Kush e ka bllokuar shkarkimin e Metës sipas avokat Ngjelës

November 18, 2019 14:34

Kush e ka bllokuar shkarkimin e Metës sipas avokat Ngjelës

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me vizitën që kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi po zhvillon në SHBA.

Sipas Ngjelës, për të mbrojtur veten dhe pronat e tij të paligjshme, Meta mendon se mund të shpëtojë duke bërë kryengritje kundër partnershipit të Tiranës me Uashingtonin, gjë që sipas tij është mendësi infantile.

Sa i takon procedurës për shkarkimin e Metës, Ngjela shkruan se është vetë Rama ai që e ka bllokuar.

Por, sipas tij Meta do të shkarkohet për shkelje të rëndë dhe se shkarkimi i tij është vetëm çështje ditësh.

“Procesi për të shkarkuar Metën ka mbetur në vend, sepse, siç duket, e ka bllokuar Rama. Po tani, nuk ka më gjasë të ndalojë. Këto ditë procedura duhet ta shkarkojë.

Të gjithë të trembur janë, por reforma do të shkojë deri në fund.”-shkruan Ngjela.

Pjesë nga postimi:

“Ku kuptohet se shkarkimin i Metës është çështje ditësh? Rama i tha Metës para disa ditësh: unë nuk kam gjë në dorë, këtë çështje e drejton Uashingtoni dhe Brukseli. Atëherë? Meta do shkarktohet, se ka bërë shkelje shumë të rënda.

Vërtet mendon Meta se, për të mbrojtur veten dhe pronat e tij të paligjshme, mund të shpëtojë duke bërë kryengritje kundër partnershipit të Tiranës me Uashingtonin? Mëndjelehtësi infantile. Procesi për të shkarkuar Metën ka mbetur në vend, sepse, siç duket, e ka bllokuar Rama. Po tani, nuk ka më gjasë të ndalojë. Këto ditë procedura duhet ta shkarkojë. Të gjithë të trembur janë, por reforma do të shkojë deri në fund.

Shqiptarët janë të mërzitur, sepse janë tradhëtuar nga krerët e tyre, të cilët i kanë grabitur ligsht në 25 vjet rresht. Viti 1991, që mendohej se do t’u sillte shpëtimin, i zhyti ligsht shqiptarët në një skllavëri të re. Kjo është e vërteta e kësaj kohe”.

o.p. / dita

November 18, 2019 14:34
Komento

13 Komente

  1. bledi November 18, 14:36

    Më lexoni me kujdes por mos qeshni. Kur studioja gazetari pranë Fakultetit Filologjik në Universitetin e Tiranës, përgjegjësja e Katedrës së Historisë Valentina Duka organizoi një konkurs për marrjen në punë të një pedagogu në departamentin që ajo drejtonte. Në fund u përzgjodhën 4 kandidatët më të mirë dhe mbi bazën e kritereve, fitoi jo i pari, jo i dyti, as i treti por i katërti. Djali që u rendit i pari ankimon vendimin e komisionit në Rektorat dhe përgjigjia që mori ishte mbresëlënëse:
    -Ti skualifikohesh se nuk plotëson kriterin bazë. Duhet të kesh mesataren 9 ashtu siç është publikuar në njoftimin zyrtar!
    Djali qeshi dhe u tregoi mestaren e studimeve të tij e cila ishte 9.8
    Dhe Rektorati i kthen një tjetër përgjigje:
    -Ne duam të rekrutojmë një kandidat me mesataren 9, me mestaren tënde 9.8 ti meriton një vend pune më të mirë. Shko apliko në Institutin e Historisë ose në Akademinë e Shkencave. Ti nuk je për pedagog!
    Djali me mesataren 9.8 iku emigrant, ndërsa djali me mesataren 9 filloi punë pedagog. Edhe sot pedagog është por nuk e ka më dashnore atë femrën që e ndihmoi në vitin 2007…
    2./
    Kur presidenti i Republikës Ilir Meta bënte thirrje sot për armatosje popullate sepse Gjykata Kushtetuese qenka në rrezik, subkoshienca ime perverse shkoi direkt në Fier aty rreth vitit 2007 ku u njoh deputeti Enkelejd Alibeaj me gjykatësen Marsida Xhaferrllari. Kjo e fundit braktis provincën se dashnori i saj i ri u bë ministër drejtësie dhe filloi karrierizimin e saj me poste e ofiqe nga më të lakmuarat.
    Deri këtu nuk ka asgjë për tu shqetësuar sepse edhe Marsida edhe Enkelejdi si qenie humane gëzojnë të drejtat hyjnore dhe njerëzore të dashurojnë e te bashkëjetojnë. Më shqetëson fakti sesi Marsida kapërceu listën e kandidatëve për gjykatëse kushtetuese nga e katërta në të parën, shqetësohem gjithashtu edhe nesër kur juristi Enkelejd Alibeaj do përfaqësojë e do mbrojë opozitën në gjykatën më të lartë shqiptare dhe përballë tij do jetë duke shqyrtuar e duke dhënë vendimin për çështjen dashnore Marsida.
    Ndoshta një ditë Marsida ashtu si pedagogu i Vali Dukës, mund ta divorcojë Enkelejd Alibeajn por kush pret aq gjatë. Aq gjatë sa të jetë bërë gjëma me vendimet e politizuara të gjykatës ku sot hyri kokëlartë Marsida dhe muajin tjetër do dali kokëulur.
    Seç kam një parandjenjë që në dhjetor Marsida Xhaferllari fillon punë këshilltare juridike në presidencë se atje nuk e kap vettingu por do trishtohem sepse Enkelejd Alibeaj do shkojë përsëri te gruaja e parë. Jo në Mallakastër, jo në Fier por në mes të Tiranës. Përballë parlamentit te shtëpia ku hyri kollovar!

