:39

    Z.moderator!
    Nuk e kuptoj pse nuk e nxirrni komentin tim me titull “Bashkeqeverisja me qytetaret-nje mashtrim i madh “?
    Edi Rama me kete te ashtuquajtur “bashkeqeverisje” ka rrenuar jo vetem shtetin ligjor,demokracine ne Shqiperi,por ka mbuluar edhe korrupsionin shteteror,duke u paraqitur ne opinionin e jashtem si njeri progresiv dhe liberal kur ne fakt eshte nje diktator!
    Mos e mbroni nga FAKTETKRIMINALE Ramen,se me lojra fjalesh nyk pyet ai!

    Reply to this comment
    • G. Azepi September 16, 18:51

      Shumë e thjeshtë z. Dushniku. Dita ushtron censurë selektive, dhe këtë nuk e lot as topi. Ajo ka muaj që e ushtron këtë pisllëk në dëm të opinionit të lirë qytetar. Ky forum nuk është më ai që ishte dikur. Tek “kosherja”e Ditëzezës kanë hyrë grerëza dhe “bletërritësi” bën sehir majë thanës, pa e vrarë aspak mendjen se komentet me bagazh kanë filluar të gëlltiten sikur të ishin gurabie.

      Reply to this comment
  13. Buzuku September 16, 19:21

    Z. Islami per te sajten here I ngre keto problem, po kush te degjon…Qe kur z. Xhafa eshte shkarkuar nga drejtuesi I Reformes ne Drejtesi, kjo ka marre te tatepjeten…Sepse kam nje ide se parate e piramidaleve te ” ngrira ” ne banke I ndane proporcionalisht Berisha e Nano…

    Reply to this comment
  14. Lexuesi September 17, 11:35

    Bedri problemet qe jane akute per kete vend i ke kapur por ne kete shkrim je bere si ajo kenga e Ali P.Tepelenes!Koka ne Stambolle e trupi ne Janine!Se pari ndeshkueshmerine nuk e bene Edi Rama se pa e bere e quani qe ka kapur te gjitha pushtetet!Se dyti,sado prane takiit te keni qene jo ju por as ministri i Jashtem nuk e ka marre vesh e me keq te hamendesoje se ç’fare ka biseduar!Ndaj mos ndertoni nje shkrim mbi hipoteza qe as vete se dini se ku e kane burimin!Si gazetar i vjeter e me pervoje ndonese kapacitetit te duhur qe ke ne koke ,Ti je i varur ne trup nga kryeredaksia ku me nje te shtene koburen tende me nje fishek do ta perdoresh si çifte duke vrare me nje plumb dy veta!Eshte fatkeqesi qe nese koha sot kerkon qe te merrni ne dore per te instaluar shtetin e se drejtes ,Ju vazhdoni akoma aludimet duke vene maska te uqerve qe ndoshta trembeni Edin kur ai me nivelin qe mbart fale dhuntise se tij e karizmes se ka lu ka lexuar pa e nxjerre ne shtyp shkrimin e radhes nje here te bere nga vetja e nje here te detyruar nga honoraret!Ndaj mos hyni pa dashur tek soji i Tos Lubonjeve,Mark Markeve,Agron Gjelmarkeve e deri tek i peshtiri A.Bushati pa permenduar ketu A.Zhein se ndoshta me te drejte mund te thote se perse nuk ke vene emrin tim!Jepini pushtetit te katert vendin qe ju takon per te çuar perpara kete vend me shtet te konsoliduar e lerini kakarisjet se lexuesi nuk eshte me i atji niveli qe koha ju ka lene mbrapa nga cmiret e jo nga kapaciteti!

    Reply to this comment
  15. anticensurë25642654 September 18, 12:11

    o bedri o bajga e partisë
    po e marrim sikur nga sali berisha e deri tek i fundit i PDsë,përfshi dhe peder bashën,nuk egzistojnë më që në këtë minutë!
    a thu se do të vendosen tërë ato ligje që kërkojnë eurppianët??
    a thua se do të pranojë kritikat që i kanë bërë organizatat financiare për PPP,ose vjedhjet kolosale??
    a thu se balla e tërë ndyrësirat e tij do të dorzojnë doktoraturat e tyre,të vjedhura??
    a thu se do të ndërpresë sulmet që po bën që ta vendosë shqipërinë pas 75 vitesh në anën e humbësve të luftës së dytë??
    shko mor hajvan e kaluar hajvanit!shko mor ndyrësirë e ngjitur pas këllirës që po na qelb gjithë atdheun!
    pthu halet e mutit!!

    Reply to this comment
  16. Hipokrizi e gjalle September 18, 14:18

    Pranon moderatori,t’i shkruajne gazetarit te tyre Bedri Islamit me fyerjen “o bedri o bajga e partise”,por kurrsesi nuk botojne komentin tim me titull “Bashkeqeverisja-NJE MASHTRIM I MADH”!
    Nuk ju dhimbset gazetari,as reputacioni i faqes on line,por kurrsesi te denoncohet kryeministri Rama si shkaterrues i shtetit ligjor,rrenimit te administrates qendrore dhe vendore duke u bere MBROJTES I KORRUPSIONIT GJIGAND NE SHQIPERI!
    Me pallavra lojra fjalesh lejojne edhe ta shash sa te duash kryeministrin,ndersa me fakte KURRSESI!
    Del se gazeta DITA e ka te RREME gjoja betejen mediatike ndaj ketij kryeministri per korrupsionin teorik e jo faktik te ketij uzurpatori te pushtetit qe e ka perdorur si diktator!
    Pse keni frike nga komentet faktike?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim