Kush e fiton Çmimin “Karavidhja e Argjendtë” 2015

December 30, 2015 12:05

Kush e fiton Çmimin “Karavidhja e Argjendtë” 2015

Gojët e liga kanë mësuar se çmimi kryeministror i fundvitit, “Bleta e Artë” për drejtoreshën e QSUT-së Ogerta Manastirliu, nuk ishte i vetmi që ka dhënë qeveria.

Roja i QSUT-së, me gishtat që kullonin mjaltë teksa po përtypte një copë dyll blete, nuk i lejoi mediat t’i kërkonin një prononcim të ëmbël drejtoreshës Manastirliu, duke deklaruar se tani spitali ‘është bërë manastir’, pra ka rregull, pastërti etj. “Po mund t’u merrni një intervistë çmimeve të tjera”, tha ai dhe u largua.

Pikërisht këtu nisi kurioziteti për të mësuar më shumë.

Dhe gojët e liga konfirmuan se përveç Bletës së Artë, është akorduar edhe çmimi Karavidhja e Argjendtë, për arritje të shquara në art dhe hidroteknikë. Edhe pse të gjithëve mund t’u bjerë si bombë, çmimin në fjalë e ka fituar libri me prozë që e kanë thyer gjasme si vargje poetike për të shtuar faqet, pra “Rita” e autores Vrima Petro. Jo, dale… “Petro”, e autores Rita Vrima… e gjetëm: “Vrima”, e autores Rita Petro.

Merret me mend vlera artistike e vargjeve, por gojët e liga sqaruan edhe kombinimin e sektorit të hidroteknikës në këtë çmim. Sipas burimeve nga kryeministria, libri është gjetur i vlefshëm edhe nga inxhinierët e ujërave, pasi mund të mësojnë më shumë sesi të mbyllësh të gjithë vrimat, sesi po s’rrodhi, do pikojë; sesi gomari e di ku i pikon çatia të zotit para se të nxjerrë nga balta etj… Urime zonjës Vrima… zotit Petro…, nejse, urime të treve.

December 30, 2015 12:05
Komento

6 Komente

  1. Daku December 30, 15:39

    Hahahahaha…. Shume bukur Gojet e Liga… Vezhgim i goditur…
    Por nese me lejon, po shtoj edhe kete, ne fund…
    Ne jemi bere si ajo anija qe i eshte hapur Vrima dhe i ka hyre uji nga te gjitha anet….
    Hajde te mbyllesh dhe Vrimen e Vrima Rites.. Duhet pune e madhe….

    Reply to this comment
  2. moli December 30, 16:15

    hahaha, kara vidhja pe sermi. ja si te hapesh nje vrime ne uje dhe te marresh cmim

    Reply to this comment
  3. inxhinieri December 31, 08:41

    Mos u çuditni,eshte koha e vrimave,e petrove apo ritave,vrime e vrimave,o vrima prej vrimave,eshte koha bandite-vrime-hajdut-vrime-tradhetar-vrime etj.etj.

    Reply to this comment
  4. Vrima e patharë December 31, 11:27

    @Daku

    Rita e ka nga halli. Vrima e saj është tharë me kohë, prandaj edhe ajo e shkreta vendosi të shkruaj për të, në kujtim të kohëve të bukura.

    Reply to this comment
  5. Aqifi January 3, 15:12

    Nese libri i Rites ka dashur te beje poezi me vrimen, ketu shoh nga komentet se te gjithe kane rene ne gracken e prozes te vrimes.

    Reply to this comment
  6. Cufi January 3, 18:28

    Keni harru nje cmim te trete, midhja prej bronxit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*