Kush e ka bërë skemën e parë tektonike?

November 19, 2013 13:24

Kush e ka bërë skemën e parë tektonike?

I nderuar lexues! Ndoshta nuk kini dëgjuar për Zhak Burcar, një gjeolog dhe oqeanograf francez, profesor i Universitetit të Parisit dhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Francës. Gjatë viteve 1916-1920, kur krahina e Korçës ishte e pushtuar nga trupat franceze, i ngarkuar nga qeveria e tij, ai bëri studime gjeologjike dhe gjeografike mbi këtë krahinë. Më kryesoret janë: Kufijtë shqiptarë të administruar nga Franca dhe Shqipëria dhe shqiptarët. Ka shkruar edhe artikuj për gjeografinë (klimën, popullsinë etj.) edhe për gjeologjinë e Shqipërisë, duke përpiluar edhe skemën e parë tektonike. Disa nga këto punime nuk e kanë humbur ende sot vlerën njohëse dhe shkencore.

November 19, 2013 13:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*