Kush e ka emërtuar monedhën tonë?

April 15, 2018 10:51

Kush e ka emërtuar monedhën tonë?

Sipas biografëve të Mufit Libohovës, ka qenë pikërisht ai që ka propozuar emrin Lek gjatë kohës që ushtronte detyrën e Ministrit të Financave.

Mufit Libohova ose Mufit Bej Libohova, lindi në vitin 1876 dhe vdiq në vitin 1927.

Rrjedh nga oxhaku i vjetër i familes Libohova që për shumë kohë gjatë Perandorisë Otomane kanë sunduar Janinën.

Mufit bej Libohova ka qenë kryeministër i Shqipërisë gjatë një periudhe të shkurtër gjatë viteve 1913 – 1914.

Ishte pjesë e udhëheqësisë së shtetit shqiptar për nëntë vite nga viti 1912 e gjer në vdekje si Ministër i Drejtësisë, Ministër i Punëve të Brendëshme, Ministër i Financave dhe Ministër i Punëve të Jashme.

Gjithashtu ishte themelues i Bankës së Shqipërisë.

Ka lënë një numër veprash me përmbajtje historike e juridike.

n.s. / dita

April 15, 2018 10:51
Komento

1 Koment

  1. MH April 15, 17:15

    Ne fminin tone kohe mbas clirimit.Luanim me shoket Turre a jaze.Jo vetem duart por edhe xhepat na shkyeshin kur fitonim keto solda,solda i quenim ne ate kohe.Te gjitha ishin material sermit(argjendit).Disa shpijake hudhnin ndonji nga keto ne pus te ujit per te mbajtur sterilitet(pasterti).

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*