    Reply to this comment
    • Fidel Kastro November 18, 16:09

      BLEDI, me sa kuptoj , do ta kesh pasur babain ose nenen sekretar partie ose kryetar fronti ne ndonje fshat te humbur por besnik ndaj diktatures. E them kete se e harton bukur biografine , stilin e ke bolshevik. Me kete mendesi jemi gati per Europe.

      Reply to this comment
  2. Fier November 18, 14:57

    O Bledi ti duhesh vrarecns hap letrat e Vali(burrit) e vazhdon perseri me stanin e tyreska derman aty ere Jo

    Reply to this comment
  3. Adih November 18, 15:41

    Oh cfare gallate kjo fotografi. Kryeministri betohet para kushtetutes ??E shkel me te dy kembet diten per diell sot e gjashte vjet perpara .Shkel nenin 181 te kushtetutes posacerisht per pronat .Ku kjo ceshtje ,me kalimin e kohes do falimentoje komplet shtetin Shqiptar . Do me kujtoni ! Apo pas meje si Saliu dikur , e Edver Rama sot ,pas meje te behet qameti ???
    Kurse per bllokimin e perjashtimit te Presidentit nga kjo detyre ,o Zoti i nderuar AV Ngjela ,mos shpreso ta beje kete gje Rama .Rama na i la ne preher Meten president ,pa deshiren e popullit kokpalare shqiptar .Dhe duke i vene ne rresht per nje te gjithe deputetet skromsa pa dinjitet te PS ,per zgjedhjen e Metes President .Ah more avokat i nderuar Ngjela ,jemi ne diktature sot e kesaj dite ,ku njeshi ben ligjin dhe spjerdh njeri , e pa harruar sklleverit e ushtaret e tij deputete , te vene ne rresht prej ti .. Dhimje dhe ofendim per ne popullin.

    Reply to this comment
  4. Jak Boston November 18, 15:56

    Une nuk jam aq i lexuar sa Avokat Ngjela dhe nuk jam fare jurist.
    Ajo qe me habit me Ngjelen eshte se eshte investuar si nje Murg ne kete ceshtjen e reformes ne drejtesi duke harruar faktorin njeri qe do e beje kete reforme. Pra faktori njeri ka nje tendence shtremberimi te mos themi korruptimi.
    Ky shtremberim korruptiv apo korrupsion i mirefillte nuk eshte gjithemone i perkthyer apo lidhur me parane. Nje pjese e mire e tij eshte i lidhur me nderet e drejtperdrejta te te bera prej disave tek personi apo rrethi i tij familiaro-shoqeror, e njejta gje vlen edhe per rrethin politiko-ekonomik, rrethin fetaro-agjenturor, apo kulturoro-etnografik dhe shkon deri bile edhe tek karriera apo se kush kemi deshire te jemi dhe jo kush jemi.
    Kjo duket qarte kur keta pasaniket e kuq te drejtesise nga pabuksa apo qe vishnin trikot e te tjereve sot kane ora tridhjete mije dollareshe. Pra nje kapercim ylberi te tille vetem ne boten repisteve mund ta ndeshesh, nje pjese e tyre pasi kane dale nga burgu.
    Nese Reforma e drejtesise nuk ndiqet edhe nga reforma e pronesise ku te percaktohet me ligj se prona ka vetem dy menyra per te qene pronar: -1-Me blerje te ligjeshme; 2-Me trashegimi te ligjeshme.
    Cdo forme tjeter do te konsiderohet perdorim i perkohshem dhe asgje me shume.
    Ne fund te fundit kapitalizmi fillon nga prona dhe ligjet behen ne funksion te shoqerise dhe prones.
    Cdo gje tjeter eshte nje eksperiment dhe zvarritje kohe qe vetem shqiptareve dhe Shqiperise nuk ju sherbejne.

