“Kush e donte Azemin të vdekur dhe e vërteta e grushtit të shtetit”

September 14, 2018 10:36

“Kush e donte Azemin të vdekur dhe e vërteta e grushtit të shtetit”

 

Ish-shefi i Shërbimit Informativ njëzet vite më parë, Prof. Fatos Klosi flet për ngjarjet që tronditën vendin në shtator 1998, vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari dhe grushtin e shtetit. Nuk ka asnjë mëdyshje kur në këtë intervistë ekskluzive për DITA-n thotë se ai ishte një grusht shteti i mirëfilltë, pasi i kishte të gjithë elementët për t’u quajtur i tillë.

Pse është plotësisht legjitime kërkesa e Izet Haxhisë për rihapjen e procesit “Hajdari” nga fillimi. Cilët kanë qenë të interesuar për vrasjen e Azem Hajdarit dhe kush e pengon edhe pas njëzet vjetësh zbardhjen e së vërtetës…

Bisedoi Xhevdet Shehu

Zoti Klosi, jemi 20 vjet pas vrasjes së Azem Hajdarit, dhe tentativës për Grusht Shtetit. Ju jeni një prej njerëzve për shkak të funksionit që keni pasur, keni disponuar edhe një informacion tjetër të detajuar. Sot është kjo çështje po diskutohet akoma. Kush e nxori Azemin në pritë?

– Kjo është një pyetje  aq e vjetër sa  dhe ngjarja. Ngjarja është trajtuar me hollësi në një proces gjyqësor me të dyja shkallët . Unë nuk mund të shtoj asgjë mbi çka është thënë në atë proces.

A ishte vërtetë tentativë për grusht shteti ai i 14 shtatorit?

– Sipas meje po, në planet e kryengritësve ishte rrëzimi i pushtetit me anë të dhunës. Në këtë kuadër ata morën me dhunë pothuaj të gjithë institucionet kryesore të shtetit. Dolën dhe në TV publik dhe e deklaruan këtë gjë. Faktorë të jashtëm i bindën që ta ndërprisnin këtë maskaradë dhe kështu ikën me bisht ndër shalë dhe u barrikuan në selinë e PD.

Izet Haxhia ka ardhur në Shqipëri dhe kërkon rihapjen e dosjes. A është e mundur që të rigjykohet kjo çështje?

– Izet Haxhia ka ardhur dhe me të drejtë kërkon hapjen e dosjes për rishikimin e pozicionit të tij në këtë ngjarje, pasi është dënuar në mungesë. Në këtë kuadër rihapja e çështjes është e ligjshme. Por po kalon shumë kohë dhe kurrkush nuk po merret me këtë kërkesë të Izet Haxhisë. Me sa duket politika, që gjithmonë ka komanduar në këtë vend, nuk është e interesuar për këtë gjë.

Cilat janë pikat e errëta që ende nuk janë zbardhur?

Për mua më e errët ka mbetur situata pas ngjarjes, se si u eliminuan pothuaj të tërë ata që  mund të hidhnin dritë mbi ngjarjen dhe kurrkush nuk mbajti përgjegjësi për këto ngjarje.

– Cili ka qenë roli i Sali Berishës në vrasjen e Azemit?

– Ka qenë roli i një të interesuari për vrasjen dhe për shfrytëzimin e mëpastajmë politik të saj.

Mero Baze në një shkrim dje aludonte se ka qenë Sali Berisha dhe Genc Pollo dy personat që e nxorën Azemin nga zyra. Keni këtë dijeni ju?

– Jo nuk kam patur asnjë mundësi tjetër, veç burimeve mediatike, për ta ditur këtë gjë.

Besoni se reformimi i sistemit të drejtësisë do të zbardhë të vërtetën e ngjarjeve tragjike të 20 viteve më parë?

– Unë shpresoj që reformimi i Sistemit të Drejtësisë do të krijojë premisat që të gjitha ngjarjet e mëdha të periudhës së tranzicionit të rishihen, larg interesave të klasës politike, që gjithmonë ka qenë e implikuar në to dhe ka penguar zbardhjen e drejtë të tyre.

September 14, 2018 10:36
Komento

8 Komente

  1. Romak September 14, 11:42

    Pordhe kot, asnje pergjigje, nuk e di se pse botoni nje hiç.

    Reply to this comment
  2. Qytetar September 14, 12:03

    Kush e donte Azemin te vdekur kjo nuk ka nevoje fare per Fatos Klos te sterhollohet. Azemin te vdekur e donin ato qe i bene nje sere atentatesh nga salla e parlamentit, duke ardhur nga Shkodra ne makine me te birin, kur ishte ne Tropoje. E donin te vdekur ato qe graduan shefa policie analfabete qe te vinin ta vrisnin ne mes te Tiranes me makina policie dhe me makina policie te ktheheshin ate nate ne Tropoje. E donin ato qe edhe pse ate nate te vrasjes u thane emrat e vrasesve, nuk arrestuan asnje der kur u qeruan njeri pas tjetrit nga hasmerite per te perfunduar po te ato emra qe u thane me 12 shtator ne darke. Keto nuk ka Fatos Klos ti zbuloje as ti mohoje dot. Por te mendosh qe Berisha e opozita vrane Azemin me ane te oficereve te policise socialiste dhe qeveria socialiste prandaj nuk i arrestoi kjo do koka militantesh qe te besohet do dhe qelbesira servile te perjetshem pushtetesh si Mero Baze te thuhet.

    Reply to this comment
  3. anticensurë25642654 September 14, 12:41

    sie thotë dhe Romak

    “Pordhe kot”ose “me rigon”!
    nga të tërë të dhënat që kemi(kam),janë nga shtypi i përditshëm,ose më mirë të themi llapaqen!!
    gjëja e saktë dhe që mund të ndikojë në një dënim për sali berishën është ajo që ka ndodhur dhe është përmëndur si fakti i vetëm i vërtetuar!
    shfrytëzimi i vrasjes së hajdarit për të bërë GRUSHT SHTETI!
    gjithçka tjetër është PORDHË ME RIGON O SYFYRI!
    shtrohen pyetje:
    kujt i interesonte vrasja e hajdarit
    kush e nxori në pritë
    përse i interesonte vrasja e hajdarit
    e shumë e shumë dhe më të holla se këto!
    që të gjitha janë hamëndësime që nuk kanë të bëjnë me vrasjen!!
    nga të gjitha intervistat e dhëna nga të dënuarit ose pjesmarrësit në atë vrasje,nuk kemi fakt që të vërtetojë se ka pasur një komplot për vrasjen e tij!!të paktën atë herë!!
    çështja e pritës bie sepse në radhë të parë duhet të ketë marrveshje mes atentatorëve dhe nxjerrësit në pritë të viktimës!!!
    ata që e kanë dërguar azemin mund të kenë shpresuar që ai të shkonte në të sëmës dhe të mbyllte shumë sekrete që kishte mbi kurriz për urdhëra kriminale që kishte marrë,por prapë shpresa nuk është krim!!
    si haklajt,mulosmani dhe izeti thonë se ata nuk kishin asgjë kundër azemit,nuk kishin ardhur për të vrarë azemin!!të gjithë thonë se ishte një keqkuptim,një “aksident”,i shkaktuar nga vetë hajdari!ai ka shkuar atje jo vetëm i armatosur,por dhe me armën gati për sulm!!
    që dikush të ketë interes në vdekjen,ose në vrasjen e dikujt është mëse normale,por që dëshira nuk këthehet në krim nëse personi mbetet vetëm në kufijt e dëshirës!pra nuk vepron për ta bërë realitet këtë dëshirë të tij!!
    pjesmarrësit në vrasjen e hajdarit të gjithë thonë se nuk kanë shkuar as për të vrarë berishën,pavarsisht se kishin arsye!pra edhe nëse berisha ka dërguar hajdarin për të folur me personat në makinë,nuk do të thotë se është përgjegjës për vrasjen e tij!!ai mund të jetë përgjegjës nëse i ka dhënë urdhër hajdarit për të vrarë personat në makinë(nuk e kanë ditur se kush është në makinë!më duket)!gjë që ma merr mëndja se bie poshtë,duke parë veprimet që ka bërë hajdari!!ka shkuar serbes,pavarsisht pistoletës me “zhurmues”(si thotë mulosmani.në fatk shuars zhurme.)!pra hajdari nuk ka shkuar për të vrarë,pavarsisht se ka dhënë përshtypjen!ai ka bërë zakonin e disa të fortëve që të “vënë alltinë në tavolinë”!pra për ti trëmbur personat e makinës!!
    alltija “mbi tavolinë” nuk funksionon tek ata që nuk kanë firkë!!ajo shëndrohet nga një armë frikësuese në një armë vetvrasëse për përdoruesin!!sepse ai tjetri ta merr për fakt të kryer!ai tjetri nuk e ka zakon teatrin dhe nuk ta vë “alltinë në tavolinë”,por të fut plumbin ballit!!
    per mendimin tim kemi një gafë,nuk ka qënë e para,por nuk do të ishte as e fundit nëse nuk do të kishte rënë në njerëz të tillë,e azomit që atij i kushtoi jetën!vrasësve të tij burgun!saliut i mbylli një gojë që mund ti nxirrte tërë ndyrësirat(nuk ma merr mëndja që ti interesonte kujt nga kjo politikë e ndyrë,bile as amrikanëve që e dinë se ka urdhëruar për tu goditur ambasada e tyre në tiranë) që kishte urdhëruar!i dha një shkak për të rimarrë pushtetin me GRUSHT SHTETI!!
    tërë kjo tymnajë bëhet për të tallur hajdarin me këtë popull budalla që është bërë një ndjekës i sëmurë kronik i telenovelave latino amerikane, ose turko-indiane!
    publiku i dashuruar pas telenovelës që luhet nga politika shqiptare asqë mendon fare se po ha një çorbë derri!ai e ha vetëm!!është i kënaqur dhe pikë!!
    i kënaqur pa brekë në bythë!!
    publik i dobët,mësura me shfaqe të dobëta të vëna në skenë nga regjizorë dhe aktorë mëse mediokër!!
    por kur niveli i publikut është i ulët,mjafton dhe një shfaqe e dobët!!

    Reply to this comment
  4. MH September 14, 12:50

    Nji interviste kotit.
    Pyetja asht teper kerkese domethenese.Pergjigja nji rutin e neveritshme.
    Ne spektatoret jemi ma te ditun per ngjarjet se sa ky kryekar ShIK-ut.Qendrimi i tije me keto pergjigje nuk do dalin pa lagur.

    Reply to this comment
  5. ETHEM September 14, 12:59

    PYETJE E DREJTE.AZEMIN TE VDEKUR E DONTE VETEM SALI RAM BERISHA.PSE:
    1-AZEMI DINTE NGJARJEN E 2 PRILLIT 1991 NE SHKODER.ATY U ZBATUA PIRIMI UDB”VRIT NJE NGA TE TUT DHE HIDHJA FAIN KUNDERSHTARIR PER TE MARRE PUSHTETIN ME DHUNE”.KY PARIM PO ZBATOHET EDHE TASHME NGA SALIKRIMINELI.
    2-AZEMI ISHTE RREZIK KRYESOR PER SALIUN PER TI MARRE KREUN E PD PASI AI UDHEHOQI STUDENTET NE LEVIZJEN PER DEMOKRACI.
    3-SE SALIU DOLI NE MBROJTJE TE RAMIZ ALIZ I VENE PREJ TIJ NE KRYE TE PD DHE NANOS NE PS.DHE KETE RAST AZEMI DO E SHFRYTEZONTE E QE SOLLI ME PAS DENIGRIMIN E AZEMIT NE PD.
    4-AZEMI U NXOR NE PRIT NGA SALIU PER TU MARR VESH NE ESKORTEN TROPOJANE ME NE KRYE FATMIR HAKLAJ E INFORMUAR NGA MBESA BREÇANI DHE KU SALIU E DINTE KUSH ISHTE PRAN SELISE SE PD.DHE AZEMI SHKOI ATJE ME PT NE DORE,KU FATMIRI I TREMBUR QELLOI I PARI DHE E ELEMINOJ ATE.
    5-KRYESORJA ISHTE SE SALIU E SHFRYTEZOJ AZEMIN PER KAPITAL POLITIK DUKE E ÇUAR TE VDEKUR PARA KM DHE QE E DETYROJ F.NANON TE IKTE NE MAQEDONI,PASI KAÇI ZI I ÇOI FISHEKUN NE ZARF.
    6-DOSJA HAJDARI NUK MUND TE HAPET ME KETE DREJTESI TE KAPUR NGA SALIU DHE IZET HAXHIA DUHET TE PRESI GJAT NE BURG DERI NE NJE TRUP GJYKUSE PA NGJYRA POLITIKE.
    7-JO VETEM IZETI POR GJITH POPULLI SHQIPETAR ESHRTE NEN TRYSNIN E SALIMILLOSHEVIÇIT PERSA KOHE AI DO TE JETE I GJALLE DHE NE POLITIKE,DEPUTET.MISJONI TIJ DHE PADRONEVE TE TIJE ESHTE MBAJTJA E VENDIT NEN THERROR.
    MBREM NE TV KLAN AI DEKLAROI HAPT”ME EDI RAMEN KM PD NUK VJEN KURRE NE PUSHTET,NDAJ AI DUHET RREZUARE ME DHUNE. ” DHE DREJTESIA HESHT.KJO ESHTE PER TE VENE U L E R I M E N DHE DUART NE KOKE.

    Reply to this comment
  6. astriti September 14, 16:18

    Keso dokrra te keti karagjozi vetem kjo gazete mund te boton. Dhe ky ishte shef i Sherbimit Informativ….
    Po mjaft ore debil ti dhe debilet tjere si ti. Po cfare grushteshteti mund te benin shqipetaret ne 97te apo edhe sot. Grushteshtet bejne njerezit e forte, krer eshtarak, shqiperia as nuk kishte as nuk ka as shtet te forte, as ushtri e as sherbim informativ funksional.

    Reply to this comment
    • ganiu September 14, 20:09

      Grusht shteti bëhet sipas nivelit të shtetit. Nuk është e thënë të bëhet njëlloj si në amerikë dhe në Guinen Bisau. Njëri ka armë bërthamore tjetri shigjeta.
      Ai ishte grusht shteti sipas mënyrës si u veprua.

      Reply to this comment
  7. Deshmitari.okular September 14, 20:36

    Fatosi te spjegoje pse nuk dinte absolutisht asgje si organ dhe nuk njoftoi.asnjeri ne.ekzekutiv.dhe polici ne nje kohe kur ne Shqiperi prej disa.ditesh ishin.futur qindra vete nga ushtria e Bukoshit dise te.armatosur dhe.ishin vendosur ne hotelet e.Durresit dhe Tiranes e qe.ishin ata kryesoret qe tentuan per realizimin e.endres se.Berishes dhe ndonje tjetri.Asnje gjemb ne kembe nuk ju.fut.asnje.verikim i Klosit.Pse.nuk u keput asnje lule ne Presidence.apo Kuvend?Si flasin Burimet e.zotit Klosi.te asaj kohe per.te.cilat.eshte paguar Ai dhe Mavrite poshte ti.Per.te.mos folur per Prokurorine dhe.gjykaten e.asaj kohe.qe per krimin qe ka bere ne.hetimin.e kesaj ngjarje duhet te kalbet ne.burg.Mos.degjoni ndonje.genjeshtar.te papergjegjshem qe flet ne.televizor.sikur ka qene.brenda ne MB dhe nuk pati asnje.veprim por vetem anarshi.Seshte e. Vertete me ne krye Perikli Teten.edhe ne prezence.te disa koloneleve te.shteteve miq europian akredituar.tek ne.U organizua sherbimi ne.kordinim me repartet ne bazeU nxoren mjetet.e.reja.ardhur nga Italia ne.Drejtorine e.Tirane.712 Renea dhe u arit te rivendoset rendi ne.Tirane.Po u be nje.gabim i pafalshem u.diskutua.qe te.rethohej e k0ntrollohej ate mbasdite zyrat e PD. Por kjo per.rutine nuk u.zbatua .Shqiptaret do qene sqarur mire atehere dhe.shume gjera do mernin per mbare.Duhet nenvizuar roli i.grupit te.FNSH.Shkoder qe ruajti me guxim teritorin e sulmuar.te MBrendshme.dhe efektivat e Antidroges Tirane.Fenomeni me.i.cuditshem ndodhi me.von kur Petro Koci mori.detyren.e ministrit dhe me miratim te Pendi Majkos largoi nga detyra shume oficera e nenoficeta qe bene te pamundur grushtin e shtetit te atij viti.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*