    Reply to this comment
  5. Konti Sbalta November 18, 16:04

    Kjo Valentina Duka edhe te foluren e ka si burre dhe nuk merrey vesh cfar eshte ne te vertete ;burre apo grua , e djathte apo e majte , me qeverine apo me Saline ,me studentet apo me ministrine , vetem per atje ku eshte nuk vlen ;shtremberon historine!

    Reply to this comment
  6. Westchester November 18, 16:18

    O Jak i Bostonit e ke thene mire e te qarte por te vesh tek nr 2 do kalosh 1 pra Av Ngjela paska te drejte.Do kesh nai prone qe se ke marre e po lu me fjale . Materializmin dialektik te Marksit e paske tha tung

    Reply to this comment
  7. dashamires November 18, 17:43

    Ore dini te na thoni a ekziston me ajo partia e fundit e AV- se Ngjela me ate emrin kilometrik qe nuk e mban mend as ai vete?

    Reply to this comment
  8. Hekaljoti November 18, 17:50

    Permendimin tim personal z. xhaferllarit nuk i takon te jete pjese e GJK Duke i lene te tjerat eshte problemi i moralit.
    Ka 10 vite qe kjo bashkejeton me ish MD z.Alibej pa kurore martese gje qe per mua kjo nuk ka moral te beje moral tek te tjeret.Kjo nuk eshte me per bashkejetese.Ne ketej nga ana ime i themi se forme eshte buqe e Alibese.

    Reply to this comment
  9. me emer November 18, 18:36

    SA INDIFERENT ESHTE SKENDERBEU ..! “NJELLOJ SI UNE” ..!

    Reply to this comment
  10. Jak Boston November 18, 18:51

    Westchester cfaredo gjinie qe te jeni dua te ju siguroj se pronat e mia une i kam te gjitha nen administrimin e familjes time.
    Por une komentoj parimisht pasi pronare te ligjshem te bere ish-pronare nga politika dhe drejtesia e korruptuar shqiptare dhe nga ana tjeter zaptues pronash te bere pronare po nga e njejta bande korruptive e siperpermendur, kjo pervec se ne Shqiperine Londineze ne asnje vend tjeter ne bote ne shekullin 21 nuk ndodh.
    Po mesa kuptoj juve paskeni emigruar bashke me tifozerine tuaj politike dhe jeta ne perendim nuk paska arritur akoma te shkallmoje tifozin politik prej jush.
    Uroj qe ta kalosh ate faze transformimi sa me shpejt se dobine me te madhe do ta keni vete ne boten e karakterit personal dhe ne ate shprterore dhe te ndergjegjes gjithashtu.

    Reply to this comment
  11. Gzim Kulufi November 18, 19:41

    Deklaratat e Takut vazhdojne te me gricmojne! Ka dhjete vjet qe i bie nje bire! Ne janar do kemi arrestimet e para te peshqeve te medhenj! Ne mars do arrestohen te pakten dy peshq te medhenj! Ne tetor arrestohet XY-ni. Kete pune e ka Amerika ne dore tani, ajo do filloje nga spastrimet. Me te ketilla debilizma Taku e ka te siguruar nje vend ne librin e rekordeve Guines, per perseritjen e njejte te idiotizmave!

    Reply to this comment
  12. tak fak tik-tak November 18, 23:04

    Te gjithe qe delni kunder AV.z. Ngjela jeni te deshperuar sepse jeni nen akuze, e dini se cfare do te thote te jesh nen akuze? epo muk e dini ju ,beni mire te gjeni nje psikiater qe te mbroheni..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim